Irina

Situata politike, Meta: I vetmi apel është për bashkëpunim dhe reflektim

“I vetmi apel sot është për bashkëpunim, për bashkim dhe për reflektim për të parë më larg”, deklaroi sot nga Lezha, Presidenti Ilir Meta.

Në një prononcim për mediet, pas ceremonisë së organizuar me përfaqësues të diasporës shqiptare në përkujtim të 2 marsit, ditës së Besëlidhjes së Lezhës, Presidenti komentoi edhe situatën politike në vend, duke bërë thirrje për bashkëpunim.

“Besoj mesazhi i 2 marsit është më se aktual: Duhet të punojmë për bashkim dhe bashkëpunim, jo vetëm çdo 2 Mars e 28 Nëntor, por çdo ditë, në mënyrë që ta fitojmë mundësinë për çeljen e negociatave në qershor, bashkë edhe me Maqedoninë e Veriut”, tha ai./atsh

Situata politike, Meta: I vetmi apel është për bashkëpunim dhe reflektim Read More »

Kroçera “CroisiMer” në portin e Durrësit me rreth 190 turistë

Turistë e huaj po vijojnë të vizitojnë vendin tonë si një destinacion turistik gjithë vjetor.

Gjithashtu vendi ynë është kthyer dhe në vend i cili po mirëpret turizmin elitar ku kroçerat me turistë të shumtë ndalojnë portet e vendit tonë.

Sot në portin e Durrësit sapo mbërriti kroçera e rradhës me rreth 190 turistë kryesisht francezë, suedezë dhe belgë.

Turistët u pritën dhe nga buzëqeshja e mirëseardhjes nga të rinj dhe të rejat e ”SmileAlbania” Durrës dhe nga stafi i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.

Shqipëria tashmë po iu ofron turistëve përveç natyrës dhe bukurive që ajo ka dhe një mirëpritje të denjë nga këto të rinj të cilët i tregojnë atyre atraksionet turistike që duhet të shohin pra i ofrojnë një guidë mikpritje. /atsh

Kroçera “CroisiMer” në portin e Durrësit me rreth 190 turistë Read More »

Ftesa për dialog, Basha: Takimi i vetëm, ai me qytetarët në protestën e 16 marsit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u bëri sërish sot thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në protestën e 16 marsit, ndërsa theksoi se protestat do të vijojnë sa herë që mblidhet parlamenti.

Në një deklaratë për shtyp nga selia e PD-së, Basha tha se “hapi i vetëm për ta çuar Shqipërinë në Europë është t’i japim fund një qeverie të lidhur me krimin dhe të kemi një parlament të zgjedhur nga populli”.

I pyetur mbi ftesën e Kryeministrit Edi Rama për dialog, Basha tha se “populli ka folur qartë dhe opozita i është përgjigjur kërkesës popullore për një ndryshim të vërtetë në Shqipëri”.

“Demokraci fasadë, parlament që vjedh qytetarët dhe nxjerr kriminelët nga burgu nuk do të ketë më. Ndaj dhe takimi i vetëm që unë kam është me qindra mijë shqiptarë në datën 16 mars, në protestën popullore”, tha Basha.

Kjo, tha Basha, “nuk është përplasje mes partish, por është për fatin e shqiptarëve”. Europa nuk të pranon me një qeveri të kapur në flagrancë duke vjedhur votat, duke vjedhur qindra milionë lekë të shqiptarëve, duke shkatërruar institucionet e vendit”, tha Basha.

Ai shtoi se vendi është në emergjencë kombëtare dhe ka nevojë për njerëz që i shërbejnë interesave të qytetarëve.

I pyetur mbi deklaratat e faktorit ndërkombëtar për protestat e opozitës dhe djegien e mandateve, Basha tha se “kudo në Europë, nëse vidhen votat, ikën qeveria dhe personat përgjegjës shkojnë në burg”.

“Kjo ndodh në Gjermani, në Itali, në Britani dhe në çdo vend të Europës. Këto standarde i kanë bërë këto vende të zhvilluara, të përparuara dhe me mirëqenie. Ndërkombëtarët nuk do të kërkojnë asnjë gjë më shumë për vendin tonë se sa kushtet që Europa ka garantuar për qytetarët e saj dhe ne nuk do të pranojmë asnjë gjë më pak, pavarësisht nëse vjen kërkesa nga persona të painformuar”, tha Basha.

Sipas tij, “të gjithë përfaqësuesit e faktorit ndërkombëtar që duan Shqipërinë si gjithë Europa nuk mund të kërkojnë asnjë gjë më pak për shqiptarët se sa standardet që kanë vetë”.

Basha tha se “këtë herë ishte radha e opozitës të sakrifikonte për vendin, pasi djegia e mandateve është një sakrificë që po bën opozita”./atsh

Ftesa për dialog, Basha: Takimi i vetëm, ai me qytetarët në protestën e 16 marsit Read More »

Lleshaj: Gati të dialogojmë me opozitën, Policia do zbatojë ligjin gjatë protestave

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka theksuar se Policia e Shtetit ka zbatuar ligjin dhe ka mbajtur qëndrimin e duhur karshi protestuesve të opozitës.

Sipas Lleshaj-t, me opozitën duhet dialog, por jo negociata.

“Ne, tha ministri brendshëm, jemi te gatshëm që të dialogojmë me opozitën por jo të bëjmë negociata. Dialogu është e vetmja rrugë për të zgjidhur gjithçka..

Ministri Lleshaj, në fjalën gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në qytetin e Shkodrës u shpreh se Policia e Shtetit është e angazhuar në zbatimin e ligjit në çdo rrethanë, edhe kur është nën presion dhe ndaj saj ushtrohet dhunë.

“Protestuesit kanë ushtruar dhunë ndaj policisë, por policia ka mbajtur qëndrimin e duhur.

Ne kemi vetëm dy objektiva ku e para në rast se ata do bëjnë dy hapa, policia do bëjë një hap por gjithmonë në zbatim të ligjit dhe pa pasur viktima”, garantoi Lleshaj.

“Protestat janë me grafik nga opozita, a thua se vetëm ditë enjte apo të shtunë vijnë problemet.

Është e pakonceptueshme se si njerëzit gjatë ditës bëjnë punën ne administratë dhe më pas pasdite vijnë dhe dhunojnë institucionet në Tiranë”, tha Lleshaj në fjalën e tij./atsh

Lleshaj: Gati të dialogojmë me opozitën, Policia do zbatojë ligjin gjatë protestave Read More »

Balla: PS e gatshme për dialog me opozitën

“Partia Socialiste është gjithmonë gati për dialogë me opozitën” ka deklaruar sot nga Elbasani, kryetari i grupit parlamentarë të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Gjatë punime në Asamblenë e PS në Elbasan, Balla u shpreh se këto ditë është artikuluar natyrshëm apeli për dialog me opozitën.

“Përgjigja jonë këtu nga Asambleja Socialiste e Bashkisë Elbasan është:“Dialog me opozitën aktuale? Po. Patjetër. Gjithmonë Partia Socialiste është parti e dialogut”, thekson Balla.

Në vijim Balla shton se “Por, negociata me opozitën? JO. Sepse ne dhe askush nuk ka të drejtë të negociojë në kurriz të rregullave bazë të demokracisë. Dialog me opozitën? Qysh sot dhe të gatshëm për t’i ofruar të gjitha garancitë ligjore për rregulla të qarta e të barabarta loje, por secila palë në fund duhet të mbajë përgjegjësi për vendimet që merr dhe veprimet që bën. Dhuna është e paparanueshme.”

Po ashtu Balla thekson se Parlamenti është legjitim dhe zgjedhjet e përgjithshme bëhen ne qershor 2021.

“Partia Socialiste fitoi një shumicë të qartë në zgjedhjet e 2017-së, ç’ka e lejoi Edi Ramën të krijonte një qeveri të re dhe për herë të parë në Shqipërinë postkomuniste, pa nevojën e një koalicioni. Sipas raportit vjetor të Komisionit Europian, zgjedhjet parlamentare të 2017-s u zhvilluan në mënyrë të rregullt dhe rezultatet e tyre u pranuan nga të gjitha palët”.Pra, sot Shqipëria ka një Parlament legjitim dhe një Qeveri legjitime. Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme do të jenë të dielën e tretë apo të katërt të Qershorit 2021. Këto janë të panegociueshme”, shprehet Balla.

Balla: PS e gatshme për dialog me opozitën Read More »

Reagon vëllai i shefit të policisë në Gruemirë të Malësisë së Madhe: “Nuk e kam besuar vëllain, derisa u sqarua e gjithë ngjarja”

Afrim Bajrakurti, vëllai i shefit të policisë në Gruemirë të Malësisë së Madhe, Berhan Bajrakurtit, foli në lidhje me skandalin e videos int.ime.

Ai tha se nuk e ka besuar vëllain, derisa u sqarua e gjithë ngjarja.

Sipas tij, videon ja kanë vjedhur të vëllait, ndërsa shton se në gjithë këtë histori ka gisht edhe politika.

Afrimi Bajrakurti ndër të tjera u shpreh se pas sqarimit të situatës, njerëzit në Gruemirë kanë filluar t’i flasin sërish.

Pjesë nga intervista me vëllanë e policit

Afrim ju nuk e keni besuar vëllain tuaj në fillim?

Nuk e besuam se në Malësinë e Madhe nuk ka ndodhur kjo gjë. Unë i kam çuar ushqimin tek dera dhe se kemi takuar hiç derisa u sqarua e vërteta. Ne nuk jemi politikanë. Ne jetojmë me asistencë. Ne gjithmonë kemi votuar majtas se kemi pasur babën komunist.

Çlidhje kanë bindjet tuaja politike?

Sepse na kanë futur në politikë. Tha Basha shiko çfarë bën polici. Ky ta kishte bërë atë punë nuk ishte këtu. Morën lap topin e nipit për provë. Dorëzova dhe ar.mën e vëllait. Vajza e vëllait nuk ka shkuar 8 ditë në shkollë. Nuk ka ardhur një strukturë e shtetit që të na thonë si është kjo punë.

Si ka dale kjo video?

Dikush e ka vjedhur për të ulur familjen. Janë armiqtë që kanë bërë këtë punë. Unë kam dashur të vij personalisht këtu.

Gjendja ne familjen e Berhamit si është?

Kanë filluar njerëzit të na flasin se e kanë kuptuar si është e vërteta. Cfarë ka bërë ky njeri kundra ligjit?

Kujtojmë se Berhan Bajrakurti fitoi lirinë, pasi nuk pati asnjë denoncues në lidhje me rastin, ndërsa ekspertiza doli në përfundimin se ai kishte qenë duke kryer veprime int.ime me bashkëshorten.

Reagon vëllai i shefit të policisë në Gruemirë të Malësisë së Madhe: “Nuk e kam besuar vëllain, derisa u sqarua e gjithë ngjarja” Read More »

Rama: Lamtumirë Sadie Agolli

Kryeministri Edi Rama shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Sadie Agollit, siç e cilësoi ai “hija, shoqja, e dashura, gruaja e Dritëroit”.

Sadia, tha Rama, “i është bashkuar tanimë Dritëroit pas një ndarjeje që e ktheu në hije që kishte humbur dritën”.

“Sadie Agolli ishte hija, shoqja, e dashura, gruaja e Dritëroit dhe kur ai iku, ishte pak si për të shkuar përpara për të parë banesën tjetër, ku Sadia i është bashkuar tanimë pas një ndarjeje që e ktheu në hije që kishte humbur dritën. Lamtumirë Sadie”, shkruan Kryeministri Rama.

Sadie Agolli, bashkëshortja e shkrimtarit të madh shqiptar, të ndjerit Dritëro Agolli u nda dje nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ndarja e saj nga jeta vjen dy vjet pas vdekjes së bashkëshortit, Dritëro Agolli./atsh

Rama: Lamtumirë Sadie Agolli Read More »

“Rrëmbehu nga Shqipëria”, apeli i Soreca për turistët e huaj

Shqipëria ka potenciale të mëdha turistike dhe është gati të presë vizitorët.

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca mori pjesë sot në lançimin e fushatës ndërkombëtare digjitale të Turizmit 2019 “Be taken by ALBANIA”.

Ai tha se “objektivi i kësaj fushate janë të gjithë ata që nuk kanë shkelur në Shqipëri dhe meqë nuk kanë ardhur më parë kanë paragjykime.

Sepse shumica e njerëzve e krijojnë perceptimin e Shqipërisë nëpërmjet filmave apo se çfarë ka ndodhur në vendet e tyre kur kanë parë shqiptarë aty”.

“Shumica e shqiptarëve që jetojnë në vendet e BE janë njerëz të ndershëm që punojnë fort. Ata janë profesionistë të vërtetë dhe të respektuar.

Por lajmet e mira nuk dalin në lajme. Kështu që ne na duhen iniciativa si kjo që t’u tregojmë njerëzve se cila është Shqipëria e vërtetë. Të gjithë ata që vijnë në Shqipëri, kur largohen nga Shqipëria kanë një mendim tërësisht të mirë për të”, tha Soreca.

“Javën e shkuar isha tek Miri i Zanave. Altin Prenga u zgjodh si shqiptari i vitit.

Ajo e Altinit dhe kjo e sotmja janë dy iniciativa të mrekullueshme që shpresoj që do të krijojnë imazhin e duhur për Shqipërinë. BE është këtu për të bërë këtë gjë. Tani do ju drejtohem atyre që s’janë këtu. Atyre u them, Rrëmbehuni nga Shqipëria”, u shpreh ambasadori Soreca.

“Rrëmbehu nga Shqipëria”, apeli i Soreca për turistët e huaj Read More »