Irina

Pas asaj që ndodhi në Bularat të Gjirokastrës – Nga Çlirim Hoxha

Nga Çlirim Hoxha

I shikoni personat në foto, besojë se i njihni të gjithë. Janë antishqiptarët më të mëdhenj që njeh historia e 27 viteve të fundit. Kjo dyshe agjenturore e ekstremizmit grek, që zë fill që nga klasa politike e shtetit fqinjë, nuk lë gurë pa lëvizur për të prishur marrëdhëniet midis të dyja vendeve, apo kapur drejtimin e shtetit shqiptar përmes të shiturve.

Ku është Kryepeshkopi i Shqipërisë që nuk po ndihet dhe nuk po del të jap deklarata paqeje për uljen e tensioneve?! Vetëm Dhjaku i tij Vangjel Duke kërkon hetime dhe daljen e të vërtetës, por nuk bënë thirrje për uljen e gjakrave?!

Ekstremizmi nacionalist grek, i frymëzuar nga propaganda vorioepiriste, e sajuar qëllimisht për shkak të grabitjes së llahtarshme të territoreve shqiptare në të kaluarën(Kavalla, Selaniku, Larisa, Janina dhe Çamëria bashkë), nuk lë gurë pa lëvizur për të vënë grekët kundër shqiptarëve.

Dihet botërisht dhe me keqardhje se Greqinë e drejtojnë priftërinjtë ekstremist, hajdutët e politikës dhe fesë që fshihen poshtë veladonit janë ata që e çuan Greqinë në kolaps financiar dhe ekonomik.

Dhunimi i tokës shqiptare në një ceremoni mortore me flamur në dorë është në turpin e tyre dhe nuk ka asgjë të përbashkët me popullin grek, i cili e do miqësinë e sinqertë me shqiptarët.

Këta mjeranë harrojnë që mes shqiptarëve emigrant dhe grekëve vendas janë lidhur me mijëra krushqi, por nacionalizmit ekstrem dhe priftërinjve nuk u intereson kjo krushqi, kjo miqësi, sepse ata përmes mbajtjes së situatës të tensionuar përfitojnë miliona euro nga fondet publike që vë në dispozicion Ministria e Jashtme greke dhe ministri të tjera?!

Shteti Shqiptar duhet tu tregoi vendin dhe vendi u tregohet duke zbatuar ligjin. Kush dhunoi një ceremoni mortore, kush këndoi këngë nacionaliste greke për shpikjen Vorio-Epir , kush nxiti urrejtjen mes shqiptarëve dhe grekëve duhet të paguaj ligjërisht burgun. (Greqia le ti shpall heronj)
Ky është shteti i së drejtës.
Kemi vite që shohim se si na sfidojnë hapur në Himarë dhe Dropull në tokën shqiptare këta lapanjoz dhe rimë dhe vështrojmë yjet.

Ne nuk duam marrëdhënie të acaruara me popullin grek dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë mes fqinjëve, sidomos me grekët që në një shumicë të konsiderueshme janë të një soji me ne.

Mendoj se politika greke duhet ti thërras mendjes dhe të mos bie preh e nacionalizmit ekstrem.
Politikanët grek po tregohen frikacak, përjashto zëra të veçantë, sepse dridhen nga ekstremizmi dhe nacionalizmi, që fatkeqësisht frymëzohet dhe udhëhiqet nga kisha dhe media kishtaro-ekstremiste.

Rroftë miqësia midis popullit shqiptar dhe popullit grek!

Pas asaj që ndodhi në Bularat të Gjirokastrës – Nga Çlirim Hoxha Read More »

Sandër Lleshi nxjerr urdhrin tjetër : S’dua të shoh në rrugë policët…(foto)

Sandër Lleshi e ka nisur marrjen e detyrës si drejtues i ministrisë së Brendshme me disa urdhra të menjëhershëm. Bie në sy një prej tyre, që ka në fokus policët e shëndetshëm.

Me të marrë detyrën e zv/ministrit të parë Lleshi lëshoi një urdhër, i cili kishte të bënte me sjelljen e punonjësve të institucioni dhe të oficerëve të policisë. Por urdhri i tij është diskriminues për një pjesë të punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ashtu edhe si Saimir Tahiri që në krye të detyrës së tij edhe Lleshi ka vendosur të diskriminojë policët që janë të shëndetshëm. Në urdhrin e shpërndarë nëpër drejtoritë mes 19 urdhërave ai numër 8 ka sjellë reagimë të ndryshme.

Në urdhrin numër 8 thuhet se policët e mbi peshë nuk duhen lënë në shërbim në vende të dukshme. ‘Punonjës policie mbi peshë (barkë derra) të shmangen nga shërbimet e dukshme’, thuhet në urdhrin e Lleshit. Një urdhër-diskriminues dhe që krijon dyshime për mënyrën e punës së zv/ministrit me kompetenca ministri.

Sandër Lleshi nxjerr urdhrin tjetër : S’dua të shoh në rrugë policët…(foto) Read More »

Humbi gruan sapo doli nga qelia, ish-deputeti Mark Frroku merr një super-lajm pas shumë peripecive

Ish-deputeti Mark Frroku ka marrë një lajm të mirë, pak muaj pasi doli nga burgu. Ai u la i lirë për sjellje të mirë, si dhe për shkak se kishte bashkëshorten të sëmurë, e cila ndërroi jetë pak kohë më parë. Por, pas lirimit nga qelia, Marku Frroku ka marrë edhe një tjetër lajm.

Gjykata e Apeli të Krimeve të Rënda ka hequr nga sekuestro 4 prona të konfiskuara më parë nga  gGjykata e Shkallës së Parë. Pasuritë, të cilat më herët janë vendosur nën sekuestro, janë një sërë apartamentesh në Tiranë, Orikum dhe Shëngjin.

Gjithashtu, në listën e pasurive të Frrokut janë edhe garazhe në Tiranë dhe sipërfaqe toke në Lezhë. Vlera e pasurive është vlerësuar nga ekspertët rreth 500 mijë euro./shkodranews

Humbi gruan sapo doli nga qelia, ish-deputeti Mark Frroku merr një super-lajm pas shumë peripecive Read More »

Izet Haxhia flet për agresion seksual në burg: Ishin dy gardiane, do të nxjerr emrat…

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia ka denoncuar një ngjarje të ndodhur në burgun 302 në Tiranë. Ai tregon se, dy gardiane kanë kryer agresion seksual mbi nënën e tij.

POSTIMI I PLOTË

Pershendetje miq! Jam Izeti kete rradhe dhe jo Erjona! Po j u snkruaj ne kushte te veshtira! Por duhet patjeter te ndaj me ju dicka teper te rende! Atehere: meqe asnje prokuror nuk vjen te me pyese, jam duke ngritur padi personale kunde personit Sali Ram Berisha, pavaresisht dhe plus ceshtjes Hajdari, dhe poshtersive te tjera! Pra, po padis personalisht shtetasin Berisha.

Qe nga ky moment, si per çudi, qendrimi i punonjesve te Burgut 302, ndryshoi! Por edhe qendrimi im, nga sot , ndryshoi!

Sepse dicka me shume se e rende ka ndodhur, dicka qe vetem serbet e perdornin kunder grave kosovare.

Nje e mozhuar , e afermja ime, 66 vjeç, e urte dhe pa asnje mbrojtje nga te fortet, erdhi sot te me sillte ne burg nje batanije dhe ca byreke e molle.!

Ne burg, ka gardiene femra tropojane dhe te sterbetuara te Berishes, dhe veglave te tij, si Ismet Haxhiaj!

Ka ndodhur turpi i turpeve, qe as ne mendje nuk mund t’i shkonte nje malesori si une…
Kete plake, e kane zhveshur, dhe i kane futur duart neper organet gjénitale, lakuriq komplet! Eshte ne spital ne gjendje shoku!

Ne gjuhen ligjore, quhet agresion seksual! Jo i aplikueshem per te gjithe, sigurisht!
Kete vetem vdekja e lan!

Po j u shkruaj se pari juve, dhe me pas do nderrmare gjithe ankesat migjore nepermjet avokatit, mediave, ministrise se drejtorise se pergjithshme te burgjeve, etj!

Dhe ne fund, kam vendosur qe nqs nuk nxirren emrat e atyre 2 gardianeve qe kane agresuar seksualisht nje grua te vetme 66 vjecare, dhe nuk merren masa denimi per kete krim, do hyj ne greve urie deri ne vdekje!

Kane qene 2 gardiane, te moshes 30-40 vjecare, njera bjonde qe shikonte dhe tjetra qe kryente krimin! Mbasi une dhe Erjona, menjehere sot,protestuam dhe kerkuam emrat e ketyre 2 punonjeseve kriminele. drejtoria e burgut 302,mohon qe ka ndodhur dicka e tille dhe nuk jep emrat e ketyre 2 monstrave! Sigurisht, qe sulmi eshte per te me trembur mua( duke i thene kesaj nene te shkrete qe keshtu jane rregullat, pra hajde prape po t a mbajti..”

Jo!!!! Sepse motra ime tropojane, nuk pati nje kontroll te tille pardje! Gruaja e vellait tim sot, nuk pati nje kontroll te tille…sepse e dine qe jane tropojane dhe me gjak lahej kjo
poshtersi.. Por e moshuara ne fjale, eshte fillikat, vinte ne emer te Erjones, pa asnje mbrojtje, dhe komplet njeri a njeri!!!

O njerez! Mjaft gjykuat a do sulmoj Salen a jo… Padia ime per gjithe ceshtjen Hajdari do vazhdoje deri ne vdekje, por tani edhe personalisht me Berishen do t a denoncoj ligjerisht! Por a shikoni ju me ke kemi te bejme??? C me flisni per grek e serb, kur serb e grek e me keq, e kemi bash ne parlament!Pse ankoheni per greket, kur n a perdhunojne brenda ne shtepine tone? A kemi me gjak a kemi uje ne keto vena? A ka me shqiptare ketu?

Shefi i burgut, hidhet ne mbrojtje duke thene qe s eshte e vertete…!
Por s do mbaroje ketu kjo histori, or lum miku! Aty dy degjenerata punonjese te burgut qe kane kryer kete veprim, jane te paguara nga Saliu, nga skllavi i tij Ismet Haxhiaj me shoket e tij, etj!

Nuk ka me kthim mbrapa! Deri ne vdekje! Keta qe na shiten Atdheun, nuk e kane per gje te na perdhunojne edhe nenat tona plaka! Do ndjek gjithcka ne menyre ligjore nepermjet avokatit, mediave, gjykatave, munistrive,etj!

Deri ne veteflijim!! Ky ishte nje deklarim lufte te hapur fizike! E kush me njeh, e di qe s kam frike askend per keto gjera!

Njeriu rron e vdes per nje nder! Keta kryekurva, jane ne prag te agonise! O une, o ata!!! Zoti qofte me te drejten! Tungjatjeta te gjitheve! Kam nevoje per nderin tuaj te shqiptarit ne keto momente dramatike per’ne te gjithe! Ju pershendes te gjitheve, mire e me mire qofshi ne familjet tuaja!

Izet Haxhia flet për agresion seksual në burg: Ishin dy gardiane, do të nxjerr emrat… Read More »

Flet ambasadorja: Përmbushet amaneti i i politikanit më të shquar shqiptar

Më në fund do të përmbushet amaneti i një prej politikanëve më të shquar shqiptar, Mid’hat Frashërit. Eshtrat e tij në 14 nëntor do të prehen pranë familjarëve të tij. Pas një pritjeje të gjatë, amaneti i tij do të shkojë ne vend: do të varroset në Shqipëri. Shteti shqiptar vendosi sjelljen e eshtrave të tij në atdhe, me rastin e 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit ku ai u zgjodh dhe kryetar i tij dhe së fundmi mësojmë se do të varroset pranë vëllezërve Frashëri dhe Faik Konicës, në kodrat e Liqenit. Përfaqësuesja e diplomacisë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasadorja Floreta Faber, tregon për gazetarin Aristir Lumezi ne gazetën “Panorama”, procedurat e ndjekura për të përmbushur këtë nismë të ndërmarrë nga qeveria shqiptare dhe për të çuar në vend amanetin e Mid’hat Frashërit.

Qeveria shqiptare vendosi në 31 korrik të këtij viti kthimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit në atdhe. Sa e vështirë ishte për ju, si përfaqësuese e shtetit shqiptar në Uashington për të përmbyllur të gjitha procedurat?
Ishte natyrisht një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe tepër e veçantë për faktin se jo gjithmonë të krijohet mundësia të kontribuosh në raste të tilla. Secili prej nesh ka punuar me shumë përkushtim për të përmbushur një amanet të vetë Mid’hat Frashërit, për të plotësuar një kërkesë të shumë viteve të diasporës shqiptare dhe bashkëpunëtorëve të tij këtu në Shtetet e Bashkuara, si dhe për të plotësuar një dëshirë të familjarëve, sepse ai ishte i të gjithëve. Prej 3 muajsh kemi punuar intensivisht dhe me orë tepër të gjata për t’iu përgjigjur në kohë vendimit të qeverisë shqiptare, që eshtrat e Mid’hat Frashërit të prehen në tokën shqiptare gjatë javës përkujtimore të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit.

Përkrah plotfuqishmërisë që të jep posti dhe vendimi i qeverisë shqiptare, ndieva se plotfuqishmërinë për të përfaqësuar shtetin shqiptar, në radhë të parë, ma transmetoi jeta dhe vepra e Mid’hat Frashërit. Nuk më ishte dhënë rasti më parë të hulumtoja aq shumë për jetën dhe veprën e tij dhe shumë detaje janë sa të reja, aq dhe befasuese. Vendimi për kthimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit është në një mënyrë shprehje e unitetit kombëtar. Roli i tij në Kongresin e Manastirit do jetë vendimtar në hartimin e historisë së rishikuar të Shqipërisë që do t’i japë atij vendin e merituar. Gjatë këtij procesi jam hasur me shumë vështirësi, të cilat kishin të bënin me natyrën administrative dhe ligjore të procedurës, por mbështetja ka qenë e madhe. U deshën disa muaj që të mblidhnim të gjithë dokumentacionin dhe informacionin e duhur se ku preheshin eshtrat dhe cila ishte procedura ligjore që lejonte tërheqjen e tyre dhe dërgimin në Shqipëri.

Kjo do të thotë që ishte e domosdoshme mbyllja e procedurave ligjore dhe administrative që më tej të kalonim në fazën e njoftimeve publike për ceremonitë që do të zhvillohen në Nju Jork dhe në Tiranë. Procesi filloi dhe është ndjekur nga afër e është mbështetur me shumë prioritet, drejtpërdrejt nga zyra e Kryeministrit. Më tej kam bashkëpunuar ngushtë me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, pikërisht me arkivat e vyera të kësaj Ministrie, nga ku nxorëm të gjithë informacionin e nevojshëm dhe eksperiencat e mëparshme të këtij institucioni në riatdhesimin e personaliteteve të larta, sidomos nga Shtetet e Bashkuara.

Sa ndihmuese ka qenë diaspora shqiptare në SHBA në realizimin e kësaj nisme?
Interesimi dhe mbështetja nga ana e diasporës ka qenë e jashtëzakonshme. Kujtoj mikpritjen që kam pasur nga znj. Barie Aliko dhe familja e saj ne Detroit kur i vizitova për të marrë informacionet e para dhe bashkëpunimin e tyre aq të vyer gjatë gjithë këtij procesi. Bashkëshorti i zonjës Aliko, bashkëpunëtor dhe mik i afërt i Mid’hat Frashërit, kishte lënë një porosi, që zonja Bahrie deri në fund të jetës së saj të punonte për të çuar në fund amanetin e Mid’hat Frashërit. Ajo tashmë ndihej e çliruar që më në fund kjo porosi po realizohej. Një ndihmë të madhe ka dhënë avokati Edëard Toptani nga Nju Jorku, i cili na ofroi gjithë bashkëpunimin e tij dhe punoi vullnetarisht deri në plotësimin e të gjitha kërkesave ligjore për dërgimin e eshtrave drejt Tiranës.

Procedurat u kryen në kohë rekord! Por, i një rëndësie thelbësore për realizimin e këtij procesi është kontributi dhe bashkëpunimi me familjarët dhe veçanërisht me stërmbesën e tij, znj. Najada Petrela, e cila ka punuar bashkë me ne në çdo hap dhe na kanë dhënë një besim të madh gjatë gjithë procesit. Megjithëse me të nuk jam takuar akoma, ajo tregoi vullnetin dhe besimin e plotë që të ndiqnim së bashku të gjithë hapat e nevojshme, që t’i afroheshim kësaj dite të kthimit në Shqipëri të eshtrave të Mid’hat Frashërit. Në këtë fazë do doja të përmendja se, pavarësisht se autoritet amerikane ku ne u drejtuam për bashkëpunim nuk ishin në dijeni të përmasave, të vlerave të personalitetit që ne po bënim gati procedurën zyrtare, na kanë pritur me një frymë tejet bashkëpunuese. Ky bashkëpunim bëri të mundur që gjithë procedurat, përfshirë ato ligjore, të kryhen në kohë rekord dhe krejtësisht në përshtatje me afatet e vendosura nga Vendimi i Këshillit të Ministrave.

Çfarë është parashikuar në ceremoninë zyrtare që ju do të zhvilloni në Nju Jork më 10 nëntor për kthimin në atdhe të eshtrave të Mid’hat Frashërit?
Paralel me të gjithë procesin administrativ për dërgimin në Shqipëri të eshtrave të patriotit Mid’hat Frashëri, kemi punuar për të zgjeruar lidhjet me komunitetin në mënyrë që kushdo që është i interesuar, të mund të vijë të bëjë homazhe dhe t’i japë Mid’hat Frashërit lamtumirën e fundit nga SHBAtë. Ndërsa u përpoqëm me të gjitha burimet që kishim, të gjenim një vend të përshtatshëm, dinjitoz dhe kuptimplotë ku të zhvillohej ceremonia zyrtare dhe homazhet, pasi vizituam dhe varrezat ku prehej i qetë Mid’hati. Shumë shpejt e kuptuam që fare pranë varrezave ndodhet qendra “Nënë Tereza”, pjesë e kishës shqiptare, “Zoja e Shkodrës”, një kishë ku prej 25 vitesh flitet dhe predikohet shqip, një “copë tokë”, ku shkelin pothuajse vetëm shqiptarë, ku respektohen të gjitha zakonet dhe fetë shqiptare. Mid’hat Frashëri në amanetin e tij kishte theksuar se donte të prehej pranë një institucioni, burim i dijes.

Jam besimplotë që ky institucion shqiptar, ngjitur me varrezat në Ferncliflf, por ndërtuar shumë dekada pasi ndërroi jetë Mid’hati, është bërë edhe për t’i shërbyer kësaj dite. Pasi diskutuam në detaje të gjithë elementët, të gjitha palët e interesuara u dakordësuan që ceremonia përkujtimore zyrtare të zhvillohet në qendrën “Nënë Tereza”. Kjo ceremoni është kuruar në detaje dhe është ideuar në mënyrë të tillë që të lejojë pa asnjë kufizim pjesëmarrjen e të gjithë komunitetit shqiptar. Ceremonia do ketë si pjesë të saj homazhet, ndjekjen e një filmi mbi jetën e Mid’hat Frashërit, përshëndetjet e familjarëve, zyrtarëve dhe drejtuesve të komuniteteve fetare dhe një përcjellje dinjitoze drejt vendit që ai aq shumë e deshi dhe i kushtoi jetën e tij.

Mbesa e tij, Najada Petrela, është shprehur pak ditë më parë se amaneti i tij ka qenë prehja në kopshtin e Institutit të Albanologjisë, i cili ende nuk është ngritur… Si ka qenë reagimi i familjarëve të Mid’hat Frashërit për këtë vendim të qeverisë shqiptare?
Po, është e vërtetë që në testamentin e tij shprehet fare qartë dëshira për t’u prehur në Shqipëri. Unë mendoj se pavarësisht vonesës për të vënë në vend amanetin e tij, thelbësor mbetet fakti që amaneti i tij po shkon në vend. Historia dhe legjendat shqiptare janë ndalur shpesh tek amaneti dhe fjala e dhënë dhe besoj se kthimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit do i shtohet kalvarit të historive ku shqiptarët janë të shquar për të mbajtur fjalën e dhënë dhe për të çuar një amanet deri në fund.

Si dhe sa është vlerësuar ai në SHBA dhe nga diaspora shqiptare atje?
Mid’hat Frashëri i referohej bashkatdhetarëve të tij me fjalët: “djemtë e mij”. Janë ndër ata që kishin ecur këmbë për këmbë me Mid’hat Frashërin dhe të gjithë së bashku luftuan për një Shqipëri të lirë e demokratike, për një Shqipëri të shqiptarëve, siç ata shpreheshin. Ata e bënë këtë, secili në mënyrën e vet, deri në fund të jetës së tyre. Pasardhësit e tyre e vazhduan më tej këtë përpjekje dhe ja ku jemi sot, të gjithë bashkë për të nderuar Mid’hat Frashërin. Në Shtetet e Bashkuara ka një numër shumë të madh organizatash dhe individësh, të cilët gjatë viteve dhe dekadave kanë përkujtuar jetën dhe veprën e Mid’hat Frashërit. Në themel të përpjekjeve vlerësohet kontributi i tij si kryetar i Kongresit të Manastirit, ku ai theksoi se “Duhet të flasim dhe të shkruajmë shqip, se gjuha është rrojtja a vdekja e kombit”.

Sot, ajo që pikërisht po vlerësohet, është riatdhesimi i eshtrave të tij pikërisht në këtë përvjetor të 110-të. Ai vlerësohet si firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, si kryetar i Delegacionit të Shqipërisë në Konferencën e Parisit dhe të qenit nga të paktët diplomatë dhe përfaqësues të Shqipërisë së viteve ’20. Për vetë specifikën e një pjese të diasporës shqiptare, aktive në SHBA, që e kanë lënë Shqipërinë gjatë viteve të regjimit komunist dhe kanë kërkuar me dekada përmbysjen e atij regjimi, në mënyrë të veçantë vlerësohet kontributi i Mid’hat Frashërit si një nga themeluesit, por edhe kryetar i Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, një organizatë politike e pas-Luftës së Dytë Botërore e Mërgatës Shqiptare në vendet perëndimore. Në një nga fjalimet e fundit të tij, përmes “BBC”- së në Londër, ky bir i Frashërllinjve shprehet se shpreson se të gjithë shqiptarët do ta kenë shpirtin dhe mendjen gjithmonë për të mirën e Shqipërisë. “Kjo është lutja jonë ndaj Zotit të Madh dhe lusim që gjithnjë shqiptarët e vërtetë të rrëfehen të denjë për të qenë ‘Shërbëtorët e Shqipërisë’”.

Flet ambasadorja: Përmbushet amaneti i i politikanit më të shquar shqiptar Read More »

Këtë vit nuk ka prodhim të vajit të ullirit të virgjër, por ja si ta dalloni atë më cilësorin

Konsumatorët shpesh dyshojnë se mashtrohen ndërsa blejnë shishet me etiketat “Vaj ulliri i virgjër”. Para pak kohësh qarkulloi lajmi se mashtrimi ishte i vërtetë pasi vaji i ullirit është një produktet ushqimor që falsifikohet me lehtë në vendin tonë. Analizat treguan se asnjë prej tyre nuk ishte vaj ulliri, por përzierje industriale.

Për këtë sezon prodhuesit e këtij lloj vaji kanë thënë se nuk do të kenë të njëjtin vaj cilësor si vite më parë. Kjo për shkak të kushteve të paqendrueshme klimatike dhe prekja nga sëmundje të ndryshme të ullirit.

Por ka një mënyrë për të dalluar vajin e ullirit cilësor pasi në disa fabrika procesi i shtrydhjes së vajit të ullirit kryhet në mënyrë të gabuar.

Silvana Subashi, kryetare e Shoqatës së Prodhuesve të vajit të ullirit ka thënë për TCH:

“Në cilësinë e vajit, ndikon ulliri, i cili duhet të jetë i freskët, i sapo vjelë. Nëse kemi një frut të dëmtuar, vaji del i virgjër ose i virgjër i thjeshtë. Nëse frutin e kemi të pa dëmtuar nga sëmundje të ndryshme apo të pa vrarë, atëherë kemi vaj ekstra të virgjër. Ndikon temperatura, uji i nxehtë që e prish cilësinë. Duhet të jenë temperatura nën 27 gradë. Dhe pastaj ndikon se si e ruajmë vajin e ullirit. Ruajtja është pjesë shumë e rëndësishme e vajit të ullirit. Maksimumi për 24 muaj; është mirë ta përdorim për 12 muaj dhe të ruhet në enë qelqi, inoksi ose balte. Konsumatorët janë mësuar gjithmonë me një vaj të ëmbël. Vaji i ullirit nuk mund të jetë i ëmbël. Duhet të jetë i hidhur, djegës dhe me aromë karakteristike të ullirit të freskët.”

Silvana Subashi u bën gjithashtu thirrje konsumatorëve tu drejtohen fabrikave për të siguruar vaj ulliri me cilësi të duhur për shëndetin e tyre familjar.

Këtë vit nuk ka prodhim të vajit të ullirit të virgjër, por ja si ta dalloni atë më cilësorin Read More »

Dako i përgjigjet opozitës: Edhe moma jote ta jep votën për konflikt interesi, se është më…

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i ka kthyer përgjigje akuzave të bëra nga opozita. Në rrjetin social Facebook shkruan se “Më vjen keq se e kam banor timin, po s’kam çfarë i bëj, do e fus në listën e gjyqeve me vemjet e tjera të Lul Peshkut dhe po ja përsëris: Harroje Durrësin si politikan Oerd!”. “Shyqyr që të fut Lul Peshku të parin në akuariumin e PD-së së Durrësit dhe të çon në parlament brenda në akuarium, se ty edhe moma jote ta jep votën për konflikt interesi se për bindje është edhe më e majtë se unë!””, ironizon Dako. Postimi i plotë i Dakos:

“Oerd Bylykbashi bën kompetentin në Tiranë ku s’e njeh askush. Në Durrës është personazhi më i pavotuar i PD-së! Oerdi e di shumë mirë që koha kur PD-ja i merrte votat në Durrës me figura serioze qytetare dhe me burgaxhinj me leje 10 ditore në fshat, ka vdekur. Figurat qytetare të PD ka kohë që votojnë Vangjush Dakon dhe Oerdi e di mirë! Sepse nuk kanë si i shkojnë mbrapa Oerdit që s’merr as votat e shtëpisë së vet dhe e mbante Sokol Olldashi i shkretë si sekretar nga mbrapa. Ndërsa koha e burgaxhinjve, koha e Lentit tënd që nxirreshin për të rrahur njerëzit e PS në Ishëm e nëpër fshatra, ka vdekur, vdiq bashkë me Saliun. Sot votat merren me punë e me fushata ku PS-së s’i del dot para jo Oerdi po askush. Sa takime bëj unë në 24 orë, Oerdi që fle gjumë në drekë s’ka për t’i bërë dot as në 24 vjet politikë!

Më vjen keq se e kam banor timin, po s’kam çfarë i bëj, do e fus në listën e gjyqeve me vemjet e tjera të Lul Peshkut dhe po ja përsëris: Harroje Durrësin si politikan Oerd! Shijo si qytetar ndryshimet që kam bërë dhe do të bëj unë bashkë me qeverinë time, po si politikan je i mbaruar. Shyqyr që të fut Lul Peshku të parin në akuariumin e PD-së së Durrësit dhe të çon në parlament brenda në akuarium, se ty edhe moma jote ta jep votën për konflikt interesi se për bindje është edhe më e majtë se unë!”

Dako i përgjigjet opozitës: Edhe moma jote ta jep votën për konflikt interesi, se është më… Read More »

“Mos na e merrni urtësinë për dobësi”, Gjeneral Lleshi kryen detyrën e parë ndaj grekëve

Zëvendës ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka bërë sot daljen e parë publike për mediat me një lajm bombë, ndoshta i pari që ka ardhur në këtë drejtim nga shteti shqiptar ndaj grekëve.

Lleshi njoftoi se janë shpallur të padëshiruar në vendin tonë 52 persona të shtetësisë greke, për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi.

Ai tha që asnjë nuk duhet ta marrë butësinë e shqiptarëve për dobësi.

DEKLARATA E SANDËR LLESHIT
Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, në plotësim të përgjegjësive kushtetuese, atyre ligjore si dhe të përcaktimeve të normave të marrëdhënieve ndërkombëtare, bazuar në nenin 9 të Ligjit nr. 108/2013, “Për të huajt”, i ndryshuar; në mbrojtje të interesave të rëndësishme shtetërore që lidhen me sigurinë kombëtare; në funksion të ruajtjes së pacenuar të marrëdhënieve ndërkombëtare të vendit dhe konkretisht të marrëdhënieve miqësore me Republikën e Greqisë; e angazhuar për të mbrojtur e garantuar në çdo aspekt të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri dhe praninë e çmuar, historikisht harmonike të këtij minoriteti në gjirin e familjes shqiptare; e ndërgjegjshme për historinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të ardhmen e përbashkët të shqiptarëve dhe grekëve si kombe me përkatësi dhe përgjegjësi të rëndësishme për familjen e kombeve evropiane; duke e konsideruar të papranueshëm, provokimin sa vulgar, aq edhe të rrezikshëm që iu bë dje shtetit shqiptar e qytetarëve të tij pa dallim, nga individëve e grupe të caktuara të ardhura nga Greqia, të cilët shpërdoruan respektin tonë ndaj normës tradicionale shqiptare të hapjes së dyerve të një familjeje në zi dhe e kthyen një ritual përbashkues varrimi, në një shfaqje të pa tolerueshme ekstremizmi, ka vendosur:

Shpalljen persona të padëshiruar në vendin tonë, të 52 personave të shtetësisë greke, për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi.

Këta njerëz dhe të tjerë, që po analizohen nga forcat tona të sigurisë lidhur me shfaqjen e djeshme ekstremiste në fshatin Bularat, nuk do të lejohen të hyjnë më në këtë vend, për periudhën e parashikuar në ligj.

Askush nuk duhet ta marrë urtësinë tonë për dobësi dhe asnjë i huaj nuk mund të shkelë pa u përballur me pasojat, ligjin dhe traditat e mikpritjes së këtij vendi.

“Mos na e merrni urtësinë për dobësi”, Gjeneral Lleshi kryen detyrën e parë ndaj grekëve Read More »