Irina

Zyrtarë të lartë të BKA zbarkojnë në Tiranë, gati dosjet për krimin e organizuar

Një delegacion i lartë i (BKA),  Zyrës Federale Kriminale Gjermane, kryesuar nga Zv.Presidenti Peter Henzler ka mbërritur në Tiranë.. Në fokus të takimit me ministrin Xhafaj ishte thellimi i bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe BKA-së, sidomos sa u përket çështjeve që kanë të bëjnë me projektet e asistencës ndaj Policisë Kriminale.

Ai falënderoi zv.Presidentin e BKA-së, z.Henzler për asistencën teknike e logjistike dhe veçanërisht për kontributin e ekspertëve gjermanë që janë prezentë dhe punojnë pranë së Policisë së Shtetit.Ministri shprehu gjithashtu mirënjohjen për të gjitha projektet që po zhvillohen me ndihmën e Gjermanisë, sidomos në fushën policore. Z.Xhafaj e njohu z.Henzler me arritjet e derisotme të operacionit “Forca e Ligjit” dhe theksoi se ky operacion është konceptuar si një plan veprimi enkas, për luftën kundër krimit të organizuar.

Zv.Presidenti i BKA-së, z.Henzler vlerësoi planin e veprimit për luftën kundër krimit të organizuar dhe e cilësoi si një strategji që e kanë pak vende, në rajon apo më gjerë. Ai theksoi se zbatimi i këtij plani është një shans i mirë për të vijuar bashkëpunimin në fusha me interes si për Gjermaninë ashtu edhe për Shqipërinë.

“Ne, – theksoi Henzler, – duke iu referuar grupeve kriminale, të cilat veprojnë si në vendin tonë ashtu edhe në Gjermani, kemi një kundërshtar të përbashkët, ndaj edhe qasja jonë në luftën kundër tij duhet të jetë e përbashkët dhe e koordinuar”.
Në këtë kontekst, ai premtoi mbështetje të BKA në reformimin e Policisë Kriminale shqiptare dhe gjithashtu garantoi mbështetjen në realizimin e trajnimeve dhe kurseve afat shkurtra për trupën e Policisë.

Numri dy i BKA gjermane e cilësoi bashkëpunimin mes 2 policive, gjatë operacionit “Anti-skifter”, si një model që duhet të ndiqet dhe shtrihet më tej. Ministri Xhafaj, parashtroi disa fusha konkrete asistence dhe bashkëpunimi, duke veçuar hetimet e përbashkëta dhe të njëkohshme. Ai u shpreh optimist për ndihmën e Gjermanisë, i bindur se bashkëpunim mes dy vendeve do të vijojë të jetë i frytshëm edhe në ardhmen. Në vijim të qëndrimit në Tiranë, z.Henzler dhe ekipi i tij do të zhvillojë një vizitë në Task Forcën Qendrore dhe do të pritet në takim të veçantë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Zyrtarë të lartë të BKA zbarkojnë në Tiranë, gati dosjet për krimin e organizuar Read More »

Indeksi i Bazelit / Raporti 2018, Shqipëria lavatriçe e pastrimit të parave në Europë dhe Azi

Shqipëria klasifikohet në 10 vendet me riskun më të lartë të pastrimit të parave në Europë dhe Azinë Qendrore. Ku vlerësim është bërë nga Instituti i Bazelit për Qeverisjen i sapopublikuar, Basel AML Index 2018. Instituti ka marrë në analizë 129 vende në të gjithë botën për rrezikun e pastrimit të parave dhe financimeve terroriste, bazuar në të dhëna publike. Më konkretisht Shqipëria është renditur në vendin e 55 në botë ose në të 10-tin për sa i përket rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore për riskun më të madh të pastrimit të parave. Sipas Indeksit Shqipëria vlerësohet me 5.57 pikë, në një renditje ku 0 nënkupton rrezik të ulët, ndërsa nota 10 përbën rrezik të lartë.

Krahasuar me një vit më parë, vlerësimi i Shqipërisë ka shënuar një përmirësim thuajse të papërfillshëm me 0.08 pikë. Por pavarësisht këtij përmirësimi minimal, sërish vendi ynë klasifikohet sërish si një nga 10 lavatriçet më të mëdha të pastrimit të parave në Europë dhe Azinë Qendrore. Sipas renditjes, lista botërore e pastrimit të parave kryesohet nga Taxhikistani, i cili vlerësohet me 8.3 pikë. Pas tij renditen Kazakistani dhe Kirgistani, ndërsa në vendin e katër renditet Turqia. Ndërkohë nga rajoni i Ballkanit, veç Shqipërisë, në dhjetëshen e vendeve me riskun më të lartë për pastrimin e parave në Europë dhe Azi, gjenden dhe Serbia me Bosnjen. Ndërkohë dy fqinjët e tjerë të Shqipëri, Maqedonia dhe Mali i Zi, janë në dhjetë vendet që kanë shënuar përmirësimin më të madh për riskun e pastrimit të parave gjatë vitit 2018.

Indeksi i Bazelit/ Indeksi i Bazelit mat riskun e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit të vendeve bazuar në burimet publike të disponueshme. Një total prej 14 indikatorësh që lidhet me rregulloret kundër pastrimit të parave dhe luftën kundër terrorizmit, korrupsionin standardet financiare, ndikimin politik dhe zbatimin e ligjit agregohen në një vlerësim total risku.

Ashtu siç thuhet edhe në raport synimi i Institutit të Bazelit për Qeverisje nuk është që të verë vendet në krahasim me njëra tjetrën për nivelin e riskut që ka secila për pastrimin e parave por që të shërbejë si një indikator referimi individualisht për çdo vend për të parë ku ka ecur dhe për të orientuar politikat drejt përmirësimet të këtij treguesi me vetveten.

Indeksi i Bazelit / Raporti 2018, Shqipëria lavatriçe e pastrimit të parave në Europë dhe Azi Read More »

“Të zhduken kazinotë e bastet”, nisin hapat konkretë, qeveria vendos pezullimin e …

Ka nisur me zbatimin konkret të betimit të Kryeministrit Rama një ditë më parë, me shkuljen e kazinove dhe basteve. Qeveria vendosi sot të pezullojë përkohësisht veprimtarinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit. Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama. Me mbylljen përkohësisht të këtij autoriteti, mbikëqyrjen e lojërave të fatit do ta kryejë Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE: PEZULLIMIN E PËRKOHSHËM TË VEPRIMTARISË SË AUTORITETIT TË MBIKËQYRJES SË LOJËRAVE TË FATIT. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, dhe të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI: Pezullimin e përkohshëm të veprimtarisë, në fushën e lojërave të fatit, të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF), deri në ristrukturimin e këtij institucioni. Ngarkohet ministri i Financave dhe Ekonomisë, si organi epror, të nxjerrë aktet e nevojshme për ristrukturimin e AMLF-së, si dhe të ndjekë zbatimin e këtij procesi.
Ngarkohet ministri i Financave dhe Ekonomisë, të përcaktojë aktivitetet konkrete që do të vijojë të kryejë AMLF-ja, për mbikëqyrjen e veprimtarisë së lojërave të fatit, gjatë periudhës së përkohshme të pezullimit. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. Ndalimi i lojërave të fatit, Rama dërgon projektligjin në Kuvend. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është dërguar ne Kuvend projektligji i Qeverisë për ndalimin e lojërave të fatit.

“Beso dhe kontrollo. U nisën për parlament ligji për ndalimin në 31 dhjetor të basteve e kazinove elektronike dhe ligji për kufizimin maksimal të kontakteve të të dënuarve për krim të organizuar me botën brenda e jashtë burgut po e po”, shkruan kreu i qeverisë në një postim në Facebook.

“Të zhduken kazinotë e bastet”, nisin hapat konkretë, qeveria vendos pezullimin e … Read More »

BKH-SPAK “dara e fortë” që do të shkulë mafian e Tiranës, skuadrat hetimore të SHBA dhe Gjermanisë në dispozicion të Arta Markut

Bllokada e politikanëve dhe bandave është e vështirë për t’u çarë. E pafuqishme për të përballuar mafien politike të Tiranës, Arta Marku ka propozuar krijimin e skuadrave të përbashkëta hetimore me SHBA, Gjermaninë dhe vende të tjera Perëndimore, për të goditur kokat e krimit dhe korrupsionit të politikës shqiptare.

Nga trafiku i drogës tek korrupsioni dhe pastrimi i parave emrat dhe veprimtaria e pisët e deputetëve, ministrave, kryebashkiakëve, krerëve të politikës dhe zyrtarëve të lartë është e dokumentuar, por për goditjen finale të tyre duhet insistimi dhe bashkëpunimi i ngushtë me ndërkombëtarët.

Shpartallimi do të bëhet njëherë e mirë dhe kurrsesi nuk mund të ketë devijime.

Dosjet me dëfterë të hapur, që pritet të këpusin hallkat e zingjirit:

Ilir Meta-Monika Kryemadhi-Klement Balili-korrupsion-pastrim parash. Edi Rama-Saimir Tahiri-Habilaj-trafik droge. Adriatik Llalla- Arbër Çekaj-Besim Hajdarmataj-613 kilogramë kokainë

Taulant Balla- Toyota Yaris me 3.4 milionë euro. Lulzim Basha-lobimi me ekspertët Rusë. Sali Berisha-Shkëlzen Berisha-Gërdeci- 21 janari- Dosja “Hajdari” -trafik droge…

BKH-SPAK “dara e fortë” që do të shkulë mafian e Tiranës, skuadrat hetimore të SHBA dhe Gjermanisë në dispozicion të Arta Markut Read More »

Pse u shpall në kërkim këngëtarja Elvana Gjata. Hetimet: Në Bllok pati të…

Largimi nga Shqipëria pa dhënë dëshmi lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Bllok, ka bërë që Policia të shpalli në kërkim këngëtaren Elvana Gjata, përveç të dashurit të saj, Ervina Mata. Nga të dhënat e deritanishme, pas verifikimit të sistemit TIMS, rezulton se këngëtarja 31-vjeçare është larguar nga Shqipëria vetëm pak orë pasi ndodhi krimi, pa dhënë më parë shpjegime në Polici. Kjo është edhe arsyeja pse është bërë shpallja në kërkim, pasi dëshmia e Elvana Gjatës është e rëndësishme për grupin hetimor dhe mund të ndihmojë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Burimet thanë se rreth orës 05:00 të mëngjesit të së premtes, pak orë pasi u vra me armë zjarri 28-vjeçari Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj e Eljon Hato, këngëtarja ka fluturuar nga Rinasi në drejtim të Austrisë. Më pas, sipas të dhënave të siguruara nga Policia, ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku edhe mendohet se ndodhet aktualisht. Persona të afërm të saj, kanë deklaruar se udhëtimi i Elvana Gjatës ka qenë i planifikuar më përpara, pasi ajo kishte një koncert atje dhe nuk është larguar për t’iu shmangur hetimit.

KERKIMI POLICOR

Në materialin që Policia ka referuar në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me vrasjen dhe plagosjen e dy personave të ndodhur në ambientet e lokalit në pronësi të Redi Popeskut, te ish-Blloku, përveç provave të gjetura në vendngjarje, renditen edhe veprime të tjera hetimore. Pasi renditen provat e sekuestruara në vendngjarje dhe nga këqyrja e kufomës, Policia shprehet se ka shpallur në kërkim policor edhe 5 persona, njëri prej të cilëve u arrestua pak orë pas ngjarjes.

“Nga ana jonë është bërë sekuestrimi i DVR-ve që ndodhen pranë vendit të ngjarjes, si dhe të gjitha provave materiale, si edhe të gjitha vendimet e ekspertimeve përkatëse për këto prova materiale. Gjithashtu, është bërë shpallja në kërkim policor i shtetasve, Elvana Gjata, 31 vjeç, Geldo Hoti, 37 vjeç (tashmë i arrestuar), Mevjol Bilo, 41 vjeç, Fabio Allushi, 42 vjeç dhe Ervin Mata, 31 vjeç. Për sa më lart, nga deklarimet e shtetasit Redi Popesku, rezulton se: Shtetasi Ervin Mata së bashku me personin ‘Joli oficer në Zall-Herr’, për të cilin disponojmë gjeneralitetet Mevjol Bilo dhe dy persona të tjerë, kanë hyrë në lokal ‘Monopol’, rreth orës 18:00. Më pas Ervin Mata ka dalë jashtë dhe është takuar me të dashurën e tij Elvana Gjata dhe kur futet brenda ishte shumë i acaruar”, thuhet në dosjen e referuar në Prokurori. Burimet sqarojnë se për të shpjeguar këtë moment, pra, bisedën që ka bërë me të dashurin e saj Elvana Gjata, që solli acarimin e tij, është bërë shpallja në kërkim policor dhe kërkohet shoqërimi i saj për t’u marrë në pyetje rreth ngjarjes.

“Pati të shtëna arme zjarri nga të gjitha drejtimet”

“Pasi sqarohet koha kur Ervin Mata dhe Mevjol Bilo kanë mbërritur në lokal, bashkë me persona të tjerë, fakti që ata të dy kanë dalë jashtë, janë takuar me Elvana Gjatën e janë kthyer sërish brenda, Policia shpjegon edhe momentin e ngjarjes. “Rreth orës 21:00, në lokal ka ardhur shtetasi Ervis Martinaj, së bashku me dy persona të tjerë që nuk njihen prej deklaruesit dhe Ervisi ulet kokë më kokë me Ervin Matan. Personat që e shoqëronin Ervisin u ulën te banaku. Në këtë moment në lokal kanë hyrë dy persona të tjerë, të njohur të Ervisit dhe konfliktohen direkt me Mevjol Bilon dhe e godasin me grushte Mevjolin bashkë me djalin, që erdhi në fillim në lokal, Ervini. Në këtë moment Ervisi dhe Ervini janë futur për të ndarë dhe në këtë kohë njëri nga personat e Ervis Martinajt kishte në dorë një armë dhe deklaruesi nuk ka parë se kush ka goditur, pasi është futur poshtë banakut. Në këtë moment ka dëgjuar të shtëna me armë nga të gjitha drejtimet. Kur mbaruan të shtënat, Ervis Martinaj, me zvarritje ka shkuar anash banakut, në vendin ku ndodhej Redi Popesku dhe i ka kërkuar ndihmë ta çonte në spital”, thuhet në materialin e referuar nga Policia./PANORAMA

Pse u shpall në kërkim këngëtarja Elvana Gjata. Hetimet: Në Bllok pati të… Read More »

Çfarë sekreti ka me Bashën? Rama: Mos shpreso se do rri mbuluar ajo që dimë të dy

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili e akuzoi për ngritjen e një shteti privat.

Në një postim në “Twitter”, Rama duke iu drejtuar me përkëdheli kryedemokratit i thotë se u kap me presh në dorë por se sërish nuk i rrihet pa sajuar. Ai i thotë rivalit të tij politik të mos shpresojë se do rri mbuluar ajo që dinë të dy.

“E di Artist, keq puna! Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh🤥E di o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy😉”, shkruan Rama.

Çfarë sekreti ka me Bashën? Rama: Mos shpreso se do rri mbuluar ajo që dimë të dy Read More »

Falsifikim e pastrim parash, arrestohet biznesmeni i njohur nga Vlora !/Emri,Foto

Dy akuza që e kanë çuar pas hekurave. Arrestohet biznesmeni i njohur nga Vlora, Pëllumb Petritaj. Burime zyrtare nga Policia e Vlorës bënë me dije se arrestimi i tij erdhi në zbatim të një mase sigurimi personal ‘arrest me burg,’ kërkuar nga Prokuroria e Rrethit dhe miratuar nga Gjykata një ditë më parë.

Sipas hetimeve, dyshohet se Pëllumb Petritaj ka falsifikuar dokumentacionin e origjinës në lidhje me një sipërfaqe toke prej 100 Ha në zonën e Zvernecit. Ai akuzohet për dy vepra penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’.

“Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Vlorë, ka bërë ndalimin e shtetasit: Pëllumb Petritaj, 54 vjeç, banues në Vlorë. Shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e tij pasi ky shtetas dyshohet të jetë autorë i kryerjes së veprave penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 287/3 të Kodit Penal. Nga hetimet e kryera, dyshohet se Pëllumb Petritaj ka falsifikuar dokumentacionin e origjinës në lidhje me një sipërfaqe toke prej 100 Ha në zonën e Zvernecit. Për këto vepra penale, mbi bazën e Vendimit Penal nr.1777, datë 09.10.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë./korrieri

Falsifikim e pastrim parash, arrestohet biznesmeni i njohur nga Vlora !/Emri,Foto Read More »

“Dridhet” Maqedonia, prokurorja shqiptare kërkon arrestimin e menjëhershëm të Gruevskit

Në Gjykatën Penale sot është duke u mbajtur seancë gjyqësore për rastin “Shuplaka”, në të cilin të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova dhe edhe nëntë persona tjerë.

Seanca gjyqësore ka filluar me 20 minuta vonesë, për shkak të mosparaqitjes në kohë të Nikolla Gruevskit. Prokurorja Speciale Fatime Fetai, kërkoi që ish-kryeministri të arrestohet menjëherë, pasi nuk paraqitet në kohë në seancat gjyqësore.

Fetai në seancë u thirr në rregullat ligjore sipas të cilave nëse personi i akuzuar është ftuar në mënyrë të rregullt dhe nëse nuk paraqitet në gjykatë dhe nuk arsyeton mungesën e tij, mund të arrestohet menjëherë, transmeton Pacensure

“Dridhet” Maqedonia, prokurorja shqiptare kërkon arrestimin e menjëhershëm të Gruevskit Read More »