Irina

Gjykata e Vlorës vendos masën e sigurisë për të riun, pas konfliktit në spitalin e Vlorës

Gjykata e Vlorës vendos masën e sigurisë “arrest me burg” Brikel Alikaj i arrestuar dy ditë më parë nga policia e Vlorës pas konfliktit në spitalin e Vlorës.

Brikel Alikaj ka kundërshtuar forcat e policisë pas një rasti të paprecedent në spital.

Familjar i tij, një 35-vjecar e kishte zënë korrenti teksa i përcjellë më urgjencë në spital autoambulancës nuk i ishte hapur dera.

Kjo gjë ka shkaktuar tension të situatës dhe përplasje të tyre me uniformat blu. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të e pranuar nga gjyqtarja Vjola Canaj. Pala mbrojtëse e përfaqësuar nga Odeta Aliraj ka kërkuar lirim me kusht.

Gjykata bazuar në pamjet filmike e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin teksa ka pranuar kërkesën e prokurorisë.

Gjykata e Vlorës vendos masën e sigurisë për të riun, pas konfliktit në spitalin e Vlorës Read More »

A e keni ditur? Ja pse policët prekin makinën kur ju ndalojnë për kontroll

Nëse jeni ndalur për kontroll në një moment teksa lëvizni me makinë, ka të ngjarë që të keni vënë re (por nuk i keni kushtuar vëmendje) disa lëvizje të policisë. Për shembull, a keni vënë re se ka një taktikë nga shumë njerëz për të prekur makinën gjatë kontrollit? Kjo taktikë vërehet në shumë vende të botës me policinë që prek pjesën e pasme – kapakun ose dritën – e makinës. Pse po ndodh kjo;

Ekziston një arsye kryesore që kjo është ndjekur prej shumë vitesh. Kjo pasi në këtë mënyrë policia lë gjurmët e gishtave në automjet. Kjo do të ndihmonte në të ardhmen si një shenjë se oficeri ka rënë disi në kontakt me atë makinë të veçantë. Vështirë se dikush do të kishte menduar t’i largonte ato.

Kjo bëhet si masë paraprake në rast se oficeri i policisë sulmohet ose zhduket pasi shenjat e gishtave në makinën e fajtorit do të shërbejnë si provë.Dhe megjithëse shumica e automjeteve të policisë tani kanë kamera, shumë oficerë policie ende e përdorin këtë masë. Është përdorur edhe në të kaluarën, diçka që nuk ndodh më.

Një praktikë e policisë ishte goditja e pjesës së pasme të makinës ose bagazhit. Në këtë mënyrë ata janë duke befasuar shoferin në rast se do të tentonte të fshihte diçka të paligjshme.

Një gjë e tillë duket se është shmangur tani për të mos krijuar probleme shtesë në rast se kanë të bëjnë me një kriminel. Megjithatë, mbështetja në shpinë në makinë është një praktikë normale për shumë njerëz. Herën tjetër që të bëni një kontroll, mund ta vini re edhe ju.

A e keni ditur? Ja pse policët prekin makinën kur ju ndalojnë për kontroll Read More »

E rëndë/ Gruaja e paralizuar mbërrin në spital me këmbën e thyer, 55-vjeçarja u hodh nga shkallët nga bashkëshorti disa ditë më parë, por…

Një 55-vjeçare ka shkuar me këmbë të thyer mëngjesin e sotëm në spitalin e Korçës.

Mësohet se gruaja, e cila është e paralizuar, ishte hedhur nga shkallët e nga bashkëshorti i saj disa ditë më parë.

Pasi gruaja ka mbërritur në spital uniformat e bardha kanë njoftuar policinë.

Pas marrjes së dëshmisë së 55-vjeçares, efektivët kanë shoqëruar në polici bashkëshortin e saj, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të shoqes edhe herë të tjera.

E dhunuara raportohet se nuk është në gjendje të rëndë.

E rëndë/ Gruaja e paralizuar mbërrin në spital me këmbën e thyer, 55-vjeçarja u hodh nga shkallët nga bashkëshorti disa ditë më parë, por… Read More »

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 25-vjeçari shqiptar

Një 25-vjeçar shqiptar u përfshi në një aksident të rëndë mbrëmjen e djeshme në Breshia teksa udhëtonte me një motor Honda.

Sipas medieve italiane, shqiptari u përplas me një Volkswagen Passat dhe plagët që mori ishin shumë të rënda. Mëngjesin e sotëm, ai ka ndërruar jetë në Spitalin Civil të Breshias.
Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 20:00 në Leno, përgjatë rrugës provinciale 668.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, por paraprakisht dyshohet se 25-vjeçari me motor e ka goditur nga pas makinën dhe nga përplasja e fortë ka përfunduar disa metra në ajër, para se të binte në tokë.

Mësohet se edhe shoferja e Passat-it ka përfunduar në spital e plagosur, por ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /Albeu.com/

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 25-vjeçari shqiptar Read More »

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë regjisori i njohur

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Anastas Nika. Ky i fundit vuante prej 1 viti nga një sëmundje e rëndë.

Pavarësisht përpjekjeve të familjes dhe donacioneve të mbledhura për kurimin e tij, nuk ka mundur të fitojë betejën.

Lajmi u bë i ditur nga djali i tij në rrjetet sociale.

‘Te dashur miq, Me keqardhje ju lajmeroj qe babai, Anastas Nika sot ne mengjes u bashkua me Zotin ne spitalin e Athines.

Presim ngushellimet te “Shtepia funerale Bebri” (ne limion perball varrezave). Varrimi do jete neser ne oren 13:00 ne varrezat e Sarandes. Me respekt familja Nika!’

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë regjisori i njohur Read More »

Më të lumtur se kurrë, 2 ish-banorët e BBV iu rikthehen pozave së bashku

Getinjo dhe Vivien dhe pse kanë shumë pak kohë që janë çift kanë arritur të rrëmbejnë zemrat e ndjekësve me historinë e tyre.

Dyshja pas një krize duket se kanë rigjetur rrugën e dashurisë.

Getinjo i është rikthyer postimeve me Vivien në rrjete sociale.

Shumë lajme kanë qarkulluar se Vivien është në pritje të ëmbël megjithatë ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar në lidhje me këtë gjë.

Pak më parë Getinjo dhe Mozzik u përfshinë në një aksident automobilistik por fatmirësisht nuk kanë pasur lëndime.

Më të lumtur se kurrë, 2 ish-banorët e BBV iu rikthehen pozave së bashku Read More »

Nuk do ta besoni sa kushtoi fustani që Arbana Osmani veshi në Toskana

Të gjitha detajet rreth dasmës së Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt në Toscana duket se kanë mjaft interes për publikun.

Tundues ka qenë edhe fakt se Arbanën nuk e kemi parë ende si u duk nuse në ditën e saj speciale, por detajet nga ceremonia dhe festa nuk kanë munguar.

Moderatorja ka publikuar së fundmi një foto e cila është shkrepur ditët e qëndrimit të saj në Toscana dhe mban veshur një fustan mjaft të këndshëm.

Fustani është i markës Dolce & Gabbana dhe kushton 2935 euro.

Nuk do ta besoni sa kushtoi fustani që Arbana Osmani veshi në Toskana Read More »