Irina

Bursa në akademitë ushtarake, shpenzimet e shkollimit falas

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka njoftoi sot se Forcat e Armatosura të Shqipërisë ofrojnë falas dhe për më tepër në akademitë ushtarake më prestigjioze të NATO-s, jo vetëm tarifat, por gjithë shpenzimet që lidhen me shkollimin.

Bëhet fjalë për 3 bursa në akademitë ushtarake në Modena, Livorno dhe Pozzuoli dhe afati i aplikimit përfundon më 7 shkurt.

“Qendra e Personel Rekrutimit do të rekrutojë kandidatë për studime në akademitë ushtarake të Italisë për vitin akademik 2019-2020, 3 (tre) të drejta studimi si më poshtë vijon: në Akademinë Ushtarake Modena, 1 (një) kuotë në degën “Karabinieri”; në Akademinë Ushtarake Detare, Livorno, 1 (një) kuotë në degën “Xhenio detare”; në Akademinë Ushtarake të Forcës Ajrore, Pozzuoli, 1 (një) kuotë në degën “Pilot”. Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë Qendrës së Personel Rekrutimit është deri në 07 shkurt 2019”, tha Xhaçka. /atsh

Bursa në akademitë ushtarake, shpenzimet e shkollimit falas Read More »

IPARD II/ Mbyllen aplikimet për fazën e parë, nis shqyrtimi i dosjeve

Janë mbyllur sot aplikimet për të përfituar nga thirrja e parë e programit IPARD II, me vlerë 50.3 milionë euro, mbështetje për bujqësinë shqiptare.

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, bën të ditur se, fermerë dhe agropërpunues aplikuan nga 30 nëntori deri më 30 janar, për të përfituar mbështetje financiare në tri masa kryesore të IPARD-it: për investime në bujqësi, agropërpunim dhe zhvillim rural.

Ekspertët e bujqësisë shprehen se, interesi i aplikantëve ka qenë i madh, përtej pritshmërive dhe AZHBR nis me përpunimin e dosjeve menjëherë pas mbylljes së fazës së parë të aplikimit.

Ndërsa brenda këtij viti pritet të disbursohet fondi për aplikantët përfitues.

Në total, programi IPARD II adreson për mbështetjen e bujqësisë shqiptare një fond prej 94 milionë euro, 75% e të cilit financohet nga BE dhe 25% nga qeveria shqiptare.atsh

IPARD II/ Mbyllen aplikimet për fazën e parë, nis shqyrtimi i dosjeve Read More »

Një supë e shëndetshme dhe shumë e shijshme

Përbërësit:

▪ 1 lugë vaj ulliri
▪ rreth 1 kg mish viçi të prerë në kube
▪ 4 patate të madhësisë mesatare (gjithashtu të prera në kube)
▪ 4 karota mesatare të prera në kube
▪ 1 qepë e vogël
▪ 3 degë selino
▪ 6 thelpinj hudhre
▪ ½ litri lëng mishi
▪ një lugë e vogël trumzë pluhur
▪ rreth 40 g domate të prera në kube
▪ ¾ e gotës elb
▪ kripë dhe piper

Një supë e shëndetshme dhe shumë e shijshme Read More »

Një gotë me kos, shumë përfitime për organizmin

Një tas kos a mund të zhbëjë efektet e dëmshme të ushqimeve të larta në yndyra? Me këtë perspektivë, një studim i ri nga shkencëtarët amerikanë zbulon se gratë të cilat konsumojnë kos para një vakti të lartë në yndyra dhe karbohidrate kanë nivele më të ulëta të inflamacionit në gjak krahasuar me ato që nuk konsumojnë fare kos, raporton “Daily Mail”.

Kosi mund të parandalojë futjen e toksinave në enët e gjakut dhe forcon veshjen e brendshme të zorrës.

Konsumimi i kosit para një vakti mund të ndihmojë gjithashtu në përshpejtimin e metabolizmit dhe uljen e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve metabolike dhe kardiovaskuale, thonë shkencëtarët nga Universiteti Wisconsin-Madison.

Ky është studimi më i fundit që tregon se si një tas me kos mund të përmirësojë shëndetin në disa mënyra, duke filluar nga ulja e temperaturës së turpit deri tek forcimi i kockave dhe ulja e rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Madje mund të ndihmojë edhe në rënien në peshë dhe parandalimin e infeksioneve./atsh

Një gotë me kos, shumë përfitime për organizmin Read More »

Parqet natyrore, pika të forta të zhvillimit të qëndrueshëm turistik

“Parqet natyrore janë pika të forta të zhvillimit të qëndrueshëm turistik dhe ekonomik, ndaj dhe nevojitet përfshirja e banorëve që jetojnë afër këtyre zonave për zhvillimin e tyre”.

Kështu deklaroi sot prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj, gjatë takimit të parë të Komitetit Rajonal të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore.

“Bashkëpunimi dhe përfshirja e banorëve që jetojnë afër këtyre zonave të mbrojtura është shumë i rëndësishëm, sepse asnjë zonë nuk mund të mbrohet e zhvillohet pa kontributin e banorëve, që kanë jetuar e menaxhuar në kohë këto zona”, tha ai.

Një pikë e fortë e përmbushjes së këtyre detyrave, sipas Prefektit, “është edhe edukimi dhe sensibilizimi i brezit të ri dhe të gjithë banorëve, për rëndësinë e veçantë që mbartin këto zona”.

“Çdo institucion kompetent, por edhe mediet lokale duhet të punojnë fort në drejtim të promovimit të vlerave të Zonave të Mbrojtura, si një pasuri e përbashkët që na ka falur natyra”, tha Prefekti Aliaj.

Komiteti Rajonal i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore e shtrin veprimtarinë e tij në territorin e qarkut Gjirokastër dhe në pjesën e Zonës së Mbrojtur që shtrihet edhe në qarkun e Korçës, sipas rrjetit të zonave të mbrojtura mjedisore të miratuara, përfshirë këtu edhe parqet natyrore bashkiake.

Aktualisht në territorin e qarkut Gjirokastër ka rreth 62492 ha Zona të Mbrojtura, ose rreth 22% e territorit, ku përkatësisht janë të ndara në katër zona të mbrojtura të kategorive të ndryshme sipas Qendrës Botërore të Ruajtjes së Natyrës:

– Rezerva Strikte Natyrore “Bredhi i Kardhiqit” (kategoria I), bashkia Gjirokastër;
– Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës-Dangëlli” (kategoria II), bashkia Përmet;
– Monumenti i Natyrës “Bredhi i Sotirës” (kategoria III), bashkia Dropull;
– Parku Natyror “Zagori” (kategoria IV), bashkia Libohovë./atsh

Parqet natyrore, pika të forta të zhvillimit të qëndrueshëm turistik Read More »

Moti sot,30 janar, 2019

Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë kryesisht i vranët me intervale të shkurtra e lokale kthjellimi. Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë vendin. Në orët e pasdites, në Ultësirën Perëndimore reshjet do të bien me një intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash, ku si pasojë e tyre pritet të ketë edhe mjegullinë. Era do të fryjë në drejtimin Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi 1-10 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 0-1 ballë në detet Adriatik e Jon.

Temperaturat parashikohen në vlerat e mëposhtme:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 6/13 re shi
Kukës 4/11 re shi
Lezhë 7/12 re shi
Dibër 2/9 re shi
Durrës 7/14 re shi
Tiranë 6/13 re shi
Elbasan 4/13 re shi
Berat 5/12 re shi
Vlorë 6/11 re shi
Korçë 0/6 re shi
Gjirokastër 4/11 re shi
Sarandë 6/14 re shi/atsh

Moti sot,30 janar, 2019 Read More »

Sarandë- Drejt përfundimit mozaiku në qytetin bregdetar

Rehabilitimi i shkallareve të Sarandës, objekti i parë në kuadër të projektit “Për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik”, i financuar nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore është drejt përfundimit.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se puna për rifiniturat dhe detaje të tjera finale parashikohet të mbyllen në muajin shkurt.

Sipas FSHZH-së, Saranda është pjesë e një programi ambicioz investimesh prej 13 milionë eurosh që do të zbatohen në këtë bashki nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

“Janë rikonstruktuar nga e para 4 arteriet komunikuese të cilat formojnë një mozaik të bukur në një sipërfaqe 5,200 m², duke kombinuar gurin e bardhë me qeramikën. Është punuar edhe për ndërhyrjet në rrjetin elektrik dhe sistemin e kanalizimeve (400 metra linear), arredimin urban dhe ndriçimin”, thekson FSHZH.

Në muajt në vijim, sqaron FSHZH, ky invesim do të pasohet nga një tjetër ndërhyrje për Rigjenerimin Urban të Shëtitores “Naim Frashëri”, që parashikon rehabilitimin e 12,700 m² sipërfaqe.

Këto ndërhyrje kanë për qëllim ridimensionimin e vlerave të qytetit, përmirësimin e peizazhit urban dhe forcimin e identitetit turistik të qytetit të Sarandës.

Qyteti i Sarandës e ka origjinën në shekullin VI para erës sonë, por qyteti filloi të merte formën e tij në vitin 1930, kur filloi të zbatohej plani i parë urban. Masterplani i parë i qytetit të Sarandës u hartua nga një arkitekt austriak gjatë sundimit të Zogut I.

Vizioni kryesor i këtij masterplani ishte krijimi i një qyteti port , në harmoni me peizazhin rrethues. Me kalimin e viteve plani austriak u pasua nga ai italian gjatë pushtimit të Shqipërisë, si dhe nga shumë plane të tjera gjatë regjimit komunist (1960,1976, 1982).
Ky qytet, cili ka marrë emrin e një manastiri bizantin, që quhej në greqisht “Agioi Saranta”, 40 shenjtorët, njihet për plazhet mahnitëse dhe ujin si kristal. Plazhi i pllakave, plazhi i Manastirit, i quajtur kështu për shkak se në kodrën sipër tij gjendet një Manastir, plazhi i pasqyrave, i Ksamilit, etj, ofrojnë për turistët vendas e të huaj gjatë verës pushime mbresëlënëse.

I përkufizuar si “Qyteti i bardhë”, ai është i rrethuar nga kodra dhe përballë tij ndodhet ishulli grek i Korfuzit. Përveç diellit e plazhit, Saranda njihet dhe për historinë dhe kulturën e saj: e magjishme është kalaja e Lëkurësit, ndërsa Parku Arkeologjik i Butrintit kuriozon turistët e shumtë me historinë e tij mijëra vjeçare./atsh

Sarandë- Drejt përfundimit mozaiku në qytetin bregdetar Read More »

Fillon monitorimi 24 orë për 270 të dënuar me kamera në burgje

Sistemi “41 bis” hyn në fuqi nesër dhe fillon të zbatohet me asistencën e Prokurorisë Antimafie dhe me partnerët italianë, që na kanë mbështetur në mënyrë të vazhdueshme për dizenjimin dhe aplikimin e këtij regjimi të posaçëm.

Kështu deklaroi sot ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, pas përurimit të sallës së re operative të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, së bashku me Prokurorin e Antimafias Italiane Federico Cafiero De Raho.

Në këtë sallë është instaluar sistemi i kamerave që do të monitorojë 24 orë në ditë burgjet në vend.

“Mbështetja jo vetëm e palës italiane, por edhe e partnerëve të tjerë si Ambasada britanike dhe Këshillit të Europës, për Ministrinë e Drejtësisë dhe qeverinë shqiptare për masat e sigurisë në sistemin penitenciar është një kundërpërgjigje dhe reagim për luftën kundër kriminalitetit dhe krimit të organizuar në veçanti. Me një përllogaritje të përafërt janë rreth 270 subjekte që pritet t’i nënshtrohen regjimit 41 BIS. Është menduar të ketë ambiente të posaçme në institucione që kanë seksione të sigurisë së lartë”, tha Gjonaj.

Ministrja Gjonaj u shpreh se “me ngritjen e kësaj salle operacionale për monitorimin 24 orë në të gjitha sistemet penitenciare do të rritet siguria në burgje, lufta kundër korrupsionit si dhe përgjegjësia e punonjësve të policive në burgje dhe stafit që i administron ato. Por, nga ana tjetër, edhe për të eliminuar rastet kur subjektet e krimit të organizuar kanë kontakte me botën jashtë dhe që mund të vazhdojnë aktivitetin kriminal”.

“Me dy sistemet, aplikimin e sistemit “41 bis” dhe me sallën operacionale 24-orëshe, e cila do të jetë e lidhur edhe me operacionin ‘Forca e Ligjit’ dhe me shërbimin e kontrollit të brendshëm të burgjeve, do të arrijmë të minimizojmë të gjitha rastet kur krimi i organizuar vazhdon aktivitetin e tij edhe në sistemin penitenciar”, nënvizoi Gjonaj.

Prokurori i Antimafias Italiane, Federico Cafiero De Raho theksoi se “kohët e fundit ka pasur shumëfishim të hetimeve nga ana shqiptare dhe italiane. Skuadrat hetimore të përbashkëta po punojnë për të luftuar sa më mirë organizatat kriminale shqiptare, që kryejnë veprimtarinë në Shqipëri dhe Itali”.

Sipas tij, rezultatet shihen, sepse edhe arrestimet kanë qenë të shumta gjatë vitit të fundit.
De Raho shtoi se të shumta janë edhe projektet e fundit mes autoriteteve gjyqësore italiane dhe shqiptare, gjë që më parë nuk ekzistonte.

“Ka zhvillim të madh nga ana shqiptare të mjeteve të ndryshme për të luftuar sa më mirë krimin e organizuar”, tha De Raho./atsh

Fillon monitorimi 24 orë për 270 të dënuar me kamera në burgje Read More »