Ja cfarë pritet të ndodh me temperaturat në ditët në vazhdim.
Mbrëmjen e sotme një pjesë e madhe e Shqipërisë do të mbulohet nga reshjet e dëborës. Sinoptikanët parashikojnë rënie të ndjeshme të temperaturave të cilat do të arrijnë mbrëmjen e sotme në -13 gradë celsius.
Në kryeqytet temperaturat pritet të zbresin këtë javë deri në -9 gradë celsius, ndërkohë që do të ketë dhe reshje të dobëta shiu
Ja parashikimi i Motit sipas MeteoAlb:
Sonte gjate nates priten reshje te dobeta shiu e debore. Qe nga dita e neserme dhe ne vijim priten renie e ndjeshme e temperaturave deri ne -13 grade ceicius. kjo situate vjen si pasoje e ardhjes se masave ajrore polare duke perfshire te gjithe rajonin madje duku u afruar deri ne veri te Afrikes. Temperturat e uleta pritet te qendrojne per 6 -7 dite me pas pritet rikthim i vlerave te tyre normale.
Fillim i 2019-ës vetëm dy ditë pasi ka hyrë Viti i Ri ka nisur fluksi në doganën e Kapshticës dhe atë të Kakavijës.
Për një numër të madh të atyre që erdhën në Shqipëri për të kaluar ndërrimin e viteve pranë familjes, pushimet kanë mbaruar.
Nga Kapshtica dhe Kakavija, shumë shqiptarë kanë zënë radhë për të kaluar kufirin në drejtim të Greqisë.
Por duket se për policët grekë, festat vazhdojnë dhe në të dyja pikat kufitare ata punojnë me sportele të reduktuara, kurse pala shqiptare vazhdon kontrollin në disa sportele.
Njoftim nga Drejtoria e përgjithshme Detare.
Kujdes dhe merrni masa.
Kushtet e motiti pritet te ndryshojne ne ditet ne vazhdim duke u perkeqesuar pavaresisht motit te mire gjate festave.
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se moti i keq do të përfshijë duke filluar nga dita e mërkurë 2 Janar 2019, detin Adriatik dhe Jon.
Era e fortë dhe temperatura nën zero do të karakterizojnë këtë javë të parë të vitit, ndaj autoritetet detare kanë kërkuar nga të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtari lundrimore të bëjnë kujdes dhe të marrin gjithë masat e duhura për të parandaluar incidente të mundshme që mund të vijnë si pasojë e motit të keq.
Drejtoria e Përgjithshme Detare, jep njoftimin mbi motin e keq që do të përfshijë vendin tonë, për rrjedhojë dhe ujërat tanë territorialë.
“Ju njoftojmë se duke filluar nga dita e mërkure 2 Janar 2019, deti Adriatik dhe Jon do të përfshihen nga Erë e fortë dhe temperatura nën zero.Kjo situatë do të vazhdoj për disa ditë!
Ju lutemi gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari lundrimore të kenë kujdes dhe të marrin gjithë masat e duhura për të parandaluar incidente të mundshme që mund të vijnë si pasoje e motit te keq!”, thuhet në njoftim.
Në vendin e ngjarjes gjithashtu ndodhen dhe forcat e policisë për të siguruar njerëzit. Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.-laberianews
Nata e madhe e ndërrimit të viteve në traditën e saj ka një tryezë me një shumëllojshmëri ushqimesh, por vetëm disa prej tyre duhet të konsumohen për të sjellë fat për vitin e ri që pason. Ja një listë për ushqimet fatsjellëse që duhet të konsumojmë: Konsumoni 12 kokrra rrush në mesnatën e ndërrimit të viteve. Kjo është një traditë spanjolle dhe portugeze, sipas së cilës, 12 kokrrat e rrushit simbolizojnë 12 muajt e vitit pasardhës dhe konsumimi i tyre në këtë ditë të veçantë sjellë mbarësi për çdo muaj të vitit që do të vijë.
Konsumoni ushqime në formë unaze në vaktin e mëngjesit, për shembull, petullat e ëmbla apo edhe kekun e pjekur në tavën karakteristike në formë rrethore dhe me hapësirë boshe në mes. Ushqimi në këto forma përfaqëson ciklin e plotë të vitit, pra viti i ardhshëm do të jetë i plotë dhe i mbarë në çdo muaj apo stinë. Mishi i derrit – Shumë njerëz mendojnë se mishi i derrit është ushqimi që sjell më shumë fat në krahasim me ushqimet e tjera, veçanërisht nëse konsumohet në natën e ndërrimit të viteve. Kjo për arsye se derrat janë të shëndoshë, gjë që simbolizon shëndet dhe begati. Ata gjithashtu kërkojnë ushqim me hundë duke ecur gjithmonë përpara, që përkthehet si progres. Mishin e derrit ju mund ta konsumoni në forma të ndryshme, si proshutë, salsiçe etj. Përplasni një kokërr shegë në dysheme – Në Greqi, në natën e Vitit të Ri vendasit plasin një shegë në derën kryesore të shtëpisë, kjo bëhet me qëllim që nga shega të dalin sa më shumë kokrra që të jetë e mundur, sepse kokrrat e saj simbolizojnë begatinë dhe mirëqenien.
Piqni peshk të pacopëtuar – Peshqit konsiderohen fatsjellës për tri arsye.
1- Luspat e tyre ngjasojnë me qindarkat, pra paratë.
2- Ata qëndrojnë në grupe, çka simbolizon unitet në familje.
3- Ata gjithmonë notojnë përpara, çka simbolizon progres.
Konsumoni makarona të gjata pa i thyer – Kjo është një traditë japoneze, sipas të cilës, makaronat e gjata simbolizojnë jetën e gjatë dhe fatin, por vetëm nëse i hani pa i thyer në copa të vogla. Konsumoni perime me ngjyrë të gjelbër, kjo për arsyen e thjeshtë se ato janë të ngjashme me paratë, dhe në disa kultura besohet se konsumimi i tyre sjell mbarësi. Gatuani thjerrëza – Gjejeni me çfarë ngjajnë thjerrëzat? PARATË. Po, këto bishtajore të vogla konsiderohen fatsjellëse në Itali dhe Brazil, dhe thuhet se janë konsideruar të tilla edhe nga romakët. Gatuani një kek dhe fusni një monedhë në të kur ta piqni – Edhe kjo është një traditë greke e cila kërkon që të gatuhet një kek me shije limoni i quajtur vasilopita dhe kur të jetë gati për t’u pjekur, në të të futet edhe një monedhë. Personi të cilit i qëllon monedha konsiderohet me fat dhe viti i ardhshëm do të jetë i mbarë për të.
Pas apelit të bërë nga ana e qeverisë shqiptare për mbylljen e pikave të basteve dhe kazinove elektronike në mënyrë vullnetare, pronarët e këtyre të fundit kanë filluar mbylljen e tyre përpara datës 1 janar, që është edhe afati i fundit për këto aktivitete.
Kryeministri Edi Rama ka sjell një shembull konkret nga mbyllja e një prej pikave të basteve në kryeqytet, duke shkruar “lamtumirë”.
Pikat e Basteve kanë filluar prej kohësh të mbyllen në mënyrë vullnetare, pas ligjin për mbylljen e tyre dhe nga dhjetëra në çdo rrugicë, në ditët e fundit të dhjetorit janë vetëm disa pika funksionale.
Sipas ligjit kanë mbetur edhe 48 orë kohë që bizneset të mbyllin aktivitetin, pasi nga 1 janari nuk do të lejohet asnjë biznes për sa i përket basteve dhe llotarive sportive.
Pas mbylljes së basteve sportive qeveria ka thënë se do të marr përsipër që të kryejë një program rikualifikimi për ata që do të mbeten të papunë./atsh