Irina

Eduart Grishaj zbulon arsyen, ja pse Luizi nuk mori pjesë në BBV

Luiz Ejlli është një prej personazheve më me interes për publikun shqiptar. Kudo po flitet për të, e ashtu ndodhi edhe në intervistën e regjisorit Eduart Grishaj në “E Diell”.

Ai ka treguar se Luizi ka dalë nga shtëpia e madhe e Top Channel, edhe pse ai paraprakisht njihej se kush ishte.

Po ashtu, ai ka treguar se dëshira për ta bërë pjesë të Big Brother fenomenin Luiz Ejlli ka qenë që në edicionin e parë.

“Luizi nga shtëpia jonë ka dalë. Ka qenë një zbulim. Ne Luizin kemi dashur ta marrim që në BBV1, por atij i humbi jetën babai dhe nuk u realizua”, tha Eduart Grishaj.

Nuk e imagjinojmë dot një përballje mes Luizit, Ilirit dhe Donaldit!

Eduart Grishaj zbulon arsyen, ja pse Luizi nuk mori pjesë në BBV Read More »

Rrit e vetme të bijën, 14-vjeçarja i jep forcë nënës së saj: Më ke mua!

Emili ka ardhur nga Borshi për të surprizuar nënën e saj “Ka Një Mesazh Për Ty”. Gjatë rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, 14-vjeçarja tregoi se prindërit e saj emigruan në Greqi kur vajza ishte e vogël dhe më pas u divorcuan.

Babai i saj jeton ende në Greqi, ndërsa Emili dhe nëna e saj, Brisilda u kthyen te gjyshërit. Brisilda iu përvesh punëve të fshatit ndërsa edhe pse është ende e re, vetëm 30 vjeçe, i është përkushtuar vajzës së saj dhe nuk ka krijuar një jetë të re. Emili dëshiron t’i japë nënës së saj një mesazh force.

Emili: Ma mos qaj. E di që je duke kaluar një jetë shumë të vështirë, por jo, më ke mua dhe ti do më kesh gjithmonë krahun tënd të djathtë.

Brisilda: Shpirt i mamit!

Emili: Ti e di që unë të dua shumë.

Brisilda: Edhe unë.

Emili: Fshiji lotët.

Brisilda: Drita ime, shpirti im./tvklan.al

Rrit e vetme të bijën, 14-vjeçarja i jep forcë nënës së saj: Më ke mua! Read More »

Edi Rama mesazh ngushëllimi për vdekjen e Silvio Berlusconit: Lamtumirë president dhe mik i mirë i Shqipërisë!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka përcjellë ngushëllimet popullit italian për vdekjen e ish-kryeministrit Silvio Berluscon.

Rama thotë se Berlusconi ka qenë dhe do të mbetet mik i shqiptarëve.

“Lamtumirë president dhe mik i mirë i Shqipërisë”, shkruan Rama.

Ish-kryeministri Italian ndërrroi jetë në moshën 86 vjeçare. Ai humbi jetën si pasojë e problemeve shëndetësore që kishte me zemrën teksa gjendej në reaminacionin e kardiologjisë në Spitalin San Raffaele në Milano.

Silvio Berlusconi ka shërbyer tri herë si kryeministër i Italisë përkatësisht në vitet 1994-1995, 2001- 2006 si dhe në vitet 2008-2011.

Edi Rama mesazh ngushëllimi për vdekjen e Silvio Berlusconit: Lamtumirë president dhe mik i mirë i Shqipërisë! Read More »

Luizi e përshëndeti në mes të koncertit nga Amerika, ja si reagoi Kiara

Luiz Ejlli ndodhet në Amerikë ku ka nisur koncertet në qytete të ndryshme prej datës 9.

Kështu ai dhe partnerja e tij, Kiara Tito e cila ndodhet në Turqi për xhirime ndodhen larg njëri-tjetrit.
Në koncertin e tij të fundit, Luizi teksa bashkëbisedonte me publikun, i dërgoi një përshëndetje Kiarës, duke u shprehur se e dinte që videot e tyre do të shpërndaheshin e ajo do ta shikonte këtë moment.

Më pas, ai filloi të performojë këngën që i ka dedikuar asaj, ndërsa publiku shpërtheu në brohorima.

Sigurisht që kjo video shkoi deri tek Kiara, e cila e ka shpërndarë në “Instastory” duke etiketuar partnerin dhe krahas emrit të tij i ka vendosur një zemër të kuqe.

Luizi e përshëndeti në mes të koncertit nga Amerika, ja si reagoi Kiara Read More »

Jori Delli i kthehet keq Ronaldo Sharkës, çfarë ndodhi mes tyre?

Olsa Muhameti na ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nisë sezoni i dytë i “Kepi i Tundimeve”.

Dihet se ky sezon do të ketë shumë ndryshime dhe pjesëmarrës dinamik edhe pse tashmë kanë nisur të aludohen disa emra të personazhe VIP. Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe shumë shpejt do të nisin xhirimet.
Tashmë kanë filluar xhirimet e “Kepi i Tundimeve” dhe disa nga ish-banorët e “BBV2” janë pjesë e saj.

Jori Delli dhe Ronaldo Sharka janë dy prej tyre dhe deri më tani kanë qenë shumë aktiv në rrjete sociale duke postuar video dhe foto shumë ‘funny’ së bashku.

Një ndër to ka qenë edhe kjo e sotmja, ku Ronalda teksa ka qenë duke filmuar Jorin dhe Keisi Medinin, e cila është gjithashtu pjesë e “Kepi i VIP-ave”, i ka pyetur për bukurinë shqiptare dhe Jori i është përgjigjur keq, por më pas kanë vazhduar me të qeshura.

Ronaldo: Vajza çfarë mendoni për bukurinë shqiptare?

Jori: Flet ti për bukurinë shqiptare, ik o surrat qofte…

Jori Delli dhe Krist Aliaj kanë qenë të ftuar në një nga rubrikat e emisionit “E Diell” dhe debatet mes tyre kanë qenë të shumta. Prej disa ditësh është aluduar se mes Kristit dhe Dea Mishel kishte diçka më shumë se shoqëri, por duket se Kristi paska një pëlqim për Jorin. Jo vetëm kaq por në një përballje mes tyre Jori është shprehur se Kristi ka tërheqje seksuale për të.

Jori Delli i kthehet keq Ronaldo Sharkës, çfarë ndodhi mes tyre? Read More »

Çmenduri! Fansja i ofron para Luizit për ta takuar

Luiz Ejlli ka qenë në koncert në Usa, ku duket se ka tërbuar njerëzit andej. Madje në skenë duken para të hedhura nga fansat e tij.

Por një video që po tërheq vëmendjen e njerëzve është pikërisht një e moshuar që i ofron Luizit para për t’ju afruar.

Ndonse Luizi i ka hedhur asaj para dhe e ka puthur në ballë. E pra duket se Amerika hapi thesët me para për Luizin.

Çmenduri! Fansja i ofron para Luizit për ta takuar Read More »

Zgjerohet ‘harta’ e pushuesve në Jug, turistet nga Gjermania: Do të rikthehemi sërish

Dikur në vendin tonë pushonin më shumë turistë nga Kosova dhe shtetet e rajonit ndërsa vitet e fundit bregdeti i jugut po frekuentohet gjithnjë e më shumë edhe nga vizitorët e vendeve europiane.

Për Panorama TV, turistët në Ksamil kanë treguar se çmimet dhe shërbimet janë të përballueshme, dhe kanë shprehur dëshirën për t’u rikthyer sërish

Dy mikesha nga Gjermania të cilat vizitojnë Shqipërinë për herë të pare tha se Ksamilin e kishin parë vetëm në rrjetet sociale, dhe se pasi mbërritën kuptuan se pamjet janë origjinale ashtu siç dhe në foto.
“Pashë Ksamilin nga mediat sociale. Kështu që unë edhe shoqja ime vendosëm të vijmë këtu. Në realitet është shumë më bukur sesa në fotografi. Tani nuk është piku i sezonit dhe nuk ka shumë njerëz, kështu që e kemi plazhin të gjithin për vete”, tregoi një prej tyre.

Sakaq turistja tjetër tregoi se do të rikthehet sërish ta vizitojë bregdetin pasi e ka shijuar shumë.

“Jam duke e shijuar. Është bukur këtu. Shërbimi është i mirë dhe çmimet janë të përballueshme. Nuk kam qenë më parë dhe kam lexuar për Shqipërinë dhe Ksamilin në rrejtet sociale. Do të kthehem sërish ta vizitoj”.

Veç detit me ujë të kristaltë, vajzave ju kanë pëlqyer dhe ushqimi.

“Kemi provuar restorante të shumta, ka shumë lloj ushqimesh. Kemi gjetur gatime italiane, por edhe sushi. Punonjësit e restoranteve janë miqësore”

Ksamili ndodhet, 17 km larg Sarandës dhe është një nga fshatrat më të bukur bregdetarë të jugut të vendit. Është plazh ranor, me ujë të kristaltë dhe me katër ishuj të vegjël. Vitet e fundit, Ksamilin e kanë promovuar dhe sugjeruar për turistët edhe media prestigjioze ndërkombëtare.

Zgjerohet ‘harta’ e pushuesve në Jug, turistet nga Gjermania: Do të rikthehemi sërish Read More »

‘Më ndjek çdo moment me GPS’, kush është gruaja që ‘përndjek’ Arbër Hajdarin?

Arbër Hajdari i ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ka folur gjatë për jetën e tij private, që nga fëmijëria deri më tani.

Ai shpreh se nënën e ka pikë të dobët dhe është e vetmja grua në jetën e tij që i ka dhënë të drejtën ta ndjekë me GPS gjatë gjithë kohës. Arbëri shprehet se ia ka dhënë këtë mundësi të ëmës sepse është gjithë kohës e shqetësuar dhe e merakosur për fëmijët e saj.
“Të dy prindërit më mirëkuptojnë shumë. Mamit i kam dhënë mundësinë që gjatë gjithë kohës të më ndjekë me GPS kudo që jam sepse di që atë nuk e le meraku. I vetmi njeri që më kontrollon mua nëpërmjet GPS është mami. Por që i falenderoj me gjithë zemër edhe mamin edhe babin që më kanë dhënë krah në punën që bëj dhe më kanë mirëkuptuar për të gjitha ato mungesa që kam bërë.

Këto janë dy momentet e jetës sime, një moment kur isha fëmijë që nuk e patëm mamin afër dhe një moment, tani që u rrita dhe jam prapë i obliguar për shkak të angazhimeve për të qenë larg saj dhe gjithmonë vras mendjen, ajo është e sëmurë, i ri mendja tek ne dhe nuk po gjej atë pjesë të kohës që duhet t’ja dedikoj asaj dhe që kam shumë boshllëqe që janë krijuar nga fëmijëria”, u shpreh Arbër Hajdari.

‘Më ndjek çdo moment me GPS’, kush është gruaja që ‘përndjek’ Arbër Hajdarin? Read More »