Irina

Zbulohet në Porto Romano 233 ton karburant pa akcizë, subjekti gjobitet me 41 milion lekë

Në kuadër të luftës kundër informaliteti, Strukturat e Administratës Doganore gjatë ushtrimit të kontrolleve në zbatim të planit operacional, i fokusuar tek sektori hidrokarbur dhe produktet e akcizës, konstatuan mungesë të një sasie të madhe të produktit të benzinës, në magazinat fiskale të Porto Romanos.

Gjatë një inspektimi të Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Arlind Gjokuta, në këto magazina, është bërë e ditur, rezultati i kontrollit mbi një subjekt, ndër më kryesorët në tregun vendas.

Gjatë kontrollit të kryer ka rezultuar se ka pasur mangësi në deklarimin në depozitë me rreth 233 mijë litra benzinë. Vlera e munguar nga kjo shkelje dhe penaliteti që iu vendos subjektit është rreth 41 milionë lekë.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta tha se kjo është shkelje për herë të parë dhe për këtë arsye penaliteti që aplikohet është 1-fish mbi vlerën e detyrimit. Në rast përsëritje do të jetë 3-fish dhe për herë të tretë shkon deri në 5-fish të detyrimit dhe revokim të autorizimit për ushtrimin e veprimtarisë.

“Kjo është një nga pjesët e procesit që ne po kryejmë në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera, me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Inspektoriatin Shtetëror Teknik dhe Industrial. Ajo që po mundohemi të bëjmë është inventarizimi fizik i të gjithë gjendjes në magazinat fiskale. Krahasimi i gjendjes me sistemin, me deklarimet që kemi në sistem dhe më pas kryqëzimi i informacionit me të gjitha faturat e shitjes dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, për të kuptuar që nga momenti i importit dhe deri në pikën fundore gjithë informacioni është i përcjellë saktë dhe gjithë produkti është i fiskalizuar dhe i pasqyruar drejt kundrejt detyrimeve doganore fiskale ndaj shtetit”, tha Gjokuta.

Në muajin gusht fokusi i kontrolleve do të jetë sektori i produkteve të akcizës, duke filluar nga karburanti, pijet alkoolike, kafeja,etj.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj theksoi se po bëhet një analizë e plotë me qëllim evidentimin e çdo shkeljeje.

“Ne do të monitorojmë çdo veprimtari ekonomike, në mënyrë që të kuptojmë deri në fund masën e evazionit dhe arritjen e objektivave për ta luftuar atë. Në Porto Romano jemi duke analizuar të gjitha pikat e magazinave doganore për të gjitha subjektet që kanë vendndodhje të depozitave. Gjithashtu do të zhvendosemi edhe në Fier, si dhe në çdo pikë ku ka magazinë doganore. Kjo jo vetëm për karburantin, por edhe për produktet e tjera të akcizës”.

Ministrja Denaj i bëri apel bizneseve të vlerësojnë dhe të deklarojnë në mënyrë të plotë produktet që tregtojnë. Qëllimi i administratës fiskale nuk është ndëshkimi, por ndërgjegjësimi i subjekteve për të zbatuar me korrektësi legjislacionin fiskal në fuqi./atsh

Zbulohet në Porto Romano 233 ton karburant pa akcizë, subjekti gjobitet me 41 milion lekë Read More »

800 jahte turistike vizituan Sarandën në janar-korrik

Shqipëria vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara turistike për turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë me kroçera dhe jahte turistike.

Në portin e Sarandës gjatë muajve janar-korrik të këtij viti vihet re një fluks i kroçerave dhe jahteve turistike.

Drejtoria e portit të Sarandës bën të ditur për ATSH-në se “në muajt janar-korrik të këtij viti kanë ardhur 800 jahte turistike, 163 tragete turistike dhe 26 kroçera”.

“Duke e krahasuar me 2018 ka rritje të numrit të jahteve, si dhe dyfishim të trageteve turistike, pasi në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar porti i Sarandës u vizitua nga 665 jahte turistike, 98 tragete turistike dhe 21 kroçera”, – tha Statha.

I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, ai është i rrethuar nga kodra dhe përballë tij ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit nxit kureshtjen e turistëve të shumtë me historinë e tij mijëravjeçare./atsh

800 jahte turistike vizituan Sarandën në janar-korrik Read More »

Restaurim i murit romak në parkun arkeologjik të Finiqit

Qyteti i lashtë i Finiqit, përbën një vlerë të madhe historike dhe arkeologjike, pjesë e pandarë e trashëgimisë tonë kulturore.

Instituti i Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë ka hartuar projektin “Konsolidimi i murit romak në banesën me dy peristile në parkun arkeologjik të Finiqit.”

Projekti i miratuar në Këshillin Kombëtar të Restaurimeve parashikon ndërhyrje konservuese-restauruese në monument.

Parku Arkeologjik i Finiqit ndodhet në një kodër 283 m të lartë mbi nivelin e detit, 9 km në lindje të qytetit të Sarandës. Mund të vini në park me çdo mjet transporti, duke ndjekur rrugën kombëtare Sarandë-Gjirokastër dhe duke u kthyer në fshatin e Finiqit.

Në qendër të fshatit, do të gjeni një rrugë të asfaltuar e cila do t’ju çojë në kodrën ku ndodhet parku.

Krahas monumenteve në brendësi të mureve fortifikuese, kodra e Finiqit ofron për vizitorët një eksperiencë të jashtëzakonshme, falë pozicionit gjeografik nga ku mund të kundrohet ultësira e Bistricës, liqeni i Butrintit dhe gjithë pellgu i Delvinës. /atsh

Restaurim i murit romak në parkun arkeologjik të Finiqit Read More »

Parashikimi i motit

Vala e të nxehtit e cila po përshkon Shqipërinë, ka sjellë temperatura të larta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se edhe gjatë ditës së sotme do të ndikojë vala e të nxehtit ku temperaturat në rang vendi parashikohet të jenë nga 35° deri 40°C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë dhe përkohësisht mesatare në bregdet dhe në lugina në orët e nxehta të ditës.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 23/39 diell
Kukës 22/36 diell
Lezhë 23/38 diell
Dibër 20/35 diell
Durrës 24/37 diell
Tiranë 24/39 diell
Elbasan 24/40 diell
Berat 18/40 diell
Vlorë 24/35 diell
Korçë 20/34 diell
Gjirokastër 20/40 diell
Sarandë 22/35 diell/atsh

Parashikimi i motit Read More »

Rama për dokumentarin e Rai 3: E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari

Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot humbje kohe dhe gazetari pa lidhje, dokumentarin e transmetuar në “Rai 3” për fuqizimin e grupeve shqiptare në trafikun e drogës.

Sipas tij, shumëçka sot serviret ende si gazetari, po me gazetarinë s’ka pikë lidhje.

“S’kemi ç’bëjmë! E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari,po me gazetarinë s’ka pikë lidhje. Çka vërtetë vlen çdo minutë janë reformat, punët, veprat. Ato do të flasin, kur llafet t’i ketë marrë era dhe baltën ta ketë fshirë uji i kohës”, thekson kryeministri Rama, ndërsa ka publikuar edhe qëndrimin e sotëm zyrtar të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj lidhur me faktet e evidentuara në këtë dokumentar të medias italiane.

Ministri Lleshaj deklaruar se lufta kundër kanabisit është një bast i fituar për mazhorancën dhe se për këtë ka dokumente dhe shifra zyrtare, të cilat thekson se nuk janë evidentuar në asnjë pjesë të shkrimit. Ky dokumentar sipas tij, është një mishmash i denjë për të ilustruar epideminë e ‘fake news’.

Ministri tha se opozita ka rimarrë vrullin e një shiu vere, për të akuzuar Policinë e Shtetit dhe Qeverinë për njollat që ata vetë i kanë vënë vendit kur ishin në pushtet./atsh

Rama për dokumentarin e Rai 3: E kotë të harxhosh kohë me shumëçka sot serviret ende si gazetari Read More »

Nisma e veçantë e deputetit të PS për një Shqipëri të pastër

Deputeti socialist, Ervin Bushati ka nisur një sfidë të re online në këtë sezon turistik.

Bushati ka ndërmarrë një nismë ku sfidon secilin që sheh mbeturina në mal, det dhe mjedis duhet t’i pastrojë ato.

“Mbrojmë Shqipërinë, natyrën mjedisin dhe plazhet tona të mrekullueshme. Pushimet janë të bukura por nëse nuk mbajmë pastër mund të shkatërrojmë”, shprehet deputeti Bushati.

Ai apelon që “të heqim mbeturinat sa herë shkojmë në det, në mal dhe në natyrë. Mos të dëmtojmë natyrën dhe të respektojmë Shqipërinë”./atsh

Nisma e veçantë e deputetit të PS për një Shqipëri të pastër Read More »

Spektakël dhe misteret e pasurive nënujore të Shqipërisë

Shqipëria njihet në gjithë botën për pasuritë nënujore që ndodhen në bregdetin e saj.

Në brigjet e thyer të Shqipërisë, një nga bregdetet më pak të eksploruara në botë, gjendet një pasuri e thesareve: anfore të lashta – anije të gjata dhe të ngushta terrakote që bartnin vajin e ullirit dhe verën përgjatë rrugëve tregtare midis Afrikës së Veriut dhe Perandorisë Romake, tregime të fshehura të heroizmit dhe tradhtisë nga dy luftëra botërore, formacione spektakolare shkëmbore dhe jetë detare.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa fotografi mbresëlënëse nga pasuritë nënujore të vendit.

“Mirëmëngjes dhe me këtë spektakël të nënujit të Shqipërisë nga misteret e Jonit, në kaltërsinë e shpellave të Viroit të Gjirokastrës e të Petranit të Këlcyrës, ju uroj një fundjavë të qetë”, shprehet Rama.

Gjiri i Vlorës, Sarandës, Durrësit, Ksamilit, Karaburunit, Sazanit e deri në afërsi të Zvërnecit, përpos bukurive natyrore, fshehin relike të shumta të një rëndësie të veçantë historike. Zbulimi i këtyre pasurive nënujore me vlera të mëdha është në të mirën e Shqipërisë, si atraksione turistike. Shumë nga këto pasuri janë shumë të rëndësishme si thesare të trashëgimisë kombëtare/atsh

Spektakël dhe misteret e pasurive nënujore të Shqipërisë Read More »