Irina

Rama për ngjarjet në Bularat: Do mendohen mirë nëse do vijnë më në Shqipëri

Si një zakon të përhershëm, Rama ka filluar tu kthejë përgjigje komnetuesve nëpërmjet videove.

Kështu ka ndodhur edhe këtë herë dhe Kryeministri ka reaguar pas zhvillimeve në Bularat, ditën e përcjelljes për në banesën e fundit të Kostandinos Kaçifasit.

“Mendoni sikur shteti ynë të përplasej me ata… Shumë prej tyre s’do hyjnë dot më në Shqipëri, ndërsa të tjerët do mendohem mirë nëse do vijnë më në Shqipëri”, tha ndër të tjera duke iu përgjigjur përmes një videoje postuar në faqen e tij në Facebook, interesimit të disa komentuesve.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/320134752140234/?t=0

Rama për ngjarjet në Bularat: Do mendohen mirë nëse do vijnë më në Shqipëri Read More »

Çështja “Kaçifa” në Parlamanetin Europian të hënën/ Eurodeputetja “non grata”: Është një titull nderi për mua

Eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Jashtme shqiptare, për të propozuar tek Ministria e Brendshme, shpalljen e saj person “non-grata”.

Sipas medias greke, “Hellas Journal”, se e pyetur për këtë vendim të shtetit shqiptar, eurodeputetja e ka konsideruar si një titull nderi.

“Është një titull nderi për mua të vihem sërish nën targetin e një regjimi të korruptuar e diktatorial si ai i Edi Ramës në Shqipëri”, citohet Theocharous nga “Hellas Journal”.

Sipas të njëjtit burim: Ajo ka shtuar se do të vijojë që të mbështesë atë që ajo e quan “Vorio-Epir”. ”Ata nuk mund të zbehin rezistencën time, apo pasionin tim për të drejtat e njeriut dhe ruajtjen e Vorio Epirit”.

“Znj Theocharous, e cili është raportuesi në hije për bisedimet e pranimit të Shqipërisë në BE, pritet të flasë në lidhje me vrasjen e Konstandinos Kaçifas të hënën, para Parlamentit Evropian”, raporton media greke.

Çështja “Kaçifa” në Parlamanetin Europian të hënën/ Eurodeputetja “non grata”: Është një titull nderi për mua Read More »

“Zoti është më i madh se çdo gjë që po të streson në këto momente”. Disa thënie për të shtuar besimin

“Lërja gjithçka në dorë Zotit. Ai do të ndihmojë të kalosh çdo vështirësi”.

“Mos u streso. Zoti e di se për çfarë je duke u lutur”.

“Jeta është më e bukur, nëse beson në Zot”.

“Besoji Zotit në kohët e tua të mira dhe ai do të ndihmojë në kohët e vështira”.

“Mos e humb shpresën. Zoti është duke punuar në këto momente që gjërat e tua të shkojnë sa më mirë”.

“Lutu sepse Zoti është duke dëgjuar kërkesat në lutjet e tua”.

“Mos hiq dorë nga diçka që nuk po e arrin dot. Koha e arritjeve dhe bekimeve të tua po vjen. Besoji Zotit”.

“Ata që ia lënë Zotit në dorë gjithçka, janë ata që shohin dorën e Zotit në gjithçka”.

“Nuk ke pse ndihesh vetëm. Zoti është përherë me ty”.

“Lutu në ditë të vështira. Lutu në ditë të bukura. Lutu përditë. Zoti është vetëm një lutje larg teje”.

“Nuk ka gjë të pamundur për Zotin. Beso në ato çfarë Ai sjell në jetën tënde. Beso në rrugën që ai do të ndjekësh”.

“Zoti ka planet më të mëdha për jetën tënde. Besoji Atij”.

“Kur ke nevojë për diçka, Zoti e di. Kur pyet për diçka, Zoti dëgjon. Kur beson, Zoti punon”.

“Nëse krijon një marrëdhënie të fortë me Zotin, çdo gjë tjetër do të ecë për mrekulli”.

“Vendose Zotin të parin dhe nuk ke për të qenë kurrë i/e fundit”.

“Zoti është më i madh se çdo gjë që po të streson në këto momente”. Disa thënie për të shtuar besimin Read More »

Për sa kohë rikuperohet zemra pas lënies së duhanit?

Të heqësh dorë nga cigarja duhet vullnet i hekurt. Por sa kohë do të duhet që trupi të rikuperohet pas lënies së duhanit? Një studim thotë se duhet të kalojnë 15 vjet nga lënia e cigares që të ulet rreziku i sëmundjeve të zemrës.

Studimet paraprake sugjeronin se rreziku stabilizohet brenda pesë vjetësh, mirëpo hulumtimet e reja kanë treguar se kjo kohë mund të jetë më e gjatë.

Në studim janë përfshirë rreth 8700 persona në një kohë 50-vjeçare. Shkencëtarët zbuluan se zemrës i duhen më shumë se 10 vite që të normalizohet nga dëmtimi i shkaktuar nga nikotina dhe kimikatet e tjera.

Ky raport është i pari që ka analizuar kohën e nevojshme për ‘zhbërjen’ e dëmtimeve që i shkaktohen zemrës nga konsumimi i duhanit.

Për sa kohë rikuperohet zemra pas lënies së duhanit? Read More »

Historia e pabesueshme e profetes Vanga Pandeva, në Bullgarinë socialiste

Vanga u vendos në Petrich të Bullgarisë në vitet 1930, ku parashikoi fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Fama e saj u përhap shumë shpejt në të gjithë Bullgarinë, dhe një ditë ajo u vizitua prej Mbretit Boris III. Vanga paralajmëroi mbretin kundër pjesëmarrjes së Bullgarisë në luftë. Politikanët bullgarë nuk e dëgjuan: vendi iu bashkua Hitlerit dhe u gjend mes të humburve. Ishte vetëm patronazhi i pasluftës nga BRSS që shpëtoi Bullgarinë prej shpërbërjes territoriale.

Politikanët bullgarë, që vizitonin Vangan, e përhapën lajmin për profecitë e saj tek homologët në vende të tjerë. Si rezultat, Vanga u bë e njohur në gjithë botën. Lista e ngjarjeve që ajo parashikoi me kaq shumë saktësi është vërtetë mbresëlënëse.

Mbreti Boris III e vizitoi sërish në vitin 1942 dhe 1943. Gruaja e verbër i tha mbretit se ai do të vdiste në 28 gusht 1943. Në shkurt 1943 ajo i tha mbretit se mund të shihte një flamur të kuq mbi pallatin e tij. Parashikimet e saj u vërtetuan. Mbreti Boris III vdiq në 28 gusht dhe flamuri i kuq u ngrit mbi Sofje në 1944. Bullgaria u bë vend socialist.

Në Bullgarinë socialiste, ku Vanga kaloi pjesën më të madhe të jetës, njerëzit i trajtonin negativisht mistikët. Komunistët besonin se vanga po përhapte bestytni, duke i shpërqëndruar njerëzit nga ndërtimi i kapitalizmit. Në vjeshtën e vitit 1952, profetia u gjend në telash të madh kur parashikoi që Stalini do të shkonte në botën e përtejme. Vanga u burgos, por jo për shumë gjatë.

Profecia u realizua – gjenerali sovjetik vdiq vërtetë. Vdekja e Stalinit nuk e shpëtoi profeten nga persekutimi politik. Fakti që Vanga ishte lindur në Maqedoni (Jugosllavi) nuk u shkonte për shtat shërbimeve të fshehtë bullgarë. Bullgaria kishte marrëdhënie shumë të tensionuara me Jugosllavinë e Josif Titos, gjë që i dha shërbimit të fshehtë bullgar një arsye të besonte se profetja ishte agjente e fqinjit perëndimor.

Në vitet 1970, shërbimi i fshehtë i Bullgarisë vazhdoi të mbledhë materiale kompromentuese kundër Vangas. Një herë ata i kërkuan shtëpinë dhe gjetën 90 mijë leva, që ishte një sasi e madhe parash për një vend socialist. Vanga nuk u burgos, por në raporte u përshkrua si një grua me zhvillim të vonuar.

Në vend kishte zyrtarë të lartë që e mbronin Vangan. Shumëkush në Bullgari e mban mend ende historinë, kur një zyrtar i lartë humbi cantën me dokumenta të rëndësishme. Policia dhe shërbimi i fshehtë nuk mund ta gjente, kështu që kërkuan ndihmën e Vangas. Canta u gjet, dhe profetia u shpërblye me një letër mirënjohjeje.

Në përgjithësi mund të thuhet se autoritetet në Bullgarinë socialiste e trajtonin Vangan në mënyra të ndryshme. Nga njëra anë, ideologjia komuniste i bënte autoritetet të luftonin kundër “shtrigës”. Nga ana tjetër, elita vendase kuptoi se mund të përfitonin nga Vanga. Shërbimi i fshehtë nisi të kontrollojë vizitorët e saj dhe të marrë 10 leva nga bullgarët dhe 50 dollarë nga të huajt që e vizitonin. Ekonoistët përllogaritën se Vanga i solli 9 milionë leva thesarit bullgar.

Në vitin 1967, Vanga u punësua për një pozicion joekzistues si “zyrtare e shtetit”. Jeta e saj mori kthesë të fortë falë përpjekjeve të bijës së udhëheqësit të atëhershëm, Todor Zhivkov, Ludmilla Zhivkova. Ludmilla ishte e interesuar në mësimet ezoterike dhe e vizitoi shumë herë profeten. Ludmilla gëzonte shumë popullaritet në vend. Ajo zhvilloi një marrëdhënie shumë miqësore me Vangan.

Në fillim të 1979 Vanga tha se Ludmilla Zhivkova do të vdiste në një aksident rrugor. Shërbimet speciale u përpoqën ta shmangin tragjedinë, por nuk ndihmuan. Zhivkova i mbijetoi një aksidenti rrugor dhe pastaj vdiq dy vjet më vonë.

në vitin 1987, kur Todor Zhivkovi ende udhëhiqte vendin, Vanga parashikoi ndryshime të mëdha për vendin. Ajo tha se shumë shpejt Bullgaria do të kishte një tjetër udhëhqës, një shkencëtar të njohur, i cili nuk do të ishte mbështetës i doktrinës së Leninit. Në vitin 1992, filozofi bullgar Zhelev erdhi në pushtet. Regjimi socialist në Bullgari u shemb, dhe vendi vazhdoi të ndjekë standartet e BE dhe NATO-s.

Vanga parashikonte ngjarje të mëdha politike në të gjithë botën. Ajo parashikoi inkursionin e trupave ruse në Cekosllovaki, vrasjet e Kenedit, kryeministrave indianë Indira dhe Rajiv Gandi, rënien e diktaturës së Somozas në Nikaragua dhe shumë ngjarje të tjera historike.

Sot, shumë rusë pyesin nëse profecitë e Vangas për Rusinë do të realizohen. Në vitin 1979, gjatë takimit me shkrimtarin Sidorov, Vanga tha: “Gjithcka do të ngrijë si në akull, vetëm një do të mbetet i paprekur – lavdia e Vladimirt, lavdia e Rusisë. Shumë do të jenë viktima. Asnjë nuk mund ta ndalë Rusinë. Gjithcka do të hiqet nga rruga e saj dhe ajo jo vetëm do të qëndrojë, por do të bëhet zot i botës”.

Para se të vdiste në vitin 1996, Vanga parashikoi sërish të ardhme të lavdishme për Rusinë. Sipas saj, Rusia do të bëhej superfuqia e vetme e botës. Specialistët përllogarisnin se 68% e profecive të saj janë realizuar. Ne vetëm mund të presim për të tjerat./bota.al

Historia e pabesueshme e profetes Vanga Pandeva, në Bullgarinë socialiste Read More »

Kur injoranca flet, inteligjenca hesht

Sidoqoftë, edhe të urtët kanë vështirësi të qëndrojnë heshtur, ndërkohë që kritikohen. Ne si qenie njerëzore kemi nevojë të jemi të pranuar dhe të vlerësuar, pikërisht e kundërta e asaj që ndodh kur dikush “nuk bie dakord”.

Ne kemi krenarinë tonë dhe kritikat na shqetësojnë drejtpërdrejt. Sidoqoftë, ne duhet të jemi gjithmonë të vetëdijshëm se kush na kritikon. Nëse është një person i motivuar nga injoranca, nuk ka arsye të ndiheni të lënduar ose të shqetësuar. Jo të gjitha këshillat vlejnë dhe jo të gjithë njerëzit duan të na ndihmojnë të zhvillohemi.

Shpjegimi i injorancës:

Është e rëndësishme të sqarojmë llojin e injorancës të cilës i referohemi. Nuk flasim për injorancën kulturore apo injorancën në lloje të caktuara të dijes. Flasim për injorancën e njerëzve që nuk kanë dhembshuri, ndjeshmëri, kujdes, vëmendje. Njerëz që gjykojnë ata përreth tyre në bazë të pozitës sociale, ose përfitimet që mund t’i ofrojnë.

Injoranca arrin kulmin kur ne jemi jotolerantë. Kur preferojmë të hedhim poshtë një ide apo një person, në vend që të çlirohemi nga paragjykimet dhe idetë tona për t’u hapur ndaj pikëpamjeve të reja.

Ne jemi të detyruar të jetojmë çdo ditë me njerëz injorantë, në punët tona, në shkolla, në universitete. Por situata bëhet më e dëmshme kur ata janë pranë nesh, ata janë miq ose anëtarë të familjeve tona. Për shkak se ata janë njerëz që i duam dhe janë të rëndësishëm në jetën tonë, gjithçka që vjen prej tyre na prek më thellë.

Ndërsa piqemi, megjithatë, mësojmë shumë gjëra nga njerëzit injorantë në jetën tonë. Mësojmë se në çdo moment kemi mundësinë për të ndryshuar dhe braktisur injorancën, dhe se kushdo që nuk ndryshon është sepse ai nuk dëshiron ta bëjë atë. Në këtë mënyrë, më e mira që mund të bëjmë është t’i inorojmë dhe të shkojmë përpara me dinjitet.

Kur jemi të detyruar të marrim një rrugë tjetër?

Edhe pse qëndrimi standard i njerëzve të mençur është heshtja përballë injorancës, kjo nuk është gjithmonë e mundur. Ne mund të hasim situata jashtëzakonisht toksike në të cilat jemi të detyruar të mbrojmë veten. Në raste të tilla, duhet të veprojmë me seriozitet dhe besim, duke bërë të qartë që kufijtë janë tejkaluar dhe se nuk mund ta pranojmë më atë sjellje. Më poshtë janë disa situata në të cilat duhet të veproni me vendosmëri.

Kur injoranca bëhet më e madhe se respekti.

Kur njerëzit injorantë fillojnë të duan të kontrollojnë jetën tonë. Nëse kjo ndodh, është e domosdoshme të gjeni një mënyrë për të hequr qafe negativitetin e tyre, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kur disa njerëz në jetën tonë na poshtërojnë ose na vënë në siklet për t’u ndjerë më mirë.

Ne gjithmonë do të gjejmë injorancë rreth nesh. Prandaj është thelbësore që të veprojmë me mençuri dhe të zgjedhim gjërat që meritojnë vëmendjen tonë. / bota.al

Kur injoranca flet, inteligjenca hesht Read More »

Horoskopi i PAOLO FOX për ditën e SHTUNË, 10 nëntor 2018

Dashi 9:

Do të fillojë një periudhë e rëndësishme, ata që kanë pasur përvojë në të kaluarën kanë më shumë shanse për sukses. Kalimi i ri i Jupiterit ju lejon të sfidoni veten. Tani ju mund të merrni përgjigje që ju janë mohuar në të kaluarën. Tani ka energji të madhe dhe ju gjithashtu jeni plot optimizëm drejt së ardhmes. Horoskopi për ditën e shtunë, 10 nëntor është pozitiv, me pesë yje në punë dhe fat. Mirë edhe e diela, me pesë yje në punë. Edhe ata që kanë pasur probleme personale dhe familjare së shpejti do të kenë zgjidhje.

Shigjetari 8:

Horoskopi i të shtunës është pozitiv për punën, pesë yjet e forcës për ata që kanë lindur në shenjën e Shigjetarit. Në përgjithësi, në nëntor ju mund të merrni diçka më shumë, përmirësime të përcaktuara nga tranziti i ri i Jupiterit. Ndoshta disa ndryshime janë përcaktuar nga disa ngjarje që kanë ndodhur ose po ndodhin kohët e fundit. Ju keni mundësi të mira deri në shkurt dhe mars. Nëse jeni në një kompani ku së shpejti do të ketë ndryshime, mos kini frikë të bëni kërkesa dhe të kërkoni atë që është e drejtë për ju.

Bricjapi 8:

Ekziston një gjendje mjaft e qetë dhe e mirë astrologjike. Shumë njerëz ndihen pak nën presion për shkak të njerëzve që ju gjykojnë vazhdimisht e ju kritikojnë. Në përgjithësi ju jeni një shenjë e fortë që nuk e lejon veten të frikësohet nga gjykimi i të tjerëve. Është e rëndësishme të jeni të fortë, por nuk duhet ta nënvlerësoni rëndësinë e kritikës. Izolimi i vetes nuk është një zgjedhje e mirë, disa kritika mund t’ju ndihmojnë të përmirësoheni dhe të kuptoni se ku jeni gabim. Dita e diel pozitive me pesë yje të fuqisë për dashuri, punë dhe fat.

Luani 8:

Ju mund të merrni kënaqësi të madhe, dashuria mund të kthehet të jetë një protagoniste. Kalimi i Jupiterit do të ketë efekte vendimtare në shenjën tuaj të zodiakut. Në fakt, papritur çdo gjë fillon të jetë më e qartë dhe papritmas lajme të mira dhe implikime të mira do të vijnë. Do të ketë fitore të vogla ose të mëdha që do t’ju lejojnë të tregoni sa jeni të vlefshëm. Më në fund do të keni mundësinë të tregoni aftësitë tuaja, një qiell të favorshëm edhe nga pikëpamja sentimentale, ku do të ketë mundësi për revansh. Ata që kanë mbetur të ndalur në vend në të kaluarën, do të kenë mundësinë të kthehen dhe të shohin përpara.

Gaforrja 7 1/2:

Ju doni të përjetoni emocione të reja. Njerëzit e lindur në shenjën tuaj shpesh tërhiqen nga njerëzit e së kaluarës. Shpesh ndiqni dashurinë e pamundur, dhe kur arrini stabilitetin, ju lodheni pas një farë kohe. Kjo është për shkak se ju pëlqen të përjetoni rrahjet e zemrës, emocionet e forta dhe intensive e angazhimet. Jeni shenjë që i jep rëndësi të madhe fizikut dhe intimitetit. Këtë fundjavë do të jetë e mundur për të gjetur atë, bëni kujdes vetëm ditën e dielë kur hëna mund të krijojë disa vështirësi. Jupiter favorizon shitblerjet.

Akrepi 7 1/2:

Ata që punojnë për një kompani me kohë të pjesshme mund të vendosin të ndryshojnë vendin e punës. Në përgjithësi ju jeni një shenjë e hapur për përvoja të reja. Nëse nuk ka lajme, ka të ngjarë që ju të jeni të detyruar të luftoni për të marrë atë që dëshironi. Kalimi i favorshëm i Jupiterit ndihmon në realizimin e një kërkese që keni bërë pak kohë më parë. E diela do të jetë një ditë interesante për punën, pesë yjet e fuqisë do t’ju bëjnë të filloni mirë javën e ardhshme.

Ujori 7 1/2:

Për horoskopin e së shtunës dhe në ditët e ardhshme ju do të jetoni një kohë të vështirë. Angazhimet që keni mbështetur nuk ju kanë sjellë gjithmonë rezultatet e dëshiruara. Ngadalë ju rimëkëmbeni, edhe nëse nuk është e lehtë për të ruajtur qetësinë. Kohët e fundit ju gjithashtu ndjeheni pak të rënë, ndoshta sepse në punë dhe në familje nuk ka qetësi me të. Mundohuni të merrni një qëndrim më pozitiv dhe optimist. E diela është ditë kur rekuperoni edhe në një nivel sentimental. Ata që kanë qenë ndjerë keq, tani do të kenë mundësinë të flasin dhe të diskutojnë.

Demi 7:

Në muajt e ardhshëm ka gjasa që ju do të keni për të studiuar një strategji të re për të ecur përpara. Nëse një histori duhet të mbyllet, ose duhet të ketë ndryshime në punë, tani ka ardhur një pikë kthese. Sidomos në punë këtë fundjavë ju mund të keni më shumë vështirësi, por ju rekuperoni të dielën, me hënën në pritje të mirë, 5 yje në punë dashuri dhe fat.

Virgjëresha 7:

Horoskopi i të shtunës pozitiv për ndjenjat, e shtuna në fakt është ditë me pesë yje për dashurinë. Sidoqoftë, në punë mund të ketë vështirësi për shkak të vonesave që janë të vështira për t’u zgjidhur menjëherë. Sipas Paolo Fox, mund të ketë siklete, edhe sepse nuk është e lehtë të merrni diçka që të takon, por që nuk do të mund të merrni menjëherë. Në dashuri nëse dikush tradhton besimin tuaj, ju do të mbeteni shumë keq. Rimëkëmbje të dielën në punë, ditë me pesë yje.

Peshorja 7:

Jeni mjaft të kënaqur me atë që po bëni, dhe mund të ndiheni edhe më mirë nëse të tjerët gjithashtu vlerësojnë përpjekjet tuaja. Ndonjëherë nuk mund të merrni miratimin që kërkoni dhe ndjeheni shumë të vetmuar. Ka një gjendje të mirë astrologjike edhe nga pikëpamja financiare. Kujdes ndaj ditës së dielë gjatë së cilës mund të ketë një rënie të lehtë fizike.

Horoskopi i PAOLO FOX për ditën e SHTUNË, 10 nëntor 2018 Read More »

Plehrat në Porto Romano, banorët: Bëftë hajër Sandër Lleshi

Nis ndërhyrja në vendgrumbullimin e plehrave për shuarjen e vatrave të zjarrit dhe mbulimin e tyre. Pas urdhrit të parë të zëvendësministrit të Brendshëm Sandër Lleshi, drejtuar institucioneve në varësi në nivel lokal, për disiplinimin e mbetjeve urbane në vendgumbullime, prefektura e Durrësit ka organizuar punën për shuarjen e zjarreve.

170 deri në 180 tonë mbeturina në ditë grumbullohen në këtë fushë nga ndërrmarja komunale e Durrësit. Sot disa makina zjarrfikëse kanë punuar për shuarjen e zjarreve në fushën e grumbullimit të plehrave të Porto-Romanos, e cila është 222 mijë metra katror me 15 metra lartësi, ndërsa mjetet e rënda po punojnë për pastrimin e kanaleve dhe ngjeshjen e fushës. Prefekti Roland Nasto deklaroi se në fund të këtij viti kalendarik nuk do të ketë më plehra që depozitohen në këtë fushë. Mbetjet do të dërgohen në Tiranë për riciklim, ndërsa fusha do të rrethohet si fazë e parë e saj. “Për Emergjencat Civile në Durrës ky është një problem madhor mjedisor, sepse prej kësaj fushe duhet të largohen edhe qindra njerëz që punojnë aty duke bërë riciklimin e mbetjeve urbane, së bashku me kafshët që kullosin në plehra”, tha Artur Lekbello, Shef i Emergjencave Civile.
Ky vendgrumbullim është rritur në mënyrë progresive nga vit në vit si në siëprfaqje edhe në lartësi. Aktualisht vendgrumbullimi arrin në një lartësi prej 15 metrash nga niveli fillestar. 180 ton plehëra depozitohen aty cdo ditë, ndërsa në verë sasia disafishohet nga ardhja masive e pushuesve. Djegja e qindra ton plehërave ka ngitur alarmin tek i madh e i vogël.

Zgjidhja është rrethimi i fushës dhe kthimi i saj në një park të gjelbëruar, sipas bashkisë së Durrësit e cila nuk ka fonde tha Syri Gjergji inxhinier I ndertmarrjes sw pastrim gjelberimit.
Për banorët situata është emergjente. Ata e kanë mirëpritur vendimin e zëvendësminitrit të brendshëm për shuarjen er zjarrit dhe disiplinimin e fushës së mbetjeve urbane.
Në këtë fushë punopjnë mbi 200 persona që bëjnë ndarjen e plastikës , letrës dhe aluminit ne mënyrë private, ndërsa e tufat e mëdha me lopë dele dhe derra ushqehen po në të nëjtën fushë me mbejtet që transportohen aty cdo ditë.

Pak ditë më parë ishin studentët e “Aleksandër Moisiut” por edhe pedagogët që u ngritën në protestë duke kërkuar mbylljen e fushës së plehrave. Ata lanë një javë afat për të ndërhyrë përpara se klinika e ligjit në këtë universitet të nisë një betejë ligjore me bashkinë e Durrësit.BW

Plehrat në Porto Romano, banorët: Bëftë hajër Sandër Lleshi Read More »