Irina

Gjendet 9 vjeçarja e zhdukur sot në qytetin e Vlorës

9 vjeçarja nga Vlora e zhdukur gjatë ditës së sotme në zonen e Skeles, është gjetur dhe eshte rikthyer pranë gjirit të familjes.

Vogelushja u ka thënë familjarëve të shoqes se e ëma kishte dijeni për vendodhjen e saj por ndërkohë vetë e ëma thotë se ajo nuk kishte asnjë dijeni për të bijën.

Falenderojme të gjithë qytetarët, të cilët kanë pasur një sensibilizim të jashtëzakonshëm për shpërndarjen e lajmit në kohë rekord.

Gjendet 9 vjeçarja e zhdukur sot në qytetin e Vlorës Read More »

Fshatrat Dukat i vjetër, Dukat i ri, Tragjas dhe Radhimë prej 24 orësh pa energji elektrike

Qyteti i bukur bregdetar i Orikumit së bashku me fshatrat Dukat i vjetër, Dukat i ri, Tragjas dhe Radhime prej 24 orësh vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
Energjia është shkëputur për këtë zonë prej natës së mbëmshme por nuk është rikthyer ende ne shtepite e banoreve.

Me sa duket moti i përkeqesuar ka qenë shkaku kryesor për ndërprerjen kaq të gjatë të energjisë në këtë zonë, por edhe në të kaluarën kjo zonë e ka vuajtur shpesh mungesen e energjisë sidomos në kushtet e përkeqësuara të motit.-Laberianews

Fshatrat Dukat i vjetër, Dukat i ri, Tragjas dhe Radhimë prej 24 orësh pa energji elektrike Read More »

Cakaj në Bukuresht: Shqipëria faktor stabiliteti në rajon

Në vizitën e parë pas delegimit të kompetencave për ushtrimin e detyrës së ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mori pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate, i cili u zhvillua në Bukuresht më 31 janar – 1 shkurt, në kuadër të presidencës rumune të Këshillit të Ministrave të BE-së.
Diskutimet u përqendruan në çështjet kryesore të axhendës europiane dhe ndërkombëtare, sfidat e përbashkëta dhe bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë.

Ministri në detyrë Cakaj, pasi vlerësoi mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë, vuri në dukje përpjekjet dhe arritjet e deritanishme në këtë proces, duke shprehur angazhimin e vendosur për forcimin e tyre, si edhe pritshmëritë tona që bisedimet e anëtarësimit të jenë njohje e arritjeve dhe mekanizëm për orientimin e tyre të ardhshëm.

Ai evidentoi gjithashtu rolin proaktiv e konstruktiv të Shqipërisë si faktor stabiliteti në rajon, duke shtuar se në aspektin global, vendi ynë dëshmon me vendosmëri orientimin e tij strategjik euroatlantik dhe linjëzim të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së. ​/atsh

Cakaj në Bukuresht: Shqipëria faktor stabiliteti në rajon Read More »

Në 19 mars hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm, SPAK gati në qershor

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka deklaruar sot se në datën 19 mars do të hapet gara për Prokurorin e ri të Përgjithshëm.

Pas përfundimit të mandatit të Adriatik Llallës, në dhjetor të vitit 2017 parlamenti, vetëm me votat e shumicës votoi Arta Markun si Prokurore të Përkohshme të Përgjithshme.
Ndërsa sot, Gent Ibrahimi theksoi se, në 19 mars do të hapet gara, ndërsa në qershor Shqipëria do të ketë Prokurorin e ri të Përgjithshëm.

“Ligji na jep tre muaj kohë pas konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për përgatitjen e rregullores. Në datë 19 mars hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm” deklaroi ai. Gjatë prononcimit për mediat, Ibrahimi u bëri thirrje prokurorëve që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e SPAK-ut, pasi edhe 7 ditë kanë afat. Ai tha se deri tani kanë aplikuar 11 prokurorë.

“Në muajin qershor do të kemi Prokurorin e ri të Përgjithshëm, ndërsa do të jetë ngritur edhe SPAK-u”, tha Ibrahimi. /atsh

Në 19 mars hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm, SPAK gati në qershor Read More »

Vlorë – Moti i keq, nuk niset trageti drejt Brindizit

Përkeqësimi i kushteve atmosferike dhe dallgët deri në 6 ballë ne det kanë bërë që trageti i linjës Vlorë-Brindizi të anulojë udhëtimin drejt Brindizit, dhe nuk do të niset drejt Italisë, pa patur përmirësim të motit.

Njoftimi vjen nga Porti Detar i Vlorës, i cili njofton për situatën aktuale të motit.

“Porti Detar” Vlorë sh.a., njoftoi sot të gjithë udhëtarët e linjës Vlorë – Brindizi – Vlorë se trageti “RED STAR” pasi të kryej zbarkimin do të dal në RAD (në det të hapur) për shkak të motit të keq që pritet të ketë ditën e sotme dhe nesër.

Me përmirësimin e kushteve atmosferike trageti do të do të vazhdoj udhëtimin drejt Portit të Brindizit, ndërsa qytetarët do të njoftohen në vijimësi për informacione të reja./atsh

Vlorë – Moti i keq, nuk niset trageti drejt Brindizit Read More »

“Infermierë për Shqipërinë”, shpallen datat e testimit me shkrim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi sot listat e kandidatëve që janë kualifikuar për të marrë pjesë në testimin që do zhvillohet për profesione të shkencave mjekësore, sipas profileve dhe qarqeve.

Po ashtu, Ministria shpalli edhe datat dhe vendin e konkurrimit për infermierët dhe profesionistët e shkencave mjekësore.

Testimi do të bëhet në Godinën e Lëndëve Paraklinike (pas spitalit infektiv) Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë, për të gjithë kandidatët, për të gjitha qarqet.

Ndërkohë datat dhe orari sipas qarqeve dhe profileve do të jenë si më poshtë:

– Qarku Shkodër, Qarku Kukës, Qarku Lezhë, Qarku Tiranë, Qarku Durrës dhe Qarku Dibër profili Infermieri datë 9 shkurt 2019, ora 12.00.
– Qarku Elbasan, Qarku Korçë, Qarku Berat, Qarku Fier, Qarku Vlorë dhe Qarku Gjirokastër profili Infermieri datë 10 shkurt 2019, ora 12.00.
– Qarku Shkodër, Qarku Kukës, Qarku Lezhë, Qarku Tiranë, Qarku Durrës dhe Qarku Dibër profilet Mami, Teknik laboratori, Teknik imazherie, Fizioterapist datë 16 shkurt, ora 12.00.
– Qarku Elbasan, Qarku Korçë, Qarku Berat, Qarku Fier, Qarku Vlorë dhe Qarku Gjirokastër profilet Mami, Teknik laboratori, Teknik imazherie, Fizioterapist datë 17 shkurt, ora 12.00./atsh

“Infermierë për Shqipërinë”, shpallen datat e testimit me shkrim Read More »

Haradinaj: Nuk e heqim taksën pa njohjen e Kosovës nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ritheksoi sot se taksa ndaj Serbisë nuk do të largohet deri në njohjen e Kosovës.

Kreu i qeverisë, foli dhe për marrëdhëniet në mes Kosovës dhe SHBA-ve, ku tha se ata qe po i përkthejnë vendimet e Qeverisë së Kosovës kundër Amerikës, e kanë gabim.

Haradinaj tha se taksa nuk është vendosur kundër Amerikës, por kundër Rusisë.

Kreu i qeverisë shtoi se Serbia dhe Rusia janë duke përdorur të gjitha kapacitet për zhbërjen e shtetit të Kosovës.

Haradinaj foli dhe për mundësitë e ndarjes së Kosovës, ku u shpreh se një gjë e tillë kurrë nuk do të ndodhë.

Ai është shprehur i vendosur se nuk të ketë shkëmbim territoresh dhe se Kosova nuk do të japë asnjë pjesë të territorit të saj.

“Po thuhet së duhet me dhanë diçka për njohje, ose territore, kjo nuk do të ndodhë asnjëherë, pasi shqiptarët boll kanë dhanë territore”, tha ai. Këto komente Haradinaj i bëri në akademinë përkujtimore dedikuar 575 vjetorit të Lidhjes së Lezhës në Klinë. /kosovapress/

Haradinaj: Nuk e heqim taksën pa njohjen e Kosovës nga Serbia Read More »

Spiropali: Shfaqje vulgu e opozitës që kërkon të qeverisë vendin

Zëdhënësja e Qeverisë, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas deklaratave të bëra sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku nuk u kursyen ofendimet edhe në aspektin familjar nga ana e opozitës.

Duke ju kërkuar ndjesë qytetarëve për fjalorin e përdorur nga foltorja e Kuvendit nga ana e opozitës, Spiropali i ka cilësuar këto të fundit si fyerje krahinore dhe shfaqje vulgariteti nga një forcë politike e cila kërkon që të qeverisë vendin.

“Shëmti, fyerje krahinore, familjare dhe seksiste, shfaqje vulgu e opozitës politike që kërkon të qeverisë Shqipërinë. I kërkojmë ndjesë qytetarëve të Shqipërisë dhe i sigurojmë se nuk do të biem kurrë në këtë nivel që thyen çdo kod nderi të shqiptarit. E gjithë vëmendja tek njerëzit”, theksoi Spiropali./atsh

Spiropali: Shfaqje vulgu e opozitës që kërkon të qeverisë vendin Read More »