Një postim në rrjetet sociale i ish-Kryeministrit Sali Berisha për këmishat e kreut të qeverisë, ka bërë që të reagojë Kryeministri Edi Rama. Ky i fundit e ka konsideruar shpifje deklaratën e Berishës, që sipas tij, ka blerë në New York këmisha 23 mijë Dollarë.
Sipas Ramës, paratë që do të përfitohen nga procesi gjyqësor do të shkojnë për të bërë përparëse për kopshtin.
“S’jam marrë kurrë me këtë qenef digjital, po në çdo vend demokratik (+ në ligjin shqiptar) çdo përhapës i shpifjes dënohet njësoj si shpifësi! Kjo shpifje do shkojë në gjyq. Hugo Bossi im quhet Arjan, qepja si në Nju Jork çmimi si në Tiranë. Lekët e gjyqit do i bëjmë përparëse kopshti“, thotë shefi i Ekzekutivit.
Mbrëmë, Berisha postoi në Facebook një mesazh të “qytetarit dixhital”, ku shkruante se Kryeministri Rama ka blerë në New York tek firma Hugo Boss këmisha për 23 mijë Dollarë.
Bashkia e Vlorës dhe Bashkia e Korfuzit do të zhvillojnë aktivitete me qëllim rritjen e numrit të turistëve, dhe zhvillojnë potencialet turistike të dy qyteteve bregdetare.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, zhvilloi një takim në Bashkinë e Korfuzit në Greqi ku u prit nga homologu i tij Kostandinos Nikolouzos.
Fokus i këtij takimi ishte turizmi, potencialet e mëdha ekonomike që Vlora ofron në këtë sektor.
Kryebashkiaku i Vlorës bëri me dije se u gjet mirëkuptimi për të vijuar më tej bashkëpunimin mes dy bashkive, me aktivitete reciproke ku në qendër do të jetë promovimi i vlerave më të mira, për të arritur tek qëllimi, thithja e sa më shumë turistëve dhe rritjen e potencialeve turistike.
Dritan Leli e ftoi kryetarin e Bashkisë së Korfuzit për të vizituar Vlorën. Ndërsa homologu i tij, ftoi përfaqësues të Zyrës së Turizmit të Bashkisë se Vlorës në “Samitin e Turizmit”, që pritet të zhvillohet në Korfuz në muajt në vazhdim.
Akuzat e ngritura javët e fundit ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, sa i takon miqësisë me Edmond Begon dhe ngjarjet në komisariatin e Krujës, duket se kanë tërhequr vëmendjen e Bundestagut gjerman. Nga burime diplomatike mësohet se pesë deputetë të Bundestagut gjerman, pjesë e CDU-së, partisë së Kancelares Merkel, i janë drejtuar javën e shkuar me shkresë qeverisë federale.
Iniciativa e deputetëve gjerman lidhet me shfaqjen e Taulant Ballës në krah të kryeministrit Rama edhe në takimin me kancelaren Merkel, në fund të prillit të këtij viti.Sipas ligjeve gjermane 15 nëntori është afati që Ministri i Punëve të Jashtme t’ju përgjigjet letrës së dërguar nga deputetët ndërsa bërja publike e këtyre informacioneve është në dorën e këtyre të fundit.
Edmond Bego, njeriu që dikur ka qënë pjesë e ish-bandës së Lushnjës, tashmë rezulton të jetë një biznesmen i sukseshëm në fushën e ndërtimit dhe jo vetëm. Bego ka ngjitur me shpejtësi hapat drejt suksesit, duke pasur kapitale të konsoliduara në tregun e ndërtimit vendas.
Megjithëse një person me të kaluar kriminale dhe i dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge në kuadër të organizatës kriminale, drejtësia shqiptare nuk ka regjistruar një procedim penal për hetimin pasur kundër këtij shtetasi.
As prokuroria e Krimeve të Rënda, por as edhe prokuroria e policia e Tiranës, të cilat kanë qënë në dijeni të dënimit nga Italia të Mond Begos, nuk kanë marrë iniciativë për nisjen e një çështjeje për të verifikuar burimin e pasurisë dhe biznesit të këtij personi./korrieri
Këngëtarja Elvana Gjata u etiketua nga media si “molla e sherrit” duke u vënë në qendër të historisë së vrasjes dhe plagosjes në Bllok.
Komentues të shumtë kanë fyer rëndë këngëtaren madje disa kanë shkuar deri atje sa e kanë akuzuar se po jep një model të gabuar tek ndjekësit e saj.
2 ekspertët të ftuar në emisionin “Fol me psikologen”, kanë analizuar këtë sjellje agresive të shoqërisë e cila më së shumti i keqtrajton vajzat dhe njerëzit e dobët, madje sociologu Mërtiri e ka etiketuar si një sjellje perverse. Gjatë bisedës është sjellë në vëmendje figura e komandos Mevjol Bilo, babai i 2 fëmijëve ndodhet në arrati ndërsa mediat thonë se ai ka qenë personi i cili ka qëlluar më armë dhe ka vrarë Fabian Gaxhën.
Për herë të parë është sjellë një dëshmi mbi gjendjen e familjarëve të komandos. Psikologia Lula pas bisedave të bëra me familjarë të tij thotë se bashkëshortja dhe dy fëmijët janë në gjendje shoku, ndërkohë që nuk arrijnë të besojnë atë që ka ndodhur. Sipas familjes, Bilo ka qenë përherë një baba dhe një njeri i dashur dhe profili i vrasësit i dhënë në media për ta është i pabesueshëm. /ShkodraNews
Deputeti i PD-së Enkeled Alibeaj, në një deklaratë publike u shpreh se aktori i kryeministrit Edi Rama, Fredi Alizoti është blerë dhe shantazhuar nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Ai tha se PD ka disa fakte, ndërsa tregon edhe disa data, ku flitet për biseda telefonike dhe porosi të dhëna për Alizotin.
“Përgjimet telefonike provojnë se Fredi Alizoti, aktori i Edi Ramës, është sajesë e vetë Fatmir Xhafës.”, u shpreh Alibeaj.
“Alizoti ka takuar “shefin e madh” dhe ka marrë një “pako” prej tij, por celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nuk e heton se kush është “shefi madh” dhe çfarë vlere ka pako e ofruar prej tij”, tha ai.
Fjala e plotë:
Prej 5 muajve, Fatmir Xhafaj ka braktisur detyrën dhe është angazhuar drejtpërdrejtë në një skenar mafioz të mbrojtjes së trafikantit të drogës Agron Xhafaj.
Është pikërisht skenari mafioz që njoftoi Edi Rama vetëm 2 ditë pasi u faktua që i vëllai i Ministrit të Brendshëm vazhdonte aktivitetin kriminal të trafikut të drogës, ku edhe mashtroi publikisht se kishte ekspertizën shkencore që provonte se ishte sajesë.
Partia Demokratike ka publikuar faktet e plota që provojnë se hetimi ndaj Agron Xhafajt nuk është bërë nga Prokuroria, por nga vartësit e Fatmir Xhafës në Policinë e Shtetit. Prokurorët vetëm kanë noterizuar çfarë i është dërguar nga vartësit e Fatmir Xhafës.
Sot do të bëjmë publike dokumente të reja që provojnë se aktori i Edi Ramës, është gjetur, blerë e shantazhuar nga vetë Fatmir Xhafaj, për të mbrojtur vëllain e tij trafikant.
Në ekran shikoni dokumente zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, që provojnë se Fredi Alizoti, aktori i Edi Ramës, është sajesë e vetë Fatmir Xhafës.
Sipas përgjimeve telefonike, rezulton se:
Në datën 1 Qershor 2018, ditën kur Edi Rama pretendon se aktori i tij Fredi Alizoti është vetëofruar në prokurori në orën 8 të darkës, ai është kapur duke pohuar se ka bërë një muhabet dhe po pret të takojë Taulantin nga Librazhdi, që i ka thënë “hap gojën sa do”.
Menjëherë më pas, ai telefonohet nga Drejtori i Policisë së Qarkut Fier, me numër telefoni 0694110316, dhe lë takim tek QTU në Fier. Në orën 17.13 minuta, Fredi Alizoti i drejtohet Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, me fjalët: “Do ta zgjidhësh ti këtë punë, apo ta zgjidhi Shefi lart”? Vetëm 7 minuta më vonë, aktori i Edi Ramës, nga zona e QTU Fier, vendi ku është lënë takimi me vartësin e Fatmir Xhafës, telefonon dikë dhe i drejtohet me fjalët “Mora një pako të mirë”.
Më 7 Qershor 2018, aktori i vetëshpallur nga Edi Rama, telefonohet përsëri, personalisht nga Drejtori i Policisë Qarku Fier, i cili e pyet se çfarë po bën dhe ku ndodhet, dhe Alizoti i përgjigjet “lart ku më latë”. Alizoti i kërkon Drejtorit të Policisë Fier që të takojë “Shefin e madh” me patjetër atë ditë, duke e garantuar se “nuk ka më kthim mbrapa, ato që janë bërë nuk kthehen më mbrapa”.
Partia Demokratike, pyet sot Edi Ramën, Fatmir Xhafën dhe veglat e tyre kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda:
• Çfarë “pako” ka marrë Fredi Alizoti? Kush ia ka dhënë atë? • Kush është Taulanti nga Librazhdi që i ka thënë Fredi Alizotit “hap gojën sa do”?
• Çfarë shërbimi ka ofruar Fredi Alizoti dhe sa është paguar për këtë? • Pse e ka telefonuar përsëri në datën 7 Qershor 2018 Drejtori i Policisë së Qarkut Fier shtetasin Fredi Alizoti?
• Cili është “shefi i madh” i Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier që kërkon të takojë Fredi Alizoti?
Partia Demokratike dhe çdo shqiptar i ka të qarta përgjigjet. Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj nuk mund të fshihen më përballë fakteve që kanë fabrikuar dëshmitar për të mbrojtur një trafikant droge.
Sot Fatmir Xhafaj është i vetmi Ministër i Brendshëm, qё jo vetëm ka vëllain në burg për trafik droge, por i vetmi që përdor drejtuesit me të lartë të Policisë së Shtetit, për të fabrikuar prova e sajuar dëshmitar, me qëllim që të shpëtojë vëllain trafikant droge nga burgu.
Përdorimi i pushtetit nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, për t’i ofruar mbrojtje shtetërore vëllait trafikant droge të Ministrit të Brendshëm, është një krim shumë i rëndë. Ai do të ishte ndëshkuar rëndë nëse celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, do të kryente detyrën dhe do hetonte krimin e organizuar me mbështetje shtetërore.
Por celula kriminale në Prokurorinë e Krimeve të Rënda e ka bërë zgjedhjen e vet antiligjore, duke bashkëpunuar në një akt mafioz për të shantazhuar gazetarët, qytetarët dhe opozitën, në përpjekjen e dëshpëruar për t’i mbyllur gojën denoncuesit.
Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj mund të ndjehen sot të sigurtë përkohësisht sepse kontrollojnë gjykatat e prokurorinë. Ata mund të manipulojnë prova e të fabrikojnë dëshmitar, sepse askush nuk i heton dhe dënon.
Por fundi i tyre është i afërt.
Dita ku drejtësia për to do të behet, nuk është e largët.
Afatet tremujore të hetimit për dosjen “Tahiri” kanë përfunduar tashmë, ndërsa ditën e hënë, Prokuroria e Krimeve të Rënda do të marrë një vendim të rëndësishëm për këtë çështje.
Në një kohë kur dy prej prokurorëve, që udhëhiqnin hetimet janë larguar dhe gati po mbushet viti që kur Tahiri është vendosur nën hetim, Prokuroria është përballë tri mundësive.
E para, dhe me më shumë gjasa, është kërkesa për shtyrje edhe me tre muaj të afateve të hetimit. Vetëm një muaj më parë, Prokuroria ka kërkuar shtyrjen me tre muaj të afateve të hetimit për Jaeld Çelën, ish-drejtues i Policisë në Vlorë, i cili gjithashtu është pjesë e dosjes.
Burime brenda mbrojtjes, thonë gjithashtu, se presin një zgjatje të hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm. Por gjithashtu, Prokuroria e Krimeve të Rënda mund të kërkojë edhe dërgimin e çështjes në gjykim, ose pushimin e saj për mungesë provash. Burime brenda Prokurorisë së Krimeve të Rënda, thonë për “Panorama” se të hënën do të ketë një veprim konkret lidhur me këtë dosje.
Një nga provat më të forta të Prokurorisë është një letërporosi e dërguar nga Greqia për udhëtimin e Tahirit atje për pushime verore. Sipas të dhënave të sistemit TIMS, ministri Tahiri ka dalë nga territori i Shqipërisë më datën 08.08.2014 ora 09:32, në drejtim të Greqisë përmes Portit të Sarandës me tragetin e linjës.
Po kështu, 6 ditë më vonë, më 14.08.2014, Artan Habilaj, vëllai i Moisi Habilajt ka dalë nga Shqipëria për në Greqi përmes Qafë-Botës, me mjetin “Audi” rreth orës 10:51. Dy ditë më pas, më 16.08.2014 në orën 13:31, Tahiri hyn në territorin e Shqipërisë nga Qafë-Bota, i shoqëruar nga ish-shoferi i tij Aliaj me mjetin tip “Audi” që ua kishte shitur Habilajve dhe pretendonte se s’kishte më lidhje me ta. Ndërsa po atë ditë, Artan Habilaj ka hyrë në Shqipëri me traget përmes portit të Sarandës.
Meqë shkojmë ne gjyq, nuk po flasim me emra po ashtu ne përgjithësi.
Seç me thane që është njëri këtej nga Shqipëria jonë që diagnostikohet me ‘psikoze afektive’ në rininë e tij ku një ndër siptomat sipas frengut qenka dhe ‘Çrregullimi antisocial i Personalitetit’!
Ka dhe kartelë vërdallë për këtë punë, dhe diku thoshte që simptomat shfaqen jo vetëm në rininë e hershme, por dhe në adoleshencën e vonë.
Taksirati jonë thuaj po na ra për pjesë. Ja seç thotë frengu për këtë punë, por çdo ngjashmëri me ndonjë person që ju kujton është e rastësishme.
‘Karakterizohet me veprime të vazhdueshme antisociale apo kriminale, por nuk është sinonim për kriminalitetin. Me tepër është paaftësi për sjellje konform normave sociale qe përfshin shume aspekte te zhvillimit.
Këta persona paraqiten si normal, por historia e tyre zbulon çrregullim te funksionimit jetësor.
Gënjeshtrat, ikja nga shtëpia, përleshja fizike, abuzimi me substanca dhe aktivitete tjera ilegale janë prezentë ne fëmijërinë e këtyre personave. Demonstrojnë gjendje ankthi ose depresioni çka nuk përputhet me situatën e tyre dhe shpjegimi i tyre për sjelljen antisociale bën që ata te duken si pa mend.
Kërcënimet për suicid dhe preokupimet somatike mund te jene te shpeshta. Shpesh e impresionojnë observuesin me inteligjencën e mire verbale. Janë manipulativ, abuzues fizik kryesisht ndaj partnerit, apo fëmijës së tyre.
Edhe klinicistet me te mire mund te mashtrohen nga këta pacientë. Këta pacientë nuk paraqiten ne mjediset e kujdesit te shëndetit mendor, por ka mundësi te përfundojnë ne gjyqe, burgje dhe ne pavijonet e urgjencave. Rastet kur ata paraqiten ne klinika te shëndetit mendor ndodhin pasi sillen kundër dëshirës se tyre ose pasi përpiqen t’i shmangin pasojat legale te një veprimi te kohëve te fundit’.
Për të hequr vëmendjen nga skandalet e panumërta të qeverisë së tij, Edi Rama ka hedhur në treg atë që ai e cilëson si ‘ligji anti-shpifje’.
Kjo sjellje e Ramës nuk është vetëm për të hequr vëmendjen, por edhe për të kërcënuar mediat që të mos publikojnë denoncimet ndaj qeverisë, ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve të tij.
E për këtë arsye, sot Edi Rama ka vendosur që të reagojë për akuzat e bëra në faqen e ish-kryeministrit Sali Berisha.