Irina

Dashuri dhe para, e mërkura plot surpriza, njihuni me parashikimin e yjeve

Dashi
Beqarët do kenë disa mundësi për aventura. Buxhetin do e menaxhoni më me kujdes falë ndikimit pozitiv të planetëve. Sot do të tregoheni me kërkues ndaj partnerit.

Demi
Buxhetin nuk do të mund ta mbani nën kontroll, kështu që situata dhe për pasojë ankthi mund të bëhet kryefjalë e ditës. Stresi nuk i zgjidh problemet, por ju bën më kaotik.

Binjakët
Ditë e bukur për të dashuruarit. Pasdite dhe në mbrëmje do ndodhin gjërat më të bukura. Buxheti do stabilizohet vetëm falë ndihmës se njerëzve të afërt.

Gaforrja
Gjendja financiare për fat të do të jetë optimale. Ata që janë në një lidhje do e forcojnë bashkëpunimin në çift dhe e gjithë kjo falë disa projekteve të përbashkëta.

Luani
Financat do të jenë mjaft të mira. Puna e palodhur do të shpërblehet. Jeni shenjë që pas një durimi të gjatë, nuk toleroni padrejtësitë.

Virgjëresha
Beqarët duhet të përgatiten për një takim shumë të veçantë me persona pozitivë. Sa u përket parave, duhet të flisni sa më parë me disa specialistë që t’ju ndihmojnë të zgjidhni problemet.

Peshorja
Gjërat nuk do të ecin ashtu siç e kishit parashikuar. Sot mund të merrni disa propozime për punë. Mund të merrni një rritje page që do ju kënaqë.

Akrepi
Në planin financiar disa yje do ndikojnë pozitivisht dhe do bëjnë që gjendja të mbetet e qëndrueshme. Jeta juaj në çift nuk do jetë shumë e qetë gjatë pasdites.

Shigjetari
Shmangni debatet e kota në punë dhe mos lejoni që diskutimet të dalin jashtë kornizës së normales. Beqarët do kenë disa mundësi për të realizuar takime interesante.

Bricjapi
Yjet parashikojnë një shumë parash për ju. Kjo do jua bëjë ditën shumë të bukur. Nga energjia pozitive, gjërat do ju ecin mbarë edhe në dashuri.

Ujori
Dashuria kërkon më shumë angazhim nga ana juaj. Nuk mund të nxirrni asnjë justifikim përpara partnerit. Yjet do ju ndihmojnë tej mase që ta përmirësoni buxhetin.

Peshqit
Tregoni kujdes me një çështje ligjore që mund ta keni lënë pas dore. Dikush mund të përfitojë nga mungesa e vëmendjes, duke shkaktuar kaos në jetën tuaj.

Dashuri dhe para, e mërkura plot surpriza, njihuni me parashikimin e yjeve Read More »

Ngjarja në lokalin në Bllok/ Ervis Martinaj braktis spitalin, tashmë ndodhet…

Ngjarja e rëndë në Bllok, vazhdon të jetë një ngjarje e veshur me mister, ndërkohë që Ervis Martinaj, një nga protagonistët kryesore është transferuar në ambientet e burgut 302 në Tiranë.

Martinaj po qëndron në ambjentet e këtij burgu prej disa ditësh, ndërkohë që po pret të përmbushet dhe afati 30 ditor i qëndrimit në qeli, që vetë Gjykata e Tiranës ka vendosur për të. Burimet thanë se Martinaj vijon të mjekohet në ambjentet e burgut, pasi ende ka disa koplikacione me plagën që i është shkaktuar në qafë, nga goditja me pistoletë e Marviol Bilos. Transferimi i Martinaj, në ambjentet e paraburgimit 302, u realizua vetëm një ditë pasi qëndroi në spitalin e Burgut. Mjekimin Ervis Martinaj, e mer në qeli, ndërkohë që shpesh herë është vizituar në ambjentet e burgut nga doktorët e spitalit Amerikan në Tiranë.

Transferimi solli shkarkimin e Sulejmanit
Pas përplasjes së Policisë me mjekët e spitalit “Amerikan 2”, për pengesën që krijuan për transferimin e Ervis Martinajt në Spitalin e Burgut, Drejtoria e Burgjeve ka bërë kallëzim penal për spitalin. Ndërkohë nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Stefan Çipa ka shkarkuar nga detyra shefin e Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani pasi nuk zbatoi dot urdhrin e transferimit.

Zyrtarisht, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar masat e marra për pengimin e transferimit Ervis Martinit, duke konfirmuar si padinë penale ndaj spitalit ashtu edhe masat e marra ndaj punonjësve që nuk zbatuan në kohë vendimin e gjykatës. Sipas Ministrisë bazuar në vlerësimin e Institucionit të Mjekësisë Ligjore, ka rezultuar se në gjendjen shëndetësore në të cilën ndodhet i paraburgosuri, trajtimi i tij mund të kryhet në Qendrën Spitalore të Burgjeve.

Forcat Operacionale që kanë shkuar mëngjesin e datës 9 tetor 2018 në mjediset e Spitalit “Amerikan 2” për të kryer shoqërimin dhe marrjen në ruajtje të të paraburgosurit Martinaj kanë hasur në pengesat e shkaktuara nga personeli i spitalit, pasi mjekët nuk kanë plotësuar dokumentacionin e kartelës shëndetësore të të paraburgosurit. Policia kishte në dorë një epikrizë përcjellëse të printuar me emrat e 4 mjekëve, por që nuk kishte asnjë firmë të asnjërit nga mjekët. Për moszbatim të vendimit të gjykatës me masën e sigurisë “arrest në burg” 30 ditor për Martinajn është kryer shkarkimi i Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani, me motivacionin e mospërmbushjes së detyrave funksionale sipas ligjit në fuqi.

Humbja e ndjenjave pas goditjes me armë
Ervis Martinaj, personi që u plagos në një nga lokalet e zonës së bllokut, ka folur publikisht rreth ngjarjes se ndodhur në lokal “Metropol” në ish-bllok, të përshtjelluar nga misteri, ç’ka ka sjellë dhe ngritjen e një sërë alibive, për sa i përket motivit të kësaj ngjarje. Martinaj ka rrëfyer se është qëlluar me një plumb, pikërisht kur ka hyrë në mes dy personave që po kacafyteshin me grushta, Fabiol Gaxha dhe Marvil Bilo.

Në rëfimin e tij, Martinaj thotë se ka humbur ndjenjat dhe nuk është në gjendje të kujtojë se çfarë ka ndodhur, madje nuk ka qenë në gjëndje të dëgjojë krismat që kanë vijuar. Martinaj, thotë se kur është përmendur, ka shkuar tek banaku duke u zvaritur dhe aty ka parë Redi Popeskun me një shishe ëiski në dorë. I ka kërkuar ndihmë, dhe ashtu siç ishte i dehur ai e ka ndihmuar, duke e çuar deri tek taksitë, ku është nisur në spital.

Sipas Martinaj, kur ka mbëritur në spital, shikimi i tij është dobësuar,dhe gjëndja është përmirësuar vetëm pas ndërhyrjes së mjekëve. I plagosuri thotë se Eljon Haton, të plagosurin tjetër e ka kushëri. “Kur ka filluar debati, unë kam qënë me një gotë në dorë duke pirë bashkë me Ervin Matën. Sherri ishte mes Fabiolit dhe një personi që ishte ulur në tavolinën tjetër. Siç isha me gotë në dorë, kam hyre duke thënë “Mos, mos u zini!”, sepse kur hyra unë ata po ziheshin me grushte” – është shprehur Ervis Martinaj, biznesmeni i lojërave të fatit.

Ngjarja në lokalin në Bllok/ Ervis Martinaj braktis spitalin, tashmë ndodhet… Read More »

36-vjeçarja shqiptare rrëfen tmerrin: Si më përdhunuan dy policë serbë njëri pas tjetrit

Një 36-vjeçare shqiptare ka marrë për herë të parë guximin të rrëfejë tmerrin që ka kaluar kur e kanë përdhunuar.

Vasfije Krasniqi-Goodman e cila tashmë jeton në teksas të SHBA-ve, me lot në sy ka rrëfyer se si rreth 20 vite më parë kur ajo ishte vetëm 16 vjeç dy policë serbë e kanë përdhunuar.

Vasfija nga fshati Babimovic i Vushtrisë rrëfeu torturën që iu desh të kalonte gjatë luftës së Kosovës.

Ajo tregoi për Televiozionin publik të Kosovës:

“Më 14 prill të vitit 1999 kam qenë në oborr dhe kam hyrë brenda dhe i kam thënë nënës me dalë dikush te dera me qelë derën. Dikush jashtë derës na tha ‘qelne derën’… edhe është dashtë me qelë. Ne nuk e dinim nëse kanë hy me na vra apo kanë hy me bastisë, mirëpo ai pyti se ku e keni babën edhe vëllanë. Nana i tha që janë në Gjermani, e ai më tha: ‘Jo nuk janë në Gjermani, por kanë shkuar në luftë’.Ai hyri brenda dhe më pastaj më mori mua, më tha se do të shkojmë për të dhënë deklaratë në polici.Nuk doja të shkoja, por ai më kapi dhe më futi në një makinë 101-sh të kaltër. Ai nuk vazhdoi drejtë ku është stacioni i Policisë, por ka vazhduar në drejtim të Prishtinës. Unë e dija por se kuptoja se çfarë do të ndodhë me mua, sepse unë kam qenë fëmijë, 16-vjeç. Dhe ka ardhur në fshatin Babimovc, ka qenë një kishë aty, fshati ka pasur shumë serb. Në atë moment unë vetëm doja të vdisja me një plumb edhe kurgjo tjetër. Veç me më vra. E ka ndal makinen dhe më ka detyruar me dalë prej makines dhe aty kishte patur kallamoq. Më ka gjuajtur aty dhe çfarë ka ndodhur pastaj nuk mundesh me marrë me mend. E ka pasur dorën e majtë të lidhun edhe thoshte: ‘Nuk të vras sepse kështu hjekë më shumë’. Pastaj është kthyer në makinë dhe ka ardhur një tjetër; ai nuk ka qenë me rroba të policisë, por me rroba civile. Më ka dërguar në një shtëpi tjetër afër shitores së fshatit Babimovc. Kur është kthyer ky i vjetri prapë në makinë dhe ka kaluar një ushtar aty. I kam thënë që unë dua vetëm të shkojë në shtëpi. Ai më ka thanë ‘mos trego ku je kanë, thuaja në shtëpi se ke qenë me dhënë deklaratë në polici. Më ka thanë që nëse u tregon familjarëve ne kemi me të vra.”

36-vjeçarja, e cila kishte qenë vetëm 16-vjeçare në kohën kur i ishte nënshtruar torturave dhe dhunimit seksual, tanimë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është nënë e dy fëmijëve.

36-vjeçarja shqiptare rrëfen tmerrin: Si më përdhunuan dy policë serbë njëri pas tjetrit Read More »

Djaloshi 13 vjeç i prek të gjithë me mesazhin dërguar Ramës: S’duroj dot lotët e nënës…

Kryeministri, Edi Rama ka marrë një koment në Facebook nga një 13-vjeccar, i cili i tregon historinë e nënës së tij që ende nuk ka gjetur punë. Ai thotë se është gati të braktisë shkollën për të gjetur punë, vetëm që nëna e tij të mos ketë më lot në sy pasi zyra e punës nuk po u zgjidh proiblemin.

“Miredita Xhaxhi Edi! Jam Amiri jam 13 vjec dhe jam ne klasen e 8-te.Jam djali i Valbona Xhikes para shkruesja qe kerkonte te punesohej. Kam menduar qe ta braktis shkollen me gjith deshiren e madhe qe kisha per ta vazhduar por jann me i madhi i femijeve dhe mendoj te dal e te shes cte mundem per ti perkrah te familjes.

Nuk e duroj dot me gjendjen ekonomike te familjes time.Nuk duroj dot me lotet e nenes time tek kthehet e pashprese nga zyra e punesimit. ju lutem me ndimoni duke zbutur gjendjen e familjes time qe dhe un si gjith femijet e tjere te arsimohem”, shkruan A.Pellumbi.

Djaloshi 13 vjeç i prek të gjithë me mesazhin dërguar Ramës: S’duroj dot lotët e nënës… Read More »

Arrest me burg për Rexhep Rrahja, Xhisiela: Kërkoj të lihet i lirë sepse ai…

Gjykata ka lënë në fuqi vendimi “arrest me burg”, për djalin e deputetit Rexhep Rrahja. Kërkesën për lirimin e tij e ka dorëzuar avokati i Rrajës Ilir Murati. Pas këtij vendimi ka qenë Xhisiela Maloku e cila para dyerve të gjykatës ka kërkuar që Rexhepi të lihet i lire, pasi problemet mes tyre kanë qenë vetëm për shkaqe xhelozie dhe ai është i pafajshëm.

Avokati i Rrajës thotë se klienti i tij po mbahet padrejtësisht në burg pasi denoncimi i Xhisiela Malokut është bërë për shkak të xhelozisë. Madje Murati thotë se “ka plot vajza që digjen për ‘hobi’ me cigare në trup”. Ai ka thënë se nga pamjet e kamerave Rexhep Rraja dheXhisiela Maloku dolën të përqafuar nga hoteli.
“Xhisiela më ka ardhur në zyrë, pranoi që e kishte bërë për xhelozi”, ka thënë avokati. Kërkesa e Rrajës për ndryshim të masës së sigurisë do të shqyrtohet nga gjyqtarja Shpresa Beçaj. Beçaj tha se do të merret vendimi pasi të shqyrtohet dosja.

Arrest me burg për Rexhep Rrahja, Xhisiela: Kërkoj të lihet i lirë sepse ai… Read More »

Genc Pollo shfaqet për herë të parë në publik me bashkëjetuesen në krah të ambasadores greke

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, është ekspozuar shumë rrallë në publik me të dashurën e tij, pas divorcit me bashkëshorten e tij, disa vite më parë. E dashura e deputetit Pollo quhet Ilda Mara.

Ajo është  drejtore e “Festivalit Argjiro” dhe revistës “Art dhe Trashëgimi”, ku këtë vit në bashkëpunim me Ambasadën greke, përmbyllën me sukses koncertin “Një shekull me muzikën greke”, shkruan CNA.al.

Genc Pollo dhe Ilda Mara janë shfaqur në krah të ambasadores greke, Eleni Surani, në këtë event. Pollo ka qenë i martuar dhe është babai i dy vajzave./korrieri

Genc Pollo shfaqet për herë të parë në publik me bashkëjetuesen në krah të ambasadores greke Read More »

Provokimi i radhës nga Muç Nano: Noizy në tekstet shkollore? Për**osje, ta lëmë në ‘shenjtërinë’ e tij

Me një tjetër provokim vjen gazetari, publicisti dhe analisti Mustafa Nano. Këtë herë pre e provokacja është bërë reperi Nozy dhe karriera e tij artistike. MUSTAFA NANO/ E njihni Noizin? Me siguri, po. Në mos e keni ndjekur, ia keni dëgjuar emrin. Edhe unë ia kam dëgjuar emrin, ndonëse nuk e kam ndjekur. Ca copëza këngësh ia kam dëgjuar, sidoqoftë. Një herë në një stacion radioje. Një herë në një nga ato stacionet televizive me vetëm muzikë. E një herë tjetër, ngaqë dikush i afërt më ka futur këngë të vetat në një usb që unë e mbaj në makinë. Shkurt, Noizit nuk i fshihemi dot. Kështu ndodh gjithnjë me personazhet që janë shumë popullorë, me personazhet që janë shndërruar në një fenomen. Dhe ai është shndërruar në një fenomen shqiptar. Ky është fakt.

Mua më thanë këto ditë se Noizy ishte futur edhe në tekstet shkollore. Ai që ma tha, ma tha me një lloj alarmi. Dhe nuk është se dinte detaje. Nuk është se e dinte se në ç’formë ishte futur në tekstet shkollore. E t’ju them të drejtën, në mungesë të informacionit, më kapi edhe mua një lloj shqetësimi. Mendova se mos ishte bërë personazh antologjish letrare, siç është bërë Bob Dylan në SHBA apo këngëtarë të tjerë të mëdhenj në Europë. Sepse ka një numër këngëtarësh që, për shkak të popullaritetit, por mbi të gjitha për shkak të revolucionit që kanë shkaktuar në muzikë, e për shkak të mesazheve që përcjellin me këngët e tyre, studiohen edhe nëpër shkolla. Kënga e Celentanos, fjala vjen me titull “Il ragazzo della via Gluck”, nuk ka pse të mos studiohet në shkolla. Ajo është një nga këngët e para ekologjike të botës. Në mos e para fare.

Po Noizin, për çfarë ta kenë futur në antologjitë letrare tonat?-thosha me vete. Tekstet e këngëve të tij janë mbushur me vargje të tipit: “S’ka mo, gili vili, kush o ma i miri e dini/Se kur Noizy mrena hini, ju metët krejt si Çaplini”, ose “Ndryshon situata për punë sekondash/Thehet shishja n’kokë për pun sekondash/Shef veten n’tokë për punë sekondash/Ose t’varim ke shtylla si varëse rrobash”, ose “Tash a ka mundësi me m’fal, ti shko qije veten/Ti bon gam gam, por na krejt e dimë t’vërtetën/Ta dhiva suksesin dhe krejt ata që t’mshtesin”, ose “Na jena çunat e natës, me ne s’ka llafe/Kapuçat n’kry krejt me patllake/heke orën dhe varësen prej qafe/qiti tan paret, m’i jep si dhuratë/ti je biznesman, unë jom biznesboy/ti ki karta banke, për to kom nevojë”, etj, etj.

Ja, ky është Noizy. Dhe prandaj, unë thosha me vete: “Noizy nëpër antologjira? Mos o Zot! Vetëm këtë nuk ka mundësi ta kenë bërë”. Në fakt, nuk e kishin bërë. U informova mirë për se bëhej fjalë dhe u lehtësova. Noizy nuk ishte bërë personazh antologjish letrare. Për ta thënë me t’folmen e Noizit, “veç sa ishte përmen”. Në një tekst të klasave fillore, në mes të fjalive, ishte edhe kjo: Noizy është ….. më i njohur për të rinjtë shqiptarë. Dhe nxënësit do duhej ta plotësonin fjalinë e të vinin në vend të pikave fjalën: këngëtar. Noizy është këngëtari më i njohur për të rinjtë shqiptarë. Kaq ishte historia e Noizy-t, që u bë lajm në të gjitha portalet e rrjetet sociale.

Dhe nuk është se ka ndonjë gjë që nuk shkon në këtë mes. Nuk ka ndonjë rrenë. Noizy është vërtet këngëtari më i njohur për të rinjtë shqiptarë. Mirëpo…. Mirëpo, prapëseprapë unë nuk mendoj se Noizy duhej përmendur. T’i përmendësh emrin dikujt në librat shkollorë do të thotë t’ia legjitimosh popullaritetin, ta uficializosh atë, të japësh idenë se sistemi e ka pranuar, e ka bërë pjesë të vetën. Por nuk ka se si të jetë kështu. Nuk janë shijet popullore që i imponohen sistemit, sidomos sistemit të edukimit. Po të ishte kështu, nxënësit do të mësonin nëpër shkolla vargjet e këngës “Gëzuar Baftjar”, që është nga më të ndjekurat në Youtube e jo vargjet e poezive të Fatos Arapit: “Unë e desha përtej vdekjes/Ashtu dashurova unë/Edhe prapë s’ia fal dot vetes/S’i s’e desha pak më shumë…”.

Këto vargje i dinë a s’i dinë 200 veta. Kështu që, le ta lëmë Noizin në “shenjtërinë” e tij, le ta lëmë të bëjë muzikën që ai dëshiron të bëjë, t’i gëzohet popullaritetit të vet, madje edhe popullaritetit mes fëmijëve, por kur këta të fundit janë në shkollë, Noizy nuk duhet të ketë vend mes tyre. Shkolla është një tempull. Dhe tempulli nuk duhet lënë të përdhoset. Ju kujtohet fabula e ungjijve, e të katër ungjijve kanonikë? Jezu Krishti hyn në tempull në Jerusalem dhe aty gjen shitës bagëtish, kambistë, tregtarë. “Dilni jashtë!”, u thotë. “Ky nuk është vendi juaj, ky është tempulli i Zotit”. Dhe i vuri përpara me kamxhik. Tempullin e mbajti të pastër. Morali? Tregtarët bëjnë një punë të nevojshme, por ata nuk kanë vend në tempull. Po kështu edhe Noizy. Ai bën një muzikë, të cilën ia pëlqejnë dhe kjo është ok, por ai duhet nxjerrë jashtë nga tempulli. Që në këtë rast është shkolla.
*Marrë nga “Provokacia”, në “Abc Neës”

Provokimi i radhës nga Muç Nano: Noizy në tekstet shkollore? Për**osje, ta lëmë në ‘shenjtërinë’ e tij Read More »

Dritëhijet e një alfabeti. Ato që nuk dini nga Kongresi i Manastirit dhe fjalët e arta të Fishtës

Është folur gjatë për udhën e shkronjave shqipe. Ato shkronja të arta që u lyen me gjak dhe për të gjithë shqiptarët janë më të shtrenjta se ari. Në fakt historia shqiptare ato shkronja i ka më të shenjta se vetë besimi në zot sepse ato ngjizën historinë e lashtë shqiptare që rrënjët i ka në djepin e njerëzimit, por që kurrë nuk e dokumentoi historinë e saj me gjuhën e bukur shqipe deri në atë vit të artë kur u mblodh Kongresi i Manastirit.

U zgjodh qyteti i Manastirit sepse ai ka hyrë në histori si qyteti i konsujve të huaj. Pikërisht duke qenë se kjo ngjarje kërkonte ndërkombëtarizim dhe jehonë u vendos si më e përshtatshme që të zhvillohej në Manastirin e bukur shqiptar.

Kongresi i filloi punimet në hotelin “Liria” të Gërmenjëve dhe kishte 160 delegatë të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë si dhe kishte përfaqësues nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Egjipt, Amerikë etj.Në kongres mernin pjesë delegatë që i përkisnin fesë myslimane, katolike dhe ortodokse dhe protestantë duke përfaqësuar kështu të gjitha besimet fetare në Shqipëri.

Për arsye të ndryshme në Kongres munguan disa nga penat më të njohura të Rilindjes, në të cilën u vu re veçanërisht mungesa e Faik Konicës por dhe ca të tjerëve, të cilët e cilësuan këtë ngjarje si një nga ngjarjet më të mëdha historike të shqiptarëve dhe në fakt e tillë ishte.

Në kujtimet që janë shkruar për këtë kongres vihen re shumë propozime për disa variante alfabetesh. Kishte përkrahës të alfabetit grek, latin dhe arabo-turk.  Ndër më të flaktët ishte lobi i bazimit të shkronjave tek alfabeti arabo-turk.Pjesa më e madhe e delegatëve që e urrenin në kockë perandorinë osmane dhe që ishin të mërzitur nga futja në hundët e brendshme të Shqipërisë nga fqinjët  përkrahën më shumë idenë që të zgjidhej një fjalor i njv vendi asnjanës. Varianti më i mirë do ishte ai i shkronjave latine.

Përplasje të ashpra mendimesh. Nuk po shkohej asgjëkundi. Gjithësecili kërkonte variantin e tij.  U desh ndërhyrja e Fishtës që të pranoheshin dy alfabete dhe të zgjidhte vetë populli se me ç’alfabet donte ai të shkruante gjuhën e mëmës.

Pas këtij vendimi,pati edhe shumë protesta,të organizuara nga qarqe të ndryshme,përkrahës të alfabetit arabo-turk,që nuk hiqnin dorë aq lehtë nga përdorimi i tij . Dhe do të vinte pak vite më vonë vulosja e këtij vendimi të rëndësishëm më 28 nëntor 1912, kur Ismail Qemali do të lexonte deklaratën e Pavarësisë të shkruar me  shkronja latine. Ishte verdikti i shenjtë i popullit.

Një ndër visaret më të bukura të këtij kongresi të bekuar për shqiptarët është fjalimi i at Gjergj Fishtës. Një fjalim që ka hyrë në histori. Ja ç’kujton Homeri i shqiptarëve…

“Ishim nga të gjitha skajet e Shqipnisë dhe të kolonive shqiptare ndër dhena të hueja. U treguem me të vërtet shqiptarë, sepse kurnjani nuk donte me i lëshue asnji fije penit nga mendimi i vet atij tjetrit.

Kongresi duhej të shpërndahej pa marrë kurrnji vendim.

-U tërbova prej inati. U çova në kambë e u fola: “O burra shqyptarë po a me të vërtetë do t’i lamë marre vedit para të gjithë botës?!

Po a mendoni ndopak se çka do t’u thomi shqyptarëve kur të na pvesin se çka keni ba ju dijetarët atje në Manastir?

Çka do t’u thomi na njerzve të pashkollë që nuk dijnë as me shkrue as me këndue…?

Na jemi që mendojmë me ba Shqypninë e si do ta bajmë atë kur na nuk duem me u marrë vesht ndërmjet vedit se si duhet me u shkrue germa A e ajo I?

Burra po ju flas me zemër në dorë se asht marre, turp e faqe e zezë me i lanë marre vedit para popullit shqyptar e para tanë botës, që pret dishka prej nesh e na të kthejmë pa kurrgja në dorë ndër shpija tona.

Po ulnju burra, ulnju sheshit e pse të kalojmë edhe nji ditë ma shumë në kët vend, mos ta lamë duerbosh popullin që na pret…!

-Aferim! Padër Gjergj…! Aferim të kjoftë! – bërtiti me të madhe nji hoxhë me mjekërr. Ai u çue në kambë e e erdh drejt te un, më puthi në ballë e më tha:

“Kështu flet shqiptari që e din se asht shqiptar…!”

Ulnju burra, -u tha, – ulnju këtu në shesh të zgjedhim nji komisjon e në krye të vemë Pader Gjergj Fishtën, e vetëm komisjoni do të caktojë se shka duhet të bajmë sot – për të mirën e popullit shqiptar nesër…

Fjala e tij u ndigjue me duartrokitje, dhe më caktuen Kryetar të Komisionit të Kongresit të Manastirit, i cili do të delte bosh sikur mos të ishte tregue toleranca e eme që të pranojshim dy alfabete njiherit, atë të Stambollit që kërkonte Mit’hat Frashëri dhe kët që u vendos.

Kjo sjellje e eme në Kongres të Manastirit më ka kushtue mjaft shtrejtë në jetë, sepse Abat Doçi, të cilin un e përfaqsova në atë Kongres m’u idhnue, e kur u ktheva më tha: “Pater Gjergj, un të kam dijtë si nieri që nuk ban kompromis në jetë!”

…Por Shqypnija s’mund të bahej ndrysh…!

At Gjergj Fishta

(Historia e Shqipërisë)

/konica.al/

Dritëhijet e një alfabeti. Ato që nuk dini nga Kongresi i Manastirit dhe fjalët e arta të Fishtës Read More »