Irina

Arrestimi i Balilit tërheq vëmendjen e medias ndërkombëtare

Media ndërkombëtare i ka kushtuar vëmendje arrestimit të Klement Balilit duke e konsideruar si ”një hap të madh përpara të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”.

“Trafikanti shqiptar i drogës në arrati dorëzohet pas tre vitesh”, shkruan prestigjiozja britanike “Daily Mail”, në një artikull ku thekson se ”lufta kundër krimit të organizuar është prioriteti i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së”.

“Një prej personave më të kërkuar në Shqipëri u dorëzua tek Prokuroria e Krimeve të Rënda”, shkruan IBNA (Independent Balkan News Agency).

“Për Balilin kishte edhe një urdhërarresti ndërkombëtar. Ai kërkohej në shumë vende për trafikim të lëndëve narkotike dhe njihej me pseudonimin Eskobari i Ballkanit”, thekson IBNA-ja.

Edhe portalet e njohura kanadez “The Province”, “Toronto CityNews” dhe “CityNews Vancouver” njoftojnë për dorëzimin e Balilit duke cituar ministrin e Brendshëm shqiptar, Sander Lleshi, sipas të cilit “Kelmend Balili u dorëzua pas një operacioni të gjatë dhe të komplikuar”.

“Balili, një ish-zyrtar i administratës vendore të qytetit jugor të Sarandës, ka qenë në arrati pas një urdhërarresti nga Greqia fqinje, që e konsideron atë si kreun e trafikimit të lëndëve narkotike”, shkruan “Associated Press” (AP).

“Lufta kundër krimit të organizuar, trafikimit të drogës dhe korrupsionit janë prioritetet kryesore të Shqipërisë, që synon të hapë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian këtë vit”, thekson AP-ja./atsh

Arrestimi i Balilit tërheq vëmendjen e medias ndërkombëtare Read More »

Reagon gazetarja:”Numëroni ditët kur në Vlorë te shpërtheje hataja”

Qyteti i Vlorës prej disa vitesh është kthyer në një vend që i ngjason më shumë vendeve të Amerikës Latine. Kush ka për të larë hes.ape e bën dhe zhduket. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha shprehet se, në qytetin bregdetar të Vlorës po ndodhin ngjarje kri.minale të mëdha dhe se thuajse asnjë prej kr.imeve nuk ndodh për shkaqe banale, por për përplasje që e kanë zanafillën jo rrallë në shtete të tjera.

Ajo nuk la pa sjellë në vëmendje as gr.abitjen e ar.mëve dhe mun.icionit në bazën e Pashalimanit para pak ditësh, ndërsa ngriti alarmin mbi sistemin e drejtësisë, ku “asnjë gjyqtar apo prokuror nuk gjen guximin për t’u përballur me ba.ndat ma.fioze”.

Postimi i plotë

Vlora po zien. Ne heshtje , me nje heshtje para nje furtune . Eshte ajo heshtja qe numeron ditet dhe tek tuk griset nga zhurma e ar.meve. Eshte ajo heshtja qe te gjithe e kuptojme se diku nderkohe grupet kane veshur dorashkat, kane bere gati ar.met dhe po presin. Shenjestren. Hesap-laresi mund te jete duke pritur per shumecka ka ndodhur brenda apo jashte qytetit deri ne Itali apo Belgjike. Ar.me ka plot. Granata plot ,vetem 40 cope iu vodhen ushtrise para nje jave. Edhe plu.mba blind shpues ka plot.

Ashtu si kr.imi v.ret kur i ka duart e lira. Here me porosi nga larg e here me porosi nga bu.rgu. Se mos hetimet nxoren gjesend per te tjerat qe kane ndodhur. Tek e fundit kush eshte ai prokuror trim qe do i shtrohet hetimit vendshe , kur neser nuk e di eshte apo nuk eshte ne sistem. Kush eshte ai gjyqtar trim qe jep mase sigurie duke i rene brram cekanit, gjyqtari Admir Belishta votoi per Keshillin e larte Gjyqesor dhe nje dite me pas u perzu nga sistemi. Dhe ne kete amulli, kush eshte ai polic trim qe do i tunde prangat “pashapeshkut” kur nuk di se ku ka koken e tij.

Ne Shqiperi ka ndodhur tra.gjedia me e madhe qe mund ti ndodhe nje vendi, ata qe punojne brenda institucioneve nuk kane besim tek ligjet.Kane frike se do flaken ne kosh dhe nuk do te riciklohen me kurre. Ndaj duhet qendruar urte, ndaj duhen shtyre ditet, po je ne prokurori, lutju universit qe dosja te zgjase e te zgjase , po je ne polici lutu mos te ndeshesh me malin. Vec po je kri.minel ske nevoje per lutje. Ai qe hesap-laresi pret, do dale doemos ne prite.
Ne Vlore po ndodhin ngjarje te medha kr.iminale mbi te cilat zoteron kodi “Omerta”.Nuk pashe gje, nuk di gje dhe ne paca qene aty , kam qene ne gjume ! Nuk gjendet nje deshmitar qe te flase , me perjashtim te vra.sesit me pagese Julian Sinanaj , megjithese edhe ai nuk u degjua deri ne fund.

Prokuroria e kr.imeve te renda, se bashku me policine , sherbimin informativ vazhdon te jete e mbuluar nga turpi, ende nuk ka gjetur nje presje te vlefshme per vr.asjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi , apo dhe shperthime te tjera te kryera vit pas viti.
Ky qytet ndodhet ne piken ku mund te thuash se asnje kr.im nuk ndodh aty per aty dhe per shkaqe banale. Qofshin keto edhe ate.ntate te deshtuara si ngjarja e tanishme ne lagjen “Pavaresia”. Zyrtarisht shenjestra e radhes eshte nje 37 vjecar , i cili me drejtesine ka patur vetem nje problem : ar.membajtjen pa leje . Edhe pla.gosja e M.M . , i cili ka shpetuar fale fatit te jetegjatit , nuk ka lidhje rastesine. Shenjestra njihej per shoqerine me Llanajt dhe Harizajn. Qe do te thote nje grup tjeter ka nisur te numeroje jete njerezish me gishtin ne kembez te ar.mes. Cfare po ndodh ne Vlore , mos me thoni qe edhe kjo ngjarje nuk eshte kompetence e autoriteteve , por e TT apo model AK – 47 moda .
Ne Vlore mund te ndodhe qe te gra.bitet nje baze ushtarake dhe perpos ca ushtareve mos ti hyj gjembi ne kembe askujt tjeter. Ne fakt kjo gje ndodh vetem ne nje nga vendet anetare te Natos dhe ky vend quhet Shqiperi.

Ne Vlore mund te ndodhe qe edhe ata qe nuk kane probleme te ruhen, nje Zot e di nga kush. Po kujdes gjobat. Aman permbushni planin, kur te kalkuloni ato statistikat, aman mos harroni sa shtetas ishin te dehur, sa fluturonin me makine dhe sa nuk kishin vendosur rripin e sigurise. Se me kete rast, edhe jeta e ne shofereve kokekrisur shpetohet, por edhe arkat e shtetit mbushen !

Reagon gazetarja:”Numëroni ditët kur në Vlorë te shpërtheje hataja” Read More »

Lajm i fundit/Arrestohet Prokurori i Gjirokastrës Spartak Çoçoli

Prokurori i Gjirokastrës Spartak Çoçoli, është ndaluar ditën e sotme në sallën e gjyqit, pasi dyshohet se ka kryer korrupsion.

Ndalimi i tij është bërë sot në sallën e gjyqit pas urdhrit të lëshuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda.

Ky arrestim u bë pasi dyshohet se prokurori Çoçoli ka kryer korrupsion pasiv.

Lajm i fundit/Arrestohet Prokurori i Gjirokastrës Spartak Çoçoli Read More »

Studentët përfitojnë nga ulja e tarifës së shkollimit/Përjashtim nga tarifa për 6245 studentë me mesatare mbi 9

Ministri në detyrë i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaro sot se, vendimet e qeverisë për përjashtimin, reduktimin e tarifave dhe bursat që përfitojnë të gjithë studentët, sot janë fakt ligjor dhe financiar i zbatueshëm.

Në një konferencë për median, Ahmetaj tha se të gjithë studentët në shkallë vendi me mesatare 9-10 kanë përjashtim 100% nga tarifa e shkollimit. Përfitojnë 6235 studentë dhe efekti financiar në buxhetin e shtetit arrin në 201 milionë lekë.

Ndërsa studentët me mesatare 5-9 përfitojnë përgjysmim 50% të tarifës së shkollimit. Në këtë grup janë përfitues rreth 70 mijë studentët në të gjithë vendin dhe efekti financiar në buxhet shënon 1 miliard lekë.

Reduktim të tarifave të shkollimit edhe për studentët e ciklit master

Edhe për ciklin master, ministri i Financave, Ahmetaj theksoi se studentët përfitojnë nga ulja e tarifës. Sipas tij ata me mesatare 9-10 do të përfitojnë 50% ulje të tarifës.

“Kemi reduktim të tarifës për ciklin master. Në vendimin e Këshillit të Ministrave është realizuar reduktimi në 50% për studentët me mesatare 9-10 përfitojnë mbi 3 mijë studentë efekti financiar 150 mln lekë. Autonomia dhe përgjegjësia është e universitetit qeveria ka bërë të mundur procedurë të qartë, dhe financim të pastër e të plotë”, tha Ahmetaj./atsh

Studentët përfitojnë nga ulja e tarifës së shkollimit/Përjashtim nga tarifa për 6245 studentë me mesatare mbi 9 Read More »

Ministria e Financave:Lista e studentëve ekselentë gati

Ministri në detyrë i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj sqaroi sot se Bordet e Administrimit të Universiteteve do të nxjerrin e listat e studentëve sipas mesatares dhe studentët do të paguajnë sipas skemës përkatëse të vendosur nga Këshilli i Ministrave”.

Në një deklaratë për shtyp, Ahmetaj theksoi se “autonomia dhe përgjegjësia është e universitetit, qeveria ka bërë të mundur procedurë të qartë, të thjeshtë dhe financim të pastër e të plotë”.

“Bordet e Administrimit të Universiteteve, duhet të dorëzojnë listën e studentëve dhe të studentëve ekselentë në ministrinë e Financave”, theksoi Ahmetaj./atsh

Ministria e Financave:Lista e studentëve ekselentë gati Read More »

Temperatura polare në Manastir

Temperatura polare mëngjesin e sotëm në të gjithë Maqedoninë, ndërkohë që më ftohtë është në Manastir ku temperatura arriti në minus 18 gradë Celsius.

Në Tetovë u regjistrua minus 16 gradë Celsius, në Prilep minus 15 dhe në Shkup minus 12 gradë Celsius.

Më shumë dëborë ka në Mavrovë, 70 centimetra, në Krushevë 36, ndërsa në Kodrën e Diellit 30 centimetra.

Sinoptikanët për sot paralajmërojnë kryesisht mot me vranësira, rreth mesditës dhe pasdites me reshje të përkohshme të dëborës me intensitet  të dobët, ndërsa në pjesët perëndimore me intensitet të dobët mesatar.

Në orët e mbrëmjes do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor, e cila here pas here do të përforcohet./ atsh

Temperatura polare në Manastir Read More »

Arapash me miell misri dhe të brendshme Qengji.Një nga gatimet më tipike të Labërisë

Arapash
Qull i trashë me miell misri, gjalpë e djathë. Një lloj mëmëlige që në disa krahina gatuhet edhe me zorrë e mëlçi bagëtish të imëta ose me lakra të egra, të grira hollë. Është një nga gatimet më tipike të Labërisë. Arapash me miell misri. Arapash me zorrë qengji.
Arapash me të brendshme Qengji, një pjatë tradicionale shqiptare me shije dhe e lehtë në përgatitje. Shoqërohet me një gotë vere të kuqe ose raki.
Përbërësit
500 gr miell misri (i bardhë dhe i imët)
2 kg lëng mishi
200 gr gjalpë (i freskët deleje)
600 gr të brendshme qengji ((zorrë të holla, mëlçi, shpretkë, etj))
Përgatitja
1
Për përgatitjen e arapashit, në fillim lani dhe pastroni mirë me ujë e më pas me limon ose uthull të përbrendshmet e qengjit. Më pas pritini në copa të vogla dhe skuqini në një tenxhere të thellë, ku më parë është hedhur gjalpi
2
Pasi t’u ketë dalë lëngu, shtoni miellin e misrit, kaurdisini së bashku dhe shtoni lëngun e vakët i mishit.
3
Vazhdoni duke e trazuar ngadalë dhe me zjarr jo shumë të fortë, derisa masa e krijuar të fillojë e të nxjerrë flluska përsipër.
4
Hidheni në pjata dhe për dëshirë, sipas traditës labe, mund t’i shtohet djathë nape i freskët dhe i thërrmuar.
Ju bëftë mirë!

Arapash me miell misri dhe të brendshme Qengji.Një nga gatimet më tipike të Labërisë Read More »

Në pikën kufitare Durrës, kapet kamioni me drogë dhe tre shtetas të huaj

Policia Kufitare vijon zbatimin e masave shtesë në kontrollin e mjeteve dhe dokumentacionin e udhëtarëve. Gjatë 24 orëve të fundit është kapur një kamion në brendësi të të cilit kishte 5 kg e 300 gr lëndë narkotike. Është arrestuar në flagrancë drejtuesi i kamionit dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër.
Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë tre shtetas të huaj, të cilët janë kapur duke kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në zbatim të masave shtesë për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, gjatë kontrollit të ushtruar mbrëmjen e djeshme në vijën e dytë, në kabinën e një kamioni kanë gjetur të fshehur lëndë narkotike.
Gjatë peshimit të kryer nga ana e Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve lënda narkotike e llojit Marijuanë ka rezultuar në peshën 5 kg e 300 gr, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Është arrestuar në flagrancë shtetasi T.H, 31 vjeç, banues në Durrës (drejtuesi i kamionit) dhe është shpallur në kërkim shtetasi E.H.
Në ngarkim të shtetasve të mësipërm materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Gjithashtu , si rezultat i kontrolleve të dokumentacionit të udhëtarëve janë arrestuar në flagrancë tre shtetas të huaj me dokumente të dyshuara të falsifikuara, në tentativë për të kaluar kufirin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme, konkretisht : V.E, 30 vjeç, banues në Turqi; S.A, 43 vjeç, banues në Turqi; R.A, 32 vjeçe, banuese në Filipine.
Në ngarkim të shtetasve të mësipërm materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” parashikuar në nenin 189 të Kodit Penal.
Policia Kufitare vijon punën për të goditur paligjshmërinë në kufi duke forcuar kontrollet për verifikimet kufitare. /atsh

Në pikën kufitare Durrës, kapet kamioni me drogë dhe tre shtetas të huaj Read More »