Irina

Në Çamëri, aty ku edhe gurët flasin shqip

Të vizitosh Çamërinë është emocion dridhërues. Për më tepër që ditët e fundit po flitet aq shumë për të. Sot, prej politikanëve të lartë grek, duke përfshirë këtu edhe vetë presidentin Pavlopuolos, Çamëria është vënë në mirinë të pushkës, njësoj si në kohën e Napolion Zervës.

Duke ulur e ngritur se çështja e saj nuk egziston, se shteti shqiptar duhet të hesht për të, ndryshe nuk do të bëhet pjesë e Evropës së Bashkuar, Athina zyrtare nuk po bën asgjë tjetër veçse po e përgjak sërish fytyrën e saj martire. Çamëria është dhimbje, është dhimbje krenare.

Ajo vërtet mbetet ende plaga që rrjedh gjak prej shtatit të kombit shqiptar, por Çamëria është edhe vend mitik, është vendi që i këndoi Homeri i pavdekshëm. Çamëria është tokë mbretësh dhe princash.

Është vendi i mbretëreshës Olimbi, nënës së Aleksandrit të Madh, por edhe i Pirro Burrit, mbretit të shquar të Epirit. Eshtë vendi i Gjin Bue Shpatës dhe i Pjetër Loshës që dominuan në mesjetë. Çamëria është vendi i Hasan Tahsinit, i Abedin Dinos, i Muharrem Rrushitit, por edhe i Bilal Xhaferrit e sa e sa martirë të tjerë që bën aq shumë për Shqipërinë. Çamëria është perla e Jonit, valët e të cilit prej më shumë se një shekulli rënkojnë thellë.

Mbi të gjitha, ajo është e pavdekshme. Pra jeton, bues, shpërthen mes shqipes së saj mijra vjeçare, aq më tepër në këtë prag pranvere. Dhe për të vërtetuar katërcipërisht këtë e në të njejtën kohë për të hedhur poshtë zërat që e mohojnë dhe që jehojnë si prej Hadit, perëndisë së vdekjes, do të mjaftonte të bënim veçse një vizitë të shkurtër ne të. Kështu që, dridhmën më të madhe e ndjen kur gjendesh brenda kufijve shtetërorë të fqinjit tonë jugor.

Tej Qafë Botës, sapo kapërcen kufirin shqiptaro-shqiptar gjendesh në Sajadhë, një qytezë bregdetare kjo e njohur për pasuritë e saj qysh prej periudhës mesjetare të princit arbëror Gjon Zenevishi. Ngadalson makinën në udhë e përshëndet në gjuhën shqipe kalimtarë të rastit e të panjohur.

Për çudi e kënaqësi bashkë, ata që të gjithë ta kthejnë në shqip, aq sa për një moment humbet mendjen e kujton se vazhdon të jesh në Shqipëri. Madje ndonjëri prej tyre ta bën me dorë e të uron edhe udhë të mbarë. Rrugës për në Filat, veç gërmadhave të fshatrave çame si Spatari, Lopsi apo dhe Koska pak më tej, të bëjnë përshtypje tabelat e shumta ku i vihet kryqi aparateve fotografike. Pra në këto vende, ku gjurmët e gjenocidit zervist janë ende të gjalla nuk mund të fotografosh asgjë.

Me synim për të vizituar mbarë Çamërinë shmangim buzëdetin që të shpie në Gumenicë dhe marrim të përpjetat e rrugës së Paramithisë. Edhe për gjatë rrjedhës së Kalamait, Thiamisit antik, emrat e fshatrave çame si Sidheri, Galbaqi, Minina, Nihori etj, janë greqizuar duke u quajtur Elea, Nerada, Neohor. Si për kundërshti të këtij mohimi, në malësinë e Paramithisë gjuha shqipe buiste, mbetet tepër e gjallë. Këtë e provojmë fare rastësisht në stacionin e autobuzit, para se të ngjitesh në qytetin mitik. Atje një zonjë flokëthinjur rreth të pesëdhjetave, na dëfton në shqip se prej qytetit të Paramithisë, burimi Aheronit, lumit të famshëm të Homerit, ku poeti i verbër shoqëron Odisenë në botën e të vdekurve për të takuar nënën si dhe Agamemnonin, nuk është më larg se njëzet kilometra.

Ai lum, shton miqësisht çamja ortodokse, rrjedh prej maleve të Sulit, malësi kjo që ne as më pak e as më shumë të kujton malet e Mirditës kur shkon në Kosovë nëpërmjet udhës së kombit. Habitet ime shoqe pasi shqipja e gruas paramithjote është e njëjtë me tonën. Kështu që del nga makina dhe e falënderon duke e njatjetuar përzemërsisht. Ndahemi nga kjo zonjë e pasi kemi vizituar Paramithinë, një tjetër befasi e këndshme na pret në fshatin Dhrahomi që tok me Gardhiqin janë dy fshatrat më të fundit ku elementi muhamedan çam njihte shtrirjen e tij gjeografike.

Në mungesë të tabelave orientuese edhe këtu detyrohemi të qëndrojmë e për të marrë udhën e Sulit pyesim dy kalimtare të rastit. Gratë në fjalë janë aty tek të pesëdhjetat, në moshë të gruas sime. Këtë herë pyetjet e bën ime shoqe dhe për kënaqësinë e saj përgjigja na vjen po në shqip. Por, e papritura më e madhe do ndodhë në fshatin Gliqi, rrëzë maleve të Sulit, ku zënë fill çamo-fshatrat ortodokse të fushës së Frarit. Pasi lamë prapa një grumbull pleqsh që rreth një rrapi shekullor pinin kafe e llafosnin shqip, i afrohemi një shtëpie dy katëshe, oborri i së cilës shërbente si lulishte e ku gjithashtu një numër njerëzish pinin kafe.

Të mbetur në udhëkryq mes dy rrugëve, për të shkuar në Pargë pyesim një gruaje të re, pranë së cilës qëndronte një djalë i vogël që nuk duhet ti kish mbushur ende të dhjetë vjetët. Për çudi, pyetjes sonë i përgjigjet në një shqipe të pastër i vogli. Kjo me të vërtet qe tepër befasuese, pasi çamët ortodoksë në Çamëri nuk e gëzojnë të drejtën e arsimimit në gjuhën amtare. Lëre më pastaj të kenë të drejtën e shtypit apo të mediave po në gjuhën e mëmës.

Një marrëzi e tillë me siguri do të bënte që grushti i egër i shtetit diktatorial nacionalist grek, të binte mbi ta pa mëshirë me forcën e një çekiçi pneumatik. Ndërkohë që në Shqipërinë tonë, prej vitesh egziston katedra e gjuhës greke, egziston gazeta e minoritit, e po kështu edhe radio.

Veç odiseja jonë në Çamëri nuk do mbaronte as pranë Sulit (që realisht i dha Pavarësinë Greqisë), dhe as kur morëm rrugën për në Pargë. Para se të arrinim në Morfat, fshat ky në të hyrë të përpjetës së Pargës, do të hasnim një tjetër befasi emocionuese. Tek një verandë që ngrihej si ballkon përmbi udhë, shohim një djalë tek të tridhjetat dhe një plakë e veshur në të zeza, e cila më solli pranë imazhin e plakave tona të jugut. Frenoj makinën dhe e pyes të riun në shqip se sa larg mbante që këtu Parga.

Ai më përgjigjet aq saktë e lirshëm po në shqip, saqë dyshova se mos ishte shqiptar i Shqipërisë dhe punonte si emigrant atje. E pyes gjene duke i kërkuar të më thoshte se çfarë ishte shqiptar apo grek. Më përgjigjet se është grek.

– Po si ke mundur ta mësosh kaq mirë shqipen?- e cys më tej.

– Po në të gjithë shqip flasim këtu, – përgjigjet ai.

Buzëqesha lehtë më thëniet e tij dhe bëhem gati të ngas makinës. Kur ngrihet nga vendi e moshuara e duke na folur po në shqip thotë.

– Po ejani more bir, ejani të pini një kafe! Keni bërë udhë të gjatë e me siguri jeni të lodhur!

Do e kisha pranuar me kënaqësi ftesën, për më tepër që ishim të lodhur. Por duke qënë për herë të parë në Çamëri nuk dinim se ç’udhë na priste më tej. Megjithatë, për të mos e prekur të moshuarën zbres nga makina dhe ngjitem nëpër shkallët e verandës së lartë. E falënderova duke e përqafuar sikur të qe nëna ime. Çasti i ndarjes me të nuk do më harrohet kurrë. Sikur të kishte frikë prej të riut që ishte deklaruar grek, e moshuara më thotë me zë të ulët;

– Por edhe ne si ju shqiptarë jemi more bir. Po kohërat, kohërat i nakatosën keq punërat tona…

Shtanga në vend. Vetullat m’u bënë një. Deri në atë moment, gjatë vizitës sonë në Çamëri, paçka se kishim llafosur në shqip me dhjetëra të panjohur, askush prej tyre nuk kishte pranuar haptas se ishte shqiptar! Ç’ti thosha më tej të moshuarës e çfarë të na thoshte ajo ne?! I dhashë gaz makinës që një me shpirtin tonë zu të rënkonte fort në atë të përpjetë. Në çast m’u kujtuan disa thënie të historianëve grekë që ulin e ngrenë pa pushim idenë se në Çamërinë e sotme gjuha shqipe nuk ekziston, se popullsia e saj e vjetër është e padukshme, e pandjeshme.

Veç realiteti ynë i prekshëm i hedh poshtë, i tjetërson këto thënie thjesht në formula propagandistike. Realiteti i sotëm i Çamërisë vërteton bindshëm se atje gjuha shqipe, gjuha e perëndive si thoshte Arestidh Kola i madh, nuk vdes kurrë. Të padukshme, të pandjeshme popullsinë si dhe gjuhën e saj mijëravjeçare e bën politika asimiluese e shtetit grek. Ndërkohë që shteti shqiptar, si edhe këtyre ditëve të fundit nuk ngre zë, hesht si gjithmonë, nuk proteston deri në instancat më të larta europiane për këtë realitet të dhimbshëm e të mohuar.

Në Pargë, në këtë qytet të bukur, në këtë perlë të Çamërisë, që lartohet si ballkon përmbi Jon nuk qëndruam gjatë. Thjesht shuajtëm ca urinë dhe pimë një kafe helm. Megjithëse dita qe zgjatur, si një re gri dhe i trishtë po lëshohej muzgu. Nuk donim të vonoheshim. Nuk kishim ndër mend të flinim në Pargë. Do ktheheshim në Sarandë. U gjendëm në makinën e parkuar aty pranë. Tashmë s’kishim nevojë për të pyetur, për guide. Ndiheshim zemërthyer.

Nuk di pse dritat apo neonet anës udhës më sollën ndër mend plumbat që rrëfenin udhët e përgjakura në poezinë e famshme të Bilal Xhaferit “Lamtumirë Çamëri”. Në kthim, si për të mbushur zbrazëtin që na kishte përfshirë, por edhe me besimin e plotë se një ditë patjetër do kthehemi në vatrat tona amtare, vura një kasetë me këngë të Çamërisë. Tumankuqja dhe kënga e Osman Takës sikur na i lehtësuan ca shpirtin.

Tabelën e Margëlliçit mezi e shqujtëm në errësirë. Megjithëse e shkruajtur edhe me gërma greke edhe me gërma latine, emërtimi shqip i këtij qyteti qe tjetërsuar. Margëlliçin, kërthizën e Çamërisë grekët e kanë pagëzuar me emrin Margariti. Po nxitonim drejt veriut. Prevezën s’e pamë, nuk shkuam dot. Megjithëse një ditë më pas, në një emision televiziv të bërë prej gazetarit të mirënjohur Marin Mema, e njohëm, e pamë përmbi tridhjetë minuta. Edhe atje, dielli, ngrohtësia e shqipes nuk mund të shuhej kurrë. Në Prevezë, në qendrën më të madhe të Çamërisë kudo flitej shqip.

Shkonim drejt Gumenicës. Në të djathtë lamë Mazrekun. Përpara priste Pllatoreja e bukur dhe deti poshtë saj. Por, për dreq, kodrave të saj nuk mundëm të shquanim as shtëpitë gërmadha të çamëve mysliman të përzënë me dhunë e gjenocid prej Zervës e as detin e thinjur. Terri kishte mbuluar gjithçka. Sikur të fshihte plagët e shumta, Çamëria qe zhytur në errësirë. Shpirti i saj ofshamë ndihej jo vetëm tek përplasja e valëve të detit për gjatë bregut, por edhe tek këngët që dëgjoheshin brenda makinës sonë.

Në Çamëri, aty ku edhe gurët flasin shqip Read More »

Dy grupe të FNSH dhe policia e Vlorës, kontrolle në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit

FNSH zbarkon në Vlorë. Dy grupe te FNSH dhe policia e Vlorës në kontrolle në  pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit të Vlorës. Hyrja e qytetit nga fshatrat e lumit të Vlorës , por dhe në dalje të qytetit në drejtim të autostradës kanë qenë  pikat e kontrollit të policisë  lokale të Vlorës dhe forcave të FNSH, të cilat kanë nisur prej oreve të para të mengjesit në qytet kontrolle te vijueshme. Mesohet se qellimi mbetet kryesisht kontrollet per armë, por edhe të personave të shpallur në  kerkim, apo edhe automjeteve të dyshimta.

FNSH ka mberritur në qytet në ndihmë të policisë  së Vlorës, teksa mesohet se pika kryesore e kontrollit mbetet hyrja e qytetit prej fshatrave të lumit të Vlorës, një nga zonat më të nxehta sa i perket lendeve narkotike. Burime nga blutë e Vlorës kanë saktesuar se kontrollet do të vijojnë  gjatë gjithë dites,ku dy grupet e FNSH do të ndalen edhe në pika të tjera të qytetit të Vlorës.

Dy grupe të FNSH dhe policia e Vlorës, kontrolle në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit Read More »

Situata e menaxhimit të mbetjeve inerte në Bashkinë e Himarës, ka hyrë në rrugën e zgjidhjes

Situata e menaxhimit të mbetjeve inerte në Bashkinë e Himarës, kryesisht aksin panoramik Llogora-Palasë ka hyrë në rrugën e zgjidhjes. Pas publikimit të lajmit për depozitimin e mbetjeve aty nga ushtria, Bashkia e Himarës ka nisur menjëherë pastrimin.

Sakaq, çështja ka tërhequr vemendjen edhe të ministrit Blendi Klosi, i cili kainspektuar ecurinë e procesit të pastrimit tē zonës. Sipas tij, kjo pikë do rikthehet në shërbim të turizmit duke mos prishur imazhin turistik të zonës.

Sipas Klosit, do të shihet mundësia e partneritetit me privatët për menaxhim afatgjatë të mbetjeve. Kreu i Bashkisë së Himarës, Gjergji Goro tha se ky investim përtej kapaciteteve financiare të bashkisë së Himarës. Por për menaxhimin e mbetjeve inerte po punohet me min e linjës për të ndërtuar një strategji afatgjatë: Për menaxhimin e mbetjeve inerte në Himarë, min Klosi kërkoj nga njësitë vendore të Vlorës e Himarës të ndiqet shembulli i Tiranës.

Situata e menaxhimit të mbetjeve inerte në Bashkinë e Himarës, ka hyrë në rrugën e zgjidhjes Read More »

Rama: Nuk i kam borxh askujt, ja momenti që nuk e harroj

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24, ku ndër të tjera ka folur edhe për paketën anti shpifje. Rama ka treguar momentin kur sipas tij ka gjetur djalin e tij, Gregun disa vite më parë të tmerruar poshtë krevatit, pasi kishte dëgjuar se nuk ishte i tij. Kryeministri u shpreh se nuk i ka borxh askujt dhe nuk e toleron shpifjen.

“Unë jam babai i një djali 4-vjecar dhe një 30 vjeçari. Unë nuk i  kam borxh askujt që dhe një fëmijë tjetër të rritet nën terrorin e shpifjeve dhe llumin që më hidhet.

Nuk e harroj unë kur e kam parë djalin tim, nën krevat të lidhur aty tek këmbët e tij, duke qarë e kuisur sepse kishte dëgjuar se nuk ishte djali im por i babait tim. Nuk shpifin gazetarët në botë. Thotë njëri këtu vëllai jot kështu e del ky tjetri keshtu. Këtu nuk diskutohet fare për ngjarjet që u interesojnë njerëzve”- tha Rama.

Rama: Nuk i kam borxh askujt, ja momenti që nuk e harroj Read More »

BOOM/ IMT-ja e Sarandës “fundos” qytetarin, 5 milion lekë gjobë gabimisht

Pesë milionë lekë është gjoba qe IMT-ja e Sarandës i ka vendosur shtetasit Shkëlqim Skënderi, me pretendimin se në biznesin e tij në Ksamil ka bëre një ndërtim të paligjshëm. Por qytetari është njohur me këtë masë vetëm kur Përmbarimi i ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare. Çudia më e madhe është se ai nuk ka pasur asnjë lloj bisnesi, për më teper lokal. Shkëlqim Skënderi: Më kanë vënë një gjobë prej 5 mln lekësh të vjetra nga INUK. Më kanë thënë që ke një lokal në plazhin e Ksamilit dhe ke bërë ndërtim pa leje. Unë nuk kam as lokal dhe asnjë ndërtim tjetër.
Gazetarja: Kush jua vuri gjobën?
Shkëlqim Skënderi: Pas një viti e kam mësuar se e ka vënë INUK i Sarandës.

Drejtori i IMT-së Sarandë nuk është në dijeni të rastit, por pranon se inspektorja duhet ta ketë shoqëruar gjobën me një foto të ndërtimit pa leje.
Gazetarja: Këtë procesverbalin e konstatimit nuk duhet që ta shoqërojnë me një foto ku është ky objekt. Të na e thotë Manushaqja ku është ky objekti.
Drejtori IMT Sarandë: Patjetër që procedura është dhe pjesa shpjeguese këtu që ka në procesverbalin e konstatimit, shoqërohet edhe me një fotografi përkatëse. Ç’dokumentacion ka vajtur në Tiranë unë nuk mund të flas me përgjegjësi. Edhe pse Inspektorja që ka vendosur gjobën nuk ka pranuar të prononcohet, IKMT ka vënë në dispozicion fotot e objektit që është vëne gjoba. Por në fakt ky ndërtim nuk është i Shkëlqimit por i vëllait të tij, i cili e zotëron këtë lokal dhe pasi është gjobitur nga IKMT ka fituar gjyqin ndaj këtij institucioni dhe masa e gjobës është pezulluar.

BOOM/ IMT-ja e Sarandës “fundos” qytetarin, 5 milion lekë gjobë gabimisht Read More »

Dhuna në familje, kush janë qarqet që njihen si qytete të qeta por që janë problematike

Dhuna në familje është një nga fenomenet shqetësuese në familje pasi është edhe më shumë shqetësues se sa evidentohet për shkak se shumë raste nuk denoncohen. Pavarësisht vështirësisë së matjes së saj, të dhënat e raportuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, dhe të publikuara nga INSTAT në Vjetarin Statistikor Rajonal, tregojnë se gjatë viteve 2013-2017 ka një rritje të numrit të raportimeve për dhunën në familje.

Fatkeqësisht, gratë janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Gjatë 2017-s, për çdo 10 mijë gra numëroheshin 22.7 gra të dhunuara në rang kombëtar. Po cilët janë qarqet ku dhuna ndaj grave është më e lartë dhe ku më e ulët (së paku sipas raportimeve)?

Durrsakët njihen si indiferentë, por Qarku i Durrësit ka normën më të lartë të grave të dhunuara. Sipas të dhënave të INSTAT për çdo 10 mijë gra në Durrës kishte 32 gra të dhunuara, apo rreth 11 gra më shumë se mesatarja kombëtare. Qarku i Durrësit është i përbërë nga 3 bashki të mëdha: Durrës, Shijak dhe Krujë.

Qarku i Vlorës ndjek Durrësin për dhunën ndaj grave. Referuar INSTAT-it në Vjetarin Statistikor Rajonal për çdo 10 mijë banore gra në Vlorë kishte 26.6 gra të dhunuar në 2017-n. Në kryeqytet, ku dhe mundësia për ta raportuar dhunën është më e lartë, numri i grave të dhunuara për çdo 10 mijë banore gra ishte 26.3, rreth 4 gra më shumë se mesatarja e vendit.

Mbi mesataren kombëtare të dhunës ndaj grave renditen dhe qarku i Beratit me 25.4 gra të dhunuara për 10 mijë banore gra, Korça me 23.8 gra, dhe Lezha me 23.1. Më pas nën mesataren renditen qarku i Gjirokastrës me 22 gra për 10 mijë banore gra të atij qarku, Fieri me 19.2, Elbasani me 17.1 dhe Shkodra me 15.

Por cilët janë qarqet me nivelin më të ulët?

Dibra dhe Kukësi janë qarqet që kanë nivele të ulëta të dhunës ndaj grave me përkatësisht 8.2 dhe 7.6 gra për 10 mijë banore gra të këtyre qarqeve. Në krahasim me mesataren kombëtare në Dibër ka 14 gra të dhunuara më pak, ndërsa në Kukës, i cili ka dhe nivelin më të ulët në vend, ka rreth 15 gra më pak.

Sikurse dihet, dhuna në familje është ndër krimet më pak të raportuara dhe më vështirë të evidentuara, por së paku nga statistikat mund të themi se kuksianët dhe dibranët trajtojnë më mirë gratë në krahasim me pjesën tjetër të vendit.

Dhuna në familje, kush janë qarqet që njihen si qytete të qeta por që janë problematike Read More »

Momenti emocionues që iu shpëtoi nga intervista e Ramës, përlotet kur kujton…

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama gjatë intervistës në Neës24, nuk i ka mbajtur dot lotët kur përmendi fëmijët dhe ish-gruan e tij.

Ai tha ndër të tjera se djali i tij ishte futur poshtë krevatit i tmerruar pas atyre që ka dëgjuar nga Berisha se në fakt gruaja e Ramës (Matilda) nuk e ka pasur me të djalin, por më te atin e tij.

Këtë shpërthim Rama e ka pasur edhe para zgjedhjeve në 2013 dhe mesa duket është një zgjidhje e mirë për të kapërcyer nga gjërat e rëndësishme, në gjëra emotive. Gjithashtu edhe vetëm pak muaj më parë, Rama pati të njëjtat fjalë po në studion e Neës 24.

Momenti emocionues që iu shpëtoi nga intervista e Ramës, përlotet kur kujton… Read More »

Astrologe Meri ju paralajmëron, kjo shenjë duhet të bëjë kujdes: Do bini pre e një plani mashtrues

“Trajektorja e saj Eliptike ne gjysmen e rruges perqafon planetet e sistemit tone Diellor pastaj largohet jashte sistemit. Duke qene se sot do jete ne kundershtim me Diellin do sjell dyshim dhe mohim te marredhenieve si edhe ndarje. Mund te sjell lajme te rreme si dhe thashetheme te cilat sjellin shume probleme ne marredhenie ne pergjithesi”.

Astrologia njofton se një prej shenjave sot do të bëhet viktimë e një plani mashtrues dhe bëhet fjalë për Peshqit. Lexoni më poshtë parashikimin për të gjitha shenjat.

Dashi
Ju do jeni shume dyshues dhe nuk do besoni me ne nje marredhenie apo projekt duke dashur ta shembni vete dhe ta humbni

Demi
Per ju do kete lajme te rreme dhe thashetheme te cilat do ju prekin personalisht por edhe ne punen tuaj sidomos nese jeni ne nje moment delikat ligjor

Binjaket

Nuk do beni njohje te mira sot dhe do ndikoheni nga persona qe nuk kane qellime te mira drejt askujt Kjo do ju penalizoj ne jeten personale dhe gjerat qe doni me shume

Gaforrja
Dikush do perpiqet sot tju prish famen emrin karrieren dhe do tentoj akoma te beje veprime qe edhe ata te familjes tju shohin me dyshim

Luani
Mund te josheni nga lakmia per me shume fitime apo me shume arritje dhe te merrni krejtesisht rrugen e gabuar sidomos ate te hakmarrjes

Virgjeresha
Ne situatat qe do ju krijohen do ju duket veteja se ju kane nxjerr ne pension ose keni nevoj per nje pushim te gjate per te ardhur ne vete

Peshorja
Te gjitha qe keni aritur ti ekuilibroni dhe te vini nje rregull dikush qe ju njef do perpiqet ti mohoj si vlera dhe si meritat tuaja

Akrepi
Nje startegji e re pune do ju josh dhe kjo ndoshta qe te viheni ne sherbim te dikujt qe ka sukses pavaresisht menyrave qe e ka arritur

Shigjetari
Jeta juaj errotike do jete ne veshtiresi sot duke pare se asgje qe keni dashur nuk po vjen ashtu sic duhet dhe po ju detyron te beni veprime te pamatura

Bricjapi
Do ndjeheni te sulmuar dhe duhet te kuptoni qe ata qe e kane nisur sulmin kunder jush nuk jane personat perballe por ata te afermit e familjes

Ujori
Ambjenit i bukur dhe plote ideale eshte zevendesuar padashur me nje ambjent pak mizerabel dhe pa auren e duhur per ju

Peshqit
Mund te bini viktime e nje palani mashtrues ne ekonomi dhe dyshues per ate qe keni ne dore dhe e zoteroni si fuqi manaxhuese.

Astrologe Meri ju paralajmëron, kjo shenjë duhet të bëjë kujdes: Do bini pre e një plani mashtrues Read More »