Irina

Fizikanti i njohur: Një racë e re super njerëzore mund të shkatërronte pjesën tjetër të njerëzimit

Profesori Stephen Hawking druhej se një racë e re e ‘super-humanëve’ mund të shkatërronte pjesën tjetër të njerëzimit, nëse inxhinieria gjenetike vazhdon të ecë pa u ndalur.

Shkencëtari ndërroi jetë në mars, por la një koleksion artikujsh të cilat i përshkruanin shqetësimet e tij për të ardhmen e racës njerëzore.

Në librin e tij të fundit , “In Brief Answers to the Big Questions”, Profesor Hawking thotë se ka frikë se njerëzit e pasur do të fillojnë të redaktojnë ADN-në e tyre dhe fëmijët e tyre për të krijuar ‘super-humanë’ të cilët do të jenë më inteligjentë se të tjerët dhe do të jetojnë më gjatë.

Ai shkroi:
Sapo të shfaqen super-njerëzorët, do të ketë probleme të rëndësishme politike me njerëzit të “pa-përmirësuar” të cilët nuk do të jenë në gjendje të konkurrojnë.”
Me shumë mundësi, ata( njerëzit e thjeshtë) do të vdesin ose do të bëhen të parëndësishme. Në vend të tyre, do të jetë një racë të qenieve vetë-projektuese që po përmirësohen në një nivel gjithnjë në rritje.

Ai parashikoi se edhe nëse ligjet për të frenuar inxhinierinë gjenetike frenohen, gjithmonë do të kishte njerëz të përgatitur për të thyer ndonjë rregull që do të nxiste rritjen e super humanëve.

Në një fragment të botuar në The Sunday Times, profesori tha:
Unë jam i sigurt se gjatë këtij shekulli njerëzit do të zbulojnë se si të modifikojnë inteligjencën dhe instinktet siç mund të jetë agresioni. Ligjet ndoshta do të kalojnë kundër inxhinierisë gjenetike me njerëzit. Por disa njerëz nuk do të jenë në gjendje t’i rezistojnë tundimit për të përmirësuar karakteristikat njerëzore, të tilla si kujtesa, rezistenca ndaj sëmundjeve dhe gjatësia e jetës.”
Megjithatë, autori i “A Brief History of Time”do të ketë kritikët e tij, duke përfshirë edhe mikun e tij të vjetër, Lord Rees, i cili beson se ka një ndryshim masiv midis parandalimit të sëmundjeve dhe përpjekjes për të ‘përmirësuar’ njerëzit.

Fizikanti i njohur: Një racë e re super njerëzore mund të shkatërronte pjesën tjetër të njerëzimit Read More »

Studimi: Gënjeshtarët janë më mjeshtra se sa e kishit menduar

Gënjeshtarët janë shumë herë më të vështirë për t’u dalluar se sa mund të mendoni, sugjeron një studim i fundit.

Njerëzit që gënjejnë kanë një tendencë për të fshehur ‘shenjat treguese’, të tilla si shmangia e kontaktit me sy dhe lëvizjet e vazhdueshme të duarve ose këmbëve.

Autori kryesor i studimit, Dr Martin Corley u shpreh:

Gjetjet sugjerojnë se ne kemi paragjykime të forta rreth sjelljeve që lidhen me gënjeshtrën, me anë të të cilave veprojmë pothuajse instinktivisht kur dëgjojmë të tjerët. Megjithatë, ne nuk prodhojmë domosdoshmërisht këto shenja kur ne jemi të gënjyer, ndoshta sepse përpiqemi t’i shtypim ato.”
Studiuesit përdorën një lojë interaktive për të vlerësuar llojet e fjalëve dhe gjesteve që bëjnë njerëzit kur gënjejnë. Ata gjithashtu analizuan se si një dëgjues mundohet të zbulojë nëse një deklaratë është e rreme ose jo.

Loja kompjuterike me dy lojtarë përfshinte 24 çifte të cilët ishin duke gjuajtur në mënyrë konkuruese për thesarin. Lojtarët kishin zgjedhjen mes të qenit të sinqertë se ku ishte fshehur thesari apo jo.

Njerëzit kryesisht besojnë se dikush është duke gënjyer nëse thonë ‘um’ ose ‘uh’, përsërisin fjalët ose korrigjojnë veten në gjysmë të fjalisë etj.

Megjithatë, studiuesit besojnë se gënjeshtarët mund të bëjnë një përpjekje të vetëdijshme për t’i shmangur këto shenja, duke bërë të kundërtën e asaj që pritej. Pra ju shohin drejtpërdrejtë në sy ose qëndrojnë të ngurtë në gjuhën e tyre të trupit.

Si rezultat, shumë nga lojtarët në studim u mashtruan në mendimin se kundërshtari i tyre ishte duke thënë të vërtetën. Shkencëtarët besojnë se kjo mund të shtyjë kërkime të mëtejshme për të zbuluar mënyrën se si njerëzit mashtrohen. /JOQ/

Studimi: Gënjeshtarët janë më mjeshtra se sa e kishit menduar Read More »

Ilir Meta ka mbetur vetëm me Gjinin e “Portokallisë” dhe me Gjinin e (pa)drejtësisë

Emblema e korrupsionit shtetëror shqiptar, Ilir Meta po përjton vetminë, për shkak të braktisjes së madhe, prej politikanëve, qeveritarëve, ish-vartësve, “ushtrisë” së servilëve, bashkëhajdutëve, eksponentëve të botës së krimit dhe gjithë kategorisë e tij.

Këtë vetmi, ai po e kompenson, me udhëtimet e trishta nëpër male, fshatra, shpella e qytete, duke u vetë-katandisur, në “murg”, i mbyllur brenda mureve të presidencës dhe një “endacak”, që kur e mbërthen superkriza psikologjike e hijes së  mëkateve, del e bredh rrugëve.

Nëse para 1 viti, i shkonte prapa një “lukuni” politikanësh, biznesmenësh, zyrtarësh të lartë, botuesish, pronarë mediash turma kantundarësh, “trimi” Çepanit hiqej, krekosej, kapardisej e ecte në krye të tyre, si “Koka e botës”.

Ndërsa tani, ka humbur kapadaillkëun, ka braktisur kostumet, ka ulur hundën, veshët e i është bërë koka sa një “lëpirëse”, dhe nuk po ndihet më, nuk po begeniset as nga kamerierët e lagjes, krejt i braktisur me qenin dhe macen e tij.

Qysh nga koha kur e degdisën dhe e ngujuan jo pa qëllim në Presidencë dhe menjëherë, pasi kuptoi se reformën në drejtësi, nuk e kanë në dorë Llalla, Zaganjori e Beçaj, por e drejton SHBA, presidenti “krim”, në çdo dalje publike, tregon se ka mbetur vetëm me dy persona, me të njëjtin emër.

Njeri është aktor komik, ndërsa tjetri gjyqtar. Njerin e mban, financon dhe e përdor si klloun, ndërsa me tjetrin, vazhdon pazare emërimesh në drejtësi dhe lirime kriminelësh e drejtorësh hajdutë, që i kanë mbushur thasët me miliona.

Likja i Çepanit, ish-njeriu që komandonte gjithçka, tani nuk po komandon dot as veten. Nuk e përfill askush, ka mbetur vetëm me Gjinin e “Protokallisë” dhe me Gjinin e (pa)drejtësisë, me njërin është komshi në Lalëz, ndërsa me tjetrin është ortak në korrupsion dhe mbrojtje të krimit në KLD e gjykata.

Por edhe nëse, siç thonë ata matanë oqeanit, Likja, do të çohet ca vite me “pushime” në Reç, përsëri do ketë lidhje me dy Gjinët, mbasi njeri do bëjë humor me prangosjen e tij, ndërsa me tjetrin, mund të takohen në gjykata e qeli, si “miq” me të njëjtin fat./Pamfleti

Ilir Meta ka mbetur vetëm me Gjinin e “Portokallisë” dhe me Gjinin e (pa)drejtësisë Read More »

Reagon Xhisela Maloku: Ja si qëndron e vërteta e makinës 8 mijë euro… një ditë…

Xhisela Maloku pas lajmeve për makinën e saj të shtrenjtë dhe komentet për veshjen dhe syzat, ka reaguar përmes një reagimi në Instagram. Ish-e dashura e djalit të deputetit, Rrahman Rraja,

25-vjecarja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur u shfaq para kamerave me një makinë të viteve të fundit dhë aksesorë luksi. Nga verifikimet e bëra rezulton se makina Peugeot 208 që drejton Xhisiela kushton të paktën 8 000 euro në treg kurse syzet janë të markës Versace edhe pse ajo ka deklaruar se në familje i punon vetëm mami.

Së fundmi Xhisela ka reaguar ashpër mbi këto lajme, ku përmes një postimi në instastory, shkruan se makina nuk është e vetja, ndërsa syzet firmato ka vite që i ka.

“E para cila e drejtë jua e lejon të cënoni privatësinë time?! Me ç’të drejtë bëni publike një makinë që nuk është nën emrin tim as nuk është e imja. E dyta shoh që po bëni të gjithë dedektivin në jetën time ju lutem nqs doni ta bëni mund ta bëni, por të saktë dhe të merrni informacione të plota sa kohë ka që unë i kam ato syze Gucciiii, as syze nuk duhet të kem? Është krim ky?

Se janë komentuar më shumë se vëtë historia ime,ju lutem verifikojeni sa kohë ka telefoni im atletet e mija dhe çdo gjë e imja personale!!! Mos doni të kaloj dhe unë në vetting!! Po turp a s’ju vjen nga vetja që për axhendën tuaj politike merreni me gjëra kaq të parëndësishme kaq të turpshe dhe vet ju e dini sa turp është por ju skeni… Llogaritë e mija do jenë në prokurori apo gjykatë tani e mbrapa për çdo gjë timen që shkel baltos apo shpif mbi mua e shumë akuza që nqs organet përkatëse nuk ju gjykojnë për ktë shpresoj një ditë zoti t’ju gjykojë”, shkruan Xhisiela ndër të tjera në postim.

Reagon Xhisela Maloku: Ja si qëndron e vërteta e makinës 8 mijë euro… një ditë… Read More »

Zbardhen të panjohurat e ngjarës në Bllok, gruaja dhe dy fëmijët e komandos…

Ngjarja e rëndë e ndodhur në lokalin “Monopol” në Bllok vazhdon të ketë shumë enigma, pasi ende nuk është krijuar një panoramë e qartë e asaj që ka ndodhur vërtetë.

Emisioni “Fol me psikologen” ka trajtuar ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë. Vrasja në bllok është parë nga një tjetër këndvështrim nga psikologia Ervisa Lula dhe i ftuari sociologu i njohur Ergys Mërtiri.

Këngëtarja Elvana Gjata u etiketua nga media si “molla e sherrit” duke u vënë në qendër të kësaj historie. Komentues të shumtë kanë fyer rëndë këngëtaren madje disa kanë shkuar deri atje sa e kanë akuzuar se po jep një model të gabuar tek ndjekësit e saj.

2 ekspertët kanë analizuar këtë sjellje agresive të shoqërisë e cila më së shumti i keqtrajton vajzat dhe njerëzit e dobët, madje sociologu Mërtiri e ka etiketuar si një sjellje perverse. Gjatë bisedës është sjellë në vëmendje figura e komandos Mevjol Bilo, babai i 2 fëmijëve ndodhet në arrati ndërsa mediat thonë se ai ka qenë personi i cili ka qëlluar më armë dhe ka vrarë Fabian Gaxhën.

Për herë të parë është sjellë një dëshmi mbi gjendjen e familjarëve të komandos. Psikologia Lula pas bisedave të bëra me familjarë të tij thotë se bashkëshortja dhe dy fëmijët janë në gjendje shoku, ndërkohë që nuk arrijnë të besojnë atë që ka ndodhur. Sipas familjes, Bilo ka qenë përherë një baba dhe një njeri i dashur dhe profili i vrasësit i dhënë në media për ta është i pabesueshëm.

Zbardhen të panjohurat e ngjarës në Bllok, gruaja dhe dy fëmijët e komandos… Read More »

Kur sheh kanionet e Kurveleshit, nuk të shkon ndërmend Europa

Kanionet e Kurveleshit, ndër 10 më të bukurit në Europë.

Pjesë e bashkisë Tepelenë, renditen ndër 10 kanionet më të bukur dhe më atraktiv të Europës.
Kanionet e Kurveleshit, më të mrekullueshmet në Europë.
Gjeografi zvicerian Prof. Christoph Baumann që ka vizituar disa herë Kanionet e Kurveleshit, e rendit këtë masiv gjeomonumental ndër 10 kanionet më të bukur në Europë.
Kompleksi natyror gjeomonumental i Kurveleshit është nga më impresionuesit që unë kam parë.

E konsideroj nga më të larmishmit në peisazh, përthyerje dhe mundësinë për tu kthyer në një produkt turistik, thotë Prof. Baumann.
Kanioni i Kurveleshit është i dydegëzuar, nga njëra anë e ka zanafillën nga Burimi i Gurrës së Progonatit dhe nga ana tjetër nga Kanioni Nivicë-Rexhin.
Gjatësia e Kanionit të Kurveleshi vijon më pas disa kilometra, duke ndjekur rrjedhën e lumit të Bënçës deri në derdhjen e tij në lumin e Vjosës në Tepelenë.

Kurveleshit

Krahas pamjes unike për nga thellësia, ky monument i rrallë natyror shoqërohet me kararakte deri në 30 metra, me ura shkëmbore, shkëmbinj të thepisir, shpella dhe shtigje.

Në afërsi të pikëtakimit të Kanionit të Lekdushit me Kanionin e Nivicës, gjenden dy kulla natyrore shkëmbore me forma dhe pamje unikale.
Kanionet e Kurveleshit janë pothuajse të paeksporuar plotësisht.

Vetëm krahu i Kanionit të Nivicës është eksploruara nga një grup eksporatorësh të huaj.
Territori përreth kanioneve është i pasur me histori, monumente kulture, objekte kulti, banesa monumentale, burime, bimësi dhe kafshë të rralla.
Në hyrje të Kanionit nga Tepelena spikat një monument i rrallë culture, Ura dhe Ujësjellsi i Bënçs ndërtuar nga Ali Pashë Tepekena.
Në fshatin Nivicë gjenden dy monumente të tjera kulture, Kështjella Ilire e Nivicës dhe Kulla e Kaçupajve.
Një grup eksploratorësh ndërkombëtarë të monumenteve të natyrës e eksporuan dhe e dokumentuar atë tetorin e kaluar.
Ndërkohë që zona me fshatrat Lekdush, Progonat, Gusmar, Rezhin dhe Nivicë ka filluar të tërheq vëmëndjen e vizitorëve dhe operatorëve turistik.
Sipas drejtorit të Agjensisë së Turizmit dhe Bregdetit Auron Tare:
Eksplorimi i këtyre kanioneve është duke u kthyer në një potencial të madh për zhvillimin e turizmit të zonës.
Kjo zonë me vlera ambientale dhe historike ende nuk është ruajtur dhe shpallur “zonë e e mbrojtur” si një pasuri unikale me një potencial për zhvillimin e turizmit të aventurës.
Zona e Kurveleshit është më e njohura në Shqipëri për traditën e mbarështimit dhe përpunimit të bagëtive të imëta në stane në kope.
Mish i pjekur në hell, kukureci, djathi i napës, pepeku, petaniku, harapashi, urlja e kaçupit, lakrori me mish qëngji dhe gatime të tjera janë pjesë e traditës unikale labe.
Sipas traditës së lashtë, në Kurvelesh ruhet e pastër kënga polifonike labe.

kurveleshit

Aq sa thonë që po u bënë bashkë tre lebër të Kurveleshit, do nisin menjëhërë të këndojnë “vençe”.
Kryetari i bashkisë Tepelenë Tërmet Peçi thotë se Kanionet e Kurveleshit shumë shpejt do të marrin interesimin që meritojnë, jo vetëm nga bashkia, por edhe nga qeveria shqiptare.
Në qëndër të fshatit Nivicë ka nisur të zbatohet një projekt i rijetëzimit urban dhe një projekt për zhvillimin e turizmit malor, rural, ambientalist, turistik dhe aventuror, sqaron kryebashkiaku.
Për lajm-shqip

Engjëll Serjani

15.01.2018

Kur sheh kanionet e Kurveleshit, nuk të shkon ndërmend Europa Read More »

Nesër konkursi për ‘Patrullë e Përgjithshme’, çfarë ju skualifikon

2700 aplikantë do t’i nënshtrohen nesër fazës së parë të konkursit për “Patrullë e Përgjithshme” në Policinë e Shtetit. Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema pohoi se këta konkurrentë do të garojnë për 150 vende boshë. Në një deklaratë për mediat Mema tha se nesër do të jetë faza e parë e konkurrimit, ndërsa tha edhe disa nga pikat që duhet të kenë parasysh të gjithë aplikantët, pasi mund t’u rrezikohet kualifikimi.“Nesër është konkursi për ‘Policinë e Shtetit’, për ‘Patrullë e Përgjithshme’. Është faza e parë konkurrimit dhe ata testohen për njohuritë që kanë marrë në shkollën e mesme. Më pas është testimi fizik dhe psikologjik.

Një rëndësi të madhe ka qenë të gjithë aplikantët duhet të jenë të pajisur me dokument identifikimi; pasaportë/ kartë identitet dhe nuk duhen të futen në sallë me aparate celularë. Përsa i përket udhëzime të tjera, ata do të njihen me të gjitha procedurat e tjera në këtë fazë të parë.Përsa i përket testit për ne si polici është me rëndësi, pasi duhet të jemi korrekt, pasi kemi 18 aplikantë për një vend, që tregon edhe interesin që kanë të e rinjtë tanë për të kontribuar në polici. Ndaj duhet ta vlerësojmë maksimalisht që të zgjedhim njerëz të aftë.

Fazat e testimit do të jenë të njëpasnjëshme. Ata duhet të jenë të qetë që të mbushin fletën e skantronit, pasi shumë prej tyre skualifikohen. Ajo jep në mënyrë të koduar përgjigjen e saktë apo jo të aplikantit. Rezultatin e fazës së parë e marrin në sallë aplikantët. Nuk ka komision, dhe njerëz që do të merrem me përpunimin e pyetjeve, por atë e bën kompjuteri. Aplikantët kontrollojnë njohuritë e shkollës së mesme”, tha Mema.

Nesër konkursi për ‘Patrullë e Përgjithshme’, çfarë ju skualifikon Read More »

Nis të hënën, testimi për policët e rinj, Memaj shpjegon ç’duhet të dinë aplikantët/Video

Drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Memaj dha detaje në një prononcim për median për mënyrën e zhvillimit të testimit me shkrim të aplikantëve për Patrullë të Përgjithshme, që në sallën e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohet të hënën dhe të martën.

Testimi me shkrim do të monitorohet me kamera, dhe nga një grup i Drejtorisë së Përgjitshme të Polciisë s ëShtetit, nga SHÇBA, Icitap e Pameca. Pas testim me shkrim që korrigjohet menjehere me skuantron do jetë testi fizik dhe ai psikologjik.

“Si drejtor i Akademisë së Sigurisë por dhe në emër të Policisë së Shtetit i garantoj të gjithë aplikantët gjë të cilët ata do ta vërtetojnë edhe vetë se porcesi do jetë tërësisht transparent dhe me mundësi zero për abuzim”, tha Mema.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/549953965466127/?t=0

Nis të hënën, testimi për policët e rinj, Memaj shpjegon ç’duhet të dinë aplikantët/Video Read More »