Irina

Platforma e bashkëqeverisjes, 28 642 ankesa të zgjidhura

“Shqiperiaqeduam.al” është kthyer në një nga platformat më të besueshme për qytetarët shqiptarë, ku përmes një mesazhi shumë shpejt mund të gjendet zgjidhje për problemet dhe ankesat e tyre.

Këtë javë numri ankesave të zgjidhura nga platforma e bashkëqeverisjes në nivel qendror është 28 642, ndërsa numri ankesave të regjistruara është 41437.

Në nivel vendor janë regjistruar 7296 ankesa dhe janë zgjidhur 3438.

Sipas shifrave të publikuara nga “Pasqyra e qeverisjes” këtë javë, rezulton se janë dhe 6 raste të spikatura të zgjidhura përmes platformës së bashkëqeverisjes. Konkretisht janë 1 rast nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, 4 raste nga Ministria e Financës dhe Ekonomisë dhe 1 rast nga Ministria e Infrastrukturës dhe Financës.

Numri i “log in” në faqen e platformës për javën që sapo mbyllëm ishte 109 496, ndërsa numri numri i regjistrimeve të reja është 18 535./atsh

Platforma e bashkëqeverisjes, 28 642 ankesa të zgjidhura Read More »

Erë e fortë dhe dallgë, polumbarët e Forcës Detare shpëtojnë një pushues në Jalë

Mjeti i Rojës së Plazhit të Forcës Detare në Jalë, polumbarët, detarët Klinti Beqaj dhe Erion Hysenaj shpëtuan sot në mesditë, nga mbytja qytetarin G. C, 55 vjeç nga qyteti i Kukësit.

Në njoftimin për shtyp, Ministria e Mbrojtjes sqaron se për shkak të kohës së keqe, erës dhe detit me dallgë, 55 vjeçari e ka patur të pamundur të dilte në breg duke rrezikuar jetën.

Qytetarit iu dha ndihma mjekësore nga mjeku i Shtëpisë së Pushimit Ushtarak në Jalë dhe tani është jashtë rrezikut për jetën./atsh

Erë e fortë dhe dallgë, polumbarët e Forcës Detare shpëtojnë një pushues në Jalë Read More »

Rama: Pushtimi i plazheve publike duhet të marrë fund, ligj i ri për administrimin e vijës bregdetare nga shteti

“Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund”, deklaron kryeministri Edi Rama.

Ndonëse beteja e Policisë së Shtetit dhe inspektoriateve qendrore, qysh nga fillimkorriku në plazhe, po ndikon në përmirësimin situatës duke iu kthyer hapësirat publike pushuesve, Rama shprehet se kjo nuk mjafton.

Për ti dhënë fund kësaj situate, Kreu i Ekzekutivit bën të ditur se në vjeshtë do të paraqesin në Kuvend ligjin e ri për mbrojtjen dhe administrimin e vijës bregdetare nga shteti.

“Kjo pasuri kombëtare i takon POPULLIT dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie; nga tregtarët që nuk lëshojnë kuponat, tek harbutët që zaptojnë plazhet dhe deri tek zyrtarucë shtetërorë e pushtetarë vendorë, të cilët në vend të detyrës ndaj vendit dhe pushuesve, u bëjnë qoka dëmtuesve e zhurmuesve. Zero tolerance ndaj abuzuesve nuk është moto fushate, po linja e re e qeverisjes deri në fund dhe në çdo drejtim”, deklaron Rama./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/752610258501501/?t=0

Rama: Pushtimi i plazheve publike duhet të marrë fund, ligj i ri për administrimin e vijës bregdetare nga shteti Read More »

433 të punësuar në një javë përmes Zyrave të Punës

433 presona janë punësuar në rang vendin në një javë përmes Zyrave të Punës.

Shifrat e punësimit për periudhën 26 Korrik – 01 Gusht të publikuara nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, tregojnë se Vlora ka numrin më të madh të punësuarve. Në këtë qark janë punësuar 62 persona nga Zyrat e Punës.

Edhe Qarku Tiranë ka numër të lartë të punësuarve. Në një javë nëpërmjet Zyrave të Punës, janë punësuar 49 persona.

Në qarkun e Beratit janë punësuar 11 persona, në Durrës 44 të punësuar, 47 të punësuar në Fier, 22 në Korçë, 19 në Dibër, 39 në Elbasan, 21 në Gjirokastër, 45 në Kukës, 33 në Lezhë si dhe 41 në Shkodër./atsh

433 të punësuar në një javë përmes Zyrave të Punës Read More »

Artizanët vlonjatë ekspozojnë punimet e tyre për herë të parë në Lungomare

Artizanët dhe mjeshtrat e Vlorës për herë të parë po ekspozojnë punimet e tyre në një nga mjediset e Lungomares dhe pikërisht në rrugicën midis Palmash, përpara ish shkollës së Marinës.

Ky është një premtim i mbajtur i kryetarit të bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, dhënë gjatë fushatës së fundit elektorale.

Sejmen Gjokoli, kryetar i shoqërisë “Art CRAFT” thekson për ATSH-në se “për të parën herë artizanët e këtij qyteti dhe rrethinave për rreth, organizuar në shoqatën “Art CRAFT”, por edhe të tjerë individë dalin të organizuar në një nga mjediset e bukura të Lungomares buzë detit për të ekspozuar punimet e tyre të larmishme të krijuara kryesisht në mënyrë artizanale”.

“Me çeljen e tregut të artizanëve dhe suvenireve, Vlorës iu shtua një dimension i munguar jo thjesht në aspektin tregtar apo komercial, por më tepër si një aspekt i rëndësishëm trashëgimie e turistik i cili e kthen sipërfaqen turistike të qytetit në një hapësirë plot art e trashëgimi kulturore”, thekson Gjokoli.

Sipas tij, ky panair i përditshëm artizanësh synon që shumë shpejt të kthehet në një mini qytet artizanësh e mjeshtrash me punime artistike tradicionale.

Arben Breshani, kryetar i Dhomës së Tregtisë që qarkun e Vlorës tha për ATSH-në se “është një treg simbolik që e kthen Vlorën në qytet turistik. Ne të gjithë kemi dalë jashtë vendit dhe kemi parë e kemi marrë gjithmonë prodhimet artizanale të atij vendi. Sot të gjithë turistët që po vijnë në Vlorë do të marrin këto prodhime që janë autentike”.

Ai shprehet se prej një viti po punonim që përmes bashksië këta artizanë që janë pjesë e Dhomës së Tregtisë të kenë tashmë një shtëpi të tyre ku mund të shesin produktet e tyre.

“Në këtë treg ka 10-15 biznese të vogla, në të ardhmen synojmë që të ketë 30 pse jo 50 biznese që të mbushet Lungomare. Në të ardhmen do të bëjmë një listim të këtyre bizneseve, ti frymëzojmë dhe mbështesim edhe financiarisht për zgjerimin e tyre”, – thekson Breshani.

Kreu i Dhomës së Tregtisë që qarkun e Vlorës nënvizon se “po shikojmë që qyteti i Vlorës është vërtet turistik. Deri dje turistët nuk mund të merrnin një simbol nga qyteti i Vlorës, sot e kanë plotësisht mundësinë që në shtëpitë e tyre të kenë një prodhim të artizanëve të Vlorës”.

Artizani, Avenir Troqe, shprehet se “tregu i artizanëve për ne është një fitore e madhe, pasi më në fund arritëm të ekspozojmë punimet tona. Duke parë edhe fluksin e madh të turistëve mendoj se kjo është merita e shoqatës “Art CRAFT” dhe një premtim i mbajtur nga kryetari i bashkisë, Dritan Leli, sepse e mbajti fjalën dhe na krijoi kushte të mira”.

“Ne kemi arritur të gjallërojmë edhe jetën në Vlorë. Më parë nuk kishim ku ti ekspozonim punimet tona, kjo është hera e parë që ka një treg artizanësh në Vlorë, jemi të kënaqur ka akomodim, ndriçim edhe stendat janë njësoj”.

Tani edhe Vlora mund të renditet pa hezitim përkrah qyteteve të tjera të vendit, por edhe Europës ku në mjedise dhe hapësira të mirëfillta turistike gjallon edhe tregu i punimeve artizanale vendase e ku turistët apo vizitorët mund të gjejnë suvenire dhe produkte artizanale tipike të zonës.

Tani vizitorët dhe turistët që zgjedhin Vlorën për të pushuar dhe Lungomaren për shëtitjen e mbrëmjes kanë një alternativë më shumë për të zgjedhur e marrë si kujtim edhe produkte artistike të duarartëve vlonjatë.

Punime artizanale në dru, guaska e guralecë, si dhe etnografi kanë zgjuar interesin e turistëve të huaj, por edhe atyre vendas të cilët kur largohen nga qyteti bregdetar marrin me vete suvenire.

Në Lungomare mbrëmjet vlonjate kanë tashmë një aset të shtuar artistik, kulturor e turistik: artizanët vlonjatë me prodhimet e tyre të shumëllojshme që vijnë si trashëgimi nga tradita e popullit tonë në breza./atsh

Artizanët vlonjatë ekspozojnë punimet e tyre për herë të parë në Lungomare Read More »

1 vit pasi e ëma ndërroi jetë, Ardit Gjebrea prek me fjalët e tij

Sot një vit më parë, moderatori i njohur Ardit Gjebrea u përball me një situatë mjaft të vështirë për të.

Arditi humbi nënën e tij të dashur dhe duket se edhe sot dhimbja vazhdon të jetë e njëjtë.

Nëpërmjet një postimi të bërë pak më parë në Instagram Arditi ka kujtuar nënën e tij të ndjerë me disa fjalë prekëse.

“Sa shpejt iku 1 vit mam, sa gjëra kanë ndodhur e po ndodhin mam, a qesh ti me to? A mërzitesh ti?

A nuk më tregon pak se çfarë bëhet aty ku jeton ti? A takohen me njëri-tjetrin ata që nuk janë më dhe a qeshin me të kotat e zënkave, apo janë penduar për mëkatet që kanë lënë mbi tokë dhe do donin t’i ç’bënin? Kur ike ti, mua m’u shemb bota, shtëpia nuk është njësoj.

Nuk ka ditë që kur dal nga shtëpia kthej kokën aty, tek korridori ku ti më thua: mirupafshim dhe më puth me dorë dhe çdo ditë unë aty të kam, duke ma bekuar ditën. Je aty mam, je kudo, çdo ditë… dhe prapë më mungon, sa shumë më mungon”.

1 vit pasi e ëma ndërroi jetë, Ardit Gjebrea prek me fjalët e tij Read More »

Kripa e detit, maska natyrale e flokëve

Na ka ndodhur shumë herë që gjatë plazhit të jemi të detyruar t’i mbajmë flokët me kripën e detit për arsye të ndryshme. Flokët duken më bukur nëse nuk e heq menjëherë kripën nga floku, por përveç pjesës së bukurisë, duhet të dini se ajo ndihmon edhe në shëndetin e tyre.

Kripa e detit balancon nivelet e acidit në trup, duke eliminuar rrezikun e shumë sëmundjeve të ndryshme. Ajo përmirëson sistemin imunitar, shëndetin kardiovaskular, kontrollon shtypjen e lartë të gjakut, ul nivelet e larta të kolesterolit dhe trajton diabetin.

Për sa i përket flokëve, kripa e detit u vjen në ndihmë personave që kanë flokë të yndyrshëm. Kjo sepse kripa e detit ndihmon në absorbimin e çdo vaji të tepërt dhe përmban minerale, gjë që i bën flokët më të buta dhe më voluminoze.

Përveç periudhës së verës, kur ne mund të lahemi dhe t’i mbajmë flokët për disa orë me kripën e detit, në periudha të tjera përdorimi i kripës së detit në flokë bëhet duke i lagur flokët, e më pas duke shtuar një deri në dy lugë gjelle me kripë. Masazhojeni dhe më pas mbajeni për disa orë dhe shpëlajeni. /atsh

Kripa e detit, maska natyrale e flokëve Read More »

Parashikimi i motit, 4 gusht 2019

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në vend do të qarkullojnë masa ajrore të qëndrueshme.

Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët dhe me vranësira kalimtare. Në mesditë e pasdite përgjatë maleve, do të ketë zhvillim vranësirash duke u pasuar nga reshje shiu të karakterit lokal.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-10m/s, përgjatë vijës bregdetare në orët e mesditës deri në 15m/s, duke u shoqëruar me valëzim 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/32 diell
Kukës 19/29 diell re
Lezhë 19/33 diell
Dibër 17/29 diell re
Durrës 21/32 diell
Tiranë 22/33 diell re
Elbasan 21/34 diell re
Berat 16/33 diell
Vlorë 20/33 diell
Korcë 17/30 diell
Gjirokastër 15/34 diell
Sarandë 19/32 diell/atsh

Parashikimi i motit, 4 gusht 2019 Read More »