Irina

Vlorë, kontroll dentar për nxënësit e klasave të para

Një nga aktivitetet e rëndësishme si depistimi është realizuar nga stomatologët te nxënësit në klasat e para në shkollën “Musa Cakërri”, në Vlorë.

Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë në Vlorë ka bërë të ditur se krahas depistimit të tyre, me fëmijët u bashkëbisedua në lidhje me rëndësinë e higjienës dentare në parandalimin e sëmundjeve të kavitetit të gojës.

Higjiena e gojës parandalon problemet dentare, kryesisht formimin e pllakës dentare dhe gurëzave, të cilat janë faktorët kryesore në krijimin e problemeve të mishit të dhëmbëve si dhe kariesit (prishja e dhëmbëve).

Vlorë, kontroll dentar për nxënësit e klasave të para Read More »

Parashikimi i motit, e martë, 11 dhjetor 2018

Moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje të izoluara bore në juglindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje 1-15 m/sek, kryesisht në bregdet.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 në forcim, me lartësi vale deri në 1.0-2.0 metra./atsh

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °C
Shkodër2/10 re diell
Kukës-3/3  re diell
Lezhë4/11 re diell
Dibër-4/3  re diell
Durrës5/12 re diell
Tiranë2/12 re diell
Elbasan1/10 re diell
Berat1/13 re
Vlorë4/11 re diell
Korçë-3/4  re borë
Gjirokastër0/10  re
Sarandë6/13 re diell

Parashikimi i motit, e martë, 11 dhjetor 2018 Read More »

Zgjedhja e anëtarëve të KLP-së, reagon Arta Marku

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se diitën e nesërme do të zgjidhen anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Ne sot kemi fatin qe me pjesmarrjen dhe voten tone te hedhim te paret themelet i institucionit te pare te ri   drejtesise ndaj mos e humbni kete shans per asnje arsye”,- shkruan ndër të tjera Marku.

Më tej Prokurorja pohon se krijimi i KLP-së i hap rrugë ngritjes së SPAK-ut dhe zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm.

“Le t’u tregojme te gjitheve, popullit qe pret drejtesi, partnereve tane qe na kane ndihmuar dhe po na ndihmojne ne kete rrugetim te gjate drejt ngritjes dhe konsolidimit te nje drejtesie te  re, se ne jemi te pergjegjshem, se ne duam t’i ngreme institucionet, i duam funksionale ato, e duam vendin tone dhe integrimin e tij”.

Deklarata e Plotë:

Te nderuar kolege!

Neser eshte nje dite e rendesishme, eshte dita kur ne, me pjesemarrjen tone, me voten tone, do zgjedhim anetaret prokurore te Keshillit te Larte te Prokurorise . Eshte dita ku ne do ti japim jete Qeverisë së Re të sistemit prokurorial si ingranazh i rendesishem i makinerise se madhe te reformes ne drejtesi dhe qe me krijimin e KLP hyn ne fazen e zbatimit te plote te saj. Ne sot kemi fatin qe me pjesmarrjen dhe voten tone te hedhim te paret themelet i institucionit te pare te ri   drejtesise ndaj mos e humbni kete shans per asnje arsye.

Do i hapim rruge krijimit te SPAK-ut, zgjedhjes se Prokurorit te Pergjithshem me mandat.

Le t’u tregojme te gjitheve, popullit qe pret drejtesi, partnereve tane qe na kane ndihmuar dhe po na ndihmojne ne kete rrugetim te gjate drejt ngritjes dhe konsolidimit te nje drejtesie te  re, se ne jemi te pergjegjshem, se ne duam t’i ngreme institucionet, i duam funksionale ato, e duam vendin tone dhe integrimin e tij.

Prandaj, ju ftoj te gjitheve, te merrni pjese ne mbledhje, jo vetem si nje detyrim ligjor, por si shenje e pergjegjesise se larte. Prandaj ju ftoj te gjitheve te merrni pjese dhe te votojme nen mbikeqyrjen e partnereve te huaj dhe mediave, me transparence maksimale, per t’u treguar te gjitheve se ne duam dhe ne mundemi.

Kam besim tek ju!

Zgjedhja e anëtarëve të KLP-së, reagon Arta Marku Read More »

Rama-studentëve: Ju pres kur dhe ku të doni që të dialogojmë

“Kjo nuk është betejë mes studentëve dhe qeverisë, përkundrazi qeveria dhe studentët janë në të njëjtën anë”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në përmbyllje të komunikimit live në Facebook, mbi rubrikën “Dialog për Universitetin”.

“Qeveria nuk është pa mëkate, ka kusuret dhe përgjegjësitë e veta, por hajdeni ta diskutojmë me qeverinë dhe le ta bëjmë së bashku si njerëz realë, jo si profile fallco në Facebook. Profilet fallco kanë frikë të takohen”, tha Rama.

Nëse jeni gati, iu drejtua ai studentëve, “unë jam gati në çdo orë”. “Do të jemi ne edhe do të jetë gjithë populli shqiptar që na ka votuar, ku të doni madje dhe në studio televizive”, tha Rama./atsh

Rama-studentëve: Ju pres kur dhe ku të doni që të dialogojmë Read More »

Studentët, afat qeverisë: Deri të martën, ose protesta më masive e historis

Studentët vazhdojnë protestën e tyre nën moton “Dhjetori i Dytë” edhe sot.

Në rrjetet sociale, që janë edhe “zemra” e kësaj proteste, studentët publikuan axhendën dhe në bazë të saj janë mbledhur para Korpusit Universitar në orën 9:30 dhe prej aty kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.
Studentët i kanë vendosur si afat të fundit Ministrisë së Arsimit, ditën e martë, kur duhet të jenë plotësuar të gjitha kërkesat e tyre.

“Jemi të gjithë të bashkuar. Do i kërkojmë ministrisë dhe qeverisë të njëjtat kërkesa me 8 pika. Deri të martën është ultimatumi. Nëse nuk plotësohen, të martën do jetë protesta më masive që keni parë ndonjëherë”, u shpreh një prej studentëve për mediat.

E sotmja, do të jetë dita e 5-të e protestave të studentëve për të drejtat e tyre, teksa ata vazhdojnë të bëjnë thirrje për mos politizim të tubimit. Sipas tyre ka pasur tentativa nga disa grupe për t’i përçarë, ndaj kanë hedhur disa ide. Ata kërkojnë që mos ketë një drejtues, por organizimi të bëhet nëpërmjet rrjeteve sociale dhe e dyta që të bëhen të dallueshëm nga grupe politike propozojnë që të mbajnë në dorë një shami të kuqe.

“Studentë, të gjithë të bashkuar për të kërkuar me ngulm plotësimin e kushteve! Kush nuk ka mundësi të shkojë të mblidhet pranë fakulteteve të vet, të vijë direkt në Ministrinë e Arsimit”, thuhet në faqen e Facebook të Universiteti.info.

Edhe “Lëvizja për Universitetin” bën thirrje që politika të qëndrojë larg studentëve.

“Studentët në protestë para Ministrisë së Arsimit po përballen me një fushatë të koordinuar dezinformimi dhe orvatjesh për t’i përçarë. Lëvizja Për Universitetin u bën thirrje të gjitha partive politike që të ndalin veprimet përçarëse ndaj studentëve. Edhe më fort se nga ne, thirrja për mospërfshirjen e partive vjen nga mijëra studentë njëzëri. Janë ata që e kanë kuptuar se partitë kanë vetëm një interes: përçarjen e studentëve dhe instrumentalizimin e protestës për agjendat e tyre”.

Studentët nuk kanë ndërmend të tërhiqen edhe pas refuzimit që i bën dje ministres Lindita Nikolla, e cila hyri mes turmës për të komunikuar me ta, por u refuzua, pasi studentët nuk kërkojnë negociata por vetëm plotësim të kushteve.

GAZETA “SHQIP” RENDIT KËRKESAT E PLOTA TË STUDENTËVE
Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Ministres së Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla
Lënda: Kthim përgjigje me shkresë zyrtare

Përgjysmim i tarifës së studimi
Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%.
Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore.
Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor.
Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve.
Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.
Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019. Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00. Kërkesa drejtohet nga Këshilli Studentor.

Studentët, afat qeverisë: Deri të martën, ose protesta më masive e historis Read More »

Pa drita zona e Orikumit,defeket në një nënstacion të OSHEE

Defeketi në një nënstacion të OSHEE në zonën e Vlorës ka detyruar operatorin e shprendarjes që të stakojë energrjinë në disa zone të këtij arku.

Në njoftimin e OSHEE për abonentët thuhet se, ‘për shkak të avarisë në zbarrat 35kV ne N/stacionin Orikum i Ri (OST) aktualisht është duke u punuar, për rrjedhojë stakuam linjen Uji i Ftohtë-Radhimë-Orikum i Vjeter.
Puna do të vazhdojë deri në oren 11:30, dhe gjatë kësaj kohe janë pa energji elektrike këto zona:
Rradhimë, Tragjas, Dukat, Fshat- Dukat, Llogara, Jonufër dhe Orikum.

Pa drita zona e Orikumit,defeket në një nënstacion të OSHEE Read More »

Laguna e Patokut, “parajsë” e biodiversitetit dhe turizmit

Shtrihet gjatë bregut  të Adriatikut dhe quhet “Kompleksi Ligatinor i Patokut” që  përfaqëson një nga bukuritë natyrore më interesante të këtij bregu.

E ndodhur ndërmjet Lumit Mat në Veri dhe Lumit Ishëm në Jug, ky kompleks përfshin një llojshmëri të lartë habitatesh.

Një lagunë nga  pesë lagunat e jashtëme në brigjet shqipëtare është nga më interesantet dhe nga më të populluarat me faunën ujore.

Këto karakteristika dhe shumëllojshmëria e habitateve janë te lidhur ngushte me biodiversitetin e larte te Kompleksit Ligatinor te Patokut. Shumëllojshmëria e bimësisë është një nga karakteristikat më të spikatura të këtij kompleksi nga bimët detare, në pjesën perëndimore, më të zakonshmet janë livadhet nënujore.

Pozicioni i favorshëm dhe shumëllojshmëria e habitateve rreth lagunës kanë krijuar kushte të përshtatshme për faunën ujore. Inventarizimi i shpendëve ka regjistruar numër të lartë llojesh, që i përkasin shpendëve te ujit, shkurretave, pyjeve, kullotave, dunave dhe tokave bujqësore. Në Kompleksin Ligatinor te Patokut është regjistruar numër i madh llojesh te shpendëve të kërcënuar në shkalle botërore si Pellikani dhe specie të tjera që tashmë janë rikthyer.

Peshkimi është  përparësi për zhvillimin e lagunës dhe zonës. Bregdeti, laguna dhe 2 lumenjtë Mat dhe Ishëm, qe e lagin, krijojnë kushte te përshtatshme natyrore për zhvillimin e peshkimit me interes te madh ekonomik. Kompleksi i Patokut karakterizohet nga një shumëllojshmëri e peshqve. Pozicioni gjeografik i kësaj zone lehtëson komunikimin me tregjet e shitjes, gjë që përben një tjetër faktor për perspektiven e mire te zhvillimit te peshkimit. Aty gjenden dhe disa komplekse turistike, kryesisht zhvillohet turizmi i natyrës, vëzhgimit dhe kulinarisë.

Turizmi ekologjik është një nga potencialet me te rëndësishme për zhvillimin e zonës. Karakteristikat e saj natyrore me llojshmërinë e larte te habitateve (det, lagune, pyll, lumenj, toke bujqësore), biodiversitetin e pasur me shume grupe te florës dhe faunës, ekzistencën e bujqësisë dhe peshkimit tradicional janë faktorë kryesore për zhvillimin e eko-turizmit. Pozicioni i kësaj zone pranë Tiranes dhe rrugëve nacionale e lehtëson ardhjen e turisteve. Patoku është kthyer në një destinacion për turizmin familjar dhe atë të kulinarisë detare. /atsh

Laguna e Patokut, “parajsë” e biodiversitetit dhe turizmit Read More »