Irina

Edhe humori i paska rrënjët në stomak?

Jo vetëm mirëqenia e trupit, por edhe ajo e mendjes vjen nga ajo që hamë, thotë Pier Luigi Rossi, specialist i shkencës ushqimore.

“Lumturia, gëzimi, por edhe trishtimi lindin nga ajo që hamë dhe jo vetëm nga kushtëzimi psikologjik ose emocional”, shpjegoi ky mjek.

Protagonisti i këtyre kushteve është një “organ” i panjohur për shumicën, më pak të njohur se të tjerët, por jo më pak i rëndësishëm që gjendet në zorrë: mikrobiota, një ekosistem bakterial i përbërë nga mbi 1 000 lloje të ndryshme bakteriale dhe mbi 100 miliardë baktere dhe mikroorganizma.

“Çdo herë që hamë, ne ndryshojmë mikrobiotën e zorrëve tona. Miliarda mikrobiota ushqehen me ushqimin tonë dhe nëse kemi një dietë të pasaktë ne do të kemi një microbiota agresive, përgjegjëse për prodhimin e liposakarideve që mund të çojë në çrregullime, patologji funksionale, por edhe depresion, trishtim dhe humor negativ”, vuri në dukje Rossi.

“Janë skenarë të rinj shkencorë që duhet të shpërndahen në mënyrë që njerëzit të kenë njohurinë e duhur për të siguruar shëndetin fizik dhe mendor”, thotë ai.

Sidoqoftë, nuk ka ushqime “të mira” apo ”të këqija”, pasi të gjitha varen nga mënyra se si janë vendosur së bashku dhe si janë absorbuar nga trupi ynë.

”Prandaj, parandalimi i parë duhet të bëhet në tavolinë çdo ditë: akti ushqimor është shprehje e diçkaje që shkon përtej llogaritjes së thjeshtë të kalorive të përditshme”, shtoi Rossi./ atsh

Edhe humori i paska rrënjët në stomak? Read More »

Ja si do të jetë moti sot

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe prej orëve të mesditës do të ketë shtim vranësirash deri të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore dhe kodrinore.

Në orët e mesditës deri ato të pasdites, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Gjithashtu parashikohet breshër i izoluar në orët e mesditës. Në mbrëmje reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje- Jugperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi i forcës 0-1 me lartësi vale 0.3-0.8 metër.

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/25 Diell shi
Kukës 14/25 Diell shi
Lezhë 15/24 Diell shi
Dibër 11/22 Diell shi
Durrës 15/25 Diell shi
Tiranë 15/26 Diell shi
Elbasan 14/26 Diell shi
Berat 14/26 Diell shi
Vlorë 14/25 Diell shi
Korçë 11/22 Diell shi
Gjirokastër 13/25 Diell shi
Sarandë 15/24 Diell shi/atsh

Ja si do të jetë moti sot Read More »

Festa e Fiter Bajramit, besimtarët myslimanë falen në Sheshin ‘Skënderbej’

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fiter Bajramin pas 30 ditëve agjërim, lutje dhe adhurime. Një orë pas lindjes se diellit besimtarët myslimanë falën Namazin.

Që në orët e para të mëngjesit, besimtarë të shumtë falën Namazin e Fiter Bajramit në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, që njihet ndryshe edhe si festa e mbylljes se agjërimit.

Agjërim, që në gjuhën arabe do të thotë “përmbahem”, është një nga 5 shtyllat e fesë islame, dhe gjatë saj si i varfëri edhe i pasuri janë të barabartë.

I vendosur në krye të lumit të njerëzve që edhe këtë vit për mbylljen e muajit të sakrificës e bënë në Bulevard dhe jo në xhami, Myftiu i Tiranës Ylli Gura dha mesazhe vëllazërie.

Dita nisi herët me ndarjen e Sadaka Fitrit për të varfrit dhe më pas me grumbullimin në shesh.

Pas drekës së bollshme me familjen, dita mbyllet me vizita tek miqtë e të afërmit.

Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit. Namazi i Bajramit është obligim i domosdoshëm për çdo mysliman. Muhamedi i ka kushtuar rëndësi të veçantë duke i urdhëruar myslimanët që të falin këtë namaz. /atsh

Festa e Fiter Bajramit, besimtarët myslimanë falen në Sheshin ‘Skënderbej’ Read More »

Braçe uron shqiptarët për festën e Bajramit: Ndjesë për shqetësimet në mënyrën më të pashembullt nga politika

Zëvendëskryeministri Erion Braçe uroi sot çdo shqiptar të besimit mysliman për festën e Bajramit.

“Posaçërisht njerëzve të mirë e punëtorë në Çermë të Sipërme, Çermë Sektor, Çermë Proshkë, Çermë Pasha, Kamp, Çermë Shkumbin, Sulzotaj, Shën e Premte, Grabian, Tre Ura, Stravec, Ferras, Sopëz, Spolatë, Babunjë, Gur, Muçias, Remas, Bedat, Adriatik, Kamenicë, Kryekuq, Zharnec, Mizë, Xeng, Bishtcukas, Germenj, Hallvaxhias, Bregas, Dushk Can. Kudo ku ka shqiptarë besimtarë në Divjakë, Lushnje padiskutim, Berat, kudo: Paçi çdo të mirë në shtëpitë tuaja, familjet, për prindërit e fëmijët së pari, pastaj për miqtë e shokët, vetëm mirësi e dashuri, drejtësi e solidaritet”, u shpreh Braçe.

Braçe u kërkoi atyre falje për çdo shqetësim të ardhur nga politika. “E di që jeni plot në shpirt pas këtij muaji të paqtë, shënjuar nga lutja, reflektimi e sakrifica, ndaj dua t’u kërkoj ndjesë për çdo shqetësim ardhur në mënyrën më të pashembullt nga politika”, tha ai.

Duke iu drejtuar qytetarëve Braçe tha se “ju i keni dhënë mësim të qartë gjithkujt ndër politikanë që këtë muaj, në ditë si kjo, kujtohen për Zot e besim, flasin në emër të tij e tyre, në emrin tuaj”.

“Kurrë nuk kujtohen qoftë edhe një çast kur vjedhin, dhunojnë, djegin, vrasin, urrejnë, shajnë e mallkojnë, nuk ndalen të mendojnë, reflektojnë, mbështetur e mbi bazë të vlerave të ligjit e besimit! Sot është dita e besimtarëve, atyre që duan e gjenden për tjetrin. Sot nuk është dita e hipokritëve që urrejnë e ndajnë mes njerëzish, vjedhin e vrasin, djegin e shkatërrojnë, duke kërkuar të fshihen tek Zoti”, tha Braçe.

“Nder e respekt për çdo burrë e grua që beson e sillet si i tillë çdo ditë, që gjendet për tjetrin me dashuri e përkushtim, ndan gjithçka me cilindo në nevojë”, tha ai./atsh

Braçe uron shqiptarët për festën e Bajramit: Ndjesë për shqetësimet në mënyrën më të pashembullt nga politika Read More »

Mbi 2 mijë qytetarë kanë përfituar falas shërbimet e paketës së Kardiologjisë në 4 muaj

Në vetëm 4 muajt e parë të këtij viti, 2250 qytetarë kanë përfituar falas shërbimet e paketës së Kardiologjisë në spitalet publike dhe private.

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka bërë të ditur se “zgjerojmë financimin publik për shërbimet shëndetësore drejt mbulimit shëndetësor universal”.

Paketa e Kardiologjisë është vetëm një prej 12 paketave shëndetësore që qytetarët e e përfitojnë falas afër vendbanimit.

Sipas të dhënave të bëra publike nga FSDKSH, 286 ndërhyrje kardiokirurgjikale janë kryer falas gjatë periudhës Janar-Prill 2019 në spitalet publike dhe private.

Po kështu, më shumë se 8 mijë qytetarë kanë përfituar procedurat dhe ndërhyrjet falas për shërbime të kardiologjisë, kardiokirurgjisë, transplantit të veshkave, dializës. z.tosku/atsh

Mbi 2 mijë qytetarë kanë përfituar falas shërbimet e paketës së Kardiologjisë në 4 muaj Read More »

Homazhe në nderim të parodistit Muhamet Liko!

Në hollin e teatrit “Petro Marko” në Vlorë u zhvilluan homazhet në nder të “Mjeshtrit të madh” Muhamet Liko, humoristit vlonjat që ndërroi jetë pak ditë më parë në Itali në moshën 64-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak

Duke nisur nga mesdita e sotme në teatrin “Petro Marko” miq, të afërm, familjarë, por edhe shumë personalitete të jetës publike e artistike i dhanë lamtumirën e fundit parodistit të njohur.

Parodisti dhe aktori i njohur i humorit u nda nga jeta më 31 maj në Itali, në moshën 64-vjeçare, pas një sëmundje të gjatë në zemër.

Ai mban shumë tituj dhe çmime për artin që ka transmetuar tek njerëzit, ndërsa së fundmi ishte vlerësuar nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh”. Lika la pas dy fëmijë dhe gruan e tij. Ndarja nga jeta e Muhamet Likës është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

Katër parodistët Afrim Agalliu, Agron Hamo, Mane Lumani dhe Muhamet Liko u shfaqën së bashku për herë të fundit vetëm disa ditë më parë në skenën e teatrit “Petro Marko”. Liko duartrokiti parodistët e rinj të estradës së re në Vlorë dhe më pas u nis për kontrollin në Itali, por nuk ia doli dot. //atsh

Homazhe në nderim të parodistit Muhamet Liko! Read More »

Shqipëria udhëheq rajonin në arsimin parashkollor

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini mori pjesë në ministerialin e 8-të i Platformës të Ballkanit Perëndimor.

Ministeriali i 8-të i Platformës së Ballkanit Perëndimor për Arsimin dhe Trajnimin si fokus kryesor sivjet ka edukimin parashkollor.

Ministrja Shahini ka bërë të ditur se në këtë kuadër, Shqipëria udhëheq rajonin për kujdesin ndaj më të vegjëlve me afro 80% pjesëmarrje në arsimin parashkollor të fëmijëve nga mosha 3-6 vjeç.

Qëllimi i Platformës së Ballkanit Perëndimor për Arsim dhe Trajnim është të ndihmojë këto vende me reformat e arsimit dhe trajnimit, si dhe të risë bashkëpunimin rajonal./atsh

Shqipëria udhëheq rajonin në arsimin parashkollor Read More »

Shqipëria ndryshe pas 30 qershorit, Rama: Edhe demokratët do kuptojnë se nuk shkohet pas një udhëheqjeje të marrë fund

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral, në kuadër të hapjes së fushatës elektorale në Mirditë ka theksuar se Shqipëria në 30 qershor do të jetë ndryshe, ku hienat që kërkojnë të lënë pas këtë popull do t’i lëmë njëherë e mirë me të shkuarën.

“Në 30 qershor është shumë e rëndësishme që edhe Shqipëria të jetë ndryshe dhe të përgatitet për një ndryshim shumë të madh, që këto fantazma e hiena të të kaluarës dhe këtë udhëheqje të dalë mendsh, ta lëmë pas njëherë e mirë në të shkuarën. Kështu edhe demokratët do të çlirohen se nuk do të shterojnë, dhe PD do marrë një impuls të ri dhe do kuptojnë se nuk vijohet duke shkuar pas një udhëheqjeje të marrë fund në çdo aspekt dhe mbi të gjitha s’mund të shkohet pas një udhëheqjeje që synon pushtet për vete dhe që ska asnjë sens të drejtimit të Shqipërisë”, – theksoi Rama.

“Shqipëria ka shumë sfida dhe probleme, por Shqipëria është e sigurt që bëhet dhe ne do ta bëjmë me mbështetjen e shumicës dërrmuese të shqiptarëve dhe me fuqinë transformuese të Partisë Socialiste”, theksoi Rama.

“Në mbyllje unë dhe njëherë dua t’i uroj Ndrecës të ketë sa më shumë pasion për Mirditën dhe të ketë sa më shumë ambicie për t’i çuar deri në fund projektet që ka nisur dhe të ketë respekt e mirënjohje për mirditorët dhe uroj të mos e humbasë atë asnjëherë”, – tha Rama. /atsh

Shqipëria ndryshe pas 30 qershorit, Rama: Edhe demokratët do kuptojnë se nuk shkohet pas një udhëheqjeje të marrë fund Read More »