Irina

Alergjitë që shfaqen në stinën e verës

Gjatë stinës së verës shfaqen alergji të ndryshme, të cilat janë tipike të stinës. Këto lidhen me ekspozimin ndaj diellit për shkak të temperaturave të larta, poleni për shkak të luleve dhe pickimet nga insektet të cilat kthehen në një problem të madh.

–Ekspozimi ndaj diellit Në stinën e verës alergjitë e lëkurës kanë tendencë të rriten si shkak i temperaturave të larta dhe ekspozimit në diell. Jo vetëm personat alergjik duhet ti shmangen rrezeve të diellit, por të gjithë, pasi është një abuzim i panevojshëm për lëkurën. Dermatologët këshillojnë evitimin në orët e pikut në diell (11:00-16:00) dhe mbrojtjen e lëkurës me kremra mbrojtës, të përshtatshëm për lëkurën tuaj. Ekspozimi i shpeshtë ndaj rrezeve të diellit e rrudh dhe e ashpërson lëkurën, humb elasticitetin dhe ekziston mundësia e shfaqjes së lezioneve malinje.

-Poleni, zakonisht shfaqet nga lulet, por gjithashtu shfaqet edhe nga drithërat (gruri, misri), nga përbërës të ndryshëm të barit dhe nga luledielli. Kjo lloj alergjie shkakton lot, kruajtje të syve, rrjedhje dhe kruajtje të hundës, teshtitje të shpeshta dhe sulme të astmës. Mjekët këshillojnë të mbani dritaret mbyllur dhe të shmangni aktivitetet në natyrë gjatë periudhës maksimale të pjalmimit, gjatë orëve të fundit të mëngjesit dhe gjatë orëve të para të pasdites.

Ekzistojnë ilaçe të shumta të cilat i lehtësojnë këto simptoma, si dhe trajtime imunologjike të cilat ulin ndjeshmërinë ndaj këtyre faktorëve.

–Insektet, pickimet e mushkonjave dhe grerëzave mund të jenë shumë të rënda dhe ndonjëherë mund të shkaktojnë reaksione si ënjtje në fyt, vështirësi në frymëmarrje, marramendje, dhimbje barku dhe të vjella.

Mushkonjat shpesh shkaktojnë reaksione të bezdisshme si ënjtje dhe kruajtje tek personat me lëkurë të ndjeshme si dhe tek fëmijët. Mjekët këshillojnë të mos përdorni parfume dhe kremra me aromë lulesh dhe mos përdorni veshje me ngjyra të forta.

Personat alergjik duhet të tregohen të kujdesshëm gjatë zhytjes së tyre në ujë të ftohtë, pasi mund të shfaqen flluska si dhe ënjtje në buzë dhe në gjuhë.

Mjafton të merrni parasysh disa këshilla dhe personat të cilët janë alergjikë, mund ta kalojnë verën pa probleme. /atsh

Alergjitë që shfaqen në stinën e verës Read More »

Moti,ja si do të jenë temperaturat

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme do të jetë i kthjellët dhe me vranësirat të pakta përgjatë relieveve malorë në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8 m/s, përgjatë vijës bregdetare në orët e mesditës deri në 10m/s, duke u shoqëruar me valëzim 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/34 diell
Kukës 17/32 diell re
Lezhë 20/34 diell
Dibër 15/30 diell re
Durrës 22/33 diell
Tiranë 22/35 diell re
Elbasan 21/36 diell re
Berat 18/35 diell
Vlorë 22/33 diell
Korçë 15/30 diell
Gjirokastër 16/35 diell
Sarandë 22/34 diell/atsh

Moti,ja si do të jenë temperaturat Read More »

Qendra shëndetësore verore, turistët flasin për shërbimin shëndetësor

Njëzet e tetë qendrat shëndetësore të cilat funksionojnë 24 orë në shtatë ditë u kanë shërbyer 37,739 pushuesve dhe turistëve nga veriu në jug të vendit që nga 1 qershori i këtij viti.

Shifrat janë bërë të ditura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku të gjithë pushuesit dhe turistët kanë akses në shërbime shëndetësore cilësore dhe me standarde në të 28 qendrat shëndetësore verore.

“MIRËMËNGJES, dhe me këto përshtypje mbi shërbimin e ofruar në 28 qendrat shëndetësore verore të ngritura nga veriu ne jug, 24 orë në dispozicion të pushuesve e turistëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet kryeministri Edi Rama.

Nuk ka rëndësi nëse po kalon pushimet në veri apo në jug të në bregdet apo në mal. Të gjithë pushuesit dhe turistët kanë akses në shërbime shëndetësore cilësore dhe me standarde në të 28 qendrat shëndetësore verore.

“Vij nga Gjermani, ndihmën ma kanë dhënë menjëherë këtu dhe jam e kënaqur. Faleminderit Velipoja”, -thotë një turiste gjermane që ka marrë shërbim shëndetësor në Velipojë.

“Shërbimi këtu është absolutisht i mirë, çdo gjë është perfekt”, -shprehet një pushues tjetër.

Ndërkaq, ministrja shtoi se janë 986 misione të kryera me autoambulancë në gatishmëri për qytetarët.atsh

Qendra shëndetësore verore, turistët flasin për shërbimin shëndetësor Read More »

Alo, policia? Babai kaloi dy herë me semafor të kuq!

Duke parë babain e tij të kalonte semaforin me dritë të kuqe dy herë radhazi, një pesëvjeçar vendosi të merrte situatën në dorë dhe të thërriste shërbimet e urgjencës, njoftoi policia gjermane.

Operatori policor në rajonin verior të Bavarisë pranoi thirrjen pasi dëgjoi në telefon zërin e një fëmije.

Pesëvjeçari i shpjegoi policisë se babai i tij kishte thyer rregullat dy herë.

Zyrtari i policisë arriti të bindte fëmijën se dërgimi i një makine policie nuk ishte i nevojshëm për këtë rast./atsh

Alo, policia? Babai kaloi dy herë me semafor të kuq! Read More »

Interneti i shpejtë/ Hapet gara për operatorët celularë, tender ndërkombëtar

Në datën 9 shtator të këtij viti do të çelet gara për dhënien nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare të dy autorizimeve të tjera për të drejtat e përdorimit në brezin e frekuencave 800 MHz për operatorët celularë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka miratuar hapjen e tenderit ndërsa është njoftuar zyrtarisht se tenderi do të zhvillohet me procedurë të hapur ndërkombëtare dhe AKEP ka bërë publik edhe njoftimin për mbajtjen e këtij tenderi.

Ky proces synon nxitjen e investimeve për zhvillimin e internetit të shpejtë për të përmirësuar infrastrukturën digjiitale në vend si dhe për të ofruar shërbime më cilësore për qytetarët në të gjithë territorin e vendit. AKEP do të hapë garën për paraqitjen e ofertave nga kompanitë e interesuara në datën 9 shtator 2019.

Në të njëjtën kohë nga realizimi me sukses i këtij procesi për dhënien e 2 të drejtave të përdorimit në brezin e frekuencave 800 MHz, synohet të sigurohet një e ardhur e konsiderueshme, që do të shkojë për buxhetin e shtetit.

Vlera minimale e pranueshme për ofertuesit për dhënien e një autorizimi individual për përdorimin e frekuencave në brezin 800 MHz, të jetë jo më pak se 7.44 milionë euro dhe ofertuesit të cilët do të ofrojnë një çmim më të ulët se kjo vlerë do të s’kualifikohen.

Sipas ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, përdorimi i Internetit në Shqipëri vijon të rritet dhe komunikimi në internet nga rrjetet celulare është rritur me 15 herë në pesë vitet e fundit.

Numri total i përdoruesve të rrjeteve celulare me akses broadband në internet për vitin 2018 ishte rreth 2.6 milionë, ndërsa numri i përdoruesve aktivë, përdorim të internetit në tre muajt e fundit, rreth 1.8 milionë./atsh

Interneti i shpejtë/ Hapet gara për operatorët celularë, tender ndërkombëtar Read More »

Prestigjiozja britanike e udhëtimeve: Shqipëria, kjo perlë ballkanike, mes 25 vendeve të botës për t’u vizituar edhe në vjeshtë

Me bukuritë e saj natyrore dhe pasuritë e shumta kulturore, Shqipëria vazhdon të mbetet një vend turistik i preferuar për turistët e huaj si edhe vijon të renditet nga mediet e huaja ndër vendet që nuk duhen humbur për t’u vizituar.

Si një destinacion turistik i njohur nga shumë turistë nga vende të ndryshme të botës, Shqipëria gjithnjë e më shumë po bën për vete turistë dhe vizitorë të huaj, të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror dhe dimëror.

Kryeministri Edi Rama uroi sot Mirëmëngjes me një artikull të revistës prestigjioze britanike të udhëtimeve ”Condé Nast Traveller”, që e rendit Shqipërinë në vendin e 10 mes 25 vendeve të botës që nuk duhen humbur pa u vizituar edhe në vjeshtë.

“Mirëmëngjes dhe me renditjen e Shqipërisë me numrin 10 mes 25 vendeve të botës për të mos u humbur pa u vizituar edhe në vjeshtë nga prestigjiozja britanike e udhëtimeve Condé Nast Traveller, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

”Mund të mos jetë ende ‘Kroacia e re’, por edhe kjo është pjesë e qasjes, pasi kjo perlë ballkanike deri tani ka mbetur kryesisht jashtë vëmendjes”, shkruan ”Condé Nast Traveller”.

”Gjithmonë do të gjendet ndonjë aventurier i guximshëm, i gatshëm për të qenë i pari. Kështu pra, në Alpet e virgjëra shqiptare, Katerina nga Bruklini dhe partneri i saj shqiptar menaxhojnë një shtëpi në fermë me pesë dhoma të quajtur “Hotel Rilindja”, një oaz komod mes majave dhe livadheve, ku gjatë mbrëmjeve ka festa me mish dhie të pjekur dhe troftë rezervuari të freskët”, thekson revista.

”Ose mund të shkoni në Rivierën Shqiptare për rërën e artë dhe ujin e kthjellët mes ngjyrës blu dhe të gjelbër që lag limane të thepisura. Në verë, plazhet janë të mbushura me njerëz që kanë ikur nga Tirana – por, në shtator ata janë përsëri në punë, ndërsa moti vazhdon të jetë Mesdhetar dhe Adriatiku i ngrohtë”, shton ajo.

Revista prestigjioze e rendit Shqipërinë mes 25 destinacioneve kryesore të botës për turizmin, ku përfshihen mes të tjerash edhe Stambolli, Buenos Airesi, San Franciskoja, Polinezia Franceze, Japonia, Lisbona, Ibiza, Nju Jork, Siçilia, Korfuzi, Santorini, Budapesti dhe Barcelona./atsh

Prestigjiozja britanike e udhëtimeve: Shqipëria, kjo perlë ballkanike, mes 25 vendeve të botës për t’u vizituar edhe në vjeshtë Read More »

Meta: E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet.

Sipas Kreut të Shtetit, moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

“E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pa zgjedhje nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët”, është shprehur presidenti Meta.

Moszgjidhja, ka nënvizuar Meta, “i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, pasi ka për të humbur gradualisht pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik”.

“18 tetori po afron”, ka theksuar presidenti Meta./atsh

Meta: E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet Read More »

Me ligjin e ri të vijës bregdetare, zaptuesit e plazheve nuk do guxojnë të sfidojnë më qytetarin dhe shtetin

Në të gjitha zonat bregdetare vazhdon me rimte të larta aksioni për rivendosjen e ligjit në çdo centimetër katror të bregut të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot disa pamje nga ky aksion në plazhet e Shëngjinit dhe Velipojës ku Policia e Shtetit, ndërsa thekson se “ligji i ri për vijën bregdetare do të sigurojë që zaptuesit e plazheve të mos sfidojnë më qytetarin dhe shtetin.

“Zaptuesit e plazheve po përballen kudo me Policinë e Shtetit, por Ligji i Ri për vijën bregdetare, do të sigurojë që ata të mos guxojnë ta sfidojnë më qytetarin dhe shtetin”, thekson Rama.

Policia e Shtetit njoftoi sërish sot se operacioni vijon në të gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim përfitimin./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/659407891238861/?t=0

Me ligjin e ri të vijës bregdetare, zaptuesit e plazheve nuk do guxojnë të sfidojnë më qytetarin dhe shtetin Read More »