Irina

Fundjanari, euro u këmbye me rreth 124 lekë

Gjatë javës së parafundit të muajit janar 2019, monedha e përbashkët europiane, (euro), u këmbye në nivelin e 124 lekëve, duke pësuar luhatje të vogla. Ndërsa dollari amerikan u këmbye mesarisht me 109 lekë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, vlerën më të lartë të këmbimit me lekun, euro e shënoi më 23 janar, me 124.84 lekë. Ndërsa monedha e gjelbër amerikane ditën e premte, më 25 janar arriti në 109.63 lekë.

Banka e Shqipërisë vëren se këmbimi valutor vendas është qendrueshëm dhe luhatjet janë brenda pritshmërive të saj.

Data Lekë/euro Lekë/usd

25.01.2019 124.30 109.63

24.01.2019 124.44 109.60

23.01.2019 124.84 109.62

22.01.2019 124.59 109.12

21.01.2019 124.21 109.10/atsh

Fundjanari, euro u këmbye me rreth 124 lekë Read More »

Shpiket miniroboti që transporton medikamentet në trup

Zhvillohet një mini-robot që mund të udhëtojë në trupin e njeriut për të transportuar ilaç direkt në indet e sëmura, dhe që është ndërtuar në mënyrë të tillë që i përshtatet formës dhe lëvizjeve të baktereve.

Ky mini-robot u zhvillua nga Selman Sakar si dhe nga shkenctarët e universitetit Ecole Polytechnique Federale de Lausanne (EPFL) dhe Bradley Nelson nga ETH të Zyrihut.

Sipas raportimeve online në Reuters Health, roboti është disa milimetra i gjatë, dhe ndryshon formë e cila përshtatet në rrugën e tij (p.sh. enët e gjakut) dhe përbëhet nga nanokomposite të hidrogelit, të cilat mund të komandohen drejt destinacionit të synuar me anë të tërheqjes magnetike.

Pajisje të tilla mund të përdoren në të ardhmen për lëshimin e barnave në zemër të indeve të sëmura, për shembull në një sëmundje tumori. /atsh

Shpiket miniroboti që transporton medikamentet në trup Read More »

Drejtoria Detare apel subjekteve të porteve – Erëra të forta të hënën në bregdet

Drejtoria e Përgjithshme Detare i bëri apel sot subjekteve që operojnë në fushen e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte ditën e hënë, 28 janar, bregdeti i vendit tonë do të përfshihet nga erëra të forta.

Në një njoftim për shtyp të kësaj drejtorie theksohet se “informojmë lundërtarët dhe pronarët e mjeteve detare, operatorët në portet e Republikës së Shqipërisë dhe hapësirën detare, që ditën e hënë më 28 janar bregdeti ynë do të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri 20 m/s nga drejtimi Jug-Jugperëndim dhe forca deti 7-8 shkalla Boufort”.

“Ju lutemi gjithë subjekteve që operojnë në fushën e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rritet shkalla e gatishmërisë së ekuipazhit në mjete”, thekson Drejtoria e Përgjithshme Detare.atsh

Drejtoria Detare apel subjekteve të porteve – Erëra të forta të hënën në bregdet Read More »

Rikualifikimin urban i qendrës historike të Vlorës drejt përfundimit

Projekti për restaurimin e Qendrës Historike e Vlorës e cila ndërthur diversitetin dhe bashkëjetesën e kulturave, feve dhe është pjesë e së përditshmes dhe e historisë është drejt përfundimit.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti së bashku me drejtues e inxhinierë të DRKK Vlorë inspektoi punimet në Qendrën Historike, Vlorë, ku është drejt përfundimit projekti
“Restaurim dhe rikualifikim urban i ansamblit ndёrtimor “Qendra Historike Vlore”.

Pas më shumë se një viti pune ky projekt i rëndësishëm ka rivitalizuar ‘zemrën’ e Vlorës përmes restaurimit, konservimit dhe rehabilitimit të vendbanimeve tradicionale dhe zonave të trashëgimisë kulturore.

Ky projekt bëhet i mundur falë bashkëpunimit teknik dhe financiar me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, The_AADF sipas të njëjtit model me të cilin është punuar për rijetëzimin e Pazarit të Korçës, të Krujës, Gjirokastrës.

Është tashmë i njohur programi i Qeverisë shqiptare që udhëhiqet nga Ministria e Kulturës, për rijetëzimin e qendrave historike dhe kthimin e tyre në pole jo veç tërheqëse për turistët por dhe për t’i dhënë hov zhvillimit ekonomik të zonës. /atsh

Rikualifikimin urban i qendrës historike të Vlorës drejt përfundimit Read More »

Llogoraja me qendër të re për vizitorët

Një investim i jashtëzakonshëm i punës së palodhur të stafit të zonave të mbrojtura në Vlorë, falë zbatimit të projektit të financuar nga Bashkimi Europian, do ta shndërrojnë Parkun Kombëtar të Llogorasë në një atraksion turistik që shfrytëzohet në të 365 ditët e vitit.

“E bëmë jo pa qëllim inaugurimin e kësaj qendre, në dimër, pasi do donim të falënderonim punën e palodhur të ambientalistëve të kësaj zone, që nuk janë vetëm të inkuadruar në zonat zonat e mbrojtura, por janë pjesë edhe të universitetit të Vlorës, për të dhënë një ide të qartë se çfarë është potenciali i Llogorasë edhe në periudhën e dimrit. Ne po punojmë shumë që në kuadër të plotësimit të masave për 365 ditë turizëm në Shqipëri të promovojmë bukuri të tilla si kjo e Llogorasë”, tha ministri Klosi, gjatë inaugurimit të qendrës së re të vizitorëve në Llogora.

I pranishëm ne ceremoninë e inaugurimit të kësaj qendre të re ishte edhe ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili theksoi rëndësinë e promovimit të turizmit, duke mbrojtur mjedisin dhe promovuar biodiversitetin.

“Mbrojtja e parqeve dhe e këtij parku në veçanti është shumë e rëndësishme dhe këtu dua të falënderoj edhe ata që ruajnë parkun sepse ai duhet mbrojtur nga të gjitha rreziqet e mundshme. Siç e di edhe ministri, viti 2019 është shumë i rëndësishëm për turizëm. Së bashku ne do të lançojmë së shpejti një projekt shumë të rëndësishëm për turizmin, me rreth 40 milion euro, që do të vihet në zbatim nga banka europiane për rindërtim dhe zhvillim dhe synimi i tij është promovimi i turizmit, por i turizmit të qëndrueshëm”, u shpreh ambasadori Soreca.

Ministri foli edhe për rëndësinë e fushatës që ka nisur në bashkëpunim me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për të skanuar të gjitha lejet e dhëna për HEC-et, që dëmtojnë zonat e mbrojtura.

“Shpreh bindjen që së bashku me ambasadorin ne do të jemi në një përpjekje të përbashkët nëpërmjet institucioneve shqiptare, por edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë që natyra të jetë e para që ne të shikojmë në Shqipëri një turizëm të zhvilluar ku baza të jenë pasuritë natyrore”, u shpreh ministri Klosi.

Parku Kombëtar i Llogorasë ka rëndësi të madhe si një destinacion turistik dhe shërben si një urë tranziti për të dy llojet e turizmit, atë bregdetar dhe atë malor.

Ai ka potencial të madh për zhvillimin e eko-turizmit, sportet e ajrit, ekskursionet dhe udhëtimet. Ky është një vend klimatik, sepse këtu përzihen të dyja klimat, malore dhe detare e freskët. Për tifozët sportivë ky park ofron mundësi akomodimi në hotele luksi.

Mjedisi pyjor në Llogora, shtrihet në një sipërfaqe prej 1500 hektarësh, por vetëm 1080 prej tye janë përfshirë në territorin e Parkut Kombëtar, që mbrohet me ligj të veçantë. Mes pemëve, dominojnë pisha e zezë dhe bredhi./atsh

Llogoraja me qendër të re për vizitorët Read More »

Bashkëpunimi i Interpol Tirana me homologët, arrestohet 34 vjeçari i shpallur në kërkim

Një tjetër person i shpallur në kërkim, bie në pranga nëpërmjet bashkëpunimit të suksesshëm të Interpol Tirana me homologët.

Policia e Shtetit bën të ditur se Kapet dhe arrestohet personi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, shtetasi finlandez M. S., 34 vjeç.

Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua nga Drejtoria Qendrore Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një bashkëpunimi të suksesshëm në shkëmbimin e informacioneve në kohë reale mes ZQK Interpol Tirana dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të INTERPOL.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë finlandeze, pasi Gjykata e Apelit në Helsinki, në prill 2018 e ka dënuar me 3 vjet e 11 muaj burgim, për vepra penale të rënda në fushën e narkotikëve, armëmbajte pa leje dhe shumë raste të përsëritura në disa qytete në Finlandë, në periudhën dhjetor 2016 – prill 2017, ku ka shkaktuar panik dhe rrezik për qytetarët duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa leje drejtimi.

Shtetasit finlandez M. S., kryeson listën e personave të kërkuar në Finlandë, kjo sipas konfirmimit të Interpol Helsinkit, për shkak të panikut dhe rrezikut që ka shkaktuar për qytetarët.

Kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit M. S., u bë me qëllim ekstradimi drejt Finlandës. atsh

Bashkëpunimi i Interpol Tirana me homologët, arrestohet 34 vjeçari i shpallur në kërkim Read More »

Rritja e çmimeve nga stomatologët, Konkurrenca nis vlerësimin e aktit normativ

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur procedurat për vlerësimin e bërë nga Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Stomatologut për përcaktimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimet në klinikat dentare miratuar nga Asambleja Kombëtare dhe Këshilli Kombëtar.

Në një njoftim për shtyp, Komisioni i Konkurrencës bën të ditur se, do të shprehet me vendimmarrje në mbledhjen e javës së ardhshme nëse ky akt bie në kundërshtim me ligjin nr. 9121/2003.

Sipas listës së publikuar, Urdhri i Stomatologut ka vendosur çmime dysheme për një kategori të caktuar shërbimesh dentare për: Terapinë, Ortopedinë, Kirurgjinë dhe Ortodoncinë.

Autoriteti i Konkurrencës, ka mision mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, në bazë të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, i cili vlerëson shkallën e kufizimit ose të pengimit të konkurrencës të çdo projekt-akti normativ që, në mënyrë të veçantë, ka të bëjë me: a) kufizimet sasiore për hyrjen në treg dhe tregtimin; b) vendosjen e të drejtave ekskluzive ose të të drejtave të veçanta, në zona të caktuara, për ndërmarrje ose për produkte të caktuara; c) imponimin e praktikave të njëjta në çmime dhe kushtet e shitjes. atsh

Rritja e çmimeve nga stomatologët, Konkurrenca nis vlerësimin e aktit normativ Read More »

Reshje dëbore në Llogora, asnjë problem me qarkullimin

Reshjet e dendura të dëborës që ranë gjatë natës duke u gdhirë e enjtja, nuk krijuan asnjë shqetësim në qarkullimin e automjeteve në segmentin rrugor që përshkon Qafën e Llogorasë, pjesë e aksit kombëtar Vlorë-Sarandë.

Mjetet borëpastruse të subjektit koncensionar, që mirëmban këtë rrugë, punuan paralelisht me rënien e reshjeve, duke parandaluar bllokimin e kësaj rruge. Ky proces është shoqëruar edhe me hedhjen e kripës në shtratin e rrugës, çka krijon parametrat e duhur për lëvizjen e mjeteve dhe shmangien e rrezikut të rrëshqitjes.

Gjatë gjithë këtyre orëve, qarkullimi i automjeteve në të dy kahet ka vijuar normalisht, ndërkohë që mjete dhe punonjës të subjektit që mirëmban këtë aks, janë vazhdimisht në terren. Kjo, për të ndërhyrë në situata të mundshme të përkeqësimit të kushteve të motit.

Prej mëngjesit, në këtë zonë janë ndërprerë reshjet e dëborës, por nuk përjashtohet mundësia që ato të rishfaqen gjatë orëve në vazhdim, veçanërisht në mbrëmje dhe gjatë natës.

Reshjet e sotme të dëborës në këtë zonë, pasojnë ato të disa ditëve më parë. Ky sezon dimëror vlerësohet ndër më të ashprit në raport me intensitetin dhe sasinë e reshjeve të dëborës, në të paktën 20 vitet e fundit.

Por edhe pse në kushtet e reshjeve intensive të dëborës, janë optimalizuar dhe përmirësuar ndjeshëm parametrat e ndërhyrjes në kohë dhe me cilësi për të garantuar qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.

Ndërkohë, prania e shtresave të borës në mjediset e Parkut Kombëtar të Llogorasë, e ka bërë më tërheqës këtë mjedis pyjor malor dhe ka shtuar ndjeshëm numrin e qytetarëve dhe turistëve të huaj që po e frekuentojnë gjatë këtyre ditëve./atsh

Reshje dëbore në Llogora, asnjë problem me qarkullimin Read More »