Irina

Largoni erën e keqe nga goja me këto 5 mënyra të thjeshta, në pak minuta në shtëpinë tuaj

Era e keqe e gojës është një shqetësim që prek shumë njerëz, dhe kjo vjen për disa arsye. Shkaku kryesor janë infeksione të dhëmbëve, higjiena e dobët dentare, pirja e cigares, mund të vijë si shkak i sëmundjeve që vijnë nga trakti gastrointestinal. Apo veshkave, etj, shkruan ShkodraNews.

Por ka disa mënyra të thjeshta dhe natyrale të cilat ju vijnë në ndihmë nëse keni këtë shqetësim:

1) Karafili- Kjo barishte ka shumë potencial në luftën kundër halitosis. Përtypeni atë pas çdo vakti dhe ju do të keni frymë të freskët.

2) Fërkoni butësisht gjuhën, me furçën e dhëmbëve, për të eliminuar mbetjet e ushqimit- Duke bërë këtë, ne kemi minimizuar mundësitë e rritjes së baktereve në gojën tonë. Soda bikarbonat është gjithashtu një nga përbërësit, që ju mund të shfrytëzoni për të shmangur halitosis. Duhet vetëm të shtoni sodën në ujë dhe bëni gargarë me të.

3) Majdanozi- Majdanozi ka një substancë të quajtur klorofil. Kjo substancë është e njohur si deodorant i frymës. Ai eliminon çdo aromë të keqe nga goja juaj. Mund ta përdorni si një lëng ose ta përtypni. Gjithashtu, mund të hani gjethe a po vaj m ente. Ajo është ilaç shumë i mirë për të shmangur aromën e keqe.

4) Përfshini fruta të ndryshme dhe perime në dietën tuaj normale- Kjo do t’ju ndihmojë në shmangien e këtij problemi. Shumë thelbësore është të rrisni konsumin e ushqimit të pasur me vitaminë C dhe E. Këto vitamina janë efektive në shërimin e halitosis.

5) Zgjidhni një shpëlarës goje që përfshin eukaliptol-  Kjo është e dobishme për të reduktuar frymën e keqe. 6) Gjithashtu mund të përzieni vaj rigoni në ujë dhe ta pini./ShkodraNews

Largoni erën e keqe nga goja me këto 5 mënyra të thjeshta, në pak minuta në shtëpinë tuaj Read More »

Taulant Balla mund të ketë fatin e Samir Tahirit, ja çfarë ka ndodhur sot…

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mund të ketë fatin e njëjtë si ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u shkaktuar pas zbulimit se ishte përfshirë në trafik droge.

Kjo sot njerëzit e Taulant Ballës janë arrestuar në Maqedoni për trafik droge. Denoncimin e ka bërë ish-kryeministri Sali Berisha, me publikimin e një mesazhi të mbërritur në adresë të tij. Sipas ish-kryeministrit, janë 4 persona nga Librazhi që janë kapur me kanabis.

Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Arrestohet për trafik droge banda e Ballës në Maqedoni! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb “Doktor ju pershendes! Para nje jave ne Maqedoni jane arrestuar 4 shtetas nga Librazhdi per trafik droge (hashash) ne Maqedoni. Jane miq te ngushte te Taulant Balles. Madje Artur Balla qe e therrasin Tukja eshte kryesori dhe ka qene pjese e shtabit elektoral te Taulantit ne fushatat e fundit.”

Taulant Balla mund të ketë fatin e Samir Tahirit, ja çfarë ka ndodhur sot… Read More »

Shpëtoni nga sëmundjet e gjakut, kura me vaj ulliri dhe lule kamomili ju zgjat jetën

Vetitë kuruese të kamomilit janë të njohura në të gjithë botën, e po ashtu edhe ato të vajit të ullirit. Kamomili është një bimë e cila që në lashtësi është përdorur për të kuruar sëmundje nga më të ndryshmet.

Vetitë janë të shumta, duke nisur nga problemet me lëkurën e deri tek pastrimi i enëve të gjakut. Vetitë kuruese të kamomilit janë të njohura në të gjithë botën, e po ashtu edhe ato të vajit të ullirit.

Diçka e tillë ndihmon në parandalimin dhe lehtësimin e komplikimeve që sjell sëmundja e diabetit. Lulet e kamomilit janë përdorur për çajra qetësues, dhe për të luftuar ankthin e stresin.

Vaji me lule kamomili, ndihmon të gjithë sistemin kardiovaskular.Ai le htëson qarkullimin e gjakut, e pastron atë nga ngurtësimet e qelizave të gjakut (tromboza) dhe përshpejton procesin e oksigjenimit të tij.

Si të përgatisim vajin me lule kamomili

Për këtë kurë mund të përdorni lule kamomili të thara. Mund t’i blini në farmacitë bimore, ose të përdorni kamomilit të freskët.

Nëse përdorni kamomil të freskët, duhet të këpusni lulet nga pjesa tjetër e bimës.

Në një kavanoz qelqi, hedhim tre gota me vaj ulliri, më pas shtojmë rreth 3-4 lugë gjelle me lule kamomili.

Me ndihmën e një luge të përzieni përbërjen, në mënyrë që lulet të jenë të zhytura plotësisht në vaj.

Më pas e mbyllim kavanozin me kapak, dhe duhet ta vendosim në një vend me dritë.

Përbërjen do ta lini kështu për dy javë, në këtë mënyrë lulet e kamomilit do të kenë lëshuar të gjitha enzimat e tyre tek vaji i ullirit.
Si të ruani dhe ta konsumoni vajin me lule kamomili
Pasi të kenë kaluar dy javë, kullojmë lulet e kamomilit, dhe vajin e hedhim në një tjetër enë qelqi.

Këtë përbërje ruajeni në një vend të freskët, ose në derën e frigoriferit.

Këshillohet që të konsumohet një lugë gjelle esëll në mëngjes, të vazhdohet kështu derisa të ketë mbaruar përbërja.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore./Agroweb/

Shpëtoni nga sëmundjet e gjakut, kura me vaj ulliri dhe lule kamomili ju zgjat jetën Read More »

Fino reagon ashpër ndaj Ahmetajt dhe Bushatit: Mos qesh, por përgjigju se ke vjedhur vota…

Bashkim Fino ka shfaqur zemërim kundër dy ministrave të qeverisë “Rama” gjatë seancës së sotme parlamentare. Fino në një moment reagoi keq ndaj ministrit të Financave, Arben Ahmetaj dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Shkak është bërë reagimi i Bushatit, i cili është parë duke qeshur, ndërkohë që Fino ishte në këmbë nga vendi duke duartrokitur pas replikës së socialistit Erjon Brace, që i kërkoi ministrit Ahmetaj llogari për tatimet që duhet të paguajë FSHF-ja.

Deputeti i PS iu drejtua Minsitrit me fjalët: Mos qesh ti se të kanë akuzuar Luli dhe Saliu që ke vjedhur vota, por ti këtë se ke bërë, prandaj përgjigju këtyre akuzave.

Ndërsa më tej ish-kandidati i FSHF replikoi dhe me Ametajn duke i thënë: Bëre detyrën ti. Kujtojmë që Fino humbi garën në FSHF përballë Armando Dukës, por që këtë humbje e ka kontestuar dhe po vijon betejën e tij ligjore.

Fino reagon ashpër ndaj Ahmetajt dhe Bushatit: Mos qesh, por përgjigju se ke vjedhur vota… Read More »

Nuk kanë të ndalur tërmetet, lëkundet qyteti verior pas dy tërmeteve në jug të vendit

Shqipëria është goditur nga një tjetër tërmet gjatë ditës së sotme pas dy lëkundjeve që ndodhën një ditë më parë.

Ndryshe nga dje ku pati tërmet në Lushnjë, sot IGJEUM raporton se ka regjistruar nje goditje termeti ne oren 04:47 te mengjesit te sotem, me epiqender ne Mirdite.

Sipas IGJEUM termeti ka qene me magnitude 2.5, 7 kilometer ne verilindje te Klosit dhe me thellesi 2 km.

Nuk kanë të ndalur tërmetet, lëkundet qyteti verior pas dy tërmeteve në jug të vendit Read More »

E provuar/ Receta me hudhër dhe limon, për një jave do të keni humbur kilet e tepërta

Shtimi në peshë është një problem që vështirë të menaxhohet, dhe shpesh duket se lufta me peshën, humbet.

Por nesh keni kurajë dhe jeni këmbëngulës mund t’ia dilni që të eliminoni kilogramët e tepërt dhe ta ktheni trupin tuaj në më të shëndetshëm dhe më të bukur, shkruan ShkodraNews.

Një nga mënyrat për ta arritur këtë, është kjo recetë me hudhra.

Çfarë ju duhet:

12 thelpinj të mëdhenj hudhre, Dy kokrra limoni, 1 ½ l ujë.

Si ta Përgatisni

Qëroni thelpinjtë e hudhrës me kujdes dhe më pas shtypni secilin prej thelpinjve përmes një çekiçi kuzhine. Pastroni limonat me ujë të rrjedhshëm dhe prijini në copëza të vogla me gjithë lëkurë. Vendosni ujin në një tenxhere. Shtoni hudhrat e shtypura bashkë me copat e limonit dhe vendosini në zjarr të ziejnë për 15 minuta.

Më pas, kullojeni lëngun dhe pijeni, ndërsa masën e përfituar mund ta ruani në frigorifer.

Lëngun e përftuar mund ta ndani në tre doza për çdo ditë. Rekomandohet që të pini nga një filxhan çaji me këtë lëng para secilit nga tre vaktet e ngrënies. Kura përdoret për tre ditë rresht. Ajo ndihmon organizmin për një pastrim rrënjësor të tij duke ndikuar në shkrirjen e yndyrës së tepërt në zonën e barkut. Efektet e kurës ndihen pas një jave.  /ShkodraNews.

E provuar/ Receta me hudhër dhe limon, për një jave do të keni humbur kilet e tepërta Read More »

U shkarkua për Ervis Martinajn’, por ish-kreu i Policisë së Burgjeve del me njollë të zezë…

Gent Strazimiri ka zbuluar një tjetër fakt lidhur me ish-drejtori e Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani, të shkarkua pas përplasjes për shkak të Ervis Martinajt. Sipas Strazimirit, Enrik Sulejmani ka qenë i shkarkuar në vitin 2013 për shkak të dekriminalizimit, falë edhe presionit të opozitës.

Postimi i plotë

Enrik Sulejmani shkarkohet per here te dyte! Si u rimor në punë drejtori i shkarkuar për shkak të dekriminalizimit, pas presionit të opozitës në vitin 2013?! Me Rilindjen, rilindin të gjithë; kriminelë që bëhen deputetë apo që kur nuk bëhen dot vetë, bëjnë baballarët deputetë.

Por rilindin edhe të tjerët pas tyre, e shembulli më i fundit është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani, ish i burgosur për trafikim qëniesh njerëzore kur kryente detyrën e shefit te komisariatit në Rinas në vitin 2003, që u largua nga detyra pasi Rilindja e emëroi Drejtor të Pergjithshem te Policise se Burgjeve ne vitin 2013!

Ministrja e Drejtësisë, e paska rishkarkuar nga detyra, sepse i krijoi favore të arrestuarit Evis Martinaj, te cilin nuk pranoi ta transferonte nga spitali privat ne spitalin e burgjeve! Po si u rikthye ne të njejtën detyre nga ku ishte shkarkuar 5 vjet me pare Enrik Sulejmani?

Kush e propozoi per te njejten detyre ish te arrestuarin per trafik qeniesh njerezore Enrik Sulejmani? Kush e emeroi perseri Drejtor te Pergjithshëm të Policise se Burgjeve Enrik Sulejmanin?

U shkarkua për Ervis Martinajn’, por ish-kreu i Policisë së Burgjeve del me njollë të zezë… Read More »

Mbyllet pas 110 vitesh shkolla historike në Tragjas/Ndër shkollat e para të gjuhës shqipe

Ka mbyllur dyer këtë vit shkolla 110 vjeçare në fshatin Tragjas të qytetit të Vlorës.

Këtë vit, shkolla “Zonja Çurre” nuk u hap dhe në derën e saj nuk kishte me mbishkrimin “Mirësevini nxënës të dashur”.

Kjo shkollë që u mbyll sivjet, është ndër shkollat e para të gjuhës shqipe.

Ajo nuk do të çelë dyert për shkak të reduktimit të ndjeshëm të numrit të nxënësve.

Prindërit e fëmijëve shprehen kundër mbylljes së shkollës, ndërsa thonë se shumë prej nxënësve kanë zgjedhur Orikumin dhe Vlorën për t’u shkolluar.

Mbyllet pas 110 vitesh shkolla historike në Tragjas/Ndër shkollat e para të gjuhës shqipe Read More »