Irina

Ja kur fillojnë problemet me prostatën

Prostata mund të sëmuret në çdo moshë të mashkullit dhe jo vetëm në moshën e pleqërisë (në pleqëri zakonisht ajo preket nga sëmundja e zmadhimit/hypertrofia).
Për këtë arsye shumë mjekë në botë nuk preferojnë të merren me këta pacientë dhe për pasojë pacientët sorollaten në shumë klinika dhe mjekë, me analiza pa fund dhe bien në dëshpërim, kryesisht sepse mendojnë që kanë ndonjë sëmundje të rëndë qe nuk ka shërim.

Por zakonisht, kjo sëmundje shërohet me pak vullnet dhe optimizëm, sidomos në moshat e reja dhe sa më shpejt që të fillojnë mjekimet e duhura.

Ja kur fillojnë problemet me prostatën Read More »

Ja si do jetë dashuria për këto shenja horoskopi në vitin 2019

Akrepi

Gjatë vitit të ardhshëm do të fejoheni me njerëz të qetë dhe të relaksuar, por të papriturat do të jenë rendi i ditës dhe nuk do t’ju lejojnë të shijoni kënaqësitë e të qenit bashkë.
Ose do të takoni njerëz të çmendur që do të shqetësojnë jetën tuaj dhe do t’ju kujtojnë se pa njëfarë çmendurie dashuria e humb shijen e saj.

Tetori do të jetë muaji më i mirë për të zgjedhur!

Shigjetari

Gjatë vitit të ardhshëm ndjenjat tuaja do të rriten ndaj partnerëve ekzistues ose atyre që do të keni fatin të takoni në muajt e ardhshëm.

Venusi do t’i bëjë ditët veçanërisht romantike në janar, maj dhe nëntor.

Nëse dikush nuk ua kthen dashurinë tuaj, e konsideroni atë një mesazh fati: do të ketë takime të reja, më emocionuese dhe të lumtura për ju.

Bricjapi

Dashuria do të vijë papritmas në jetën tuaj dhe, edhe nëse ju e gjeni në mënyrë racionale vështirë ta besoni atë, mund të jeni protagonistët e dashurisë me shikim të parë.

Në dhjetor ju gjithashtu do të keni Jupiterin në anën tuaj, i cili do t’ju përmbushë ëndrrat tuaja.

Shkurti, shtatori dhe dhjetori do të jenë muajt më fatlumë

Ja si do jetë dashuria për këto shenja horoskopi në vitin 2019 Read More »

Tërmet sot në Shqipëri – Është trondit vendi në orët e para të mëngjesit

Lëkundjet e tërmeteve në Shqipëri janë rikthyer sërish.

Sipas faqes zyrtare “Live Earthquake” një tërmet me magnitudë 3.6 dhe thellësi 2 kilometër ka goditur vendin tonë mëngjesin e sotëm.
Mësohet se tërmeti ka rënë sot në orën 08:15 dhe epiqendra ka qenë 11 km larg Memaliaj, por është ndjerë shumë edhe në Berat, e më pak në Tiranë.

Tërmet sot në Shqipëri – Është trondit vendi në orët e para të mëngjesit Read More »

Policia e Shtetit ka surprizuar Kevin, një fëmijë të vogël , i cili ka dëshirë të jetë pjesë e strukturave të policisë në të ardhmen

Policia e Shtetit ka surprizuar Kevin, një fëmijë të vogël në Bathore, i cili ka dëshirë të jetë pjesë e strukturave të policisë në të ardhmen.

Policia dhe Ministria e Brendshme kanë shpërndarë edhe dhurata për Kevinin, ndërsa përtej lodrave si makina policie, atij iu dhurua edhe uniforma e Policisë së Shtetit së bashku me mjetet e tjera të patrullimit.

“Kevini është një djalë fantastik që jeton në Bathore, Tiranë dhe është polici më i ri në Shqipëri. Bëni kujdes tani se Kevini është shumë i dashur dhe nëse shkelni rregullat e qarkullimit rrugor do ju gjobisë me plot dashuri dhe lumturi”, thotë Policia e Shtetit.

Babagjyshi sekret është kthyer tashmë në një traditë, ku prej 2016-ës, njerëz të ndryshëm apo institucione i bashkohen kësaj nisme, duke u bërë Babagjyshi i një dëshire fëminore, apo edhe duke nxitur një fëmijë të shprehë dëshirën e fundvitit./atsh

Policia e Shtetit ka surprizuar Kevin, një fëmijë të vogël , i cili ka dëshirë të jetë pjesë e strukturave të policisë në të ardhmen Read More »

Vlorë – Ujësjellësi me projekt pilot në vitin 2019

Viti 2018 për Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve ishte një vit me rezultate më të mira, në krahasim me vitet e mëparshme, ndërsa për 2019 është klasifikuar ndër ujësjellësat që do të jenë prioritarë dhe në vëmendje maksimale të qeverisë.

Kështu deklaroi kreu i Ujësjellës Kanalizime, Dorian Xhelili në analizën e performancës për vitin 2018.

Xhelili theksoi se “ne kemi pasur probleme të mëdha për sa i përket ujit pa të ardhura. Nuk du atë përjashtoj pjesën e rrjetit, i cili është tejet i amortizuar dhe kemi shumë humbje. Por një pjesë e këtij uji që ne prodhojmë ka probleme akoma më të mëdha sa i takon pjesës së faturimit”.

“Këtë vit do të krijojmë mundësinë tjetër për vendosjen e matësave, ashtu siç filluam me pjesën e matësave në burim, ku ne kemi një informacion të saktë se sa ujë prodhojmë, sa energji konsumojmë dhe sa ujë faturojmë dhe në fund fare, sa arkëtojmë”, nënvizoi ai.

Kreu i ujësjellësit të Vlorës bëri të ditur se “për vitin 2019 është klasifikuar ndër ujësjellësat që do të jenë prioritarë dhe në vëmendje maksimale të qeverisë. Vlora për vitin 2019 është futur në një projekt pilot për sa i përket ujësjellësave me më tepër përparësi dhe më tepër rëndësi dhe kjo reformë do të udhëhiqet nga qeveria dhe me mbështetjen e Kryeministrit”.

Ai tha se këtë vit do të kemi objektiva të reja për sa i përket reformës në ujësjellësa, për ujërat e ndotura, kanalizimeve, por prioritet do të mbetet furnizimi me ujë të pijshëm./atsh

Vlorë – Ujësjellësi me projekt pilot në vitin 2019 Read More »

Erion Brace:”Zëri im do të ngrihet kundër padrejtësive dhe pro shtetit ligjor”

Erjon Braçe pas emërimit si zv.kryeministër, u zotua se zëri i tij do të ngrihet kundër padrejtësive dhe pro shtetit ligjor.

“Ndjehem i vlerësuar dhe i motivuar në detyrën e re të zv.kryeministrit të qeverisë së Republikës së Shqipërisë! “Zëri im do të jetë gjithmonë kundër padrejtësisë dhe pro shtetit ligjor dhe Drejtësisë”! “Falënderoj kryeministrin Edi Rama për besimin”, tha ai.

Erjon Braçe zëvendësoi Senida Mesin, e cila e mbajti postin e zv.kryeministres prej shtatorit të vitit 2017. /atsh

Erion Brace:”Zëri im do të ngrihet kundër padrejtësive dhe pro shtetit ligjor” Read More »

Rama: Hap i madh drejt fitores së qershorit,ndryshimet në qeveri

Kryeministri Edi Rama deklaroi se “sot kemi hedhur një hap të madh drejt fitores së qershorit”.

Duke reaguar ndaj deklaratave të opozitës, për ndryshimet e sotme në qeveri, Kryeministri shprehet se “qentë lehin më fort kur karvani ecën më shpejt”.

“Oh sa e bukur radha e salinjve e kadrinjve që gjuajnë qeverinë e re, pa e fshehur dot gishtin e mbetur në gojë (edhe njëherë si përherë). S’kanë faj jo, sepse kemi hedhur një hap të madh sot drejt fitores së qershorit tjetër. Qentë lehin më fort kur karvani ecën më shpejt. Krenarë për PS”, shprehet Rama./atsh

Rama: Hap i madh drejt fitores së qershorit,ndryshimet në qeveri Read More »

Ja kush janë dy shqiptarët nga Kosova që fituan besimin e Ramës

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka bërë ndryshime të mëdha në qeverinë e tij. Ai shkarkoi plot 7 ministra, dhe i zëvëndësoi ato gjatë asamblesë.

Në qeveri tashmë kanë hyrë dy shqiptar të njohur nga Kosova të cilët mbajnë poste mjaft të rëndësishëm.

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka bërë ndryshime të mëdha në qeverinë e tij. Ai shkarkoi plot 7 ministra, dhe i zëvëndësoi ato gjatë asamblesë.

Në qeveri tashmë kanë hyrë dy shqiptar të njohur nga Kosova të cilët mbajnë poste mjaft të rëndësishëm..

Kliko per me shume info
Rama tha se shqiptarja nga Kosova, Besa Shahini zëvendëson Lindita Nikollën.

Shahini ka mbajtur deri tani vendin e zëvendës ministres së Arsimit.

Besa Shahini është analiste dhe hulumtuese e çështjeve të integrimit evropian dhe politikave arsimore. Deri në verë 2015, ka punuar si analiste me oganizatën me bazë në Berlin, Inciativa Europiane për Stabilitet (ESI). Ajo herë pasë herë shkruan për gazetat ditore në Kosovë. Shahini ka master nga Hertie School of Governance në Berlin.

Gent Cakaj është një nga prurjet e shumta pas strategjisë së Edi Ramës për të afruar në qeverinë e tij, edhe emra të spikatur të shqiptarëve të Kosovës.

Në Korrik të vitit 2018 ai u caktua Kryenegociator i çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian për anëtarësim.

Cakaj fillimisht ka qenë këshilltar i kryeministrit për politikën e Jashtme dhe posaçërisht, për çështjet e Bashkimit Europian.

Më pas në kabinetin ‘Rama 2’ u emërua në postin e zv.ministrit të Punëve të Jashtme.

Ndërsa sot ai është zgjedhur të drejtojë, një nga ministritë më të rëndësishme në qeverinë ‘Rama 3’, duke zëvendësuar Ditmir Bushatin.

Ja kush janë dy shqiptarët nga Kosova që fituan besimin e Ramës Read More »