Irina

Vlora me broshurë turistike

Vlora është një nga qendrat më të rëndësishme turistike të vendit tonë me një numër të madh atraksionesh kulturore dhe natyrore.

Për të ofruar një guidë të mirëfilltë të qytetit dhe atraksioneve të tij, DRKK Vlorë e nis këtë vit me një broshurë e cila i shërben këtij qëllimi. Në këtë guidë turistët vendas dhe të huaj do të gjejnë pikat më të rëndësishme turistike të cilat duhet të vizitohen nga të gjithë.

Vlora i ka të gjitha dhe duhet vizituar dy detet që lagin brigjet e Vlorës Adriatiku dhe Joni, duke krijuar dhe dy laguna të mëdha si ajo e Nartës dhe Orikumit, janë atraksioni kryesor për turizëm.

Gjithashtu plazhet e shumtë të Zvërnecit, me gjire të bukur e rërë të pastër dhe vazhdojnë me plazhin qëndror të Lungomares, Uji i Ftohtë, Radhimë, Orikum, Palas, Dhërmi,Himarë e pa fund plazhe që frekuentohen gjatë sezonit veror nga pushues të shumtë.

Ajo mbetet kështu qendra e gravitetit për turizmin shqiptar duke i shtuar dhe parqet e shumtë natyrorë si ai i Llogarasë, i Luginës së Vjosës dhe së fundmi Nivicën me kanionet e famshëm për turizmin e aventurës.

Tetë kështjella të ndërtuara në rajonin e Vlorës dhe që përfaqësojnë periudha të ndryshme historike, vlerësohen si objekte të rëndësishme në funksion të zhvillimit të turizmit kulturor në këtë rajon bregdetar.

Mirëadministrimi i këtyre pasurive natyrore që qyteti bregdetar ofron krijon të ardhura të konsiderueshme, por njëkohësisht ndikon në ndërtimin e një imazhi të qëndrueshëm tek turistët e huaj. /atsh

Vlora me broshurë turistike Read More »

Çako inspektime në Kuç: Do bëjmë vlerësimin e dëmeve

Tërmeti nè jug të vendit la disa pasoja në fshatin Kuc të Vlorès.
Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako inspektoi sot zonat e prekura nga lëkundja e tokës të premten në darkë në jug të vendit. Çako ishte sot në Kuç të Vlorës dhe siç mëson Agjencia Telegrafike Shqiptare, Drejtori Emergjencave Civile ka theksuar se do bëhen vlerësimet e të gjitha dëmeve.

“Jam këtu për të parë nga afër gjendjen, pas tërmetit të rënë një ditë më parë në zonën jugore të vendit, ku ka pasur dhe dëme në disa banesa. Ju sigurojmë se së bashku me pushtetin vendor do të bëjmë vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara në banesa, por edhe shkollën e fshatit. Me rëndësi është ta kalohet situata aktuale”, vijoi Çako.

Kreu i Emergjencave Civile nënvizoi gjithashtu se, Emergjencat Civile, së bashku me FA-të janë në gatishmëri për të qenë pranë qytetarëve shqiptarë në të gjithë territorin

Një ditë më parë në zonën jugore të vendit ka rënë një tërmet 4.8 ballë, me epiqendër në Borsh. /atsh

Çako inspektime në Kuç: Do bëjmë vlerësimin e dëmeve Read More »

Dhjetë vitet e fundit, diferenca mes shqiptarëve që largohen dhe kthehen është 195 mijë

Shifrat flasin që në dhjetë vitet e fundit, 2007-2017, diferenca mes shqiptarëve që kanë lënë vendin dhe atyre që janë kthyer është vetëm 170 mijë persona. Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” foli për atë që cilësohet tendencë e shqiptarëve për të ikur nga vendi.
“Shqiptarët kanë filluar të ikin që në vitet 1990 dhe për fat të mirë, nuk jemi në bunker që ata të mos dalin e të mos hyjnë. Shifrat reale të dhjetë viteve të fundit ka një diferencë prej 195 mijë njerëz. Kjo është një tendencë që ekziston në të gjitha vendet e botës, ku qytetarët synojnë të largohen drejt vendeve më të afërta. Vetëm në Kroaci janë larguar 50 mijë njerëz, në vitin 2017, që është vend i BE-së dhe shumë më i zhvilluar se ne. është një tendencë që nuk është as shqiptare dhe as që mund të frenohet”, tha ai.
“Përparimi ynë është konstant, por jo një zhvillim që na bën konkurrent me Gjermaninë, Francën apo Anglinë. Kemi plot probleme, por nuk janë problem shqiptarët që lëvizin. Nga kjo lëvizje, Shqipëria dhe shqiptarët vetëm kanë përfituar”, tha Rama.
Kryeministri shtoi se emigracioni ka plot përfitime, pasi përfitohen eksperienca dhe mendësi krejt tjetër, përveç faktit se falë emigracionit, jemi mbajtur 20 e ca vjet, pasi 1 milion shqiptarë u larguan në vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000. /atsh

Dhjetë vitet e fundit, diferenca mes shqiptarëve që largohen dhe kthehen është 195 mijë Read More »

Njoftimi i ARRSH-së – Në këto akse nuk lejohet qarkullimi pa zinxhirë!

Njoftimi i ARRSH-së:

Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile njoftojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve se në rrugët Qafë Thanë – Kapshticë, Boboshticë – Dardhë, Korçë – Voskopojë, Qafë Qarri – Ersekë dhe Fushë Dukat – Llogara – Himarë, si pasojë e temperaturave shumë të ulëta dhe reshjeve të borës që priten sipas parashikimit të motit nuk do të lejohet asnjë mjet të qarkullojë pa zinxhirë nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Njoftimi i ARRSH-së – Në këto akse nuk lejohet qarkullimi pa zinxhirë! Read More »

Qarku Vlorë – Furnizimi me energji elektrike vazhdon normalisht

Furnizimi me energji elektrike ne Qarkun e Vlorës po vazhdon normalisht.
Pavarësisht motit të keq, në qytetin e Vlorës, në zonën e Mifolit, Novosel, Himarë, Orikum dhe Lumi i Vlorës furnizimi me energji elektrike po kryhet pa problem.

Me përjashtim të ndonjë shkëputjeje të vogël.

Ja disa nga defektet që janë konstatuar nga moti i keq:

Në fiderin 1 Radhimë, i cili furnizon me energji elektrike Dukat Fushë, Dukat Fshat, Tragjas dhe Llogara; në fiderin 4 Amonicë, i cili furnizon me energji elektrike Amonicë, Ploçë, Vajzë, Petë, Hysoverdh, Mallkeq dhe Lezhan; në fiderin 3 Kuç, i cili furnizon me energji elektrike zonën e Kuçit; në fiderin 2 Himarë, i cili furnizon me energji elektrike Livadh, Vuno, Jal.
Këto linja u vunë në punë në kushte shumë të vështira atmosferike.

Momentalisht jashtë pune është fideri 2 Kuç, i cili furnizon me energji elektrike Kallarat, Hor, Vranisht, Bolene. Për të cilin po punohet me ekipet në terren për të vënë në punë edhe këtë fider.

Qarku Vlorë – Furnizimi me energji elektrike vazhdon normalisht Read More »

Njoftim për gjendjen e rrugës në Llogara

Autoriteti Rrugor Shqiptar ju njofton se sasia e reshjeve të borës në Llogara është intensive, në punë janë 3 borëpastruese dhe 1 fadromë.

Drejtuesit e mjeteve që duhet ta përshkojnë këtë rrugë duhet t’i kenë vendosur me patjetër gomat e dimrit dhe zinxhirët në të kundër kalimi është i pamundur dhe nuk do të lejohet lëvizja mjeteve pa zinxhirë dhe goma dimri.

Do ju njoftojmë përsëri nëse ka ndryshim të situatës.

Njoftim për gjendjen e rrugës në Llogara Read More »

Llogora – Reshje të dendura bore

Policia e Vlorës thirrje drejtuesve të automjeteve.

Moti i keq ka “mbërthyer” vendin,temperaturat e ulta janë shoqëruar me reshje bore.

Duhet të bëni shumë kujdes

Prej dy ditesh bora ka zbardhur qafën e Llogorasë në Vlorë.

Policia e Vlorës ka apeluar të gjithë drejtuesit e autometjeve që të bëjnë kujdes në këtë aks rrugor pasi kalohet me vështirësi.

Policia bën me dije se është ndërprerë lëvizja e mjeteve të rënda, për komionët dhe autobusë.

Policia ju bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirë, ndërsa theksojnë se aksi që të çon në jug të vendit është i qarkullueshëm.-laberianews

Llogora – Reshje të dendura bore Read More »