Irina

Rama – Socialistëve: “PS harrojeni nuk kthehet në pushtet, duke futur në punë familjarët. Ose ikni nga PS, e do merremi t’ju rregullojmë në punë gjithë fisin”

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra për punësimet në asamblenë e Partisë Socialiste. Kreu i qeverisë i ka kërkuar të largohen nga Partia Socialiste të gjithë ata që kërkojnë të fusin të gjithë fisin në punë.

Rama tha se të gjitha vendet e punës do të bëhen publike dhe të gjithë ata studentë me rezultate më të larta do të punësohen nëpër ministri dhe administratë.
“PS harrojeni nuk kthehet në pushtet, duke futur në punë familjarët. Ose ikni nga PS, e do merremi t’ju rregullojmë në punë gjithë fisin. Nëse keni marrë mandat përfaqësimi e keni për të gjitha familjet e për të gjithë fëmijët.

Për të gjithë ata që i themi vota jote është detyrimi im. Ata nuk besojnë dhe kanë të gjithë të drejtën të besojnë se rezultatet e mira do ju japin nesër mundësinë të futen në administratë. Ky është momenti i parë i kthesës së madhe.

Do shpallen të gjitha vendet e punës, dhe kush ka nota 10-9 sipas radhës do punojë në ministri e kudo, është djalë i PS apo i PD. Ne na duhet dija e tij ose e saj. PS s’mund të shihet si forcë uzurpatore,” tha Rama.

Rama – Socialistëve: “PS harrojeni nuk kthehet në pushtet, duke futur në punë familjarët. Ose ikni nga PS, e do merremi t’ju rregullojmë në punë gjithë fisin” Read More »

Rama shkarkon dhe emëron 7 ministra të rinj!

7 ministra të qeverisë Rama janë shkarkuar nga detyra dhe janë zëvëndësuar nga të rinj.
Ja ndryshimet:

Ai ka vendosur që të emërojë Erion Braçen si zv/kryeministër të tij.
Ikën Lindita Nikolla Besa Shahini do e zëvendësojë.

Iken Arben Ahmetaj, Anila Denaj do e zevendesoje

Ikën Ditmir Bushati. Do e zevendesoje Genc Cakaj.

Iken Damian Gjiknuri. Do e zevendesoje Belinda Balluku. Gjiknuri do jete udheheqes ne qarkun e Vlores.

Iken Niko Peleshi, e zevendeson Bledi Cuci. Peleshi do jete udheheqes ne qarkun e Korçës.

Iken Mirela Kumbaro e zevendëson Elva Margariti.

Ikën Sonila Qato dhe e zëvendëson Eduard Shalsi.

Erion Braçe zv/kryeministër i Edi Ramës.

Elisa Spiropali ministre për Parlamentin.-laberianews

Rama shkarkon dhe emëron 7 ministra të rinj! Read More »

Kjo është ministrja e re e Arsimit e qeverisë Rama

Kryeministri Edi Rama ka marrë vendimin e rëndësishëm në Asamblenë e PS.

Pavarësisht se e nisi me sukseset e qeverisë, Rama ka lajmëruar se ka shkarkuar nga detyra dy ministra.
Bëhet fjalë për ministrinë e Arsimit Lindita Nikolla dhe ministrin e Financave Arben Ahmetaj.

Nikolla dhe Ahmetaj janë dy nga ministrat më të kritikuar nga opozita, të pasuara nga disa protesta masive nga qytetarët.

Por kush e zëvëndëson Lindita Nikollën?

Rama tha se Besa Shahini zëvendëson Lindita Nikollën.

Shahini ka mbajtur deri tani vendin e zëvendës ministres së Arsimit dhe ëshë shfaqur shumë herë në krah të Ramës

Kjo është ministrja e re e Arsimit e qeverisë Rama Read More »

Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka arritur rezultate të kënaqshme në reformën e ujit

Në qytetin e Vlorës dhe njësitë administrative të tij po ecën me ritme të larta reforma e ujit, si dhe formalizimi i të gjithë abonentëve.

Ditën e sotme punonjësit e Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve shkuan në Njësinë Administrative Nartë, ku u kanë folur banorëve të zonës për rëndësinë e reformës së ujit.

“Derë më derë për zbatimin e reformës së ujit. Sot kemi vijuar kontaktet me banorët e zonës së Nartës, si dhe me qytetarët në lagjen “24 Maji”, ku kemi njoftuar qytetarët edhe për debitë”, bën të ditur Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Vlorë.

Reforma e ujit po vijon me ritme në të gjithë qytetin e Vlorës. Përveç ndërprerjeve të ujit të pijshëm për debitorët, punonjësit e kësaj ndërmarrjeje vijojnë kontaktet me abonentët, të cilët i kanë njoftuar nëse janë debitorë.

Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka arritur rezultate të kënaqshme në reformën e ujit, ndërsa ka pasur një angazhim të lartë nga të gjithë punonjësit e angazhuar në aksionet e ndërmarra./

Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka arritur rezultate të kënaqshme në reformën e ujit Read More »

Përfunduan punimet e projektit të restaurimit të Mureve të Aulonës Antike pranë Sheshit të Flamurit në Vlorë

Përfunduan punimet e projektit të restaurimit të Mureve të Aulonës Antike pranë Sheshit të Flamurit në Vlorë.

Për shkak se gropa e hapur nga gërmimet arkeologjike të viteve 1980, për nxjerrjen e mureve antike ndodhet nën nivelin e Sheshit të Flamurit, prej vitesh ishte kthyer në një basen ujëmbajtës.

Ndërhyrja e këtij projekti parashikon zgjidhjen e drenazhimit të ujërave nëpërmjet nivelimit të terrenit dhe orientimin e tyre drejt një pusete.

Vendet e trashëgimisë kulturore tashmë janë kthyer në destinacione turistike dhe institucionet përkatëse të tyre po kujdesen çdo ditë për mirëmbajtjen e tyre. /atsh

Përfunduan punimet e projektit të restaurimit të Mureve të Aulonës Antike pranë Sheshit të Flamurit në Vlorë Read More »

Thethi i izoluar nga dëbora,pa energji

Zona e Thethit vijon që të jetë e bllokuar prej dy javësh nga dëbora, ndërsa autoritetet deri tani nuk kanë ndërhyrë për të hapur rrugën.

Trashësia e dëborës ka arritur deri në 80 cm, ndërsa përpos rrugës së bllokuar zona është pa energji elektrike.
Banorët apelojnë për ndihmë nga shteti. “I bëjmë thirrje shtetit që të ndërhyjë për të hapur rrugën”. Bllokimi i rrugës nga dëbora ka lënë papunë edhe rreth 300 bujtina turistike në Theth.

Ndërkohë që akset e tjera në Bogë dhe Razëm janë të kalueshme pa probleme por këshillohen drejtuesit e mjeteve që të kenë zinxhirë. Dëborë në ditët e fundit ra edhe disa zona të tjera të vendit, por nuk raportohet për probleme.

Thethi i izoluar nga dëbora,pa energji Read More »

Rama shpall vendimet për studentët – 0 tarifa dhe 10 mijë lekë bursë

Ka nisur konferenca e kryeministrit Rama, ku po artikulohen vendimet që ai ka marrë lidhur me studentët.

Rama u shpreh se studentët që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike, nga familje me një prind, të verbërit dhe ata me mesatare mbi nëntë në të gjitha programet e studimit do të përfitojnë uljen në 0 të tarifave, si dhe 10 mijë lekë të reja bursë nga shteti.

Në mbledhje kemi marrë disa vendime të rëndësishme që shkojnë përtej kërkesave të studentëve, për të maksimizuar efektin e protestës dhe për të futur Universitetin në një fazë të dytë të një reforme tranformuese që duhet të thellohet.

Së pari kemi miratuar katër vendime të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e kategorive të individëve që përfitojnë uljen e tarifave të studimit, ndryshime në kategoritë e personave që përfitojnë nga fondi i ekselencës.

Shpjegohen konkretisht në këto terma: Studentët që vijnë nga familjet me ndihmë ekonomike, të verbërit, personat tetraplegjikë që marrin bursë studimi prej 10 mijë lekësh të reja. Studentët që kanë mesataren mbi 9 do të përfitojnë 0 tarifa studimi, dhe do të përfitojnë një bursë prej 10 mijë lekësh të reja.

Kjo e zgjeron ndjeshëm gamën e mbështetjes së qeverisë.  Të gjithë studentëve do tiu paguhet 50% e tarifës nga buxheti i shtetit, që do të thotë se të gjithë studentët aktualë, edhe ata me katra dhe me pesta nuk do të paguajnë  për pjesën e mbetur të vitit, por do të paguajë Buxheti i Shtetit. Në vitin e ardhshëm ata që do të jenë nën mesataren 6 do të humbasin çdo mbështetje.

Rama shpall vendimet për studentët – 0 tarifa dhe 10 mijë lekë bursë Read More »