Irina

Del lista, këta janë 10 personat më të pasur në Shqipëri (Renditja)

Instituti Europian Pashko ka publikuar listën e 10 personave më të pasur në Shqipëri. Analiza është bazuar në të dhënat financiare zyrtare të deklaruara në institucionet shtetërore për 60 individët dhe kompanitë që ata zotërojnë, për pjesën takuese të gjithsecilit.

Kriteret dhe parametrat e analizuar në këtë studim marrin në konsideratë këta tregues:

-Kapitalin aksioner dhe pjesët takuese proporcionalisht
-Fitimin (proporcional) të vitit ushtrimor

-Kapitalin neto proporcional
Samir Mane u vlerësua si njeriu më i pasur në Shqipëri. Në vend të dytë të fitimit për vitin 2017 është Shefqet Kastrati, i cili pasohet nga Grigor Joti.

Biznesmeni Rrok Gjoka mban vendin e katërt. Më pas, renditet Agron Shapllo. Në vend të 6 është vlerësuar Renis Tërshana. Pas tij, Agim Zeqo. Deputeti Tom Doshi renditet në vend të 8, ndërsa biznesmeni Serafin Orgocka në të 9-tin. Lefter Kallo është i 10 në listë.

Ndërkaq studimi nxjerr në konkluzion se për peshën dhe përgjegjësinë që ky komunitet përfaqëson ndaj ekonomisë shqiptare, përbën një pasuri kombëtare.

Del lista, këta janë 10 personat më të pasur në Shqipëri (Renditja) Read More »

Rama dyfishon pagat e kupolës në mjekësi që kanë nga 4-5 biznese e bordero, infermierët i lë me 31 mijë lekë

Megjithëse është edhe vetë, pacient kronik në disa shërbime mjekësore “speciale”, kryeministri Edi Rama, nuk ka rritur pagat e punonjësve të shërbimit bazë mjekësor, por vetëm pagat e shefave të kupolës mjekësore në ministri, në drejtoritë shëndetësore rajonale, të shefava, nëpër bashki e qarqe, të institucioneve  qendrore dhe spitaleve rajonale.

Sipas VKM Nr. 555, datë 29.9.2018, të publikuar në datën 9 tetor 2018, kryeministri Rama, ka dyshifuar vetëm pagat e shefave të shëndetësisë, të cilët përveç pagës së shtetit, kanë nga 4-5 biznese ilaçesh e klinikash private dhe nga 3-4 bordero mujore, ndërkohë që mjekët dhe infermierët, i la përsëri, me paga 31 mijë lekë në muaj, aq sa ministrat, paguajnë 1 shishe verë në dreka e darka dhe aq sa deputetët, i marrin vetëm dieta mujore nga shteti, për të fjetur në hotele.

A mund të qëndrojnë më, infermierët dhe mjekët në Shqipëri, kur ky kryeministër, përveç kushteve mizerje dhe pasigurisë në punë, presionit partiak për largime nga puna dhe mbajtjes së vendeve të punës me ryshfete, i lë edhe me paga lëmoshë?

Vetëm 31 mijë lekë të reja e kanë pagën mujore, infermierët dhe 36 mijë lekë të reja kryeinfermierët e përveç kësaj, duhet të dëgjojnë çdo mëngjes, drekë e darkë, edhe “pordhët” e fjalimet 3-4 orëshe, të kryeministrit hajdut, matrapaz, mashtrues e demagog.

Ndaj po ia mbathin mjekët e infermierët, sepse janë bindur tashmë, që me këtë kryeministër dhe me këtë politikë majtas e djathtas, të degjeneruar moralisht e të zhytur në krim dhe korupsion, nuk do të ketë as vlerësim as ritje pagash, as pensione normale, as siguri për vendin e punës dhe të jetës në spitale.

Sipas të dhënave, mjekët dhe infermierët shqiptarë, që shteti i ka lënë me paga lëmoshë dhe në kthetrat e nepotizmit e militantizmit partiak, po vazhdojnë të ikin në Gjermani e ku të munden, mjafton të shpëtojnë nga “xhungla” dhe mjerimi në Shqipëri.

Deri tani, janë “arratisur” pa kthim, 2985 infermierë dhe mbi 700  mjekë , ndërkohë që mbi 2000 infermierë dhe 1000 mjekë të tjerë, kanë bërë gati, letrat zyrtare, për të shkuar të punojnë me dinjitet, të lirë, të qetë e paga të larta, atje ku nuk ka ministër shëndetësie batakçi e hajdut dhe kryeministër të xhindosur, megaloman, hajdut, kriminel, harbut e palaço cirku, por ka vetëm vlerësim pune dhe shtet ligjor.

Po ikin e do vazhdojnë të ikin, gjithë imfermierët dhe mjekët, mbasi ministria që drejtohet nga fyçka dhe sekserja Manastirliu, sipas portalit qeveritar, ofron vetëm 400 vende pune në vit për infermierë, ndërkohë që 10 universitetet shtetëror e privatë në Shqipëri, nxjerrin 3000 infermierë në vit!/Pamfleti

Ja disa nga pagat e rritura, për kupolën e shëndetësisë  dhe paga e infermierit

Drejtor i Përgjithshëm: 118 mijë e 100 lekë, Zv/drejtor i Përgjithshëm: 100 mijë lekë, Drejtor Drejtorie në Drejtorinë Qendrore: 100 mijë lekë, Drejtor i Drejtorisë Rajonale: 95 mijë lekë

Përgjegjës Sektori në Drejtorinë Qendrore: 80 mijë e 700 lekë, Drejtorie Rajonale Shëndetësie: 80 mijë e 700 lekë, Drejtor i Kujdesit Shëndetësor në Qark: 90 mijë e 800 lekë, Drejtor i Kujdesit Shëndetësor në Bashki: 80 mijë e 700 lekë, Kryeinfermier dhe Kryevaksinator: 35 mijë e 200 lekë, Infermier, Qendrat e Shëndetit Mendor: 36 mijë lekë, Infermier i zakonshëm: 31 mijë lekë

Rama dyfishon pagat e kupolës në mjekësi që kanë nga 4-5 biznese e bordero, infermierët i lë me 31 mijë lekë Read More »

“Kosova është shtet i pavaruar”, Petro Koçi ia pret fjalën ministrit serb në Beograd

Në Ministerialin e Mbrojtjes të Europës Juglindore (SEDM),që zhvillohet sot në Beograd, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, iu përgjigj flakë për flakë sekretarit të Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Bojan Jocic.

Përfaqesuesi i Serbisë deklaroi se Serbia është kundër shpalljes së njëanshme të pavarësisë Kosovës dhe e konsideroi të rrezikshme për stabilitetin në rajon shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur.

Por, ka reaguar menjëherë në fjalën e tij zëvendësministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Petro Koçi, duke deklaruar se “Kosova është një vend i pavarur që duhet të ftohet në SEDM”.

“Anëtarësimi i Kosovës në iniciativa të tilla rajonale jo vetëm kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajon, por lehtëson gjithashtu shpirtin e dialogut dhe realizmit mes Prishtinës dhe Beogradit”, tha Koçi.

“Kosova është shtet i pavaruar”, Petro Koçi ia pret fjalën ministrit serb në Beograd Read More »

Bubaveci, fshati që ka mbi njëmijë kafshë shtëpiake (Video)

Çdo ditë e tij fillon qysh në orët e hershme të mëngjesit, sepse në këtë mënyrë edhe kujdeset për trashëgimin e të parëve të tij.

Punën si fermer e bënë me një dashuri të madhe e një gjë të tillë e tregon edhe fakti sepse mban lloje të ndryshme të kafshëve.

Naim Kryeziu, nga fshati Bubavec i Malishevës thotë se ka nëntë vite që kujdeset për fermën, të cilën së pari e ka filluar gjyshi i tij.

“Personalisht unë punoj nga viti 2009, por kam traditë familjare që merremi me kultivimin e deleve. Fshati Bubavec është i përshtatshëm për blegtori. Në këtë fshat ka rreth 900 krerë dele, 700 krerë lopë që mbajnë dikush dy e dikush tri, por ka fermer me 50 të tilla”, thotë për RTV Dukagjinin Naim Kryeziu.

Sipas tij, një përkushtim më të veçantë, e duan delet, që numëron me mbi 300 krerë, të cilat gjithashtu pëlqejnë meloditë e fyellit nga çobani i tyre.

Fshati Bubavec, i cili ndodhet pak kilometra larg Malishevës, ka një sipërfaqe të madhe, ndërsa përbëhet prej më shumë se 2000 banorëve.

Kryetari i këtij fshati, Fehmi Kryeziu, ka thënë se toka e këtij vendi është shumë e përshtatshme për blegtori, andaj edhe shumica e banorëve të këtushëm, mbajnë ferma.

“Bubaveci i ka përafërsisht 3 mijë banor. Shumica merren me bujqësi dhe blegtori ka prej atyre që merren edhe me ndërtimtari. Karakteristik e veçantë është se ka gurë dekorativ, ka disa familje që merren edhe me gdhendjen e tyre”, thotë kryetar i fshatit Bubavec, Fehmi Kryeziu, përcjell Telegrafi.

Të kullosësh bagëtitë dhe të kujdesesh për to, është përgjegjësi, por mbi të gjitha është një kënaqësi të ballafaqohesh me botën e kafshëve, ka thënë fermeri Naim Kryeziu./Telegrafi

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/478212362698194/?t=0

Bubaveci, fshati që ka mbi njëmijë kafshë shtëpiake (Video) Read More »

Babalja/ “Presim shpalljen e emergjencës kombëtare”

Nga Astrit Patozi
BABALJA, SI EMERGJENCË KOMBËTARE
Nuk mbaj mend asnjë rast tjetër të ngjashëm. Janë 6 debate televizive njëkohësisht sonte në “prime time”, që të gjitha me një temë, “Babalen”. Që do të thotë, në një farë mënyre, se ky është problemi kryesor që ka Shqipëria sot, për të mos thënë i vetmi.

Tani pritet vetëm që të dalë dikush e të shpallë gjendjen e emergjencës së përgjithshme kombëtare, për mbylljen e shkollave, fabrikave, furrave të bukës, restoranteve po e po, madje edhe spitaleve, derisa të zgjidhet kjo çështje.

Unë nuk them dot se ata që e gatuan serialin e neveritshëm me Babalen e kanë bërë qëllimisht, por ky është një rekord i zi i degradimit të politikës në Shqipëri. A thua se nuk jemi i njëjti vend ku çmimi i karburanteve po rritet në shifra të frikshme, ku krimi po bën kërdinë në mes të kryeqytetit, ku shteti po vidhet në çdo qelizë nga zyrtarët e vet dhe ku shqiptarët po ikin nga sytë këmbët çdo ditë prej atdheut te tyre.

Dhe është jashtë çdo dyshimi, që qeveria është pala më e interesuar për t’i zhvendosur temat e mëdha të debatit politik në banalitete ordinere si gjella, që po u serviret sot në tavolinë praktikisht çdo shqiptari që ka një aparat televizori në shtëpi.

Babalja/ “Presim shpalljen e emergjencës kombëtare” Read More »

E di pse nuk është bërë akoma Shqipëria !?

(- Kjo botë u shthurr, ; – O prapësi, o dreq, që unë paskam lindur të të ndreq !)

E di pse nuk është bërë akoma Shqipëria !?, ;

– Jo ngaqë u shkëput me shumë vonesë nga Turqia, tamam sikur t’i kishin shijuar shekujt e gjatë të dhunës e përdhunës, ashtu si një grua që e torturuar gjithë jetën nga burri me të cilin e kishin martuar pa e pyetur, kur i thua duke i puthur sytë, – Po lere mutin dhe jeto dy ditë rehat në këtë jetë … – të përgjigjet duke të kthyer puthjen e syve : – S’ka gjë, u mësova tani…, ;
– As ngaqë e zhvati kush mundi kur u ndanë kufijtë, ashtu si femrën e bukur të fshatit duan ta shkërdhejnë të gjithë e pastaj ta vrasin, në mënyrë që mos ta kenë më përpara syve ditën për tu prishur gjumin natën, ;
– As ngaqë kur Lufta mbaroi mori rrugën e gabuar, ashtu si një që i mbetur jetim në vogëli dhe pastaj i keqtrajtuar nga të afërmit e pashpirt që duan t’i marrin pasurinë, i largohet fshatit të tij me shpresën e gabuar se në dhe të huaj do gjejë njerëz që e duan, ;
– As ngaqë klasa politike në këtë vend është gjithmonë me probleme, sikur konkurset këtu të bëhen për të zgjedhur jo më të mirin, por më të ligun, ;
– As ngaqë nuk janë dënuar ende krimet e komunizmit, që besoj se ndodh ngaqë këtu kanë humbur burrat që dinë të bëjnë drejtësi, ;
– As ngaqë ende nuk janë hapur dosjet, që mendoj se ndodh ngaqë kemi qenë aq të molepsur saqë nuk guxojmë ta marrim vesh të vërtetën, ;
– As ngaqë opozita është e lodhur dhe nuk ka qejf ta lëvizë hiç bythën, ashtu siç një i sëmurë terminal refuzon ta pijë një gotë verë ngaqë mendon – E për ça ta pi, unë e di që do vdes, – a thua se ne të tjerët që e pijmë me qejf atë gotë, nuk e dimë që një ditë do ikim qoftë edhe nga një mungesë pa arsye e rrahjes së zemrës, ;
– As ngaqë shqiptarët nuk dinë të protestojnë, si njerëz qejflinj që janë, ;
– Dhe as ngaqë Enveri përton të ngrihet nga varri, meqë ka gjetur rehat në tokën që e deshi aq shumë saqë edhe pushimet ngeli duke i bërë gjithë jetën si koqe vetëm në Vlorë e Pogradec, ;

– Por ngaqë është hera e dytë që vij të laj makinën tek e njëjta lavazho dhe për herë të dytë punëtori aty më thotë të njëjtën fjali, dmth, : – Ore po shumë pis e bën këtë makinën ti ! , ; – dhe kur ulem të pi një kafe tek klubi afër lavazhos dëgjoj kamerierin që duke i shkëputur sytë me bezdi nga ekrani ku po shikon një ndeshje i kthehet atij që i ka kërkuar – Edhe nje dopio xhaxhit mor bir !, – me fjalët – Ore po shumë raki pike edhe ti !, ; – dhe kur ul sytë të lexoj ndonjë gjë këtu, gjej një lajm që thotë se filan drejtor u shkarkua ngaqë u gjet duke i rënë me dorë në zyrë, që do të thotë se Shqipërisë i ka emigruar jo vetëm truri, por edhe krahët që dinë të punojnë siç duhet./Edmond Bejtaj

E di pse nuk është bërë akoma Shqipëria !? Read More »

‘Mora një pako të mirë’, ‘Taulanti nga Librazhdi’, zbardhen përgjimet e prokurorisë

Deputeti demokrat Ervin Salianji i cili është vendosur nën akuzë nga prokuroria ka zbardhur sot në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 një pjesë të përgjimeve nga transkriptet e Prokurorisë që publikoi në “Facebook”. Salianji tha se është një pjesë e skandalit “Xhafaj gate”.

Në përgjimet e ‘imituesit’ të Agron Xhafajt sipas tij, Fredi Alizoti i thotë një mikut të tij se ka marrë një pako të mirë.

“Ka një evoluim të çështjes. Nuk bëhet më debati publik nëse ka qenë apo jo zëri i Agron Xhafajt.
Ne kemi publikuar nëj video, e keni parë që e kam nxjerrë gjatë një debati televiziv ku aktori i fabrikuar nga qeveria pranon që e merr Ard Veliu dhe Taulanti. Këto fakte dhe prova janë të njëjta me provat e prokurorisë. Faktohen dhe nga përgjimet që ka bërë vetë prokuroria e shtetit shqiptar.
Po ju them vetëm një pjesë të këtij skandali ‘Xhafaj gate’, skandalin më të madh në fabrikimin e provave për të mbrojtur një person që është vëllai i ministrit të brendshëm dhe vetë ministrin.
Alizoti me nr. tel 091 në fund thotë në datën 1.6.2018 në orën 5:20 dy apo 3 orë para se të vinte në prok flet me një mikun e tij dhe i thotë 5 min dhe vjen drejt i policisë së Fierit dhe i thotë mora një pako të mirë.
Unë jam person nën hetim dhe si person nën hetim mund të kem të gjitha provat. Këto janë dokumente zyrtare të Prokurorisë që kanë shkuar në gjykatë.
Prokuroria ka marrë disa mjete aty këtu për të mbajtur në detyrim paraqitje Jetmir Olldashin. Në datë 29 maj thuhet ‘ça do bëjmë me atë shokun nga Librazhdi’. Dy ditë para 1 qershorit. Thotë më është ofruar një gjë e mirë nga një palë tjetër. ‘Taulanti nga Librazhdi’”, deklaroi Salianji.

Zbardhja e transkriptit të bisedës telefonike:
0682029700- numri i personit që merr në telefon
0676494091- Numri i telefonuesit që përgjigjet.

091: Alo
771: Alo
091: E vlla
771: Hë mo vlla, ça bën ti
091: Jam jam me një shok po pres, ca bën ti?
+700: Hiç vlla ja ka pak pune ne Durres
091: O vlla
+700: he?
+091: Fola edhe me Salen, kupton thashë mos te ngelet qefi të ha në besë kupton?
+700: Fol
+091: E po pres të vi Taulant tani
+700: Kush?
+091: Taulanti Taulanti
+700: Cili?
+091: Taulanti Taulanti
+700: Krah i kundërt eee?

‘Mora një pako të mirë’, ‘Taulanti nga Librazhdi’, zbardhen përgjimet e prokurorisë Read More »

WhatsApp shfaq një problem sigurie gjatë video thirrjeve

WhatsApp tha ditën e Mërkure se ka adresuar një problem sigurie në platformë i cili mund të përdorej nga hakerat për të hyrë në aplikacion gjatë një video thirrjeje. Lajmi vjen një javë pasi ZDnet dhe The Register raportuan ekzistencën e tij, raporton “PcWorld.al”.

Dy publikimet thanë se problemi u gjet në gusht dhe ishte prezent tek telefonët Android dhe iPhone por adresimi i tij u bë vetëm në Tetor. WhatsApp përdoret nga mese 1.2 miliard njerëz në mbarë botën dhe është mjeti kryesor i komunikimit për shumë biznese. Shërbimi u ble nga Facebook në 2014-ën për 19 miliardë dollarë. Problemi u zbulua nga Projekti Zero i Google. Megjithatë ky nuk është skandali i parë i sigurisë që Facebook përballet. Pak ditë më parë u zbulua një hakim i 50 milion llogarive.

WhatsApp shfaq një problem sigurie gjatë video thirrjeve Read More »