Irina

Veliera e lashtë nga Katari mbërrin në portin e Durrësit, atraksion për qytetarët dhe turistët

Veliera e lashtë nga Katari, e konsideruar një muze në miniaturë mbi trashëgiminë e detarisë në Katar kreu ndalesën e dytë në vendin tonë në portin e Durrësit, pas Sarandës.

Veliera “Fateh Al Khair 4”, e cila do të jetë e disponueshme të vizitohet nga qytetarët promovon kampionatin botëror të Futbollit, Katar 2022. Në mbërritjen e saj në portin e Durrësit, veliera u prit nga kryetarja e bashkisë, Valbona Sako si dhe një grup deputetësh.

Me rastin e ardhjes së anijes në portin e Durrësit u organizua edhe një concert, ku pranishëm ishte edhe ambasadori i Katarit në vendin tonë.

Banorët e Durrësit dhe turistët e pranishëm në pritje, do të kenë mundësinë të hyjnë dhe të shohin nga brenda anijen, ku do të njihen me velierën, si dhe me kulturën detare të Katarit.

Anija e llojit “Boom Safari” është e punuar prej druri, me gjatësi 110 këmbë dhe gjerësi 27 këmbë dhe me kapacitet mbajtës prej 200 tonësh.atsh

Veliera e lashtë nga Katari mbërrin në portin e Durrësit, atraksion për qytetarët dhe turistët Read More »

Turisti çek rrëzohet në përroin e Cirovës, transportohet në kohë reale me helikopter në spital

Transportohet në kohë reale me helikopter turisti çek që u rrëzua me motoçikletë në përroin e Cirovës, në zonën malore të fshatit Rinas të Librazhdit.

Rreth orës 19:00, një grup turistësh çekë, po përshkonin me motorr rrugën malore mbi fshatin Rinas të Librazhdit, që lidhet me Shëngjergjin. Njëri prej tyre shtetasi R.K, 53 vjeç, ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në përroin e Cirovës.

Turistët kanë njoftuar në numrin 112, sallën operative të Librazhdit dhe menjëherë në drejtim të tyre është nisur një patrullë policie dhe autoambulanca.

Si pasojë e terrenit të vështirë, transportimi me autoambulancë ishte i pamundur dhe në këto kushte, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka komunikuar me Ministrinë e Shëndetësisë për të dërguar një helikopter.

Menjëherë helikopteri i shëndetësisë është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes duke bërë të mundur transportimin në kohë për në Spitalin Ushtarak të shtetasit çek, i cili kishte pësuar fraktura, në trup, jashtë rrezikut për jetën.

Ambasada çeke në Tiranë dhe grupi i turistëve kanë falënderuar Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Shëndetësisë për reagimin në kohë, duke i shpëtuar jetën turistit çek. /atsh

Turisti çek rrëzohet në përroin e Cirovës, transportohet në kohë reale me helikopter në spital Read More »

Lezhë, digjet pika e furnizimit me karburant pranë kryqëzimit të Shën Kollit

Flakët përfshinë mbrëmjen e sotme një karburant në superstradën Lezhë-Laç.

Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të Shënkollit, ku janë dëgjuar dy shpërthime të mëdha dhe pika e furnizimit me karburant është përfshirë nga zjarri.

Paraprakisht dyshohet për tre të plagosur nga zjarri dhe dëme të shumta materiale.

Zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen të shuajnë flakët. /atsh

Lezhë, digjet pika e furnizimit me karburant pranë kryqëzimit të Shën Kollit Read More »

Ndotja lidhet me depresionin dhe problemet mendore

Ndotja atmosferike mund të influencojë trurin tonë dhe të lidhet me kushtet e shëndetësisë mendore, si depresioni dhe çrregullimet bipolare. Të dhëna të reja mbi këtë çështje ka sjellë një studim i ri i publikuar në Plos Biology, që analizon të dhënat e 151 milionë personave në SHBA dhe 1,4 milionë në Danimarkë.

Në këtë studim të ri, të koordinuar nga Andrey Rzhetsky, studiuesi i gjeneve në universitetin e Çikagos, doli që ekziston një lidhje e fortë, ndonëse ende nuk është e mundur të provohet një lidhje direkte shkak pasojë, mes ndotjes dhe niveleve të larta të skizofrenisë, çrregullime të personaliteti dhe depresione.

Por në mënyrë ndotja mund të influencojë trurin tonë?

Një faktor i dukshëm është zhurma e trafikut, që dihet që rrit stresin dhe dëmton cilësinë e gjumit. Nga ana tjetër, disa mikrogrimca ndotëse mund të kalojnë barrierat e hundës, duke arritur deri në tru.

Një tjetër mundësi është që rritja e inflamacionit në turp, e shkaktuar nga ndotja, shkakton reagimin ndaj stresit nga truri. Një hipotezë e tretë është se smogu shkakton ndryshime epigjenetike, që influencojnë ADN-në, duke ndryshuar ekuilibrin e substancave kimike cerebrale. /atsh

Ndotja lidhet me depresionin dhe problemet mendore Read More »

Jahti gjigand nga Katari viziton portin e Sarandës

Jahti luksoz “KATARA”, në pronësi të ish-Emirit të Katarit Hamad bin Khalifa Al Thani ka vizituar në fundjavë qytetin bregdetar të Sarandës.

“Me gjatësi 124 metra i gjatë ai është një nga jahtet më të mëdha luksoze private në botë.
Sheik Hamad bin Khalifa Al Thani, lindur më 1 janar 1952 është ish-Emir i Shtetit të Katarit. Ai ishte Emir nga 1995 deri në 2013. Sheik Hamad ishte trashëgimtari i Katarit midis 1977 dhe 1995”, bën të ditur sot porti i Sarandës.

Kjo nuk është hera e parë që miliarderë nga bota mbërrijnë në bregdetin jonian shqiptar.

Në qytetin bregdetar të Sarandës gjatë muajve janar-korrik të këtij viti vihet re një fluks i kroçerave dhe jahteve turistike. Gjatë kësaj periudhe në port janë ankoruar 800 jahte turistike. /atsh

Jahti gjigand nga Katari viziton portin e Sarandës Read More »

The Independent: Shqipëria, mes destinacioneve origjinale për t’u vizituar

Portali nga Singapori “The Independent” ka renditur Shqipërinë mes destinacioneve origjinale që duhen vizituar si Bolivia, Haiti apo Madagaskari.

Malet e thepisura, rrënoja historike mbresëlënëse dhe ujëra blu janë vetëm disa prej gjërave që Shqipëria mund të ofrojë.

Ndërkohë që Europa është një destinacion turistik popullor, Shqipëria vetëm kohët e fundit i është hapur vizitorëve të huaj. Nëse ju shijon të ngjisni majat, pamjet panoramike që të lënë pa frymë, kështjella të vjetar dhe zona arkitekturore, ia vlen të vizitohet ky vend relativisht me pak turistë.

Madje shumë nuk e dinë që Shqipëria është shtëpia e një zone të shpallur trashëgimi të UNESCO, qyteti i mrekullueshëm i Butrintit, ku gjenden rrënoja greke dhe romake.

Disa prej zonave më të mrekullueshme që mund të bëni në Shqipëri është një udhëtim nëpër Alpe, të cilët mbajnë edhe emërtimin e mistershëm Bjeshkët e Namuna.

Vizitoni fshatrat e Valbonës dhe të Thethit, ku banorët e zonës mund t’ju lejojnë të qëndroni dhe të hani me ata.

Për të shijuar flladin e detit dhe ujëra blu, vizitoni brigjet shqiptare të Adriatikut si dhe shëtisni nëpër plazhet fantastike të Sarandës dhe Vlorës. /atsh

The Independent: Shqipëria, mes destinacioneve origjinale për t’u vizituar Read More »

Çuçi: Asnjë tolerim ndaj kujtdo që tenton të abuzojë me sigurinë ushqimore në vend

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Blendi Çuçi, deklaroi se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj kujtdo që tenton të abuzojë me sigurinë ushqimore në vend.

Duke iu referuar të dhënave të fundit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) për kthimin mbrapsht nga Durrësi në vendet e origjinës të disa ngarkesave me mish, që nuk përmbushnin standardet për konsum, ministri Çuçi tha se “po monitorojmë të gjithë operatorët e biznesit ushqimor, sidomos ato në zonat turistike, për të garantuar produkte të sigurta”.

AKU njoftoi të premten se ka kthyer mbrapsht në vendin e origjinës tre ngarkesa me sasi totale 74.946 ton “Mish Derri” me origjinë nga Kanadaja, importuar nga subjekti “FRIGO ALB shpk”, pasi nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore dhe katër ngarkesa me sasi totale 107.240 ton “Mish derri” me origjinë nga Brazili.

Ndërsa gjashtë ngarkesa (152.631 ton në total) janë në proces verifikimi përfundimtar për kthimin ne vendin e origjinës ose asgjësim./atsh

Çuçi: Asnjë tolerim ndaj kujtdo që tenton të abuzojë me sigurinë ushqimore në vend Read More »

Standarde të reja në maternitet/ Binjakët fitojnë betejën e jetës

Pas 22 ditësh trajtim të specializuar në reanimacion në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, kanë fituar betejën e jetës.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Pas 22 ditësh në reanimacion, Leoni dhe Learti kanë fituar fituar betejën e jetës, falë punës së palodhur të stafit të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë””, theksoi Manastirliu.

Vetëm gjatë vitit 2018, u investua për 18 inkubatorë stacionarë, 11 inkubatorë transporti dhe 8 ekografi obstetrike-gjinekologjike në maternitetet e gjithë vendit./atsh

Standarde të reja në maternitet/ Binjakët fitojnë betejën e jetës Read More »