Irina

Fluturim mbi atraksionet më të bukura turistike në Jug

Me vijën e gjatë bregdetare dhe thyerjen e relievit malor, me monumente natyrore dhe kulturore të shumta si dhe me site arkeologjike të njohura, jugu i vendit është një destinacion i padiskutueshëm turistik.

Përmes një videoje promovuese, Kryeministri Edi Rama solli pamjet e mrekullueshme turistike të jugut të vendit.

“Mirëmëngjes dhe me këtë fluturim mbi disa nga atraksionet më të bukura turistike në Jug të Shqipërisë, ju uroj një javë sa më të mbarë”, u shpreh Rama.

Një përzierje e detit, maleve dhe burimeve të mahnitshme natyrore, si dhe një trashëgimi e pasur kulturore, traditë dhe kuzhinë të shijshme, e bëjnë jugun e vendit ideal për të gjitha llojet e aktiviteteve në natyrë dhe një destinacion perfekt turistik./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/761284364246700/?t=0

Fluturim mbi atraksionet më të bukura turistike në Jug Read More »

Letër Saimir Pirgut – Nga Lirim K Nezha

I dashur Saimir!
Mund te mos i lexosh kurre keto radhe,por ndjeva shtysen e momentit te t’i shkruaj.
Kaq keq ndihesh vertete nga protestat e qytetareve te Tiranes dhe te gjithe Shqiperise?Kaq fyese te jene pamjet e djegjes se gomave per reputacionin tend Sajmir?

Sec pata nje ndjesi te vjelli kur lexova keto radhe te shkruara nga ti,por keshtu me ndodh sa herte shoh apo degjoj njerez qe turperohen nga bemat e Atdheut te tyre.
Po ne krenohemi me ju,me ty,me Inven,me Ermonelen,me Ermalin e me shume e shume emra te tjere qe kane bere emer fale talentit te tyre.Dhe nuk presim prej jush ta anatemoni Atdheun vetem e vetem pse ne nje moment apo ne shume momente eshte duke reaguar.

Ju dhe te gjithe sa i permenda e sa nuk i permenda me lart,por qe kane nje emer dhe nje reputacion nderkombetar,duhet ta perdorni te drejten tuaj per te reaguar gjithsahere ne kete vend qe ju lindi ka padrejtesi .Ju duhet ta ngrini zerin fort kur politika shqiptare eshte e kriminalizuar.

Duhet te turperoheni kur ministrat rezultojne te lidhur me trafiqe dhe kur parlamenti qe perfaqeson vendin tuaj eshte i mbushur me njerez te inkriminuar.A keni reaguar kur kane ndodhur keto?

A keni reaguar kur Atdheu yne u blerua nga kanabisi?A keni reaguar kur pasuria kombetare grabitet nga ky soj politikani qe fatkeqesisht na qeverisin?

A keni reaguar ndonjehere kur mesoni se miliona euro ,pasuri e ketij populli te vuajtur kalojne ne xhepa politikanesh dhe oligarkesh permes PPP-ve?A keni reaguar ndonjehere kur investigimet shfaqin politikane qe negociojne me kriminelet blerje votash?
Mund te permend pa fund te tilla reagime sigurisht te munguara prej teje dhe jo vetem Sajmir.
Por befas,pikerisht atehere kur regimin tuaj te munguar e ben populli dhe opozita e ketij vendi,shfaqeni ju duke u ankuar se gomat qe digjen prishin imazhin e Atdheut dhe u dashkan qindra e mijera koncerte tuajat per ta rikuperuar!!!
Ndihem po aq i habitur se si nuk ju ben aspak pershtypje gazi lotsjelles mbi qytetaret,por shihni vetem tymin e gomave?
Jo i dashur,nese ka nje imazh qe ja zbardh faqen ketij vendi eshte reagimi popullor kunder keq qeverisjes pavaresisht formes qe zgjedh per ta bere kete.
Nese ka nje gje qe Shqiperine e afron ne dyert e Europes eshte reagimi kunder se keqes dhe jo heshtja duke u bere pale me te keqen me “argumentin” e integrimit.
Edhe reputacioni juaj neper bote,pervec punes dhe talentit tuaj,rritet edhe me shume kur shfaqeni si perfaqesues te nje populli qe reagon dhe jo te nje populli qe fle .Sepse nje popull qe fle eshte nje popull qe vdes ngadale deri ne zhdukje.
Ndaj Sajmir,bej me shume koncerte per emrin tend dhe te Shqiperise,bej me shume koncerte te kenaqesh fansat e tu dhe art dashesit ne pergjithesi,bej me shume koncerte edhe per te siguruar me shume te ardhura per vete dhe familjen tende,por mos e bej kete per te rregulluar imazhin e gomave te djegura,por per te treguar se ky eshte nje popull qe me ne fund eshte zgjuar dhe pervec emrave te famshem qe i ka shperndare neper bote,prodhon edhe demokraci.
Sepse protesat i dashur,jane te shendetshme per demokracine.Perpiqemi ta harrojme e ta leme pas hijen e frikshme te diktatures…!-Lirik K Nezha

Letër Saimir Pirgut – Nga Lirim K Nezha Read More »

Zbulohet manushaqja e bardhë në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta

Florës së egër në Shqipëri i shtohet një specie tjetër e rrallë.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura që ështe duke kryer regjistrimin e florës së egër në “Divjakë-Karavasta”, ka zbuluar manushaqen e bardhë, e pandeshur më parë në zonë.

“Larmishmëria e florës së parkut në këto momente bënë që çdo vizitor që vjen në Divjakë kalon më shumë kohë duke i soditur dhe i shijuar aromat e tyre.

Për çudinë tuaj dhe për kënaqësinë tonë ne po ju tregojmë se në park nga specialistet tanë është raportuar dhe një zbulim i ri, pasi është parë manushaqja e bardhë (Vjola alba) që nuk ishte hasur më parë në Divjakë”, shprehet Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura .

AKZM shprehet se më këto, ne duam t’ju themi se Divjaka është vërtet thesar ku akoma ka shume specie që nuk njihen. /atsh

Zbulohet manushaqja e bardhë në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta Read More »

Studentja e ekselencës: “Vetëm me guxim profesional mund t’i bashkohemi familjes europiane”

“Vetëm me specialistë të aftë, guxim profesional, dashuri për vendin dhe me një vullnet të hekurt mund t’i bashkohemi familjes europiane”.

Studentja e ekselencës, Jonida Gurra përshëndeti në emër të studentëve të ekselencës eventin “Në nisje të Shkollës Bazë të Policisë dhe kursit për oficerë të Policisë Kriminale”.
Gurra shprehu mirënjohje dhe falenderim për të gjithë ata shtetarë që krijuan këtë mundësi për studentët e ekselencës.

Kjo, tha Gurra, “është një ndër nismat e para që është i është atribuuar të rinjve të kësaj kategorie.

Ka gati 3 dekada që Policia rritet dhe zhvillohet, por kjo mundësi sot po ndodh për herë të parë.

Respekt për vizionin e atyre që ideuan dhe mundësuan një gjë të tillë, e cila tregon rrugën e Shqipërisë europiane dhe modernizimin e Policisë së Shtetit”.

“Është me të vërtetë përgjegjësi e madhe të jesh pjesë e Policisë së Shtetit, sakrificë, përkushtim, angazhim i madh, por realisht çka mbart admirim të madh këto ditë është pikërisht frymëzimi i shumë të rinjve për të pasur ambicie dhe për të arritur rezultate të larta. Të kenë mundësi të fitojnë të drejtën për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit”, tha Gurra.

“Risia qëndron në përgatitjen e një formati profesionistësh të cilët do të ofrojnë një standard të ri në luftën kundër krimit të organizuar falë aftësive me gjuhët e huaja dhe raportet e tyre me teknologjinë e informacionit duke rritur dukshëm cilësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë”, nënvizoi ajo.

“Shpresojmë që në vetëdijen tonë të përqafojmë shpresën për të dhënë kontributin shumë të nevojshëm dhe të merituar për vendin tonë. Mos të endemi dhe përmbushim ambiciet tona larg prej këtij vendi. Të vlerësojmë mundësitë e dhëna të punojmë fort për to. Vetëm me specialistë të aftë, guxim profesional, dashuri për vendin dhe me një vullnet të hekurt mund t’i bashkohemi familjes europiane”, theksoi studentja e ekselencës, Jonida Gurra.atsh

Studentja e ekselencës: “Vetëm me guxim profesional mund t’i bashkohemi familjes europiane” Read More »

Promovimi i Shqipërisë nëpër botë, 41 aktivitete nga SHBA në Japoni

Promovimi i turizmit, kulturës, traditave, kulinarisë apo artizanatit shqiptar nëpër botë do të ketë një rëndësi të veçantë gjatë vitit 2019, teksa do të ketë një program eventesh që do të shtrihen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri në Japoni.

Një prej arritjeve të Samitit të Dytë të Diasporës, të mbajtur në datat 28 shkurt-2 mars në Tiranë, ishte dakordësimi i një kalendari të përbashkët të eventeve, për promovimin e turizmit, kulturës, traditave, kulinarisë apo artizanatit shqiptar nëpër botë.

Aktualisht, janë 41 evente të planifikuara, por lista e tyre pritet të zgjerohet me vende të tjera gjatë vitit, ndërkohë që edhe në Shqipëri do të mbahen për herë të parë një numër konferencash/panairesh/eventesh me fokus promovimin e imazhit të vendit tonë dhe forcimin e lidhjeve të biznesit.

Konkretisht, kalendari i eventeve nisi në Milano në muajin shkurt, me një event për artizanatin, duke vijuar me Tel Avivin dhe Berlinin.

Gjatë marsit, evente që promovojnë turizmin dhe vlerat e tjera shqiptare do të zhvillohen në Berlin, Kiev, Prishtinë dhe Lajpcig.

Në prill, kalendari i eventeve parashikon ndalesa në Moskë, Dubai, Bruksel dhe Toronto.

Do të vijohet në maj me Torinon, Kanën, Venecian, Zvicrën, Bakunë dhe Lisbonën, ndërsa në qershor, vëmendja zhvendoset në Kinë, në një panair të madh ndërkombëtar.

Pas ndalesës verore, vëmendja do të përqendrohet në shtator në Tokio dhe në disa qytete italiane.

Në tetor, ndalohet në Këln, Paris dhe Rimini. Ndërsa në nëntor, në Dyseldorf, Varshavë dhe pjesëmarrja në prestigjiozen e “Fiera di Milano”.

Dhjetori përmbyllet me evente në Itali dhe një event dedikuar diasporës shqiptare në Nju Jork.

Këtë vit, një vend të veçantë do të zërë edhe promovimi i kulinarisë shqiptare, ku në 6 mujorin e parë të vitit do të organizohen 10 evente, në Vienë, Amsterdam, Londër, Francë, Zvicër, Athinë, Selanik dhe tre qytete italiane.

Ndërsa eventi “Ditët e Shqipërisë”, do të zhvillohet në Poloni, Çeki, Gjermani, Bullgari dhe një listë vendesh të tjera ku vendi ynë ka një potencial të madh zgjerimi në fushën e turizmit./atsh

Promovimi i Shqipërisë nëpër botë, 41 aktivitete nga SHBA në Japoni Read More »

Paditë për shpifje, Rama: 17 çështje gjyqësore në proces

17 çështje gjyqësore me Fabrikën e Shpifjeve, janë tanimë në proces dhe për 10 prej tyre pritet vetëm data e seancës.

Kështu informoi sot Kryeministri Edi Rama duke iu referuar padive që janë bërë për shpifje nga ana e deputetëve të mazhorancës.

“Më në fund do fillojnë të dalin para gjykatës dhe të shohim, a do nxjerrin prova a do nxjerrin lekë për të blerë libra shkollat”, tha Rama, duke komentuar deklaratat e opozitës.

Po ashtu, Kryeministri informoi se, 44 çështje të tjera janë rrugës./atsh

Paditë për shpifje, Rama: 17 çështje gjyqësore në proces Read More »

Fier – Ujëvara e Hinkës, një destinacion i pazbuluar turistik

Ujëvara e Hinkës vetëm 7 km nga qyteti i Fierit, është një destinacion ende i panjohur dhe i paeksploruar nga turistët.

Një ujëvarë e mrekullueshme jashtë çdo guide turistike të deritanishme, ajo përbën një potencial të pashfrytëzuar për zhvillimin e turizmit të natyrës në Fier.

Me ftesën për nxitjen e turizmit në këtë monument natyre, Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi shprehet se Ujëvara e Hinkës ofron pamje mahnitëse dhe është një atraksion i shkëlqyer turistik.

“Ndodhet vetëm 7 km larg qytetit të Fierit, mes kodrave të hijshme të Peshtanit”, shprehet Subashi, duke folur për këtë potencial të fshehur turistik në Fier.
Bashkia e Fierit ka ndërmarrë ture promovuese me të rinjtë, në kuadër të promovimit të turizmit dhe pasurive natyrore.

Ujëvara e Hinkës, një kryevepër e natyrës, ndodhet në zonën kodrinore juglindore të qytetit Fier, e fshehur përfund vargut të kodrave të Peshtanit.

Ajo është rreth 20 metra e lartë dhe ujërat që rrjedhin në shtratin e saj janë nga burimet përreth. Për të shkuar atje, duhet të ndiqni itinerarin e rrugës Vlorë – Qafa e Koshovicës, duke devijuar në perëndim të kodrës së Peshtanit.

Me një vijë të gjatë bregdetare dhe me site të rëndësishme arkeologjike, Fieri mund të ofrojë një paketë të plotë turistike.

Ndërthurja e turizmit bregdetar me atë historik dhe kulinaria e pasur e bëjnë Fierin një destinacion të rëndësishëm turistik, ndërsa eksplorimi dhe promovimi i resurseve të pafrekuentuara, siç është ujëvara e Hinkës, nxit zhvillimin e turizmit ditor.atsh

Fier – Ujëvara e Hinkës, një destinacion i pazbuluar turistik Read More »

Balla: Kush godet institucionet, merr dënimin që meriton

“Kush guxon të godasë institucionet, të dëmtojë demokracinë dhe të ardhmen europiane të vendit do të marrë ndëshkimin që meriton”.

Kështu iu drejtua sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përfaqësuesve të opozitës. “Mos guxoni të bllokoni rrugën europiane të Shqipërisë. Përballja me drejtësinë nuk ju shpëton pavarësisht se çfarë skenarësh mund të keni”, tha Balla.

Bashkë me ministrin e Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi dhe deputetin, Niko Peleshi, Balla zhvilloi disa takime me Asambletë e zgjeruara të PS-së në qytetet Berat, Kuçovë, Poliçan dhe Urën Vajgurore.

Në fjalën e tij, Balla tha se në betejën elektorale të 30 qershorit, PS do jetë fituese në Berat dhe pushteti lokal do të fitohet nga socialistët”.

“Duam t’ja kthejmë Bashkinë e Beratit, socialistëve. Duam ta kthejmë Bashkinë e Beratit në drejtimin e duhur. Jemi sot para socialistëve të Beratit për t’ju thënë se ne nuk kemi në plan të tërhiqemi. Ne nuk kemi në plan të ndajmë përsëri qeverinë me Lulin se Luli nuk fiton dot zgjedhjet! Kjo është e paimagjinueshme”, tha Balla, duke shprehur bindjen se “nga sot e deri në 2021 dhe pas 2021-isht ne do jemi në qeveri kurse Luli në Hollandë”.

Partia Socialiste, sipas Ballës, “kundërshtarin më të madh gjithmonë ka vetveten dhe opozitë nuk kemi ata, opozita jonë janë hallet e njerëzve”.

“Duhet të bëjmë gjithçka e sa të mundemi me çfarë kemi mundësi t’u përgjigjemi halleve të njerëzve. Ajo që patë në 16 shkurt ishte një akt i turpshëm, është një akt që e ka dënuar e gjithë bota demokratike nga SHBA tek BE, tek Gjermania në mënyrë të veçantë si motor i Europës. Ngjarje të tilla do mundohen t’i përsërisin sa herë të kemi Kuvend, sa herë ne të marrim vendime të rëndësishme që lidhen me çuarjen përpara të reformës në drejtës”, tha Balla./atsh

Balla: Kush godet institucionet, merr dënimin që meriton Read More »