Irina

Çmimet e ushqimeve të qëndrueshme në këtë fundvit

Çmimet e ushqimeve në tregjet e vendit janë të qëndrueshme, ndonëse konsumatorët kanë rritur fluksin e blerjeve për mallrat ushqimore, në prag të festave të fundvitit.

Në tregjet kryesore të fruta-perimeve, tek “Pazari i Ri” në kryeqytet dhe tregu “Agroushqimor” në periferi të Tiranës, që furnizojnë pikat e shitjes me pakicë, çmimet kanë ndryshime të papërfillshme.

Tregtarët shprehen se, prodhimet vendase vazhdojnë të shiten me çmime disi më të larta ndërsa produktet e importit kanë pësuar ulje.

Sipas tyre: “Prodhimet e sezonit janë drejt fundit, ndonëse produktet e vendit vijojnë të furnizojnë tregjet dhe për pasojë çmimet janë më më të larta se produktet e importit”. /atsh

Çmimet e ushqimeve të qëndrueshme në këtë fundvit Read More »

Kë përzunë nga protesta studentët?“Largohuni! Ia dalim vetë”

Pedagogu dhe shkrimtari Edmond Tupe është përzënë nga studentët. Ai nuk është lejuar të marrë megafonin dhe të flasë gjatë protestës.

Edhe gjatë ditës së djeshme studentët mbështetjen e politikanëve apo figurave të ekranit e kanë refuzuar duke thënë se mund t’ia dalin të vetëm.

“Jo politikë, jo politikë, ia dalim vetë”, dëgjohet të thërrasin studentët vazhdimisht.

Gjithashtu ata kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.

Kë përzunë nga protesta studentët?“Largohuni! Ia dalim vetë” Read More »

Restaurohen çatitë dhe fasadat e 210 shtëpive në Vuno dhe Dhërmi

Projekti “Rikualifikimi urban dhe restaurimi i objekteve në Qendrën Historike dhe Zonën e Mbrojtur në fshatrat Dhërmi dhe Vuno”, po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Institutin e monumenteve të Kulturës.

Projekti u financohet nga qeveria shqiptare dhe Banka e Këshillit të Europës (CEB).

Në Vuno dhe Dhërmi Krahas restaurimit të godinave, po punohet edhe për ndërtimin e rrjetit inxhinierik nëntokësor dhe rikonstruksionin e kalldrëmeve.

Restaurimi i godinave ka nxitur banorët të bëjnë investime private në ambientet e brendshme të shtëpive të tyre për t’i përshtatur si bujtina apo restorante.

Përfundon procesi i restaurimit të çative dhe fasadave për 210 shtëpi në fshatrat Dhërmi dhe Vuno.

Godinat e klasifikuara si pjesë e trashëgimisë kulturore si banesa e Pirro Gjikopullit dhe Llukë Petro Zhupës u janë nënshtruar edhe restaurimit të tavaneve dhe elementëve të tjerë dekorativë të brendshëm.
Punët në Komunitet IV- Zhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe Zonës Bregdetare” është një program investimesh në bregdetin e jugut, rajonin e Alpeve, qarqet Vlorë, Gjirokastër, Dibër, Shkodër dhe bashkitë Himarë, Vlorë, Gjirokastër, Mat, Pukë.

Objektivi i përgjithshëm i programit është nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm social-ekonomik në komunitetet me potencial të lartë turistik, nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës së integruar publike duke respektuar mjedisin dhe ruajtur trashëgiminë kulturore dhe historike.

Në bashkinë e Himarës, programi parashikon disa paketa investimi të integruara për të cilat puna ka filluar vitin e kaluar.
Që nga infrastruktura rrugore, vendet parkimit, ndërtimi i infrastrukturës turistike në plazhet e Jalit dhe Dhërmiut, deri te rikonstruksioni i rrugëve, kalldrëmeve, ujësjellës – kanalizime, fasadave, çative, shesheve si sheshi Petro Marko dhe sheshi Strungli në fshatrat e Vunoit dhe Dhërmiut. Pjesë e këtyre ndërhyrjeve ishte edhe ndërtimi i shëtitoreve në plazhin e Jalit dhe Dhërmiut që tashmë kanë përfunduar. Ndërkohë, në Dhërmi po punohet intensivisht për ndërtimin e hapësirave urbane si vende pushimi përgjatë shëtitores, ndërtimi ujvarës së shkronjave dhe riparime të tjera.

Të gjitha investimet kanë për qëllim krijimin e mundësive për pasurimin e ofertës turistike me element kulturorë dhe historikë dhe nxitjen e sipërmarrjes private edhe në ato zona të bregdetit të jugut.

Restaurohen çatitë dhe fasadat e 210 shtëpive në Vuno dhe Dhërmi Read More »

Protesa e studentëve vazhdon dhe në Vlorë

Anulimi i VKM per tarifat shtese,pergjysmim i tarifes se studimit,kushte te permiresuara ne konvikte. Prej ores 9 te mengjesit,studente te universitetit Ismail qemali ne Vlore,ne proteste,ne diten e dyte te saj,duke ju bashkuar ne kete menyre protestes dhe kauzes se studenteve ne kryeqytet.

Thirrje edhe studenteve te tjere,per te braktisur auditoret dhe bashkuar protestes se tyre,ndersa pas protestes perballe rektoratit,studentet e Vlores kane marshuar edhe ne rrugen kryesore te qytetit, per tu bashkuiar edhe me studentet e fakulteve te tjera.
“Nuk terhiqemi deri ne plotesimin e kerkesava tona. Protesta jone do te vijoje ne universitetin Ismail Qemali,ndersa ne vijim,nese kerkesat nuk plotesohet do ti drejtohemi Tiranes,per tju bashkuar studenteve ne kryqytet. Duam te drejtat tona,hajde bashkohuni me ne,”-thirrjet e studenteve te Vlores.

Studente te univesritetit Ismail Qemali te Vlores ne proteste deri ne plotesimin e kerkesave te tyre,tashme te bera publike ndaj Ministrise se Arsimit. Proteste qe do te vijoje deri ne plotesimin e te gjitha kerkesave.

Protesa e studentëve vazhdon dhe në Vlorë Read More »

Shqipëria vend unik për investime – Deklaroi sot Zv/presidenti i “Hyatt”

Zëvendëspresidenti i hotel “Hyatt”, Aoyama Takuya, deklaroi sot se “hapja e hotel Hyatt në Shqipëri do të jetë një histori suksesi”.

I pranishëm sot në ceremoninë e nënshkrimit të kontratës me Mak Albania, Aoyama Takuya theksoi se “ne nga Hyatt firmosim shumë kontrata gjatë vitit, hapim shumë hotele në gjithë botën, por që të kemi mundësi që të shkojmë në një vend kaq unik sa Shqipëria është një rast shumë, shumë i veçantë”.

“Shqipëria është një vend me një natyrë madhështore, me një bregdet të paprekur me një trashëgimi kulturore unike, ku bëhen premtime që mbahen”, theksoi Takuya.

Në emër të Hyatt, tha më tej ai, do të doja të premtoja se kur të hapet ky hotel ne do të bëjmë një histori suksesi jo vetëm për Tiranën, jo vetëm për turizmin e Shqipërisë, por për miqtë tanë sidomos për ata që do të punojnë me ne.
“Faleminderit për mbështetjen dhe presim me kënaqësi të hapim hotelin këtu në Shqipëri”, tha zv/presidenti Takuya./ATSH

Shqipëria vend unik për investime – Deklaroi sot Zv/presidenti i “Hyatt” Read More »

Vlorë – Mblidhet Këshilli Bashkiak

Eshte zhvilluar sot mbledhja e parafundit per kete vit e Keshillit Bashkiak te Vlores .Ne nisje te saj para rendit te dites Kryebashkiaku Dritan Leli ka kerkuar miratimin e keshillatreve per piken e pare dhe 12,te rendit te dites , perkatesisht miratimi projket-vendimit per numrin e punonjesve dhe institucioneve te varesise se Bashkise Vlore dhe per miratimin e projket-vendimnit per kthim ne fond banese te ish godines se hetuesise.

Pas mirekuptimit me keshilltaret per t’i transferuar ato ne mbledhjen e radhes,eshte miratuar rendi i dites me 14 pika.4 prej tyre ju referuan pajisjes me Amt ne pronesi per token bujqesore ne perdorim ne fshatrat Dukat , Akerni,Risili e Mekat si dhe ne rajonin 5.

Pjese e rendit te dites dhe deklarimi i mbarimit te mandatit te keshilltarit te Keshillit te Bashkise te Emiljano Hajrulla,i cili ka dhene doreheqjen nga ky mandat.

Mbledhja e Keshillit Bashkiak u zhvillua per 2 ore e 30 min dhe u miratuan 14 projekt-vendime.

Dhenia e ndihmes nga fondi i kushtezuar per muajin tetor 2018 ,pagesa e fondit te aftesise se kufizuar per mujain nentor ,miratimi i p-vendimit nga te ardhurat e bashkise per muajin tetor 2018 ,projketvendime qe jane miratuar njezeri nga keshilltaret ne mbledhjen e sotme.Nderkohe qe ne axhenden e sotme eshte shtruar dhe diskutuar plani social i kujdesit shoqeror per vitet 2018-2021 te bashkise Vlore.Drejtorja e ndihmes ekonomike dhe sherbimit social Irena Stasa ka zberthyer per keshilltaret kete pakete sociale.

Plani social i bashkise Vlore sipas projek-tvendimit nuk siguron thjesht zbatimin e ligjit por behet garantues dhe mbrojtjes i jetes dhe dinitetit te qytetareve vlonjat ,perfitues te sherbimeve te kujdesit shoqeror.

Vlorë – Mblidhet Këshilli Bashkiak Read More »

Studentët e Vlorës në protestë

Studentët e Universitetit të Vlorës kanë vendosur për të protestuar, por pas deklaratës së ministres Lindita Nikolla për tërheqjen nga tarifat.

Studentët shprehen se nuk kanë mundësi të paguajnë asnjë tarifë shtesë dhe për këtë ndihen të detyruar të braktisin studimet dhe të largohen në emigracion.

Studentët shprehen se prindërit e tyre nuk janë as deputetë, por jetojnë me të ardhura minimale. Ata paralajmërojnë se protesta do të vijojë deri në plotësimin e të gjitha kërkesave./shqiptarja

Studentët e Vlorës në protestë Read More »

Veliaj e nis ditën me një kafe me banorët te “Astiri”

Dita e punës sot ka nisur ndryshe për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai zgjodhi që kafen e mëngjesit ta pijë me banorë të zonës së Astirit, të cilët kanë filluar tashmë që të lirojnë vetë ndertesat e tyre pa leje dhe t’i hapin rrugë projektit të zhvillimit të Unazës së Madhe. “Ishte një kënaqësi e veçantë që takoja të gjithë miqtë këtu në “Astir” e ta filloja ditën me një kafe dhe një raki të mirë “Skrapari”. Siç u takuam me miqtë nga Tropoja, sot me miqtë nga Tepelena, Korça, Skrapari, sepse besoj që është shumë e rëndësishme të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ajo që kemi një konsensus sot, siç patëm me miqtë nga Tropoja, Kukësi e Dibra, ashtu edhe me tepelenasit, skraparllinjtë e korçarët është që ky projekt duhet të vijojë dhe ne duhet të ecim përpara me zhvillimin e Tiranës”, tha Veliaj.

Teksa falenderoi banorët që janë distancuar nga politika dhe kanë filluar që të zbrazin vullnetarisht objektet që janë në gjurmën e Unazës së Madhe, Veliaj theksoi se ky projekt nuk do të ndalet.

Veliaj e nis ditën me një kafe me banorët te “Astiri” Read More »