Irina

Lleshaj: Pas Alvinit, do të mundësojmë largimin e të tjerë shqiptarëve nga kampi Al-Hol

Ministri i Punëve të Brendshëm, Sandër Lleshaj i ftuar në një studio televizive foli për operacionin e shpëtimi të Alvin Berishës nga kampi Al-Hol dhe për situatën e shqiptarëve të tjerë të ndodhur atje, pas vizitës së tij në Beirut.

I pyetur mbi nismën e këtij operacioni, ministri tha se “nisma për operacionin është ndërmarrë nga Republika e Shqipërisë, na kanë ndihmuar Italia, Kryqi i Kuq dhe Gjysmë Hëna e Kuqe. Ata kanë vepruar në emër dhe për llogari të shtetit shqiptar. Kemi marrë dhe autorizimin nga babai i tij për lirimin e djalit dhe gjithashtu qeveria italianë ka punësuar ngushtësisht me ne”.

Lleshaj foli rreth vizitës së tij në Beirut ku mbështeti oficerët shqiptar në terren dhe për të vendosur kontakte me autoritetet në vend. “Kam vajtur për të ndërtuar një kanal që do të mundësoj largimin e më shumë fëmijëve që aty. Qëllimi kryesor i vizitës time ka qenë vendosja e kontakteve për të hapur një kanal që do na mundësojë dhe shpëtimin e të tjerëve”.

Sipas ministrit të Brendshëm rruga nga Beiruti ishte rruga më e përshtatshme për të mundësuar kalimin lirisht të Alvinit. Ai thotë se shteti ka dijeni për praninë e grave dhe fëmijëve shqiptar në kampin e Al-Hol ku numri total shkon rreth 70 000 veta.

“Qeveria ka ndërtuar një plan të bazuar mbi gjendjen e para disa javëve që ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore. Ka ndryshuar kontekstin gjeopolitik. Me largimin e amerikanëve, me futjen e turqve, na u desh të rishikonim planin. Pra ka ndryshuar situata rrënjësisht. Ky plan ka nisur para gati një viti. Plani është ndërtuar në bazë të disa premisave. Këto premisa kanë ndryshuar. Kjo ka bërë që situata të ndryshojë rrënjësish. Pozicioni i kurdëve në raport me gjithë partnerët ka ndryshuar. Kështu u desh të mendohej një zgjidhje tjetër”, – tha ministri Lleshaj duke folu për operacionin për shpëtimin e Alvinit.

Ai shton se, “vizita në Beirut vlen për të ndërtuar kontakte shumë të rëndësishme, me autoritetet fetare në Liban, me shumë titullarë të rëndësishëm, me autoritet të Gjysmë Hënës së Kuqe në Siri dhe kemi shpresë që shpejt do jemi në gjendje që do bëjmë një zgjidhje të këtij problemi. Ne besojmë që ky kanal i ri do funksionojë. Kemi marrë disa garanci. Sigurisht që nuk punojmë me një opsion. Po punojmë në disa krahë me qëllim që t’i japim udhë këtij problemi. Shpresa ime personale është që mund të përdorim këtë kanal për të tërhequr dhe të tjerë”. /atsh

Lleshaj: Pas Alvinit, do të mundësojmë largimin e të tjerë shqiptarëve nga kampi Al-Hol Read More »

Dita e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare, grupi “Bilbili” koncert në Zagreb

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko shprehet se përmes aktiviteteve kulturore, promovohet identiteti ynë kombëtar në Zagreb.

“Në qytetin e Zagrebit në Kroaci, këtë fundjavë komuniteti shqiptar festoi Ditën e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare, përmes aktiviteteve kulturore ku u promovua identiteti ynë kombëtar”, tha ai.

I ftuar në aktivitet ishte edhe grupi folklorik “Bilbili”, i cili interpretoi disa nga këngët më të njohura të Labërisë e Bregut të Detit.

Mes të ftuarve të nderit ishte dhe kryetari i bashkisë së Zagrebit, Milan Bandić, Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda, Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, Kryetari i Shoqërisë se Pakicës Kombëtare të qytetit të Zagrebit, Gëzim Rexhepi.

Me këtë rast, përshëndeti edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Riza Poda.

Drejtori i grupit folklorik “Bilbili”, Sejmen Gjokoli, u shpreh se “folku i bashkon popujt, por në këtë rast ai ndezi dhe bashkoi zemrat e shqiptarisë dhe këtë mision e kreu me sukses ansambli “Bilbili””.

“Duartrokitjet që nuk reshtnin, shoqëruan të gjithë numrat artistikë, këngët polifonike të grupit dhe ato te kënduara nga këngëtarja Ludmilla Baballëku”, – tha Gjokoli.

Grupi folklorik “Bilbili” juridikisht është krijuar në vitin 1994. Në themel të këngës të këtij grupi është polifonia labe e disa trevave të Labërisë. Është pjesëmarrës në disa festivale zonale e kombëtare si dhe në një sërë takimesh folklorike ndërkombëtare./atsh

Dita e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare, grupi “Bilbili” koncert në Zagreb Read More »

Margariti: Mbi 1 milion turistë të huaj në monumentet e kulturës dhe sitet arkeologjike

Mbi 1 milion vizitorë të huaj kanë vizituar monumentet tona të kulturës, sitet arkeologjike, kishat etj., nga periudha janar deri në tetor 2019.

Shifrën e ka bërë publike ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila thotë se kjo, “do të thotë më shumë shërbime, më shumë kujdes ndaj trashëgimisë sonë dhe më shumë të ardhura për ekonomitë lokale”.

Kjo shifër prej 1 milionë e 16 mijë vizitorësh është 7% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. /atsh

Margariti: Mbi 1 milion turistë të huaj në monumentet e kulturës dhe sitet arkeologjike Read More »

105 vota pro/ Kuvendi voton Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi votoi sot me 105 vota pro Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi sqaroi se, Këshilli i Legjislacionit e ka konsideruar kushtetuese procedurën e ndjekur, ndaj edhe vijoi me procesin e votimit.

“Për transparencë sot jemi në seancë që e kemi zhvendosur nga e enjtja, në të hënë, kjo për të plotësuar afatin 30-ditor që detyron Kuvendin të shprehet lidhur me kandidaturat që KED i ka çuar Kuvendit. Deputetët janë vënë në dijeni të qëndrimit të Presidentit, lidhur me këtë i jap drejtuar KED-së, e cila i është përgjigjur kërkesës me arsyetimet përkatëse, dhe konkludon se kandidatja e parë automatikisht është e zgjedhur anëtare. Duke pasur parasysh që kishte vlerësime politike dhe proceduriale i jam drejtuar këshillit legjislacionit që është i vetmi mekanizëm që ka Kuvendi, që jep mendimin për kushtetutshmërinë. Këshilli ka konkluduar se duke parë propozimet e KED etj., dhe procedurën që do të votojmë ka arritur në konkluzionin që është tërësisht kushtetuese”, – tha Ruçi.

“Në listën e KED ishin renditur: Arta Vorpsi, Elsa Toska, Besnik Muçi, ky i fundit i dekretuar nga Presidenti. Nga lista e paraqitur nga KED, Arta Vorpsi rezulton të jetë shpallur emëruar për vendin vakant, pas plotësimit të afatit 30-ditor, dhe në mungesë të ushtrimit të dekretimit, është botuar në fletore zyrtare. Kandidati i tretë gjithashtu i botuar në Fletoren Zyrtare, me dekret të Presidentit”, – tha Ruci.

“105 vota pro. Elsa Toska shpallet fituese për anëtare të Gjykatës Kushtetuese pas votimit të Kuvendit”, u shpreh Kryeparlamentari në përfundim të procesit të votimit.

Kuvendi gjithashtu votoi edhe Fiona Papajorgjin me 105 vota pro si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendi miratoi sot projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Komisionin Ndërkombëtar për Eksplorimin Shkencor në Detin Mesdhe”.

Gjithashtu Kuvendi rrëzoi projektligjin “Për faljen e gjobave të vendosura nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndaj operatorëve të biznesit ushqimor”

Në Kuvend u miratua edhe zgjedhja e Pranvera Strakoshës në postin e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.

Kuvend miratoi edhe kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 25 nëntor – 13 dhjetor 2019.

Kuvendi miratoi edhe kalendarin e veçantë të shqyrtimit të projektligjit të buxhetit dhe të projektligjeve financiare që kanë lidhje me të.

Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Falsifikimit të Monedhës”./atsh

105 vota pro/ Kuvendi voton Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese Read More »

Dita Botërore e Jetimëve, 27 fëmijë u kthyen në familjet biologjike ose u birësuan këtë vit

Janë 27 fëmijë të institucioneve të përkujdesit social të cilët janë birësuar apo janë kthyer në familjet e tyre biologjikë.

Në Ditën Botërore të Jetimëve, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë historinë e Noes, i cili u birësua 5 muaj më parë.

“Prej pak muajsh Noes ka një familje që mezi e ka pritur “Muajt dhe ditët deri kur e morëm djalin në shtëpi më dukeshin vite, sot, na ka ndryshuar jeta, e kemi shtëpinë plot”! Manushaqja është sot nënë e lumtur e Noes 22 muajsh dhe thotë se birësimi i të voglit ka qenë gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë”, shprehet Manastirliu.

Manastirliu thotë se po punohet çdo ditë për t’u mundësuar një familje, fëmijëve pa kujdes prindëror.

“Si Noes, 13 fëmijë të institucioneve të kujdesit social janë birësuar gjatë këtij viti; 14 fëmijë janë kthyer në familje biologjike. 217 fëmijë marrin përkujdesje në 9 institucionet e kujdesit social në të gjithë vendin. Me planin e deinstitucionalizimit punojmë çdo ditë pë t’i mundësuar çdo fëmije pa përkrahje prindërore një familje”, tha ministrja. /atsh

Dita Botërore e Jetimëve, 27 fëmijë u kthyen në familjet biologjike ose u birësuan këtë vit Read More »

Ahmetaj: Siguria ushqimore e panegociueshme

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj deklaroi të hënën se siguria ushqimore është e panegociueshme, ndërsa i kërkoi Kuvendit të mos miratojë p/ligjin për faljen e gjobave të vendosura nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndaj operatorëve të biznesit ushqimor.

Qëllimi i projektligjit është lehtësimi i barrës së operatorëve ekonomike që kanë aktivitet kryesor prodhimin, përpunimin dhe shpërndarjen me shumicë të ushqimeve si dhe shitjen me shumicë të prodhimeve shtazore, të cilët janë gjobitur nga AKU-ja pasi nuk kanë qenë të licencuar për ushtrimin e aktivitetit në momentin e kryerjes së kontrollit, por që aktualisht janë pajisur me licencën përkatëse, sipas legjislacionit të licencimit.

Por kreu i Komisionit të Ekonomisë, Ahmetaj tha se bëhet fjalë për gjoba të nisura në periudhën korrik-shtator që përkon edhe me nisjen e planit operacional kundër informalitetit, fokusuar gjithashtu në sigurinë ushqimore dhe siguria ushqimore nuk ka çmim, nuk ka as të paditur ndaj dhe ligji parashikon nivele të tilla gjobash që shkojnë deri në 2 milion lekë..

Po ashtu sipas Ahmetajt, p/ligji nuk siguron trajtimin e barabartë të individëve që janë në kushte të barabarta, vlerësohet se është në kushtet e cenimit të parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit.

Ndërsa lidhur me argumentin se këto biznese nuk njihnin ligjin, Ahmetaj tha se nuk mund të justifikosh një sipërmarrje se nuk e njeh ligjin. “Po t’i referohemi vendimit të vitit 2009 në aspektin e licencimit nuk ka ndryshuar asgjë. Nuk ka arsye që sipërmarrjet të mos njohin detyrimin ligjor për licencim”, tha Ahmetaj.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit, vijoi Ahmetaj, e kundërshtuan gjithashtu p/ligjin e propozuar dhe argumentuan se veprimtaria e AKU është kryer në mbështetje të plotë të dispozitave ligjore dhe rregullatore në fuqi./atsh

Ahmetaj: Siguria ushqimore e panegociueshme Read More »

Bonusi i bebeve, 2 miliardë lekë në buxhet për 2020-n

Për bonusin e lindjeve në buxhetin e vitit 2020 është parashikuar një fond prej 2 miliardë lekë ose 0.1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Bonusi i bebes, është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria prej 1 janarit 2019 dhe mbështet familjet e reja pavarësisht statusit social-ekonomik.

Pagesa për lindjen e fëmijës së parë është 40 mijë lekë, fëmijën e dytë 80 mijë lekë, fëmijën e tretë, të katërt e në vijim bonusi i bebes është 120 mijë lekë për çdo fëmijë.

Për nënat që lindin binjakë masa e përfitimit do të jetë në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë lekë) për secilin fëmijë.

Për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfitimit do të jetë në masën 120 000 (njëqind e njëzetë mijë lekë) për secilin fëmijë./atsh

Bonusi i bebeve, 2 miliardë lekë në buxhet për 2020-n Read More »

Bujqësi/ Shtyllat kryesore që mbështet projektbuxheti 2020

Projektbuxheti i vitit 2020 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, ka përcaktuar një sërë prioritetesh, që synojnë rritjen e prodhimit vendas dhe mbështetjen e fermerëve.

Sipas relacionit që shoqëron projektbuxhetin 2020, në listën e prioriteteve renditen; rritja e numrit të fermerëve që përfitojnë nga skema e mbështetjes financiare, rehabilitimi i veprave mbrojtëse nga përmbytjet, rritja e numrit të punësuarve në bujqësi dhe agropërpunim dhe forcimi i kontrollit të sigurisë ushqimore e veterinare në vend.

Prioritetet e sektorit të bujqësisë, për periudhën afatmesme 2020-2022, janë:

Garantimi i sigurisë ushqimore, shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve, dhe shëndetit të bimëve përmes adoptimit të standardeve përkatëse të BE-së në kuadrin normativ vendas; Konsolidimi i pronësisë mbi tokën bujqësore, administrimi i qëndrueshëm, ruajtja e saj nga dëmtimi, gërryerja, shpërdorimi dhe faktorë të tjerë; Nxitja e tregut të tokës dhe konsolidimi i fermës bujqësore duke rritur sipërfaqen dhe nxitur kooperimin; Mbështetje për agroindustrinë; Mbështjetje për tregjet dhe marketingun e produkteve bujqësore dhe blegtorale; Administrimi i sistemit të ujitjes nëpërmjet kujdesit, sigurimit dhe administrimit të qëndrueshëm të sistemit të ujitjes dhe shmangia e përmbytjeve; Mbështetje financiare dhe asistencë teknike për fermerët; Zhvillimin i qëndrueshëm i sektorit të peshkimit dhe akuakulturës, shfrytëzimin e përgjegjshëm të burimeve peshkore dhe kapaciteteve të flotës së peshkimit si dhe ngritjen e një sistemi kontrolli dhe inspektimi për peshkimin në det, në tokë dhe në të gjithë zinxhirin e tregut. Rritja e % së fermerëve që përfitojnë nga përmirësimi i infrastrukturës ujitëse dhe kulluese

Në fushën e zhvillimit Rural duke mbështetur Prodhimin Bujqësor, Blegtoral, Agroindustrial dhe Marketingun” synon rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së produkteve bujqësore dhe blegtorale përmirësimi i standardeve dhe garantimi i sigurisë ushqimore, si dhe zhvillimi i zonave rurale për një zhvillim bujqësor dhe rural të qëndrueshëm përmes nxitjes së shumëllojshmërisë së veprimtarive ekonomike në zonat rurale. /atsh

Bujqësi/ Shtyllat kryesore që mbështet projektbuxheti 2020 Read More »