Irina

Braçe: Thirrja për protestë nuk ka lidhje me qytetarët e këtij vendi

Sot mbi 90 % e sipërmarrjes në këtë vend, e vogël dhe e mesme, do të paguajë nga 0- 5% të tatim fitimit.

Kështu deklaroi sot në Kuvend, zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili theksoi se “nuk ka numër më të madh sesa ky që kemi rimbledhur ne me politikën fiskale për biznesin e vogël dhe atë të mesëm”.

“Që nga janari këtij viti ne i kemi rimbledhur shqiptarët. Nuk i kemi rimbledhur për qëllime të pastra politike, por i kemi rimbledhur në mënyrë të qartë për interesat e tyre ekonomike dhe ato familjare”, – nënvizoi Braçe.

Sipas tij, çdo thirrje që vjen sot për t’u mbledhur në 16 shkurt apo mars, prill, maj, qershor nuk ka lidhje me qytetarët e këtij vendi, por me interesat personale të një grushti njerëzish që e kanë qeverisur këtë vend dy herë dhe dy herë kanë bërë gjithçka për veten e tyre, por kurrë për qytetarët e këtij vendi.

“Sot, që nga 1 janari e në vijim të gjithë njerëzit që merren me bujqësinë në fshat i kemi mbledhur edhe njëherë për t’i nënshtruar një tatim të ri për inputet e tyre bujqësore për punën e tyre me tokën në bujqësi e blegtori duke e çliruar nga tatimi mbi vlerën e shtuar duke e bërë atë zero”, theksoi Braçe duke shtuar për të gjitha inputet në import, por edhe në transkasionet e brendshme.

Zv/kryeministri Braçe u shpreh se “na duhet një punë akoma më e madhe në javët në vijim në mënyrë që e gjithë masa fiskale që kemi ndërmarrë të kthehet në produkt të prekshme të matshëm për çdo bujk të vendit”.

“Është gjysma e popullsisë që po jeton sot në fshat merret me bujqësi dhe blegtori që është rimbledhur nga kjo politikë fiskale që kjo qeveri, ky parlament, ky grup parlamentar bëri realitet pas 23 vitesh”, theksoi Braçe.

Ai bëri të ditur gjithashtu se për të gjithë ata që merren me agroturizëm e kemi bërë tatimin mbi fitimin 5% për një periudhë 10-vjeçare në mënyrë që t’u japim atyre një mundësi të re.

“Të gjithë ata që shkojnë në Greqi për të mbledhur ullinjtë të rikthehen me qëllim që të bëjnë një punë më të mirë në tokat e tyre, në familjet e tyre, të ngrenë njësi agroturistike dhe të paguajnë më pak taksa, seç paguajnë në Greqinë fqinje”.

Braçe tha se “gjithashtu kemi bërë 6% tatimin mbi vlerën e shtuar për të gjithë ata që do të merren me agroturizëm që është më ulët në gjithë rajonin”.

“Janë 15-16 masa që i adresohen drejtpërdrejt qytetarëve në fshat dhe qytet, sipërmarrës të vogël dhe të mesme, madje punëtorë, nëpunës, menaxherë, të cilët që nga 1 janari paguajnë më pak tatim mbi të ardhurat nga paga veçanërisht nga fasha 130-150 mijë lekë, pra 100-200 mijë më pak nga të ardhurat e tyre që shkojnë drejtpërdrejt në xhepat e tyre”, tha Braçe. /atsh

Braçe: Thirrja për protestë nuk ka lidhje me qytetarët e këtij vendi Read More »

Rama-Berishës: Shkatërrove Valbonën dhe leje për 15 HEC-e

Në kohën e qeverisë së Sali Berishës janë dhënë 15 leje për ndërtime HEC-esh në Valbonë, prej të cilave kjo qeveri ka anuluar 13 leje.

Nga salla e seancave plenare në Kuvend, Kryeministri Edi Rama i kërkoi deputetit Sali Berishës të përgjigjet nëse mund të kapërcejë dot oqeanin dhe të udhëtojë drejt SHBA-së, ndërsa i kujtoi atij se “oqeani nuk është Valbona, ku dha 15 leje për ndërtime HEC-esh dhe sot fshihet si skuth”.

Rama akuzoi Berishën se “është ai që e shkatërroi Valbonën duke dhënë leje për hidrocentralet dhe tani nuk ka fytyrë t’u dalë përpara tropojanëve dhe t’u thotë se është ai autori i këtyre lejeve”.

“Ti dhe 15 leje për ndërtim HEC-esh nga të cilat ne mundëm të anullojmë 13 leje, për të mos kaluar në arbitrazh për shkakun tënd, Sali. Oqeani nuk është Valbona”, tha Rama/atsh

Rama-Berishës: Shkatërrove Valbonën dhe leje për 15 HEC-e Read More »

Procedimi penal 339, Krimet e Rënda nisin hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka nisur hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor për procedimin penal nr. 339 të vitit 2016.

Në njoftimin e Prokurorisë së Krimeve të rënda thuhet se, “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr. 339 të vitit 2016 regjistruar për veprat penale parashikuara nga nenet 283/a, 2, 333/a, 334 të Kodit Penal njofton se është duke kryer hetimeve dhe për veprën penale “Zbulimi i akteve ose i të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a/3 të Kodit Penal, në lidhje me faktet e nxjerrjes së sekretit hetimor në lidhje me publikimin e disa akteve të përgjimeve të çështjes penale në fjalë, publikimi i të cilave po bëhet në kundërshtim me ligjin”.

“Në këtë kuadër po bëhet verifikimi i të gjithë personave që kanë patur njohje dhe akses në aktet e bëra publike në hetim dhe gjykim”, thekson Prokuroria e Krimeve të Rënda.atsh

Procedimi penal 339, Krimet e Rënda nisin hetimet për nxjerrje të sekretit hetimor Read More »

Rama-opozitës: Kontribuoni për reformën zgjedhore

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje sot opozitës që të kontribuojë për reformën zgjedhore.

“Lërini historitë me protesta dhe hajdeni të kontribuoni për reformën zgjedhore dhe mblidhni rripat për humbjen e qershorit. Jua kam premtuar se në qershor, jo që nuk do të merrni asnjë nga bashkitë që keni, por do të dorëzoni minimalisht bashkinë e Kukësit, sepse atë do ta drejtojmë ne”, tha Rama nga salla e Kuvendit.

Kryeministri garantoi se “do ta bëjmë Kukësin me aeroport, me stadium dhe me shumëçka tjetër që ju nuk bëtë në Kukës”. “E gjetët Kukësin me flamur dhe e latë me shkop dhe këtu sollët Flamurin”, tha Rama. /atsh

Rama-opozitës: Kontribuoni për reformën zgjedhore Read More »

Ambasada Amerikane njofton ndryshime të mëdha

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar fituesit e Llotarisë amerikane DV2019 për ndryshimet e mëdha që janë bërë në procesin e aplikimit për vizë.

Ambasada shkruan në Fb: “Jeni i përzgjedhur i programit të Lotarisë DV2019?

KCC do t’ju kërkojë t’i dërgoni me email një listë të dokumenteve tuaja. Për më tepër informacion, lutemi vizitoni https://dvselectee.state.gov #pyetanen.

Ambasada Amerikane njofton ndryshime të mëdha Read More »

Vlorë – Tritol në një lokal,policia në vendin e ngjarjes

200 gr tritol i janë vënë një lokali në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, por që për fat të mirë, nuk ka shpërthyer.

Nuk dihet nëse janë vendosur thjesht për paralajmërim apo nuk është arritur të shpërthehet.

Hetuesit kanë marrë në pyetje, pronarin e lokalit dhe punonjësit për armiqësitë dhe konfliktet e mundshme që mund të kenë.

Ndërkohë Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur 200 gr tritol.

Vlorë – Tritol në një lokal,policia në vendin e ngjarjes Read More »

Në nisje të seancës parlamentare, PD kërkon 30 minuta shtyrje

Grupi parlamentar i PD-së ka kërkuar sot shtyrjen me 30 minute, të nisjes së seancës parlamentare, nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Seanca duhej të niste në orën 10:00. Kërkesa u bë nga deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili ia paraqiti Ruçit.
Alibeaj: Kemi nevojë të bëjmë një mbledhje grupi në fillim të rendit të ditës.

Ruçi: Pse, për ç’arsye?

Alibeaj: S’mund ta themi ne objektin e mbledhjes së Grupit!

Ruçi: ju lutem, seanca sa ka filluar, rendi i ditës është i njohur.

Alibeaj: Unë po bëj një kërkesë. Sigurisht është i njohur, nuk ka lidhje me rendin e ditës. Ne kemi nevojë të bëjmë gjysëm orë pushim, për mbledhje grupi, për të përcaktuar edhe çështje që kanë lidhje me rendin e ditës, për mbarëvajtjen e saj.

Në nisje të seancës parlamentare, PD kërkon 30 minuta shtyrje Read More »

Task Forca Antikorrupsion, në 8 muaj 108 largime nga puna dhe 36 kallëzime penale

Në 8 muaj, Task Forca Antikorrupsion në bashkëpunim me të gjitha organet ligjzbatuese ka rekomanduar 327 masa administrative dhe 468 masa disiplinore, prej të cilave 108 janë largime nga shërbimi civil apo largime nga puna për punonjës të administratës publike që kanë shkelur ligjin.

Statistikat u bënë sot të ditura nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e cila iu referua rezultateve konkrete të punës së kësaj Task Force.

Sipas saj, përgjatë 8 muajve janë 36 punonjës të kallëzuar penalisht pranë organeve të Prokurorisë, për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Konkretisht, pas denoncimit të kryer në platformën e bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al” Task Forca Antikorrupsion ka kryer një kontroll të detajuar në Drejtorinë Rajonale Tatimore Vlorë, lidhur me verifikimin e procedurave për faturat tatimore të deklaruara me vonesë, të administruara në periudhën janar-tetor 2018 si dhe procedurat e rimbursimit.

Bazuar në shkeljet e konstatuara, Gjonaj tha se “Task Forca Antikorrupsion rekomandoi 10 masa disiplinore, prej të cilave: largimin nga shërbimi civil të Drejtorit të Drejtorisë Rajonale Tatimore Vlorë, të 3 inspektorëve kontrolli të po kësaj drejtorie, si dhe marrjen e masave disiplinore për 6 punonjës, Drejtorin e Kontrollit, përgjegjësin e kontrollit dhe 4 inspektorë kontrolli”.

Po ashtu, gjetjet e këtij raporti, Task Forca Antikorrupsion do t’i referojë në prokurorinë e rrethit gjyqësor Vlorë, si material shtesë në vijim të kallëzimit të bërë në muajin korrik të vitit 2018 nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar në rekomandimet e TFA.

Nga ana tjetër, edhe Policia e Shtetit ka vijuar angazhimin e saj institucional në identifikimin dhe goditjen e rasteve të korrupsionit dhe abuzimit me detyrën.

Gjatë javës së kaluar, sipas ministres, nga Policia e Shtetit janë evidentuar dhe referuar në Prokurori materialet për 18 raste të veprave penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, duke proceduar penalisht 27 autorë. /atsh

Task Forca Antikorrupsion, në 8 muaj 108 largime nga puna dhe 36 kallëzime penale Read More »