Irina

Mbyllja e degëve në Gjirokastër. Nuk hapen matematika, fizika, dhe gjuhë-letërsia greke

Raundi i parë i regjistrimeve në universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër u mbyll me një numër minimal prej 163 regjistrimesh, nga 805 studentë që ishte kuota e miratuar për këtë universitet.

Degët që do të mbyllen këtë vit, sipas rektorit, Bektash Mema, janë kryesisht drejtime të mësuesisë dhe konkretisht Matematika dhe Fizika, Fizikë dhe Teknologji Informacioni, Gjuha Italiane dhe Gjuha dhe Letërsia Greke.

Degët traditcionale të mësuesisë si Gjeografia dhe Historia, Letërsia dhe Bio-Kimia synohet të shpëtohen prej regjistrimeve të fazës së tretë dhe do të kenë maksimalisht nga 5 studentë. Sipas rektorit Mema, këto degë u penalizuan prej notës mesatare 7, por edhe prej rrethanave të tjera shumë specifike për jugun e vendit.

Këtë vit, regjistrimet e reja janë fokusuar në programet 2-vjeçare profesionale tek të cilat kandidatët shohin edhe mundësinë e punësimit. 20% më shumë regjistrime ka universiteti falë këtyre degëve. Kështu, rreth 500 studentë do të nisin për herë të parë studimin në degë për të cilat tregu duket se ka nevojë emergjente. Interesat janë në degët udhërrëfyes turistik, menaxhim turizmi, infermieri, edukatore për moshat 1-3 vjeç.

Rreth 1300 studentë po vijojnë studimet këtë vit në të gjitha programet e studimit pranë universitetit “Eqrem Çabej”. Universiteti është duke vlerësuar mundësinë e shkrirjes së disa departamenteve vitin e ardhshëm, ndërsa numri i pedagogëve do të jetë më i ulët që këtë vit.

Mbyllja e degëve në Gjirokastër. Nuk hapen matematika, fizika, dhe gjuhë-letërsia greke Read More »

Universitei i Vlorës/Programet e studimit në degët Kimi,Matematikë dhe Fizikë, rrezikojnë të mos çelen në vitin e tyre të parë

Rektori i ketij institucioni ka reaguar mes nje deklarate per mediat referuar programeve te studimit qe kane patur me pak interes,por edhe faktit se ne dege te tjera te caktuara ka kuota te plotesuara.

Duke kerkuar te jape nje informacion pozitiv,rektori Roland Zisi ka konfirmuar se kuotat jane te plotesuara ne deget Inferemieri,Juridik dhe Ekonimik,ndersa mbetet ende problem,rregjistrimi ne disa dege.

Kimi,Matematike dhe Fizike, mbeten ende pa kerkesa,duke rrezikuar te mos çelen ne vitin e tyre te pare.

Rektori lidhi nje sere arsyesh,ndersa fakti i uljes se rregjistrimeve lidhet me nje problematike qe po ndeshet ne te gjitha universitetet shqiptare kete vit ,jo vetem ne universitetin e Vlores.

Universitei i Vlorës/Programet e studimit në degët Kimi,Matematikë dhe Fizikë, rrezikojnë të mos çelen në vitin e tyre të parë Read More »

Vlorë/Vendoset për herë të parë memoriali kushtuar të rënëve në ish kampet naziste të përqëndrimit

Një memorial kushtuar të rënëve në ish kampet naziste të përqëndrimit. Një memorial që vendoset për herë të parë në Vlorë, kushtuar pikërisht atyre që humbën jetën në kampet tragjike të përqëndrimit, ndërsa ceremonia është zhvilluar këtë të mërkurë ,teksa memoriali do të qendrojë në sheshin 4 Heronjtë të qytetit bregdetar, shumë pranë Bashkisë së Vlorës.

Nje ceremoni që ka vleresuar kontributim në luftë per clirimin e vendit të gjithë atyre që humbën jeten, dhe me shumë të reneve në kampet e perqendrimit.

Ky eshte memorial që sipas kryetarit të Bashkisë Dritan Leli ka tashmë vleren të percjelle dhe nderoj të gjithë ata që sot duhen kujtuar me respekt dhe kjo eshte më e pakta që mund të behet . Në respekt të historisë dhe të reneve në kampin e ish perqendrimit tashmë do të kujtohen pas 75 vitesh me një memorial në Vlorë.

Vlorë/Vendoset për herë të parë memoriali kushtuar të rënëve në ish kampet naziste të përqëndrimit Read More »

Ambasada e SHBA jep këshillën: Ja udhëzimet në shqip për Lotarinë amerikane

Vizitoni faqen e internetit të Ambasadës amerikane dhe lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit. Kjo është këshilla e sotme e Ambasadës së SHBA në Tiranë për aplikantët e Lotarisë.

Udhëzimet mund t’i gjeni KETU

Aplikantët mund të kryejnë aplikimin elektronik në faqen zyrtare të E-DV, gjatë periudhës së regjistrimit. Udhëzimet e DV janë gjithashtu në dispozicion në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.

Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Ambasada e SHBA jep këshillën: Ja udhëzimet në shqip për Lotarinë amerikane Read More »

Berisha i zbulon fotot një tjetër deputeti të PS: Vdes për trafikantët

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon me ngulm të faktojë lidhjet e deputetëve të PS me persona me të shkuar kriminale. Ai ka lënë mënjanë Taulant Ballën për t’u marrë me një tjetër socialist.

Ai ka publikuar një mesazh të një qytetari që thotë se deputeti i PS-së Pjerin Ndreu i siguron mbrojtje një trafikanti, i cili bën ligjin me emërimet në Fushë-Arrëz e Pukë. Berisha shkruan se ‘Pjerini vdes për trafikantët’.

STATUSI I BERISHËS
Pjerini vdes për trafikantët
Ata kanë para shumë!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje dr. Bashkëngjitur po ju informoj mbi kriminalitetin që ndodh në Fushë Arrëz-Pukë, në foto në krahun e majtë të Z.Pjerin Ndreu, Albert Tuci vëllai i kryetarit të bashkisë Z. Fran Tuci. I dënuar për trafikant dhe vazhdon i qetë punën pasi siç shihet në foto ka mbrojtjen e vëllait dhe të deputetit Ndreu. Gjithashtu çdo emërim në punë bëhet me urdhrin e tij. Ju lutem anonim..”

Berisha i zbulon fotot një tjetër deputeti të PS: Vdes për trafikantët Read More »

Meta firmos dekretin, ja kush është ushtaraku që merr gradën “Gjeneral Major”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka firmosur dekretin për dhënie grade madhore për një nga drejtuesit e Forcave të Armatosura. Sipas njfotimit të Presidencës, Meta ka dekretuar dhënien e gradës “Gjeneral Major” për Gjeneral Brigade Nazmi Cahani.

Nazmi Cahani aktualisht është me detyrë Komandant i Komandës së Forcës Tokësore

Dekreti i Presidentit vjen në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura” dhe hyn në fuqi menjëherë.

Meta firmos dekretin, ja kush është ushtaraku që merr gradën “Gjeneral Major” Read More »

“Po llafos, sa”, arrestohet zyrtarja e hipotekës. Policia jep detajet

Ndalohet nga policia punonjësja e ZVRPP-Devoll, me akuzen për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia ka bere me dije se Valbona Beshi, 49 vjeçe, banuese në Bilisht (me detyrë hartografe) eshte ndaluar pas denoncimit të rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, teksa ajo u kap me ze e figure duke i marre ryshfet qytetarit qe kerkonte te mbaronte pune ne keto zyra.

Po sot Ministrja e Drejtesise, Gjonaj, ne nje deklarata per mediat, bëri me dije se është larguar nga detyra specialistja në sektorin e Hartografisë në Hipotekën e Devollit, e cila është denoncuar nga një qytetar në media se kishte marrë para në mënyrë të paligjshme për një shërbim publik.

Njoftimi i policise
Pas denoncimit të rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ndalohet punonjësja e ZVRPP-Devoll, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Specialistët e Seksionit për krimin ekonomik-financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetases:
Valbona Beshi, 49 vjeçe, banuese në Bilisht (me detyrë hartografe)

Kjo shtetase duke qenë me detyrë hartografe në ZVRPP-Devoll, i ka marrë një qytetari sasinë prej 20000 lekë, për një shërbim pranë kësaj zyre, duke konsumuar elementë të veprës penale të sipërpërmendur.

Falenderojmë mediat për bashkëpunimin dhe garantojmë se Policia është e gatshme për të ndjekur dhe vendosur përpara përgjegjsisë, çdo shkelës ligji.

“Po llafos, sa”, arrestohet zyrtarja e hipotekës. Policia jep detajet Read More »

Shqipëria shkundet nga tërmetet, ja epiqendrat

Dy lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e para të mëngjesit në vend. Sipas Institutit të Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit lëkundja e parë është ndjerë rreth orës 3:05 të mëngjesit, rreth 3 km në veriperëndim të Golemit në GJirokastër.

Tërmeti ka qenë më magnitudë 2.5 dhe me thellësi 19 km, ndërsa sipas raportimeve është ndjerë në të gjithë zonën përreth.

Lëkundja e dytë ka qenë në Myzeqe, rreth 3.7 km në Perëndim të fshatit Bubullimë, Lushnjë, me magnitudë 2.4 dhe me thellësi 13.2 km. Lëkundjet kanë qenë relativisht të lehta dhe nuk raportohet për dëme materiale.

Shqipëria shkundet nga tërmetet, ja epiqendrat Read More »