Irina

Policia e Shtetit e angazhuar në operacione ndihme e shpëtimi

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës këto ditë të para të janarit, kanë vështirësuar jo pak qarkullimin në disa akse rrugore, sidomos drejt zonave rurale në disa qarqe apo në zonat e thella malore

Shërbimet e Policisë Rrugore, por edhe shërbime të tjera policore, si FNSH apo shërbime të Rendit janë angazhuar ditët e fundit në shumë operacione ndihme e shpëtimi, duke shmangur pasoja fatale për qytetarët.

Policia e Shtetit këshillon çdo përdorues rruge të bëjë kujdes të shtuar, duke përdorur zinxhirë në rast se nevojiten dhe të rregullojnë shpejtësinë e mjetit ndërsa apelon qytetarët që “në çdo rast emergjencë telefono 112”. /atsh

Policia e Shtetit e angazhuar në operacione ndihme e shpëtimi Read More »

E marta dita më e ftohtë, ja sa priten të shkojnë temperaturat

Muaji janar erdhi i ftohtë e i acartë dhe e shtuna që lamë pas ishte dita më e ftohtë duke shënuar -14 gradë celsius në zonat malore. Gjatë 15-ditëshit të dytë të muajit do të kemi më shumë reshje shiu dhe dëbore por temperaturat do të shkojnë drejt normalizimit.

Por kjo do të ndodhë vetëm pas ditës së nesërme, pasi pritet të jetë ndër ditët më të ftohta.

Ndonëse fillimi i javës solli reshjet e shiut në gjithë vendin, e marta risjell kryesisht mot të kthjellët por të ftohtë në gjithë Shqipërinë. Nga e marta deri të premten, nuk pritet të ketë reshje në territorin shqiptar, por temperaturat do të ulen ndjeshëm duke arritur deri në -4 gradë në kryeqytet.

Dita e premte ul sërish me 3°C temperaturat e mëngjesit duke ulur MIN në -5°C ndersa e premtja në mesditë sjell rënie të lehtë të temperaturave.

E marta dita më e ftohtë, ja sa priten të shkojnë temperaturat Read More »

Si u shpëtua me helikopter alpinistja 31 vjeçare ,pasi u rrëzua në malin e Cikës në Vlorë

Një apliniste 31-vjecare është plagosur në malin e Cikës në Vlorë pasi është rrëzuar nga një lartësi.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se vajza ka rënë nga një lartësi duke pësuar plagë në trup, ndërsa ishte pjesë e një grupi prej 5 personash që kryenin ecje në mal.

Transportimi i saj me makinë për në spital ka qënë thuajse i pamundur, pasi ndodhej rreth 4 orë larg nga rruga kryesore.
E ndodhur në këto kushte, në ndihmë i ka ardhur helikopteri i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore (QKUB), i cili ka rrezikuar shumë, pasi helikopterë të tillë e kanë të vështirë manovrimin në terren të ulët dhe thepisur.

Pas disa peripecish, fatmirësisht vajza është arritur të futet në helikopter dhe të transportohet për në spital. Mësohet se gjendja e saj mjekësore është e qëndrueshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Si u shpëtua me helikopter alpinistja 31 vjeçare ,pasi u rrëzua në malin e Cikës në Vlorë Read More »

106-vjetori i Policisë, Lleshaj: Të përgatitur që t’i përgjigjemi krimit, jo politikës

I pranishëm në 106-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj tha se kryefjalë e policisë është modernizimi i saj për t’ju përgjigjur me devotshmëri sfidave të reja. Lleshaj gjithashtu u shpreh mirënjohës për të gjithë punonjësit e policisë ndër vite, teksa nënvizoi mirënjohjen për efektivët e rënë në krye të detyrës.

Ministri i Punëve të Brendshme në fjalën e tij, theksoi se Policia e Shtetit është e përgatitur që t’i përgjigjet krimit, por jo politikës, e cila duhet të jetë aleate e saj.

“Përgjatë një shekulli, forcat e rendit dhe të sigurisë publike, të organizuara kryesisht si xhandarmëri në dekadat e para, apo si Polici më pas, kanë përballuar një ndër detyrat më të ndërlikuara dhe të vështira në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe kanë krijuar kushtet për zhvillimin e përgjithshëm të vendit, në një mjedis të brendshëm dhe të jashtëm jashtëzakonisht të vështirë. Ky përvjetor është rasti më i mirë për të shprehur mirënjohjen më të thellë, për të gjithë ata mijëra burra dhe gra që përgjatë 106 viteve kanë shërbyer me nder në radhët e Policisë së Shtetit. Por nderimi më i madh u përket natyrisht atyre që, gjatë këtyre viteve, kanë dhënë jetën e tyre në përmbushje të misionit fisnik”, – tha Lleshaj.

Ministri tha se, zhvillimi i gjithanshëm i vendit vjen edhe nga siguria që ofron Policia e atij vendi.

“Policia e Shtetit ka për detyrë të garantojë kushtet bazë të sigurisë, për të mundësuar zhvillimin e gjithanshëm të vendit dhe të shoqërisë tonë, të cilat janë në një fazë të rëndësishme të historisë, e cila, po të duhej të sintetizohej me një fjalë të vetme, do të mund të quhej integrim. Integrim rajonal, integrim europian. Dhe integrimi është një proces që lidhet ngushtë me lirinë, lirinë e lëvizjes, lirinë e organizimit, lirinë e tregtisë dhe shumë e shumë liri të tjera, për të cilat Policia e Shtetit ka misionin e madh të ofrimit të garancisë bazë, që është Siguria. Sa më shumë zgjerohen hapësirat e lirisë, aq më e madhe dhe më e ndërlikuar bëhet edhe përgjegjësia e Policisë për të garantuar që liria të funksionojë, përherë e më mirë”, – tha ministri Lleshaj.

Sipas tij, shtimi eksponencial i flukseve të lëvizjes së udhëtarëve që hyjnë apo dalin nga Shqipëria, shtimi po aq i shpejtë i shkëmbimeve tregtare, revolucioni teknologjik, si dhe lindja dhe shpërthimi i një realiteti të ri, siç është realitetit virtual, dhe shumë tendenca e fenomene të reja, kanë krijuar hapësira të pashmangshme që edhe e keqja, krimi, ekstremizmi apo terrorizmi të mund të shfrytëzojnë për qëllime të mbrapshta liritë e krijuara.

“Dhe pikërisht, në mes të kësaj fushe tensioni antagonist, mes lirisë dhe të keqes kriminale, qëndron Policia e Shtetit me misionin për të garantuar të parën dhe për të shtypur të dytën”, – theksoi Lleshaj.

Kreu i ministrisë së Brendshme tha se përgjigje për misionin e vështirë që ka policia është modernizimi i Policisë.

“Plotësimi i këtij misioni, që sa vjen e vështirësohet, kërkon që Policia e Shtetit të bëhet përherë e më e fortë, që për mua do të thotë përherë e më moderne. Ajo duhet të ketë njerëz përherë e më moderne, procedura dhe standarde moderne, arsimim dhe kualifikim modern, pajisje, mjete dhe teknologji moderne”, – tha Lleshaj.

Ministri foli dhe për lëvizjen e lirë me Kosovën.

“Përpjekjet për integrim do të ndjekin një qasje të dyfishtë: Integrim rajonal dhe integrim europian. Në funksion të integrimit rajonal, do të përshpejtojmë projektin për krijimin e një zone të lëvizjes së lirë, sipas standardeve ‘Schengen’ mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila shpresojmë të zgjerohet shpejt edhe me vende të tjera të rajonit”, tha Lleshaj, i cili shtoi se politika duhet të jetë aleate e Policisë.

“Për shkak të natyrës së ndërlikuar të misionit që kryen, jo rrallë herë, Policia e Shtetit është bërë shënjestër e sulmeve të ndryshme. Sigurisht, ajo do të jetë në shënjestër të sulmeve të krimit, për të cilat është e përgatitur dhe e gatshme të përballet dhe të fitojë. Por ka edhe një kategori tjetër sulmesh, kryesisht politike, për të cilat Policia e Shtetit nuk është dhe as nuk ka ndërmend të përgatitet për mbrojtje. Policia duhet të jetë e rreshtuar në front përballë me krimin, ndërsa krahët dhe shpinën e saj duhet dhe do ta mbrojë politika e përgjegjshme, Qeveria, institucionet dhe mbi të gjitha qytetarët, aleatët e saj të përhershëm”, – përfundoi Lleshaj./atsh

106-vjetori i Policisë, Lleshaj: Të përgatitur që t’i përgjigjemi krimit, jo politikës Read More »

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka:” Faleminderit të gjithë efektivëve të FA_Shqiptare që edhe gjatë fundjavës nuk kanë reshtur së ndihmuari banorët në vështirësi nga moti i keq”

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka reaguar pas mbylljes me sukses të operacionit për evakuimin e 15 banorëve në tre fshatra të Shkodrës, ku mes tyre ishin edhe 8 mësues të bllokuar në shkolla.

“Faleminderit të gjithë efektivëve të FA_Shqiptare që edhe gjatë fundjavës nuk kanë reshtur së ndihmuari banorët në vështirësi nga moti i keq. Helikopteri “Cougar” i FA evakuoi sot 15 persona, mes të cilëve banorë të sëmurë dhe mësues nga zonat e bllokuara të Thethit dhe Shalës”, shprehet Xhaçka.

15 të evakuuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore, 13 prej tyre janë duke takuar familjarët dhe po shpërndahen me banesa, teksa 2 të cilët kanë shfaqur problem të lehta shëndetësore po trajtohen dhe mbikëqyren nga mjeku./atsh

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka:” Faleminderit të gjithë efektivëve të FA_Shqiptare që edhe gjatë fundjavës nuk kanë reshtur së ndihmuari banorët në vështirësi nga moti i keq” Read More »

Lleshaj: Të bëhet kujdes, ambientet e universiteteve duhet të mbeten të lira

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka qenë i pranishëm sot në 106-vjetorin e Policisë së Shtetit dhe në përfundim të aktivitetit gjatë një prononcimi për mediet u shpreh se, për grabitjen e Pashalimanit ka një hetim.

“Pashalimani po hetohet nga Policia Ushtarake. Ngjarja e Durrësit e shëmtuar, por nuk komentoj ngjarje që po hetohen” – tha Lleshaj.

Ministri foli edhe për protestën e studentëve.

“Dua të them që policia ekziston për të ofruar siguri dhe qëndron jashtë palëve. Kemi të bëjmë me një grup të vogël studentësh, që pasi përfundoi protesta kanë menduar ta vijojnë në një formë tjetër atë. Ligji garanton autonominë dhe paprekshmërinë, që nënkupton paprekshmërinë nga çdo formë e dhunës. Kemi pasur shqetësime për bllokimin e disa universiteteve. Ka pasur kërkesë nga drejtuesit e universiteteve për të larguar studentët që ishin atje. Ambientet duhet të mbeten të lira. Të bëhet kujdes.” – tha Lleshaj.atsh

Lleshaj: Të bëhet kujdes, ambientet e universiteteve duhet të mbeten të lira Read More »

Brace: “Një klasë nuk mund të bllokojë një Fakultet; disa klasa në disa fakultete nuk mund të bllokojnë një Universitet”

Një grup studentësh ka vendosur që të vijojnë me bojkotin e mësimit dhe ngujimin në fakultet.

Lidhur me këtë, ka reaguar zv/ kryeministri Erjon Braçe duke u shprehur se një klasë nuk mund të bllokojë një fakultet.

“Me Studentët. Një klasë nuk mund të bllokojë një Fakultet; disa klasa në disa fakultete nuk mund të bllokojnë një Universitet; 5 universitete nuk mund t’u djegin vitin 60-70 mijë studentëve! Një klasë përballë 70 mijëve është e padrejtë, e pandershme, e dhunshme partiake”, deklaron Braçe./atsh

Brace: “Një klasë nuk mund të bllokojë një Fakultet; disa klasa në disa fakultete nuk mund të bllokojnë një Universitet” Read More »

Surprizat e horoskopit

Dashi
Dashuria: Është momenti më pak i përshtatshëm për të bërë xheloz partnerin/en, përpiquni të zgjidhni gjithçka me durim të madh. Mos i besoni zgjedhjet tuaja në dashuri ndaj rastit dhe nxirrni gjithë guximin tuaj. Për beqarët do të ketë pak zhgënjim midis miqve dhe të njohurve të rinj.

Puna: Sot mund të keni probleme dhe bezdi nga një koleg pune. Mos u jepni shpjegime dhe injoroni ata.

Demi

Dashuria: Ju më mirë të përballeni haptazi në çdo situatë, ekzistojnë sqarimet, por gjithashtu do ketë shumë polemika që do të jenë të padobishme. Nëse ndiheni të vetmuar dhe të keqkuptuar, përpiquni ta kapërceni këtë ditë pa u dëmtuar, pasi do të jetë veçanërisht monotone.

Puna: Perspektiva të mira për ata që punojnë në kontakt me publikun: sot është një ditë e veçantë për të treguar cilësitë tuaja.

Binjakët

Dashuria: Kush ka nisur një histori dashurie do të duhet të jetë në gjendje të lexojë mes linjave mesazhet që dërgon personi për të cilin janë të interesuar. Mos e mbyllni zemrën, por lëreni të lirë të veprojë. Sot është një ditë e mirë për beqarët që duan të rimarrin marrëdhënien me një të njohur të vjetër.

Puna: Sot dikush nga Binjakët do të duhet të përballet me disa teste që do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e punës.

Gaforrja

Dashuria: Risi në dashuri, veçanërisht për ata që sapo kanë mbyllur një histori. Një marrëveshje e mirë mund të lindë me një njohje të re, por është ende herët të thuhet. Edhe për beqarët mund të jetë koha e duhur, por peshoni gjithçka përpara se të merrni ndonjë vendim.

Puna: Ditë stresi në punë, ngadalësoni ritmin tuaj të përditshëm dhe kushtojini një pjesë të kohës tuaj vetes.

Luani

Dashuria: Sot mund të ketë lajme të vërteta në fushën sentimentale. Ngjarjet pozitive vazhdojnë por jini të kujdesshëm që të mos i besoni shumë gjëra njerëzve të sapo-njohur. Beqarët mund të kënaqen me një relaksim sot duke ia kushtuar të gjithë kohën vetes!

Puna: Planet e sotme të favorshme frymëzojnë strategjitë e duhura për të zgjidhur disa nga problemet e punës me të cilat ballafaqoheni për njëfarë kohe.

Virgjëresha

Dashuria: Mbroni privatësinë tuaj dhe jepini një prerje miqësive që duan të përfitojnë prej jush. Nëse dashuria do t’ju japë pak kënaqësi, do të jetë vetëm sepse ju keni bërë durim, virtyti juaj kryesor. Beqarët do të duhet të jenë më të hapur dhe përfshirës me një person.

Puna: Për sot harroni inatet dhe përpiquni të buzëqeshni me të gjithë. Ju do të shihni përfitimet dhe do të merrni më shumë rezultate se sa mendoni.

Peshorja

Dashuria: Dita juaj sot do të pësojë disa kthesa herëpashere dhe nuk paraqitet e jashtëzakonshme. Dashuria paraqitet me ulje dhe ngritje sidomos te çiftet e vjetra. Nëse jeni vetëm duke u përpjekur të ëmbëloni personin që ju intereson, sot ju do të jeni veçanërisht magjepsës.

Puna: Një problem që ju shqetëson fillon të zgjidhet. Mos e tregoni veten shumë të shqetësuar dhe përpiquni të qëndroni të qetë.

Akrepi

Dashuria: Indiferenca juaj mund ta largojë partnerin/en tuaj nga ju. Kaloni më pak kohë në punë dhe bëhuni më shumë me familjen që ka nevojë për vëmendjen tuaj. Edhe beqarët do të duhet të përpiqen të tregojnë veten më të dashur nëse duan të bëjnë njohje të reja.

Puna: Vendosni më shumë energji në punën tuaj, veçanërisht nëse jeni profesionist. Projekti juaj do të ketë sukses, por ju duhet të angazhoheni më shumë.

Shigjetari

Dashuria: Mund të dalin në dritë marrëdhëniet e rrezikshme, ata që jetojnë një histori jashtëmartesore do të duhet të mësojnë të dallojnë ndjenjat e vërteta nga pasionet. Beqarët do të duhet të përpiqen të mos jenë të përshkuar nga ngjarjet, më shumë qartësi është e nevojshme për të vendosur.

Puna: Mos u nxitoni në marrjen e vendimeve në punë, keni mjaft kohë për të menduar për këtë.

Bricjapi

Dashuria: Për çiftet është një moment mjaft i vështirë. Mundohuni të bëni gjithçka të mundshme për të transformuar marrëdhënien tuaj në mënyrë që të forconi marrëveshjen. Nëse jeni vetëm, mos lejoni veten të zvarriteno nga disa njerëz rreth jush që dëshirojnë të krijojnë probleme.

Puna: Mos u mundoni të shtrëngoni veten në disa çështje të punës, lëri gjërat të marrin rrugën e tyre.

Ujori

Dashuria: Dashuria përparon në mesin e shumë vështirësive të vogla dhe keqkuptimeve. Mos mendoni shumë dhe kushtojini vetes diçka që ju pëlqen. Takime të favorizuara nga miqtë, beqarët mund të organizojnë një mbrëmje të këndshme.

Puna: Mëngjesi hapet me disa pengesa dhe do të vonohesh për disa takime, por asgjë nuk është serioze.

Peshqit

Dashuria: Dita është pak e nënshtruar dhe do të jeni pak të tensionuar. Mos theksoni xhelozinë dhe mos provokoni me qëndrime të pazakonta në dashuri. As Venusi nuk duket se buzëqeshë tek beqarët, por mbani mend se mësoni shumë nga zhgënjimet dhe vështirësitë.

Puna: Sot shmangni gjykimin e punës së të tjerëve dhe reflektoni shumë para se të vendosni për çështje të rëndësishme.

Surprizat e horoskopit Read More »