Irina

I akuzuar për kallëzim të rremë, vjen lajmi për “babalen”

Një tjetër zhvillim në çështjen e njohur si “Babalja”. Arrestohet në Kosovë ‘dëshmitari X’ Albert Veliu. Pas akuzave të ngritura nga autoritetet shqiptare, policia kosovare ka arrestuar për llogari të drejtësisë shqiptare Veliun, e njohur ndryshe si “babalja”, protagonist i audio-përgjimit me Agron Xhafaj.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga Policia e Shtetit. Veliu akuzohet për ‘kallëzim të rremë’ në bashkëpunim si kalim të paligjshëm të kufirit. Ai dëshmoi në prokurori se kishte folur në telefon me vëllain e Fatmir Xhafajt, i cili aktualisht ndodhet në Itali.

I akuzuar për kallëzim të rremë, vjen lajmi për “babalen” Read More »

“Na vini tela elektrikë në veshë”, i mbijetuari i ferrit komunist tregon vuajtjet

Pjetër Shkoza ishte një prej kundërshtarëve të regjimit komunist. Ai ishte arratisur dhe kishte qëndruar 44 vite pa u rikthyer në Shqipëri. Ky personazh unikal ka dhënë një intervistë në emisionin “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço në moshën 101-vjeçare, 5 vjet para vdekjes. (ndërroi jetë në moshën 106-vjeçare në korrik 2016).

Ai ishte korrier i komitetit të maleve i kryetarit të saj Mark Gjonmarkaj. Në vitin 1951 ai arratiset nga Shqipëria dhe rikthehet pas 44 vjetësh. Gjatë emisionit ai tregon torturat gjatë burgosjes dhe sfidat e arratisjes nga Shqipëria.

“Familja ime është marrë gjithnjë me punët e veta dhe jo me politikë, deri sa hyri ushtria e huaj, Italia. Ku mora pjesë unë me vëllanë tim Nikollën, jo për politikë, por për jetën time. Fillimisht komunistët u sollën mirë me ne sepse mendonin se do të na bënin për vete. Aty çaloi puna. Kur ata panë se ne nuk bëheshim palë me ta, ata na sulmuan. Na morën gjithë pasurinë dhe atëherë filluan burgjet dhe persekutimet ndaj nesh. Bardhok Biba ishte armiku më i madh i joni, ne nuk bëmë atë që na tha ai dhe ai na paditi. Mua më dënoi me vdekje në Shkodër dhe Nikollës i tha: Rri urtë.

Më vonë Bardhok Biba më çoi fjalë dhe unë shkova e takova. Më kërkoi ti tregoja ku e merrte postën Mark Gjonmarku. Unë nuk i tregova. Mark Gjonmarku në shtëpinë tonë ka patur besë gjithmonë. Ne nuk e tradhëtonim. Dhe ai thirri policinë dhe më arrestuan dhe çdo ditë më bënin proces hetimor. Më vinin telin elektrik në të dy veshët dhe më ngrinin në ajër. Kapiten Nesti i thonin atij që na torturonte. Kam jetuar dy vjet aty derisa erdhi rasti, më njohën dhe më doli për zot Xhemal Llazani. Kur kam hyrë në burg kam qenë 90 kile dhe kur kam dalë nuk kam qenë më shumë se 40 kile. Pasi doli amnistia në Jugosllavi ne vendosëm të ikim atje. Nuk na trajtuan keq sepse ishte ndërhyrja amerikane. Por të gjithë ikën nga Jugosllavia, jo me viza, por me grupime. Kemi ikur në Itali dhe më pas bëmë dokumentat dhe ikëm në Amerikë. Në Shqipëri lash gruan shtatzënë, vëllanë dhe shumë të afërm të tjerë. Gruan time e kuzonin çdo ditë se fliste me mua sepse donin ta hiqnin. E morën e torturuan dhe i thanë se do ta torturonin edhe më shumë dhe ajo kishte marrë litarin dhe kishte varë veten. Një prej vëllezërve nisi të ikië në Jugosllavi dhe e arrestuan dhe e dënuan me 14 vjet burg. Vëllai i dytë nuk hyri në burg, ndërsa vëllai i tretë vdiq në burg, 36 vjet ka vdekur. Shkruanim letra me familjarët, po ata nuk i merrnin letrat tona, sigurimi shkruante letra të tjera për ta. Iu thonin se ne po na rrihnin e po na torturturonin nëpër rrugë.

Në vitin 1992 kam ardhur për herë të parë pas 44 vitesh në Tiranë. Kishin dalë të gjithë të më prisnin, takim i zi ishte. Të gjithë qanin, s’është takim ai. Vëllait i ra të fikët. Kur isha në Amerikë, të më thonin ta fal gjithë botën nuk e doja, doja vetëm të takoja edhe një herë familjen”, tha Pjetër Shkoza.

*Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 1998-2012

“Na vini tela elektrikë në veshë”, i mbijetuari i ferrit komunist tregon vuajtjet Read More »

Lajm i keq për Shqipërinë, ja çfarë shkruan gazeta e njohur britanike

“Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian po pengojnë bisedimet e pranimit të Shqipërisë ndërsa theksojnë korrupsionin dhe prodhimin e kanabisit të vendit ballkanik”.

Një nga gazetat e njohura britanike, Express, shkruan se është bllokuar oferta e BE për të nisur negociatat me Shqipërinë.

Express, e njohur për qëndrimet e saj kritike ndaj BE-së, shkruan se shtetet anëtare të Bashkimit Europian po pengojnë bisedimet e pranimit të Shqipërisë, ndërsa sulmojnë korrupsionin dhe prodhimin e kanabisit në vendin ballkanik.

Gazetari Matt Drake shkruan se “në qershor, Komisioni Europian rekomandoi çeljen e negociatave për Shqipërinë që të bashkohet me bllokun”.

“Por vendet e BE, veçanërisht Franca, po tentojnë që të bllokojnë ofertën për anëtarësim. Parisi e justifikon kundërshtimin ndaj Shqipërisë për shkak të problemeve të vendit ballkanik me korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Gazetari shkruan se sipas Financial Times në vitin 2017, asnjë vend europian nuk ka kultivuar më shumë kanabis se Shqipëria.

“Ka dyshime për kursin e reformave të qeverisë shqiptare. Nuk janë vetëm vendet europiane, por edhe Shqipëria vetë. Vendi ka një nivel ekstremisht të lartë pakënaqësie dhe qindra-mijëra janë larguar nga vendi vitet e fundit”.

Lajm i keq për Shqipërinë, ja çfarë shkruan gazeta e njohur britanike Read More »

Ja si e shpërblen partia ish-drejtorin e ALUIZNI-t që vodhi pronën publike

Me sa duket vjedhja, korrupsioni dhe shkelja e ligjit janë kritere për të bërë karrierë në qeverisjen “Rama”.

Qytetarët e Sarandës, denoncojnë një tjetër skandal që po ndodh në qytetin e tyre. Ish-drejtori i ALUIZNI-t në Sarandë i cili u çua për ndjekje penale për shkak se legalizoi një pronë publike duke ja dhuruar dajës së tij, është emëruar sekretar i PS-së në mënyrë që ti shpëtojë ligjit.

Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha në rrjetin social Facebook.

POSTIMI I BERISHËS
Drejtori siçilist, qe lumturon dajon duke legalizuar per te edhe kabinen e elektrikut, cohet per ndjekje penale por dora e ngrohte e partise e emeron sekretar te PS! sb

Pershendetje. Meqense para disa ditesh fole per krietarin e ri te asamblese te PS ish drejtorin e ALUIZNI qe u shkarkua me urdher te ministres dhe u dha per ndjekje penale po ju dergoj disa fakte te shkeljeve te tij ne kete drejtori.

Kjo siperfaqja pa objekt vetem me nje garazh te vogel eshte legalizuar ne emer te dajos te tij Arjan Beqo dhe nje tjeyri Garazhi me lart.Ky objekti me poshte eshte kabine elektrike dhe e ka legalizuar per objekt.M. Te lutem publikoje ato shkeljet qe ju dergova per ish drejtorin e ALUIZNI Sarande pasi jane

fakte qe jane cuar dhe ne prokurori dhe ata flene mbi dosje dhe se drejtori pretendon dhe ne te njejten kohe kryetar bashkie. Ju flm

Ja si e shpërblen partia ish-drejtorin e ALUIZNI-t që vodhi pronën publike Read More »

Dalin të dhënat tronditëse/ Buka që hanë shqiptarët me 9 kimikate të rrezikshme

Përveçse me miell të prodhuar para 30-40 vitesh e që përdoret si tagji për kafshët, buka në Shqipëri manipulohet edhe me 9 përbërës kimikë, të cilët në vendet e BE, janë të ndaluar kategorikisht në gjithë zinxhirin ushqimor të produkteve me “brumra”, ndërsa në Shqipëri janë lejuar me Udhëzim Nr. 15, datë 20.10.2014

Proteina në miellin që përdoret për bukë është një shqetësim i ngritur nga më shumë se dy vjet, meqë standardet e prodhimit të miellit nuk ishin ndryshuar që nga koha e komunizmit. U kërkua rritja e standardit të cilësisë së miellit (niveli i proteinave ishte 7%) dhe u vendos që standardi i proteinës të jetë 12%.

Proteina në grurin serb arrin në 11%. Në miell është shumë më e ulët, shkon në 10.5%, që është standarti i tagjisë për kafshët.

Që ta nxjerrin miellin më të bardhë, ulin rrezen dhe gjitha vlerat ushqimore ikin gjatë këtij procesi.

Sikur të mos mjaftonte ky miell, prodhuesit e bukës, për të fituar edhe më shumë, po përdorin “armë” tjera, me të cilat manipulojnë formën, strukturën, përbërjen, cilësinë, rezistencën dhe ngjyrën e bukës, për të joshur konsumatorin.

Një hetim ushqimor është kryer në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Serbi e Malin e Zi, nga Organizata Botërore e Ushqimit, – shkruan sot DITA.

Një kopje e ketij hetimi u dorëzua në fillim të muajit shtator 2018, edhe në zyrën e kryeministrit Edi Rama.

Në pjesën për Shqipërinë hetimi konstaton fakte, që sipas ekspertëve, përbëjnë “krim ushqimor masiv”.

Sipas të dhënave, 60%-70% e bukës në Shqipëri, prodhohet me miell gruri serbo-rus, prodhim i viteve 1988-1992, pa asnjë vlerë ushqimore dhe i infektuar me virusin “Coli Bacil”, manipuluar me disa larje, aromatikë e përbërës proteinik kimik.

Ky miell kancerogjen, tregtohet vetëm në Shqipëri, Bosnjë, Veriun e Kosovës dhe vendet e Botës së Tretë, megjithëse ndalohet të hidhet në treg për konsum njerëzor.

Mirëpo, sipas hetimit të OBU, tegtarë të lidhur me zyrtarë të lartë në Shqipëri, kanë lejuar një ‘shteg”, për importin e këtij gruri e mielli, në tregun shqiptar.

Janë lejuar me Udhëzim Nr. 15, datë 20.10.2014. Udhëzimi është firmosur nga ish-ministri Edmond Panariti.

Si pasojë buka në Shqipëri, prodhohet (manipulohet) me 9 përbërës kimikë, të cilët në vendet e BE, janë të ndaluar kategorikisht, në të gjithë zinxhirin ushqimor të produkteve me “brumra”.

Më poshtë substancat e rrezikshme kimike, që përdoren në bukën shqiptare, të ndaluar nga BE

FOSFAT NATRIUMI – E – 339 FOSFAT KALIUMI – E – 340 E-341 FOSFAT KALCIUMI – E – 341 KLOR – E-925
DIOKSID KLORI E-926: Zbardhues, mutagjen që krijon elementë kancerogjen
AGENE (triklorid azotike): Agjent zbardhues i bukës, shkakton çrregullimeve neurologjike (eksperimentuar tek qeni, macja, gomari)

AZODIKARBONAMID: Agjent e zbardhues, dënton furmëmarjen e rregullt, krijon hapësira për efekte bronkiale dhe acarim të “Traktit gastrointestinal”, me pasoja diare të shpeshta, dëmtim në veshka dhe aktivizim të sistemit endokrin (hypofunksioni) tiroidet, ndaluar kategorikisht në Evropë, Australi, Singapor.

PEROKSID BENZOYL: Agjentë zbardhues, eviton qullosjen e bukës 924 Bromati kaliumi : Agjentë zbardhues, shkaktojë dëmtime e dhimbje në stomak dhe diare, zhduk vitaminën “E” në miell.

Në veçanti bromati i kaliumit krijon fiktivisht bukë “origjinale”, me pasoja kancerogjene. Përdorimi i tij në bukë e prodhime brumi është veprim kriminal.

Dalin të dhënat tronditëse/ Buka që hanë shqiptarët me 9 kimikate të rrezikshme Read More »

Vijon lirimi i ‘peshqve të mëdhenj’, lë qelinë një ndër ‘kokat’ e mëdha të korrupsionit në LSI, hapet dosja skandaloze

Drejtësia e kalbur shqiptare po nxiton të nxjerrë nga burgu gjithë kriminelët dhe të zyrtarët e korruptuar, teksa po i troket fundi. Spastrimi ka nisur dhe shumë shpejt pritet të marrë goditjen fatale korrupsioni në sistemin e drejtësisë, por edhe më lartë, në politikë.

Njerëzit e korruptuar të drejtësisë po i shfrytëzojnë orët e fundit për të liruar ‘kokat’ e krimit dhe korrupsionit. Kohët e fundit, janë marrë një sërë vendimesh skandaloze nga drejtësia e mbytur në korrupsion, e cila ka hapur dyert e burgjeve për shumë zyrtarë të lartë, ose kriminelë të lidhur me politikën.

Rasti më i bujshëm ishte ai i Ermal Hoxhës, nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha, i cili u la i lirë me kusht pak javë më parë. ‘Bosi’ i kokainës, Ermal Hoxha, ishte arrestuar për kokainën e Xibrakës, ku u zbulua laboratori modern i prodhimit dhe përpunimit të lëndës narkotike.

Një tjetër vendim skandaloz i drejtësisë ishte lirimi i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Artur Zotoi LSI, i cili ishte arrestuar për abuzmin me tenderat e ushqimit të të burgosurve. Zoto nuk u mjaftua me lirinë, por kërkoi dhe dëmshpërblim për kohën që qëndroi pas hekurave.

Menjëherë pas tij, ishte gjyqtari Shkëlqim Miri, i cili u arrestua një vit më parë, pasi ju gjet në banesën e tij një shumë prej gati 30 milionë lekë të reja të pajistifikuara prej tyre. Por, kur po bën vitin në qeli, Prokuroria ka urdhëruar që gjyqtarit t’i hiqet sekuestro për 30-milionëshin, që e çoi atë në burg.

Ndërsa, vendimi më i pafalshëm i drejtësisë shqiptare është ai i ditës së sotme. Gjykata ka hapur dosjen më skandaloze të vjedhjeve galopante me rrugët, duke i dhënë lirinë njërit prej zyrtarëve të mbytur në kororupsion. Bëhet fjalë për rrugën Tiranë-Elbasan, përmes së cilës zyrtarët e LSI i zhvatën shtetit mbi 53 milionë dollarë. Në pranga ra ish-drejtori i rrugëve, Dashamir Xhika, dhe dy vartësit e tij, ku njëri prej tyre, Aksel Qurduku, ka fituar sot lirinë.

Këto janë disa ‘koka’ që kanë lënë qelitë, ndërsa pritet që drejtësia e kalbur të vijojë edhe për pak kohë me vendime të tilla skandaloze, derisa të marrë goditjen më të madhe dhe të pastrohet plotësisht nga të korruptuarit dhe ‘skuthët’ që punojnë për politikanët./Pamfleti

Vijon lirimi i ‘peshqve të mëdhenj’, lë qelinë një ndër ‘kokat’ e mëdha të korrupsionit në LSI, hapet dosja skandaloze Read More »

Lotaria Amerikane, Ambasada tregon me video çfarë duhet të bëni

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dalë sot me një tjetër njoftim të rëndësishem për të gjithë ata që duan të aplikojnë për lotarinë amerikane, të çelur vetëm para pak ditësh.

Në faqen e vet në FB, ambasada ka postuar një video informuese, në të cilën tërheq vëmendjen për kujdes, lidhur me 5 këshilla të thjeshta, por shumë të rëndësishme, që u duhen në momentin e aplikimit.

“🇦🇱️ | Po mendoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane 2020? Mos harroni këto 5 këshilla të thjeshta kur të aplikoni. Vizitoni faqen tonë të internetit dhe lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit 👉https://bit.ly/2l7myjg ose postoni pyetjet tuaja në hapësirën e komenteve mëposhtë, duke përdorur #pyetanen”, shkruan Ambasada amerikane.

https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/314627129331508/?t=0

Lotaria Amerikane, Ambasada tregon me video çfarë duhet të bëni Read More »

Dalin përgjimet/ “Taulanti, shoku nga Librazhdi i kishte thënë hap gojën sa do” (Dokument)

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka publikuar sot përgjimet e Prokurorisë ndaj Fred Alizotit, personi që dyshohet se ka imituar zërin e vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj.

Në transkriptin e përgjimit të Prokurorisë nga dosja “Babale”, sipas Salianjit është Alizoti që flet me Drejtorin e Policisë së Fierit dhe përmend disa herë “Taulantin” dhe “shokun nga Librazhdi”.

Statusi i Salianjit

XhafajGate! Gjithë shteti në shërbim të fabrikimit të provave për të shpëtuar pushtetin e tyre politik dhe privilegjet që iu vijnë nga pushteti. Si u fabrikua “aktori”?!

Përgjimet e prokurorisë faktojnë se Taulanti nga Librazhdi, shoku i Alizotit i përgjuar me nr cel +091 flet me drejtorin e policise Fier dhe me persona të tjerë! Kushdo mund ti shohë vete dokumentat zyrtare të prokurorisë. Skandali më i madh i faktuar tashmë dhe me dokumenta zyrtare. Deri tani kemi parë shumë pak

Dalin përgjimet/ “Taulanti, shoku nga Librazhdi i kishte thënë hap gojën sa do” (Dokument) Read More »