Irina

Vlorë – Operacioni “Home”, sekuestrohen 30 kg kanabis, 1 në pranga

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, Vlorë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative finalizoi operacionin, mbi bazën e të cilit, gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë të fshatit Llakatund u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.

Me ndërhyrjen në kohë, agjentët kapën në flagrancë një 26-vjeçar, si autor i dyshuar, posedues i lëndës narkotike.

Në banesë u bllokuan edhe 2 armë gjahu pa leje, për të cilat u procedua në gjendje të lirë, i ati i tij.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”

Vlorë – Operacioni “Home”, sekuestrohen 30 kg kanabis, 1 në pranga Read More »

Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për kadastrën”

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar kthimin në Kuvend të ligjit “Për kadastrën”, me qëllim rishqyrtimin e tij.

Presidenti i Republikës thotë se ka vlerësuar përputhshmërinë e ligjit “Për kadastrën” me Kushtetutën, dhe në përfundim të shqyrtimit çmon se disa nene të veçanta të këtij ligji bien në kundërshtim me legjislacionin bazë të së drejtës civile në Republikën e Shqipërisë; cënojnë parimin e sigurisë juridike; krijojnë tension kushtetues; si dhe nuk janë në harmoni me jurisprudencën kushtetuese.

Për arsyet e sipërcituara, Presidenti i Republikës vlerëson se të gjitha dispozitat e ligjit “Për kadastrën” që referojnë tek projektligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”, duhet të rishikohen në tërësi nga Kuvendi së bashku me projektligjin që është në proces shqyrtimi, me qëllim shmangien e kësaj gjendjeje të theksuar pasigurie dhe përshtatjen e dispozitave të ligjit të miratuar sipas përmbajtjes dhe në shqyrtim paralel me projektligjin që pretendohet të miratohet dhe që është ende në shqyrtim. /atsh

Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për kadastrën” Read More »

Fondet për Bujqësinë, AZHBR: Si aplikohet në programin IPARD

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) publikoi sot një videon informuese për mënyrën si aplikohet në Programin IPARD II.

“Procedura e aplikimit, masat, formularët, si dhe dokumentacioni mbështetës. Aplikimet mbyllen në datën 30 janar 2019. Nxitoni të përfitoni nga ky Program!”, citon njoftimi i AZHBR-së, ku ndër të tjera publikon edhe udhëzuesin për aplikantët, në lidhje me objektivat, masat dhe shpenzimet e pranueshme.

AZHBR publikon formularin e aplikimit dhe procedurën e plotësimit të tij, duke krijuar lehtësi dhe informim për të gjithë të interesuarit që duan të përfitojnë nga programi IPARD II që mbështet me grante investimet në bujqësi, agropërpunim dhe agroturizëm. /atsh

Fondet për Bujqësinë, AZHBR: Si aplikohet në programin IPARD Read More »

Bashkia e Divjakës po pastron 31 km kanale kulluese

Bashkia e Divjakës po vazhdon pastrimin e kanaleve kulluese të dyta në njësinë administrative Grabjan, me synim shmangien e ujërave të tepërta në toka. Sipas kësaj bashkie, në periudhën 2017-2018 janë pastruar rreth 31 km kanale kulluese të dyta.

Puna vazhdon me ritme të larta ndërkohë që objektivi i Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkinë Divjakë për vitin aktual është rreth 36 km, pra pjesa e mbetur që kjo drejtori ka në inventarin e saj në këtë njësi administrative. /atsh

Bashkia e Divjakës po pastron 31 km kanale kulluese Read More »

Moti/Si parashikohet në vazhdim

Në vend po ndikojnë rryma të ftohta ajrore me origjinë Veriore të shoqëruara me erë të vrullshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, orët në vazhdim moti parashikohet i kthjellët. Mesdita e së Mërkurës priret të ketë dhe kalime vranësirash të pakta e mesatare në Verilindje.

Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme mbrëmjen e sotme dhe mëngjesin e ditës së Mërkurë. Bora e akumuluar dhe ngricat e forta do të vazhdojnë të mbeten prezente edhe për ditën e nesërme.

Më konkretisht:
në zonat malore -12° deri -1°C
në zonat e ulëta -5° deri 9°C
në zonat bregdetare -2° deri 12°C /a.g/atsh

Moti/Si parashikohet në vazhdim Read More »

Simptomat e fruthit dhe si ndikon në shëndetin tonë

Fruthi është një infeksion viral i sistemit respirator, një sëmundje shumë ngjitëse që përhapet nga kontakti me pështymën e infektuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpjegon për qytetarët dhe prindërit se fruthi shkaktohet nga një virus i cili është shumë ngjitës.

Virusi infekton aparatin e frymëmarrjes dhe përhapet nëpërmjet spërklave nga hunda, goja ose nga fyti i personave të infektuar gjatë kollitjes, teshtitjes, si dhe nga kontakti i ngushtë personal ose kontakti i drejtpërdrejtë me sekrecionet e infektuara të hundës ose të fytit.

Virusi mbetet aktiv dhe ngjitës në ajër ose në sipërfaqet e infektuara deri në 2 orë. Ai mund të transmetohet nga një person i infektuar 4 ditë para fillimit të shpërthimit të puçrrave si dhe deri në 4 ditë pas shpërthimit të tyre. /atsh

Simptomat e fruthit dhe si ndikon në shëndetin tonë Read More »

Shahini apel studentëve të mos pengojnë punën e sekretarive

Ministrja e dekretuar e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Besa Shahini, i bëri apel sot studentëve që po pengojnë punën e sekretarive në disa fakultete, të mundësojnë funksionimin e tyre, sepse është shumë e rëndësishme të zbatojmë Vendimet e Këshillit të Ministrave që kanë të bëjnë me tarifat dhe dhënien e bursave.

Në një deklaratë për mediat, Shahini theksoi se “në ato fakultete ku një grup studentësh po pengojnë mësimin, ka pasur raste ku janë penguar edhe sekretaritë që të funksionojnë, si dhe janë penguar njerëzit që të shkojnë edhe deri në zyrat e sekretarive. Aty për fat të keq ka qenë e pamundur që të kemi personat e Ministrisë së Arsimit që t’iu asistojnë juve”.

Shani u shpreh se “është e rëndësishme dhe ftoj edhe universitetet dhe studentët që janë në këto fakultete duke protestuar të mundësojnë punën e sekretarive dhe të mundësojnë sot pjesëmarrjen e personave nga Ministria e Arsimit që t’iu asistojnë me pyetjet e çfarëdollojshme që ju keni”.

“Në rast se sekretaritë nuk funksionojnë ne nuk e marrim listën e plotë të studentëve që janë përfitues të bursave dhe përfitues të përjashtimeve të ndryshme nga tarifat dhe kjo vonon procesin e marrjes së bursave dhe përjashtimit të tarifave nga ana juaj”, nënvizoi Shahni.

Po ashtu, Shahini tha se “ne kemi mundësuar që përmes portalit “shqiperiaqeduam.al” të kthejmë përgjigje për pyetjet që mund të keni për të sqaruar sa më shumë mënyrën sesi zbatohen këto VKM, që prekin direkt çështjet që kanë të bëjnë me tarifat dhe bursat”.

“Do të ketë persona të dedikuar të MAS që do të kenë përgjigje në kohën e duhur, mundësisht edhe live. Përveç portalit kemi edhe Facebook e MAS, ku do të kemi mundësinë që të kthejmë përgjigje. Do të bëjmë një njoftim që të dimë sesi do të jetë komunikimi mes ministrisë dhe studentëve sa më shpejt të jetë e mundur”, bëri të ditur Shahini.

Ajo sqaroi se “sot është dita e fundit që personat e Ministrisë së Arsimit janë në zyrat e fakulteteve të ndryshme dhe nga sot pasdite këta persona i keni në celularë dhe mund t’i dërgoni pyetjet aty”./atsh

Shahini apel studentëve të mos pengojnë punën e sekretarive Read More »

Kuvendi do të zhvillojë nesër në orën 17:00 një seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi do të zhvillojë nesër në orën 17:00 një seancë të jashtëzakonshme ku do të votohen dekretet e Presidentit për lirim dhe emërimit të ministrave dhe zv/Kryeministrit.

Bazuar në Rregullores së Kuvendit, me kërkesë të Kryeministrit, Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm.

Kryetari i Kuvendit ka nxjerrë urdhrin me rendin e ditës të përcaktuar.
Në kërkesën e tij drejtuar Kuvendit Kryeministri thekson se, motivi i paraqitjes së kësaj kërkese lidhet me shqyrtimin dhe miratimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për lirim dhe emërim të zëvendëskryeministrit dhe të disa ministrave, në kuadër të ristrukturimit organik të qeverisë, për zgjerimin e objektivave të qeverisë në frymën e reformimit, përmirësimit dhe transformimit të shërbimeve, zgjerimin e kapaciteteve dhe rritjen e efikasitetit të punës.

Në mbështetje të rregullores se Kuvendit, Kryeministri kërkon thirrjen e mbledhjes së Kuvendit dhe mbajtjen e seancës plenare, për votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për lirim dhe emërim zëvendëskryeministri dhe të disa ministrave.

Thirrja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, krahas garantimit të respektimit të afateve kushtetuese për shqyrtimin e dekreteve të lirim/emërimit çmoj se i shërben funksionimit normal dhe me kapacitet të plotë të kabinetit qeverisës./atsh

Kuvendi do të zhvillojë nesër në orën 17:00 një seancë të jashtëzakonshme Read More »