Irina

“I vuri kod telefonit, s’më tregonte ku shkonte”, pas tradhtisë burri nga Vlora shpërthen në lot: S’më lë…

Jo vetëm gra të vuajtura e që ankohen për burrat e tyre se nuk i lënë të shohin fëmijët pas ndarjes.

Prej 6 muajsh një baba nga Vlora nuk mund të shohë djalin e tij pasi ish-bashkëshortja nuk e lejon. Amanti Shakaj inxhinier nga Vlora i është drejtuar emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24 për të sjellë historinë e tij dhe për të kërkuar një zgjidhje.

Sipas tij ish bashkëshortja nuk e lejon të shohë të birin edhe pse ky i fundit paguan detyrimet e caktuara nga gjykata pas divorcit. Sapo ka nisur të flas,babai ka shpërthyer në ngashërima, duke folur mes lotësh se e ka marrë malli për të birin 8 vjeç.

E pikërisht 8 vjet më parë Amanti kurorëzoi dashurinë e tij në martesë me ish- bashkëshorten. Por mosmarrëveshjet e shumta sollën divorcin në 2017. Amanti thotë se ish-gruaja i refuzon të drejtën e takimit me të birin duke i thënë se nuk është djali i tij.

Babai i dëshpëruar i është drejtuar Zyrës Përmbarimore të Vlorës, ka bërë kërkesë për të takuar djalin pasi ai është një pagues i rregullt i pensionit ushqimor. Aktualisht Amanti thotë se ish-bashkëshortja është larguar nga qyteti i Vlorës dhe është zhvendosur në Tiranë, por nuk ka arritur të komunikojë me të pasi ajo e refuzon t’i përgjigjet.

“Nuk mund ta marr dot djalin në shtëpinë time (qan). Jemi njohur në vitin 2007, sa isha kthyer nga Italia. Para njohjes kam jetuar 2 vite e gjysmë në Itali. Jemi njohur në plazh, pastaj lindi dashuria. Ishte dashuri me shikim të parë. Me thënë të drejtën ishte pak me nxitim sepse familja e saj ishte familje nga këto tradicionalet që duan t’i bëjnë gjërat shpejt e shpejt. Kisha presione nga familja e vajzës që gjërat të bëheshin shpejt e shpejt. Në fillim kemi pasur pak probleme ekonomike si gjithë çiftet e reja. Më vonë unë emigrova, edhe në vendet e Afrikës që familjes të mos i mungonte asgjë. Ish-bashkëshortja ka mbaruar ekonomikun, ka qenë në drejtorinë e Tatimeve të Vlorës. Unë jetoj me nënën sepse babai më ka vdekur herët. Kam dhe dy motra të martuara që jetojnë jashtë shtetit. Por dhe nëna ime ka jetuar në atë kohë që ishim bashkë në Itali dhe nuk kishim një person të tretë që të hynte në mes. Nuk kemi pasur probleme. Kur u lidhëm ishte pa punë e kur u fejuam, problemet erdhën pasi zonja filloi punë në Drejtorinë e Tatimeve në gusht të 2015. E mbante telefonin me kod, që do të thoshte se kishte sekrete. Arriti që s’po pyeste më. Bënte çfarë i thoshte koka asaj. Lëvizte nga puna dhe nuk më thoshte ku do vente. A nuk duhet ta dijë burri ku është gruaja?”, tha Amanti.

Ai ka shpjeguar më tej problemet me bashkëshorten dhe dyshimet e tij për një lidhje tjetër.
“Unë e kuptova që zonja kishte një lidhje tjetër. Unë mora tabulatet telefonike dhe me anë të tyre u vërtetua gjithçka. E kisha nuhatur por nuk i kisha rënë në sy. Komunikimi im ka qenë aq i duruar, s’ka vlonjat që mund të marrë me përkëdheli por unë i kam thënë që nëse do të ndahesh thuaj dhe gjithçka mbaron, fëmija është i përbashkët.

Më ka thënë në një moment që po kam dalë me një person por kam dalë veç për kafe”, tregoi ai.
Megjithatë ai tha se problemet mes tyre kanë mbaruar se tani kërkon të shohë vetëm të birin, pasi ish-gruaja po ia largon dhe për më tepër justifikohet duke thënë se djali 8-vjeçar nuk do të rrijë me të atin.

“Edhe kur e kam takuar para 6 muajsh, djali rrinte me frikë dhe shikonte gjithë kohën të ëmën që rrinte si xhandar. Unë dua vetëm të shoh tim bir. I kam rrobat që i kam blerë ende në dollap, dua t’ia jap. Dua të rri me të”, tha i ati.
Në emision janë publikuar edhe derdhjet që Amanti kishte bërë për të birin çdo muaj rregullisht.

“I vuri kod telefonit, s’më tregonte ku shkonte”, pas tradhtisë burri nga Vlora shpërthen në lot: S’më lë… Read More »

Marin Mema: Të shpallen “Non grata” ekstremistët grekë, Dule të marë damkën e tradhëtisë

Gazetari Marin Mema ka reaguar ashpër për thirrjet raciste gjatë varrimit të minoritarit grek Kontandinos Kacifa, i cili u ekzekutua nga forcat RENEA.

Mema kërkoi reagimin e shtetit shqiptar për të shpallur “Non Grata” të gjithë ata që sot shkelën ligjet e këtij vendi, duke kërkuar të gjykohet Vangjel Dule dhe të marrë damkën e tradhëtisë.

Reagimi i plotë i Marin Memës:

Koret rraciste , thirrjet antikombëtare, klithjet për dhunë e vrasje të shqiptarëve duhet të dënohen nga të gjitha Organizatat Ndërkombëtare e përfaqësuesit e tyre në Tiranë… Nga krahu tjeter duhet të shkundin shtetit shqiptar për ta shpallur “Non Grata” të gjithë ata që sot shkelën ligjet e këtij vendi duke cënuar haptazi kushtetutën !! Deri në këtë moment më shumë kanë bërë 14 deputetë greke me padinë e tyre ndaj tv ‘Star” dhe manipulimit që kjo media i bëri ngjarjes sesa vetë Tirana zyrtare.

Sot u lejuan të kalojnë në kufi njerëz të ”Agimit të Artë” kur ndalimi i tyre do të ishte një akt mëse normal në çdo vend europian e të civilizuar. Kjo do të shmangte që në nisje skenat e sotme që nuk kanë e nuk mund të kenë lidhje me një marrdhënie normale mes fqinjësh, që nuk kanë e nuk mund të kenë lidhje me Bashkimin Europian .

Karathano është ndaluar, por kështu duhet të ndodhte edhe me ”Karathanot” e tjerë që në mëngjes duke mos u dhënë asnjë mundësi për ato skena të turpshme . Ekstremisti Karathano duhet te gjykohet, e të vuajë në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar!! Të shkojë aty ku i takon e ku do ti takonte ne secilin vend të botës demokratike. E po kështu të gjykohet ekstremizmi i Vangjel Dules, e kushdo që pranon një koalicion të ri me të duhet të marrë damkën e tradhëtisë!! Rrepresioni, dhuna, ekstremizmi, hedhja e zjarrit në marrdhëniet mes dy vendeve duhet të marrë përgjigjen e merituar ! Shteti shqiptar nuk ka pse të ketë frikë të tregojë se këtu është Shqipëri, kështu ka qenë që në krye të herës, e kështu do të vazhdojë të jetë derisa toka të egzistojë !!

Marin Mema: Të shpallen “Non grata” ekstremistët grekë, Dule të marë damkën e tradhëtisë Read More »

Sandër Lleshi pritet të shkaktojë furtunë në policinë e shtetit

Ardhja e Sander Lleshit ne krye te ministrise se brendshme pritet te shoqerohet me nje furtune te vertete ne radhet e policise se shtetit. Mesohet se ai do te largoje te gjithe drejtuesit e policive ne rrethe, shefat e komisariateve dhe drejtorive kyçe, duke shenuar per here te pare ne keto vite rokaden me te madhe qe ka shenuar kjo strukture.

Burime per Shkodranews saktesojne se nje hap i tille eshte pare si domosdoshmeri ne analizen dhe projektin qe Lleshi i ka paraqitur kryeministrit Rama ne momentin e propozimit per marrjen e detyres. Per nje pjese te drejtuesve te policise po kryhet nje skanim i plote i aktivitetit te tyre dhe lidhjeve qe ato mund te kene patur me persona problematik, kerkese kjo e faktorit nderkombetar qe ka ndjekur nga afer zhvillimet e fundit ne Shqiperi.

Natyrisht qe nje rokade e tille do te preke edhe Shkodren, ku priten te emerohen drejtues te rinj dhe te kete levizje strukturash qe pritet te permbyllen brenda dhjetor 2018- janar 2019. Megjithese hapat e pare qe po hedh Sander Lleshi kane qene deri me tani me shume organizative, natyrisht qe kjo pritet te jete masa me drastike.

Bashke me udhezimin e nxjerre te premten per perjashtimin e policeve me bark dhe testin fizik te tyre, automatikisht nje pjese e drejtuesve dalin jashte radheve te policise pa patur nevoje per skanim te tille. Nje ndihmese te madhe ne emerimet e reja pritet ti japin emrat e rinj te shkolles se policise. Aktualisht struktura ka jo pak probleme dhe ish ministri Xhafaj pranoi publikisht inkriminimin e policise dhe titullareve te saj./ShkodraNews

Sandër Lleshi pritet të shkaktojë furtunë në policinë e shtetit Read More »

“I vuri kod telefonit, s’më tregonte ku shkonte”, pas tradhtisë burri nga Vlora shpërthen në lot: S’më lë…

Jo vetëm gra të vuajtura e që ankohen për burrat e tyre se nuk i lënë të shohin fëmijët pas ndarjes.

Prej 6 muajsh një baba nga Vlora nuk mund të shohë djalin e tij pasi ish-bashkëshortja nuk e lejon. Amanti Shakaj inxhinier nga Vlora i është drejtuar emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24 për të sjellë historinë e tij dhe për të kërkuar një zgjidhje.

Sipas tij ish bashkëshortja nuk e lejon të shohë të birin edhe pse ky i fundit paguan detyrimet e caktuara nga gjykata pas divorcit. Sapo ka nisur të flas,babai ka shpërthyer në ngashërima, duke folur mes lotësh se e ka marrë malli për të birin 8 vjeç.

E pikërisht 8 vjet më parë Amanti kurorëzoi dashurinë e tij në martesë me ish- bashkëshorten. Por mosmarrëveshjet e shumta sollën divorcin në 2017. Amanti thotë se ish-gruaja i refuzon të drejtën e takimit me të birin duke i thënë se nuk është djali i tij.

Babai i dëshpëruar i është drejtuar Zyrës Përmbarimore të Vlorës, ka bërë kërkesë për të takuar djalin pasi ai është një pagues i rregullt i pensionit ushqimor. Aktualisht Amanti thotë se ish-bashkëshortja është larguar nga qyteti i Vlorës dhe është zhvendosur në Tiranë, por nuk ka arritur të komunikojë me të pasi ajo e refuzon t’i përgjigjet.

“Nuk mund ta marr dot djalin në shtëpinë time (qan). Jemi njohur në vitin 2007, sa isha kthyer nga Italia. Para njohjes kam jetuar 2 vite e gjysmë në Itali. Jemi njohur në plazh, pastaj lindi dashuria. Ishte dashuri me shikim të parë. Me thënë të drejtën ishte pak me nxitim sepse familja e saj ishte familje nga këto tradicionalet që duan t’i bëjnë gjërat shpejt e shpejt. Kisha presione nga familja e vajzës që gjërat të bëheshin shpejt e shpejt. Në fillim kemi pasur pak probleme ekonomike si gjithë çiftet e reja. Më vonë unë emigrova, edhe në vendet e Afrikës që familjes të mos i mungonte asgjë. Ish-bashkëshortja ka mbaruar ekonomikun, ka qenë në drejtorinë e Tatimeve të Vlorës. Unë jetoj me nënën sepse babai më ka vdekur herët. Kam dhe dy motra të martuara që jetojnë jashtë shtetit. Por dhe nëna ime ka jetuar në atë kohë që ishim bashkë në Itali dhe nuk kishim një person të tretë që të hynte në mes. Nuk kemi pasur probleme. Kur u lidhëm ishte pa punë e kur u fejuam, problemet erdhën pasi zonja filloi punë në Drejtorinë e Tatimeve në gusht të 2015. E mbante telefonin me kod, që do të thoshte se kishte sekrete. Arriti që s’po pyeste më. Bënte çfarë i thoshte koka asaj. Lëvizte nga puna dhe nuk më thoshte ku do vente. A nuk duhet ta dijë burri ku është gruaja?”, tha Amanti.

Ai ka shpjeguar më tej problemet me bashkëshorten dhe dyshimet e tij për një lidhje tjetër.
“Unë e kuptova që zonja kishte një lidhje tjetër. Unë mora tabulatet telefonike dhe me anë të tyre u vërtetua gjithçka. E kisha nuhatur por nuk i kisha rënë në sy. Komunikimi im ka qenë aq i duruar, s’ka vlonjat që mund të marrë me përkëdheli por unë i kam thënë që nëse do të ndahesh thuaj dhe gjithçka mbaron, fëmija është i përbashkët.

Më ka thënë në një moment që po kam dalë me një person por kam dalë veç për kafe”, tregoi ai.
Megjithatë ai tha se problemet mes tyre kanë mbaruar se tani kërkon të shohë vetëm të birin, pasi ish-gruaja po ia largon dhe për më tepër justifikohet duke thënë se djali 8-vjeçar nuk do të rrijë me të atin.

“Edhe kur e kam takuar para 6 muajsh, djali rrinte me frikë dhe shikonte gjithë kohën të ëmën që rrinte si xhandar. Unë dua vetëm të shoh tim bir. I kam rrobat që i kam blerë ende në dollap, dua t’ia jap. Dua të rri me të”, tha i ati.
Në emision janë publikuar edhe derdhjet që Amanti kishte bërë për të birin çdo muaj rregullisht.

“I vuri kod telefonit, s’më tregonte ku shkonte”, pas tradhtisë burri nga Vlora shpërthen në lot: S’më lë… Read More »

Mbi 3 miliardë lekë investime të huaja në bujqësi gjatë vitit 2019

Sektori i bujqësisë dhe zhvillimit rural në vendin tonë përfiton gjatë vitit 2019, buxhetin më të lartë financiar për investime të huaja që kapin vlerën e mbi 3 miliardë lekëve.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi u shpreh se, gjatë vitit 2019 janë 3 miliardë e 92 milionë lekë investime të huaja që do të financohen në sektorin e bujqësisë.

Sipas tij, këtu përfshihet kontributi i programit IPARD me një fond prej 94 milionë euro dhe kontributi i programit më të madh të mbështetur nga Banka Botërore në sektorin e ujitjes  me vlerë 23 milionë euro.

“Rritja e financimit të drejtëpërdrejtë për bujqësinë dhe politikat lehtësuese fiskale, synojnë ngritjen në një stad të ri zhvillimi të këtij sektori në vendin tonë”, tha Pelelshi.

Ky sektor jep rreth 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe sipas statistikave punësimi në bujqësi zë 60-86% të totalit të të punësuarve, në qarqet ku dominon potenciali bujqësor./atsh

Mbi 3 miliardë lekë investime të huaja në bujqësi gjatë vitit 2019 Read More »

”Duam pagat tona”, protestë e punëtorëve të Baypasit në Fier

Një pjesë e punëtorëve të Baypasit të Fierit kanë dalë sot në protestë për shkak të mosdhënies së pagave. Janë më shumë se 600 punëtorë të 55 firmave nënkontraktore dhe furnitorë që punojnë për Bypass-in e Fierit ata që kërkojnë dhënien e pagave të prapambetura.

Punëtorët shprehen se ende nuk i kanë marrë rrogat për punët që kanë kryer në periudhën korrik 2016 deri në janar 2017. Protestuesit kanë bllokuar rrugën Fier-Lushnje, në Mbrostar, me thirrjet ‘’duam pagat tona”.

Në datë 1 nëntor në takimin që kanë zhvilluar me ministrin Damian Gjiknuri punëtorëve iu është premtuar se në dakordesi me kryeministrin po përgatitet një VKM për të kryer pagesat.

“Ne kërkojmë qe ky premtim i ministrit të behet publik dhe të behet një marrëveshje ligjore ndërmjet shtetit dhe kompanive. Ne nuk lejojmë rifillimin e punimeve pa u shpërblyer duke krijuar barrikadë njerëzore. Për 7 muaj punime nga muaji korrik 2016 deri në janar 2017 ne jemi të papaguar”- shprehen punonjësit.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe fermerët që ankohen se nuk janë dëmshpërblyer.

Tenderimi fillestar për Bypass-in e Fierit ka qenë 39 milion euro, ndërkohë ri tenderimi në momentin që janë kryer mbi 60 % të punimeve është mbi 37 milion euro.

”Duam pagat tona”, protestë e punëtorëve të Baypasit në Fier Read More »

Çfarë dite ju pret sot, do keni fat apo jo? Ja parashikimi i horoskopit

Si do jetë kjo ditë për ju, njihuni me horoskopin për të ditur çfarë ju pret.

Dashi
Do të ishte mirë të kërkonit fonde për të punuar për disa projekte të reja. Ka gjasa të merrni një lajm të mirë, i cili do t’ju lumturojë pafund. Përkushtojuni më shumë marrëdhënies suaj romantike duke bërë të pamundurën për ta çuar këtë lidhje përpara.

Demi
Mos i shpenzoni energjitë duke debatuar për gjëra të panevojshme. Disa kontrata të reja do t’ju duken fitimprurëse, por nuk do t’ju sjellin të ardhurat që ju dëshironi. Mos ndërmerrni vendim të nxituara, pasi mund t’ju shkaktohen probleme. Disa persona mund t’ju premtojnë më shumë se ç’mund të japin, ndaj përpiquni t’i shmangni ata.

Binjakët
Do të çliroheni nga tensioni që ju ka munduar për një kohë të gjatë. Është koha e duhur të ndryshoni stilin e jetesës dhe të zgjidhni prioritetet në jetën tuaj. Kaloni më shumë kohë me familjarët tuaj.

Gaforrja
Joga dhe meditimi do të ndikojnë shumë mirë në shëndetin tuaj. Ka gjasa t’ju përmirësohet gjendja financiare për shkak të të ardhurave të papritura. Vizita në një vend fetar apo tek i afërmi juaj mund të jetë në planet tuaja. Sa i përket marrëdhënies romantike, do të kaloni momente të mrekullueshme.

Luani
Personat e kësaj shenje që vuajnë nga tensioni duhet të bëjnë kujdes dhe të mbajnë kolesterolin nën kontroll. Të afërmit do të tregohen të gatshëm sot t’ju ndihmojnë në çdo moment. Ka gjasa të debatoni me partneren/partnerin tuaj për shkak të mendimeve të ndryshme lidhur me disa çështje.

Virgjëresha
Do të bënit mirë të ushtroheshit më shumë fizikisht. Ka gjasa që disa probleme financiare t’ju shkatërrojnë mundësinë për të menduar në mënyrë konstruktive. Partneri/partnerja juaj mund të jetë në pritje të një dhurate nga ju. Sa i përket çifteve të martuar, gjithçka duket për mrekulli sot.

Peshorja
Përpiquni të relaksoheni sa më shumë pas pune. Fëmijët mund t’ju zhgënjejnë, pasi nuk do të marrin rezultatet që ju prisnit. Ka gjasa që të takoheni me një person tepër interesant sot, çfarë do t’ju trazojë mendimet.

Akrepi
Duhet të kontrolloni ndjenjat. Sot duhet të përqendroheni në disa çështje, të cilat kanë lidhje me pasuritë e paluajtshme. Partneri/partnerja juaj do të kërkojë më shumë përkushtim ndaj lidhjes suaj. Mos bëni premtime, të cilat vështirë se mund t’i përmbushni.

Shigjetari
Për të pasur një jetë më të mirë, përpiquni të mendoni pozitivisht. Atmosfera festive në shtëpinë tuaj do t’ju lehtësojë tensionin. Mos iu nënshtroni kërkesave të panevojshme të partnerit/partneres suaj.

Bricjapi
Xhelozia mund t’ju trishtojë dhe rëndojë psikologjikisht. Motivojeni veten që të dilni nga kjo gjendje dhe të ecni përpara. Përmirësimi i të ardhurave do t’ju çojë drejt disa blerjeve të rëndësishme. Mos u sillni me përulje në marrëdhënien tuaj romantike.

Ujori
Sigurohuni që të merrni aprovimin e të gjithëve në shtëpi përpara se të bëni disa ndryshime në arredimin e saj. Mund ta përmirësoni marrëdhënien tuaj romantike duke i kushtuar më shumë kohë njëri-tjetrit. Tregohuni sa më origjinal në bisedat tuaja, përndryshe nuk do të krijoni besimin e duhur.

Peshqit
Fëmijët do t’ju ndriçojnë ditën. Njerëzit rreth jush do t’ju japin shumë shpresë, por gjithçka do varet nga përpjekjet tuaja. Partneri/partnerja juaj do t’ju kënaqë pa masë me fjalët e tij/saj dhe do t’ju tregojë rëndësinë tuaj në jetën e tij/saj.

Çfarë dite ju pret sot, do keni fat apo jo? Ja parashikimi i horoskopit Read More »

5 Arsye të forta përse duhet të hani 1 lugë mjaltë përpara gjumit

Vlerat e mjaltit për shëndetin janë të provuara shkencërisht dhe jo më kot ai njihet si ‘ari i lëngshëm.’

Prej mijëra vitesh mjalti ka qenë zgjedhja kryesore kundër inflamacionit dhe për shërimin e organizmit.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një nga mënyrat më efikase dhe të thjeshta për të shfrytëzuar të mirat e mjaltit është konsumi i tij përpara gjumit.

Ekspertët e mjekësisë popullore rekomandojnë njëzëri ngrënien e një luge çaji me mjaltë përpara se të shtriheni për të fjetur.

Mjaltin mund ta tresni edhe në çaj kamomili ose qumësht të ngrohtë.

Vlerat Shëndetësore Të Ngrënies Së Mjaltit Përpara Gjumit
Rënia Në Peshë
Nëse konsumohet në mbrëmje, mjalti ndihmon më shumë në djegien e yndyrnave dhe në përmirësimin e funksioneve të mëlçisë.

Duke pirë çajin me mjaltë në vend të sheqerit do të parandaloni shtimin në peshë dhe do të ulni nivelin e sheqerit në gjak dhe të triglicerideve.

Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org konfirmojnë se ngrënia e një luge çaji me mjaltë përpara gjumit frenon urinë gjatë natës.

Kësisoj, mjalti ju ndihmon të humbisni peshë teksa jeni në gjumë.

Mjaltë Për Një Gjumë Të Qetë
Mjalti përmirëson cilësinë e gjumit, mungesa e të cilit mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore siç janë: tensioni i lartë, diabeti i tipit 2, artriti, ishemia dhe sëmundjet e zemrës.

Nëse konsumoni një lugë çaji me mjaltë përpara gjumit, ai do të rrisë lehtë nivelin e insulinës e cila ndihmon në çlirimin e hormonit tryptophan.

Mjalti ndihmon edhe në rritjen e serotoninës, hormoni i humorit të mirë, kënaqësisë dhe gëzimit si dhe melatoninës, hormoni i gjumit të mirë.

Mjalti Ul Rrezikun E Diabetit
Një lugë çaji me mjaltë ul nivelet e glukozës në gjak për një kohë të shkurtër.

Mjaltin mund ta kombinoni me pak kanellë për të mirëmbajtur këto nivele dhe parandaluar diabetin.

Parandalon Alergjitë
Mjalti lufton alergjitë dhe forcon imunitetin.

Këto aftësi i atribuohen mjaltit të vërtetë dhe jo atij të pasterizuar.

Mjafton një lugë çaji me mjaltë çdo natë për të shmangur alergjitë e shkaktuara nga poleni.

Imuniteti
Antioksidantët tek mjalti parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe forcojnë imunitetin.

Nëse pini një lugë çaji me mjaltë në mbrëmje do të jeni plot energji dhe do të mbroni rrugët e frymëmarrjes nga infeksioni.

Një lugë me mjaltë ju ndihmon edhe kundër kollës dhe mbron shëndetin e organizmit./AgroWeb.org

5 Arsye të forta përse duhet të hani 1 lugë mjaltë përpara gjumit Read More »