Irina

Ruçi: Sadije Agolli, frymëzuese dhe mbështetëse e veprimtarisë së Dritëroit

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ngushëlloi sot familjen e Sadije dhe Dritëro Agollit, me rastin e ndarjes nga jeta të Sadijes, bashkëshortes së shkrimtarit të shquar.

“Sadija ishte bashkëshortja, por edhe bashkëpunëtorja e Dritëroit. Ajo ishte një grua e jashtëzakonshme, frymëzuese dhe mbështetëse e krijimtarisë së tij, një mike e shtrenjtë për të gjithë ne.

Sadija dhe Dritëroi do na mungojnë të gjithëve”, u shpreh Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Ruçi: Sadije Agolli, frymëzuese dhe mbështetëse e veprimtarisë së Dritëroit Read More »

Nis fushata ndërkombëtare për promovimin e turizmit shqiptar

“Be taken by Albania” u gjend si shprehje nga të rinjtë dhe të rejat e Federatës së Rafting Albania atëherë kur ata panë turistët që vizitonin kanionet e Osumit, dhe kur ndjenë pasthirrmat e turistëve që shihnin madhështinë e Alpeve shqiptare, kur shijuan bukurinë e Korçës, traditën e Shkodrës dhe bukuritë e agroturizmit shqiptar.

Kjo është një pasthirrmë e gjithë atyre turistëve që kanë vizituar Shqipërinë dhe kanë parë sa e bukur është natyra jonë”, u shpreh ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë prezantimit të fushatës ndërkombëtare dixhitale ”Be taken by Albania”.

“Të bukurën shqiptare duam t’ia ofrojmë turizmit, duam të integrohemi në familjen e Bashkimit Europian duke i ofruar asaj bukurinë e natyrës shqiptare, energjinë tonë rinore, t’i ofrojmë ushqimet bio dhe mbi të gjitha t’i ofrojmë Europës turizmin shqiptar, mikpritjen, buzëqeshjen e të rinjve shqiptarë.

Në vitin e kaluar kanë vizituar vendin tonë 1 milion turistë më shumë se një vit më parë. Për këta turistë duhet të bëjmë turizëm me traditën”, tha Klosi.

“Sot jemi në një botë tjetër turistike, ku turizmi është një kombinim i bukurisë së qyteteve me natyrën, bregdeteve të kombinuara me malin, ditët e plazhit të kombinuara me kulinarinë pra janë mundësi të arta që ne duhet t’ia ofrojmë turistëve për të pasur mundësinë që sfida jonë 10 milionë turistë të jetë e vërtetë”, theksoi ministri Klosi.

”Në verë ne do të lançojmë përsëri projektin tonë ”Smile Albania” për të ofruar 1 mijë buzëqeshje kudo në Shqipëri. Gjithashtu Samiti i Diasporës është mundësia e artë që ne t’i kërkojmë të gjithë shqiptarëve t’i ftojnë njerëzitë dhe miqtë e tyre të vizitojnë Shqipërinë për t’u rrëmbyer nga bukuritë e vendeve që ne kemi”, vijoi ai.

Klosi shtoi se Shqipëria ka shumë për të ofruar. “Kemi mikpritjen, buzëqeshjen pasi shumë gjëra kanë ndryshuar por ne nuk e kemi ndryshuar buzëqeshjen, kemi përsëri buzëqeshjen mikpritëse pra kemi një Shqipëri që padyshim mund të ofrojë magjinë”, tha ai.

“Turizmi është ekonomi, punësim është e ardhmja dhe ne e kemi këtë mundësi të artë, të rrëmbehemi ta bëjmë Shqipërinë turistike, ta tregojmë këtë vend siç është dhe të jemi pjesë e nismave të tilla si kjo sot.

Pra, le të rrëmbehemi dhe ne nga Shqipëria, nga pasioni për të paraqitur një Shqipëri tjetër, nga buzëqeshja tradicionale e njerëzve të thjeshtë të këtij populli të mrekullueshëm”, përfundoi Klosi. /atsh

Nis fushata ndërkombëtare për promovimin e turizmit shqiptar Read More »

Hyn në fuqi rimbursimi e përjashtimi nga TVSH i shërbimeve në bujqësi

Udhëzimi për aplikimin e normës 6% të kompensimit të fermerëve, si dhe përjashtimet nga TVSH-ja të disa shërbimeve të rëndësishme në sektorin e bujqësisë, kanë hyrë në fuqi, menjëherë pas botim sot në Fletoren Zyrtare.

Udhëzimi i botuar në Fletoren Zyrtare, sqaron se norma e kompensimit të fermerëve ose rimbursimi i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për të gjithë fermerët që shesin prodhimet e tyre bujqësore dhe blegtorale, do të aplikohet në nivelin 6%.

Ndërsa listës së përjashtimeve nga TVSH-ja i shtohen:

-furnizimi i makinave bujqësore;

-furnizimi i inputeve bujqësore;

-furnizimi i shërbimeve veterinare, me përjashtim të atyre për kafshët shtëpiake;

-importimi i lëndëve të para që përdoren për prodhimin e barnave.

Ndryshimet përfshijnë lehtësimin e procedurave fiskale në sektorin e bujqësisë e qëllim nxiten e prodhimit vendas, rritjen e të ardhurave në familjet fermere./atsh

Hyn në fuqi rimbursimi e përjashtimi nga TVSH i shërbimeve në bujqësi Read More »

Punësimi i ekselentëve në administratë, përzgjidhen 163 pozicione brenda shërbimit civil

Në Departamentin e Administratës Publike nisi sot procesi i përzgjedhjes së vendeve të punës nga studentët ekselentë që aplikuan në platformën “punetembare.al”.

Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiu, bëri të ditur sot se “163 pozicione brenda shërbimit civil u përzgjodhën nga kandidatët ekselentë të kualifikuar dhe renditur sipas mesatares”.

Sipas saj, procesi i përzgjedhjes së studentëve ekselentë për t’u bërë pjesë e Administratës Publike vijon.

Rreth një mijë studentë ekselentë kanë aplikuar në portalin “Punë të mbarë.al”, për t’u bërë pjesë e Administratës Publike.

Në një intervistë për ATSH-në pak ditë më parë drejtoresha Koçiu tha se “do të ketë edhe një fazë të dytë, ku studentët që përfundojnë studimet me mesatare mbi 9, mund të aplikojnë e të bëhen pjesë e Administratës Publike”.

Faza e dytë do të zhvillohet në muajin gusht, kur të ketë përfunduar viti akademik 2018-2019./atsh

Punësimi i ekselentëve në administratë, përzgjidhen 163 pozicione brenda shërbimit civil Read More »

Rritet me 4% numri i udhëtarëve nga aeroporti i Rinasit

Fluksi i udhëtarëve që zgjedhin të përdorin transportin ajror në Shqipëri vijon të shënojë rritje të vazhdueshme për disa vite me radhë.

Sipas INSTAT, nga aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Tiranë, udhëtuan 222 mijë pasagjerë, ose 4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Tregu i transportit ajror të individëve, duket se ka kërkesë të lartë në rritje por edhe potenciale të mëdha zhvillimi.

Në këtë kontekst janë edhe projektet e qeverisë për ndërtimin e aeroporteve të reja në disa qytete të tjera të vendit që janë pika kyçe të zhvillimit të turizmit, ekonomisë dhe shkëmbimeve tregtare.

Këtë vit, pritet të nisë puna për rehabilitimin dhe kthimin në gjendje pune të aeroportit të Kukësit, përmes një marrëveshjeje të partneritetit publik-privat. Ndërkohë, qeveria ka projektuar ndërtimin e aeroportit të Vlorës, por edhe aeroporteve të tjera turistike që i përgjigjen kërkesës së shtuar të turistëve dhe vizitorëve të shumtë që e kanë kthyer tashmë Shqipërinë në një destinacion të preferuar dhe frekuentuar prej tyre./atsh

Rritet me 4% numri i udhëtarëve nga aeroporti i Rinasit Read More »

Task Forca Antikorrupsion, 500 masa disiplinore vetëm në pak muaj

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u prononcua për televizionin ALB-UK nga Britania e Madhe, ku foli për ecurinë pozitive të Reformës në Drejtësi dhe nënvizoi përpjekjet e Qeverisë Shqiptare për luftën kundër korrupsionit.

Ministrja e Drejtësisë tha se Task Forca Antikorrupsion në vetëm pak muaj ka marrë rreth 500 masa disiplinore ndaj punonjësve të Administratës Publike, të cilët kanë abuzuar gjatë ushtrimit të detyrës, si dhe ka kallëzuar në prokurori 36 persona.

Gjithashtu Gjonaj theksoi se 50 % e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i janë nënshtruar vetingut janë përjashtuar nga sistemi i drejtësisë përgjithmonë. Gjonaj tha se sistemi i ri i drejtësisë do të ketë impakt pozitiv në shumë sektorë, e do të eliminojë disa fenomene negativ të mbartur nga e kaluara, si korrupsioni, krimi i organizuar dhe trafiqet e paligjshme./atsh

Task Forca Antikorrupsion, 500 masa disiplinore vetëm në pak muaj Read More »

Bujtinat, model suksesi për punësim kudo në Europë

Kryeministri Edi Rama inkurajoi përmetarët në takimin “Bashkia që duam” të përqafojnë modelin e hapjes së shtëpive tradicionale në bujtina, si një model suksesi që po ndiqet kudo në Europë dhe botë për rritjen e punësimit.

Ai dha disa shembuj hotelesh që po ndërtohen në Përmet, për të mikpritur turistët e huaj dhe vendas, si shembull i një industrie mikpritjeje që do të jetë instrumenti më efikas për të luftuar papunësinë, varfërinë dhe largimet nga zona.

“Nuk duhet shumë për të kthyer një shtëpi të varfër në një instrument fitimi, duke hapur derën, duke krijuar kushtet që të vijnë njerëz të tjerë aty për të gjitha ato gjëra që e bëjnë Përmetin një mrekulli: natyrën e mrekullueshme, trashëgiminë kulturore, mikpritjen dhe traditat”, tha Rama.

“Agroturizmi, por edhe bujtinat në zonat historike dhe shtëpitë tradicionale përbëjnë një nga shtigjet e reja dhe shumë të sukseshëm kudo në rajon dhe në Europë për punësimin, ekonominë familjare dhe transformimin e vendit”, theksoi Rama.

Ai shtoi se ka ende probleme me infrastrukturën në disa fshatra. “Do shkojmë në çdo cep të qytetit dhe Përmetit si bashki, për të bërë të mundur që të përfitojnë të gjithë nga ky ndryshim, dhe ata që do të vijnë të jenë shumë më të shumtë në numër”, tha Rama. /atsh

Bujtinat, model suksesi për punësim kudo në Europë Read More »

Makarona të shkurtra me domate

Përbërësit për Makarona të shkurtra me domate.

Përbërësit për 2-3 persona
150 gr makarona të shkurtra (tipi penete)

2-3 domate

1 qepë të vogël

pak borzilok

pak vaj ulliri

pak kripë

pak djathë parmixhan i grirë
Përgatitja
Mbushim me ujë një tenxhere dhe e vemë të ziejë. Kur uji të fillojë të ziejë i hedhim kripë dhe hedhim makaronat.

Ndërkohë që makaronat zihen, përgatisim salcën. Në një tigan hedhim pak vaj dhe grijmë hollë qepën.

E kavërdisim pak dhe hedhim dhe domatet e grira në rende. Shtojmë pak kripë dhe gjethe borziloku.

Mbulojmë tiganin me kapak dhe e lemë të ziejë me zjarr shumë të ulët. Kullojmë makaronat dhe i bashkojmë me salcën në tigan.

Makronat i shërbejmë të ngrohtë dhe sipër i hedhim parmixhan të grirë.

Ju bëftë mirë

Makarona të shkurtra me domate Read More »