Irina

Ruçi nga Fieri: Arsimi profesional nxit punësimin e të rinjve

“Arsimi profesional nxit punësimin e të rinjve”, u shpreh kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili përshëndeti sot nxënësit, mësuesit dhe prindërit e shkollës “Petro Sota”, Fier, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

“Sot rreth 42 mijë nxënës, të ushqyer nga dituria, pasioni dhe talenti i rreth 3.400 mësuesve, në 168 shkollat e qarkut të Fierit nisin takohen e ritakohen në vendin më të bukur në botë. Në shkollë, që merr jetë nga zërat e nxënësve, që zbukurohet nga bukuria juaj, që ndriçohet nga drita juaj, që fisnikërohet nga çiltërsia juaj”, tha Ruçi.

“Arsimi dhe kërkimi shkencor janë themelet e ndërtimit të së ardhmes, rruga kryesore e progresit dhe e përballimit të sfidave të integrimit euroatlantik, janë një e mirë publike, e cila realizohet nga arsimi publik, por edhe ai privat. Nuk ka një sektor tjetër ku publikja dhe privatja të jenë thirrur në një mision tërësisht e thellësisht publik: përgatitjen profesionale të gjeneratave të reja”, theksoi Kreu i Kuvendit.

Ne, vijoi ai, “po ndërtojmë një sistem arsimor, i cili nuk jep vetëm dije e nuk krijon vetëm shprehi, por kultivon e konsolidon identitetin kombëtar, zhvillimin e intelektit, formimin kulturor dhe të vlerave qytetëruese e morale, edukon dhe krijon të bukurën, forcon vetëdijen e përgjegjësinë individuale, komunitare e shoqërore, shpirtin e sipërmarrjes dhe aksesin në teknologjitë e reja dhe inovacionin”.atsh

Ruçi nga Fieri: Arsimi profesional nxit punësimin e të rinjve Read More »

Këto shenja horoskopi nuk ngelin kurrë pa lekë në xhep

Dëshiron të dish se cilat janë shenjat e horoskopit të cilat i pëlqejnë shumë lekët dhe të cilët kanë prirjen për tu bërë të pasur? Më poshtë po ju listojmë 3 shenjat, të cilat konsiderohen si më të pasurat ndër të gjitha shenjat e zoodiakut.

Vend i 1 –rë: Virgjëresha

Në listën e njerëzve më të pasur në botë, përfaqësuesit e shenjës së virgjëreshës janë në krye.Të lindurit e shënjës së virgjëreshës janë shumë të prirur për biznes dhe nga ana tjetër janë shumë kursimtarë, çka i bën ata të ecin gjithnjë përpara e të jenë ndër njerëzit më të fuqishëm në botë

Vendi i 2–të: Akrepi

Akrepat si natyrë i kanë shumë qejf paratë dhe nga na tjetër ata nga natyra nuk dorëzohen asnjeherë dhe nuk e pranojnë dot humbjen, çka i ndihmon ata të ecin përpara në punë dhe biznes pa dështuar. Ata gjithashtu nuk e falin konkurrencën dhe janë gati të bëjnë çdo gjë për të fituar.

Vendi i 3 –të: Bricjapi

Bricjapët në natyrë nuk kënaqen me pak dhe janë shumë këmbëngulës për të fituar shumë para. Por ashtu si virgjërsha, ata kursejnë shumë për gjërat e zakonshme por shpenzojnë dhe investojnë në drejtimet që ata i konsiderojnë me leverdi, çka i ndihmon të jenë të suksesshëm dhe shumë analitikë.

Këto shenja horoskopi nuk ngelin kurrë pa lekë në xhep Read More »

Omega-3 përmirëson trajtimin e depresionit

Nuk është e provuar që tabletat e magnezit mund të jenë të dobishme për shëndetin mendor, ndërsa konfirmohet efikasiteti i shtesave Omega-3 si një trajtim plotësues kundër depresionit, janë konkluzionet e bëra nga Instituti i Kërkimit Shëndetësor i Universitetit të Sidnejit Perëndimor.

Studimi, i udhëhequr nga docenti Jerome Sarris dhe sapo i botuar në revistën ”World Psychiatry”, analizoi të dhënat e më shumë se 10 mijë njerëzve me çrregullime të shëndetit mendor, të mbledhura përmes provave rastësore.

“Nuk ka prova bindëse se magnezi ndihmon në trajtimin e çdo çrregullimi mendor. Megjithëse mungesa e magnezit ka tendencë të jetë më e zakonshme te njerëzit me gjendje psikiatrike, nuk vërtetohet se minerali është i dobishëm për trajtimin”, përfundon Sarris.

Përkundrazi, ka prova më të forta mbi përdorimin e omega-3 për trajtimin e depresionit.

Përdoren në kombinim me antidepresantët dhe janë më efektive sesa ilaçet të vetëm.

Disa studime tregojnë gjithashtu se ka përfitime modeste në trajtimin e simptomave të çrregullimit të deficitit të vëmendjes, por jo në trajtimin e skizofrenisë ose kushteve të tjera./atsh

Omega-3 përmirëson trajtimin e depresionit Read More »

Feston ditëlindjen, Albërie Hadërgjonaj

Alberie Hadergjonaj është një këngëtare me një karrierë mjaft të gjatë në skenën muzikore shqiptare, e cila vazhdon të jetë aktive edhe ditëve të sotme.

Ajo njihet edhe për format e saj trupore të cilat përkundër moshës arrinë t’i sfidojë edhe vajzat e reja.

Sot është një ditë e rëndësishme për të, ajo feston sot ditëlindjen e 44-të.

Kujtojmë që Albëria njihet si një këngëtare mjaft e suksesshme dhe joshëse në estradën shqiptare.

Feston ditëlindjen, Albërie Hadërgjonaj Read More »

Histori tr.onditëse/ Moment prekës mes nënës biolo gjike dhe birësueses së vajzës,”Të kam si motër”

Një histori tron ditëse, e para që vjen në vjen në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty” është zonja Xhemile 64 vjeç, jeton në fshatin Pishkash. Në vitin e dytë të shkollës së mesme, ajo mezi qëndronte në këmbë dhe i zihej fryma, vazhdimisht shtrohej në spital dhe gjendja e saj shëndetësore nuk ishte e mirë. Trupi ishte i mpirë, dhimbjet shtoheshin dhe ajo detyrohet të ndërpresi studimet.

Në moshën 27-vjeçare mbetet shtatzënë, sekretin ia besoi shoqes së ngushtë e cila u tregon prindërve të Xhemiles. Familja reagon keq dhe i thotë se nëse nuk e ab orton ajo nuk do të kishte më vend, por Xhemilja ishte në muajin e gjashtë dhe kishte rrezik, kështu e dërgojnë vajzën në Elbasan që të ishte larg tyre dhe syve të njerëzve.

Në 18 Tetor 1982 vjen në jetë një vajzë, Gjenovefa Allko. Ajo lindi e shëndetshme, por nuk kishin se ku të shkonin, pasi e ëma nuk mund të kthehej në familje, pasi qëndruan disa muaj në maternitet shkon në shtëpinë e fëmijës në Durrës, por e bindur se do të rikthehej për vajzën e saj. Deri në moshën 2-vjeçare ajo e takonte shpesh, por një ditë drejtoresha e këtij institucionit i thotë se vajza nuk jeton më, por pa i dhënë shpjegime. Xhemilja e tron ditur nuk e beson dhe shkon në gjendjen civile ku i thonë se vajza nuk ka vde kur. Humbet prindërit dhe gjithë jetën e ka kaluar e vetme.

Sashka vjen në studion e “Ka Një Mesazh Për Ty”:

“Unë jam një nënë, si të gjitha nënat e tjera, por kam ardhur këtu për një motiv krejt ndryshe nga të tjerat. Sashka Jani, nga Mavrova e Vlorës, por jam rritur në qytetin e Durrësit. Kam përfunduar shkollën e lartë si ekonomiste dhe kam punuar në repart ushtarak si llogaritare e parë, aty njoha edhe bashkëshortin tim, me të cilin u martuam në vitin 70-të. Si rezultat i martesës unë nuk pata fëmijë dhe një ditë pas 5 vitesh vjen im shoq nga puna dhe në bisedë më thotë: “Përse martohet njeriu?”.

Unë e kuptova dhe i thashë se dihet për të krijuar familje, por të krijosh familje duhet fëmijë. Nëse ty të mungon kjo pjesë dhe unë nuk ta dhuroj dot se nuk kam mundësi, je i lirë të vazhdosh jetën tënde.

Nga ai moment nuk e kam dëgjuar më atë gjë prej tij. Merresha me aktivitete muzikore, në festivalin e Durrësit kam fituar çmimin e dytë. Po sikur të marrim një fëmijë i thoja. Të më falni për fjalën “befotrof”, unë them shtëpi e fëmijëve, por ai e kishte shumë të vështirë. Kam luf tuar shumë me jetën time. Një ditë ishte 8 Mars, unë e quaj ditën më të lumtur, sepse është dita që u bëra nënë. Nusen e vëllait e mora për të festuar me shoqërinë time, rrugës teksa ktheheshim i tregoj se shoqja ime e fëmijërisë që punonte infermiere në befotrof më ka rekomanduar për një fëmijë dhe nuk po më lë rehat, edhe kam qejf edhe s’kam, sepse nuk e di a do t’ia dilja, sepse unë jam edhe invalide, por mora vendimin ta merrja. Ne do ikim atje më tha, direkt në shtëpinë e fëmijës në Durrës. Drejtoresha ishte shoqe me motrën time e cila ka mbaruar për ndihmës mjeke, më dëgjoi dhe më sjellin tre fëmijët e parë, dy çuna dhe një vajzë bionde. Unë gocën nuk e njihja dhe nuk e kisha parë ndonjëherë. Nuk janë këta ata që dua unë, më sjellin tre vajza të tjera, edhe ato mu afruan, por prapë e ndieja diçka. Sytë më mbetën tek një vajzë që nuk u afrua, rrinte në cep dhe bënte disa lëvizje me duart dhe në moment i thashë atë do të marr. Ajo nuk afrohej vetëm më shikonte, nuk lëvizte, shkova e mora. Çfarëdo të më ndodhi në jetë unë do t’i kushtojë jetën këtij fëmije me mish e me shpirt dhe ashtu bëra. Nuk isha gati dhe mendova ta merrja pak ditë më vonë, teksa ngjitej nëpër shkallë për t’u kthyer tek fëmijët e tjerë vajza ka qarë dhe ulërinte mami, mami. Në atë moment më ka rënë të fikët, shkova me nusen e vëllait në shtëpi, mora disa veshje dhe mora vajzën për të mos e kthyer më.

Ardit Gjebrea: Si e kishte emrin vajza jote?

Sashka: Vajza ime në dokumentacion e kishte emrin Gjinovefa, nusja e vëllait më thotë se i ndjeri bashkëshorti im i e kishte emrin Jorgo dhe më pyet a ke dëshirë ta vendosim emrin e vajzës Jonida? Unë u lumturova dhe nga ai moment e quajtëm Jonida.

Ardit Gjebrea: A more vesh gjë për historinë e vajzës?

Sashka: Po.

Ardit Gjebrea: Si ishte?

Sashka: Më thanë që një vajzë fatkeqe kishte dashuruar, lindi një ëngjëll dhe e la për hallin që kishte, jo se nuk e donte. Unë di që e ëma e saj quhej Xhemile Allkja, vajza ime kishte ditëlindjen 18 Tetor 1982, nuk e ndryshova, ndërsa emër dhe mbiemër i dhashë timin. Më parë dija që shkonte e vizitonte, unë bëra dokumentacionin, gjykata e Durrësit më ka ndihmuar dhe brenda një javë Jonida u bë vajza ime. E ëma ka shkuar për ta takuar pak ditë pasi e mora dhe i kanë thënë se vajza i vd iq. Ky është motivi që unë jam sot këtu për t’i thënë asaj nëne që Jonida, apo Gjinovefa e saj jeton dhe është mbretëreshë. Këtë kurajo që nuk e pata asnjëherë për t’ia thënë vajzës sime, por më ka shqetësuar për 35 vite që sa herë blija diçka të bukur për Jonidën time.

Ardit Gjebrea: Si ishte fëmijëria e Jonidës? Si e priti babai?

Sashka: Ky është edhe momenti më i vështirë i jetës sime, e mora vajzën dhe do takoheshim me burrin, më thotë nusja e vëllait që të vinte edhe ajo, por çfarëdo të ndodhi më mirë të jetë përplasja me mua se sa të dëgjosh ti, e falenderojë që ajo ishte pranë meje. Mora vajzën dhe shkova të takoheshim, ai harroi dhe mendoi se ishte djali i vëllait. Hajde tek xhaxhi i tha, por nuk e lejova do të sqarojë më vonë i thashë. Në fytyrë u zverdh. Nuk kam planifikuar asgjë, por kështu ndodhi, të lutem duro pak. Dy javët e para vajza ime qante dhe ulërinte, ndryshoi ambient, arrita humba 7 kg, është shumë nevrike, kam një vajzë të mrekullueshme, por hante dorën me dhëmbë, u çmenda. Një ditë në mëngjes teksa vajza flinte dhe i përgatita bukën bashkëshortit më thotë është gjyna se po qan çdo ditë merre çoje më mirë, ajo ngrihet dhe i thërret “Babi”. Ai u kthye e puthi dhe Jonidën nuk e çova.

Ardit Gjebrea: I ke treguar Jonidës historinë?

Sashka: Jo Ardit, nuk e kam pasur kurrë kurajon për t’ia treguar. Mendoja se duke parë ndjeshmërinë e madhe që kishte dhe nuk e besonte, ne kemi përjetuar një skenë që nuk e imagjinoi dot. Më pyet nëse këtu ka sekret mbi sekret. Unë i ngjaj shumë babit tim, mezi priste

Ardit Gjebrea: Ku jeton sot Jonida?

Sashka: Në Itali, prej 16 vitesh, atje isha edhe unë.

Ardit Gjebrea: Është martuar?

Sashka: Po, ka një djalë 18 vjeç. Kam një nip të mrekullueshëm që e kam rritur edhe atë vet.

Ardit Gjebrea: Jonida, sa vjeçe është sot?

Sashka: 37 vjeçe mbush në Tetor.

Ardit Gjebrea: Qenka martuar shumë e re atëherë?

Sashka: 17 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Cili është momenti që ju vendosët t’i tregonit Jonidës historinë?

Sashka: Ia tha bashkëshorti, është e drejta e saj, kur do t’ia thuash më tha. Babai i vet iku e mori sekretin me vete, pse ti nuk ia tregon më tha? Nuk kam kurajo, nuk mundem.

Ardit Gjebrea: Sa kohë ka Jonida që nuk ka ardhur në Shqipëri?

Sashka: Kishte 9 vite pa ardhur.

Ardit Gjebrea: Sot keni ardhur në studio që të ulërisni me të madhe për nënën e Jonidës, Gjinovefës, për t’i thënë që ajo jeton dhe është shumë mirë. Unë shpresoj që ajo të jetë duke na dëgjuar në këto momente.

Sashka: Ishalla, edhe unë këtë dëshiroj sepse Jonida e mori vesh të vërtetën, po të njohi edhe nënën.

Ardit Gjebrea i tregon Sashkës se të gjithë historinë e saj në anën tjetër të murit e ka dëgjuar një person, zonja Xhemile që është edhe nëna biologjike e Jonidës së saj.

Sashka: Jam shumë e lumtur Ardit.

Ardit Gjebrea: Xhemile e dëgjove? Ta ka mbajtur Gjinovefën në pëllëmbë të dorës.

Xhemile: Faleminderit.

Ardit Gjebrea tregon se Jonida është në Itali dhe i fton të dyja nënat të takohen. Të dyja të përlotura dhe shumë të emocionuara, Sashka i thotë “Të kam motër! Të dyja jemi një tani!”. /tvklan.

Histori tr.onditëse/ Moment prekës mes nënës biolo gjike dhe birësueses së vajzës,”Të kam si motër” Read More »

Itali/ Ak.sident,3 shqiptarë në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali.

Sipas mediave italiane një makinë ku udhëtonin 2 shqiptarë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.

Mësohet se është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për t’i nxjerrë 3 shqiptarët nga makina.

Të tre janë dërguar me urgjencë për në spital, por për njërin nga shqiptarët mjekët thanë se është në gjendje të rëndë me prognozë të rezervuar.

Ndërkohë policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Itali/ Ak.sident,3 shqiptarë në gjendje të rëndë Read More »

“Smile Albania”, buzëqeshja e Shqipërisë përgjatë sezonit turistik

Ndërsa sezoni veror turistik tashmë është mbyllur, kartolina e buzëqeshjeve të të rinjve dhe të rejave të “Smile Albania 2”, do të mbetet kujtim jo vetëm për turistët e shumtë që përjetuan mikpritjen në pikat kufitare dhe vizitat e tyre në vend, por edhe për vetë ata.

Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje një përmbledhje të aktivitetit të “Smile Albania 2”në këtë sezon turistik, duke thënë se ata janë “buzëqeshja e Shqipërisë”

“Me buzëqeshjen e Shqipërisë përgjatë këtij sezoni turistik, ju uroj një të dielë të bukur”, tha kryeministri.

Gjatë vitit 2019, projekti i ri “Smile Albania” solli jo vetëm buzëqeshjen turistike por dhe punësimin e 500 të reja e të rinj që vinin nga bankat e universiteteve, në vazhdim të Paktit për Universitetin.

Të rinjtë e të rejat, ofruan përgjatë dy muajve mikpritje, buzëqeshje, informacion për turistët që vizituan vendin tonë, në 35 infopoint-e nga veriu në jug të Shqipërisë në çdo pikë kufitare, porte e aeroport, qendra qytetesh, plazhe e site kulturore e historike. /atsh

“Smile Albania”, buzëqeshja e Shqipërisë përgjatë sezonit turistik Read More »

Kanioni i Setës zbulohet nga turistët si pjesë e shtegut të Liqenit të Luleve në Lurë

Turistë nga e gjithë bota dhe kryesisht Europa kanë zgjedhur të vizitojnë Kanionin e Setës që ndodhet në shtegun turistik Setë-Liqeni i Luleve në Lurë, me bukuri natyrore të rralla.

Ku shteg turistik është nga më të rrallët në Shqipëri, pasi malet ngrihen në qiell me Korabin në lindje dhe malin e Dejës në perëndim, e në mes të dy vargmaleve shpalosen bukuri magjepsëse të natyrës, të panjohura më parë.

Në këtë gjurmë turistike, ndodhen Fushat e Pelës që janë dhe porta hyrëse për në Lurë dhe sapo të shkelësh në këto livadhe has Liqenin e Luleve e më pas gjurmë pas gjurmë dhe gjashtë liqenet të tjera që ngjiten në “kalldrëm” natyrorë në shkallët e bukurisë së pashoqe të vetë Lurës.

Bimësi e harlisur, shkurre, lajthi, boronicë, 270 lloj bimësh medicionale, ahu dhe pishe shpalosen në të gjithë peizazhin e këtyre zonave dhe që thellohen me Grykën e Setës është pjesë e shtegut turistik Sete-Liqeni i luleve ne Lurë, dhe ofron një panoramë të mrekullueshme me një diversitet natyrore të papare bimësie dhe kafshësh të egra.

Po edhe më shumë, pasi në këtë shteg ka burimet të shumta natyrore që nga ujëvarat, shpellat, kanionet, liqene akullnajore, pyje, lëndina dhe deri tek monumentet historike që lidhen me vendlindjen e Skënderbeut dhe sekretet e familjes se Kastriotëve.

Në shoqërinë e guidave lokale dhe falë mikpritjes së banorëve të zonës turistët njohin traditën, kulturën dhe legjendat e shumta të kësaj treve, si dhe bukuritë e natyrës./atsh

Kanioni i Setës zbulohet nga turistët si pjesë e shtegut të Liqenit të Luleve në Lurë Read More »