Irina

Titulli i lartë “Për Merita të Veçanta Civile” familjeve Petrela dhe Topulli

Presidenti i Republikës, Meta vlerësoi sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Forcë, me titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile” vëllezërit Bujar, Ylber, Halit dhe Seit Petrela, si dhe Shqipjon Topullin (pas vdekjes).

Në një ceremoni të veçantë të organizuar në institucionin e kreut të shtetit, ku merrnin pjesë kryetarja e Autoritetit për Informimin e Dosjeve të Sigurimit, Gentjana Sula, kryetari i Shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika, ish-të persekutuar e përfaqësues të familjeve, Petrela e Topulli, u dorëzuan titujt.

Në fjalën e tij, Meta tha se është gjithmonë e dhimbshme kur kujtojmë historitë dhe ngjarjet që bota jonë ka kaluar, jo vetëm gjatë luftërave, por edhe gjatë kohës së regjimeve totalitare.

Meta shtoi se Kujtimi i së kaluarës, sado e hidhur qoftë ajo, është detyrë e secilit prej nesh.

“Kjo për faktin se kemi detyrimin t’i kujtojmë dhe respektojmë të gjitha viktimat dhe të zhdukurit e regjimeve totalitare, dhe po ashtu, për të mos lejuar që ato të përsëriten, dhe të ndodhë ajo që, siç e ka thënë filozofi Edmund Burke: “Ata që nuk e njohin historinë, janë të dënuar ta përsërisin atë”, shtoi ai.

Po ashtu, Meta tha se Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve me Forcë ne nderojmë djemtë e një familjeje që kanë kaluar kalvarin e tmerrshëm të vdekjes dhe varrosjes së prindërve të tyre, nga regjimi komunist, në fshehtësi dhe pa asnjë shenjë identifikimi.

“Historia e djemve të familjes Petrela: Bujarit, Ylberit, Halilit dhe Seitit mbart tragjedinë e qindra familjeve të deklaruara armike të popullit nga regjimi komunist: burgosje, internim, vdekje, varre pa emër e pa vendndodhje, familje të ndara që nuk dinin fatin e të afërmve të tyre. Është e dhimbshme të mendosh 4 fëmijë të vegjël nga 1 deri në 11 vjeç, siç kanë qenë vëllezërit Petrela, të gjendur jetim dhe të internuar në kampin famëkeq të Tepelenës. Fatkeqësisht, prindërit e tyre, Fadil dhe Xhuma vdiqën rrugës për në kampin e Tepelenës në aksident automobilistik, duke u varrosur pa një varr e pa një emër mbi të. Ndërkohë që halla e tyre 24-vjeçare u traumatizua nga tragjedia, dhe gjyshja e tyre u dëmtua rëndë në shtyllën kurrizore”, tha ai.

Në vijim, Meta tha se kalvari i tyre ka qenë i gjatë edhe pas kthimit në kryeqytet, ku me damkën e “armiqve të popullit” nuk mund të qëndronin në shtëpinë e tyre, por u duhej të rriteshin në dyert e familjarëve që ndjenin dhembshuri për këta 4 jetimë, duke jetuar edhe 13 veta në një dhomë.

“Por dhimbja më e madhe ka qenë për ta, fakti që nuk mund t’u ofronin një vend prehjeje të përjetshëm e të denjë prindërve të tyre të vdekur. Edhe pse dinin me afërsi vendin e varrosjes së tyre, për regjimin, prindërit e tyre ishin të zhdukur dhe armiq të popullit, e si të tillë nuk e meritonin një vend prehjeje”, shtoi ai.

Gjithashtu Meta theksoi se “Por dinjiteti njerëzor, humanizmi, dashuria janë elementët thelbësor në këtë histori njerëzore të dhimbshme. Sot, ne nderojmë jo vetëm vëllezërit Petrela, për humanizmin dhe vendosmërinë e tyre për të nderuar prindërit, duke i marrë në fshehtësi eshtrat e tyre dhe duke i ruajtur për shumë kohë në shtëpi. Njëkohësisht, ne nderojmë e përulemi përpara aktit fisnik të një fshatari të panjohur ende edhe sot, që përmbushi një amanet dhe njoftoi vëllezërit Petrela, në mes të natës, se vendi ku prindërit e tyre ishin varrosur do të shpyllëzohej dhe ata nuk do të kishin më kurrë mundësi t’i gjenin eshtrat e tyre. Ne përulemi dhe nderojmë aktet fisnike të miqve të vëllezërve Petrela, që i ndihmuan ata, së pari, duke ruajtur në shtëpitë e tyre eshtrat e prindërve e më pas duke i ndihmuar t’i varrosnin pa bujë e zhurmë”.

“Vëllezërit Petrela, ashtu si miqtë e të panjohurit që i kanë ndihmuar, kanë treguar me veprimet e tyre se fisnikëria, humanizmi, dinjiteti janë vënë përballë dhe në fund kanë sfiduar e fituar mbi shfytyrimin e depersonalizimin që, fatkeqësisht, sjellin sistemet totalitare. Për merita të veçanta civile, ata janë e do të vazhdojnë të mbeten shembuj frymëzues për brezat e ardhshëm të vendit. Nderim përjetë të gjithë viktimave të zhdukur me forcë, të gjithë disidentëve dhe të gjithë ish-të përndjekurve politikë të Shqipërisë!”, tha ai. /atsh

Titulli i lartë “Për Merita të Veçanta Civile” familjeve Petrela dhe Topulli Read More »

Vatër zjarri në ishullin e Sazanit, në terren efektivë të Forcës Detare

Ministria e Mbrojtjes, njofton se një vatër zjarri është konstatuar në ishullin e Sazanit.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes, “16 efektivë të Forcës Detare janë në terren e po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë që 17 efektivë të tjerë janë nisur nga baza detare e Pashalimanit. Anija e shërbimit e FD është në gatishmëri për çdo ndërhyrje të nevojshme”./atsh

Vatër zjarri në ishullin e Sazanit, në terren efektivë të Forcës Detare Read More »

Rindërtohen shtëpitë e rrënuara nga tërmeti në Floq, Rama takon banorët

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot familjet e prekura nga tërmeti i 1 qershorit në fshatin Floq të Korçës.

Ai ndoqi nga afër ecurinë e punimeve për rindërtimin e shtëpive të rrënuara.

“Në fshatin Floq të Korçës, ku po rindërtohen shtëpitë e rrënuara nga tërmeti i qershorit”, tha Rama, ndërsa postoi edhe dy foto me banorët e fshatit.

Në 1 qershor zona e Korçës u prek nga disa tërmete, që shkaktuan dëmtimin e shumë banesave. Tërmeti më i fortë e kishte epiqendrën në fshatin Floq, të bashkisë Korçë ku mbetën të dëmtuara rreth 184 shtëpi./atsh

Rindërtohen shtëpitë e rrënuara nga tërmeti në Floq, Rama takon banorët Read More »

Tragjasi i pamposhtur !

Nga Sherif Lushaj

Një fshat i vetëm, por me një histori të madhe. Një fshat që mban mbi vete një histori të lavdishme të shkruar me gjakun e dëshmorëve dhe dijet shekullore, ku shënon një kontribut të vecantë në të gjitha periudhat kur është vendosur fati vendit. Një fshat me shkollë shqipe qysh në vitin 1908 dhe që deri në vitet e çlirimit kishte të arsimuar me shkollë të lartë jashtë vendit, me shumë se sa qyteti i Vlorës. Komiteti i fshatit mblidhte të holla dhe dërgonte me studime në perëndim djemtë e fshatit.

Tragjasi, i vendosur aty karshi Karaburunit, 3 km në lindje të qytetit të Orikumit, si një kështjelle me kokë në shpatullat e malit dhe me këmbë në det flet shumë, flet për një histori që jo të gjiithë e njohin. Jo të gjithë e dinë që 5 km larg Tragjasit të sotëm gjendet një tjetër fshat me të njëjtin emër të vendosur karshi njëri-tjetrit. Eshtë Tragjasi i vjetër, fshati që ka bërë histori përtej historisë të një fshati. I kthyer i tëri në një rrënojë historike në formën e një amfiteatri si një dëshmi e gjallë e historisë të këtij fshati dhe asaj që ndodhi në luftën me pushtuesit. Ne vitin 1943 në periudhën 4-7 gusht, pas disa inspektimeve, fshati u sulmua nga mijëra forca ushtarake italiane, të mbështetur me avionë bombardues, nga kryqëzori në gjirin e Vlorës, me mortaja të vendosura në kodrat përreth dhe me mjete të tjera luftarake. Është ndoshta një shembull i veçantë i kontributit të Tragjasit në Luftën Nacional-Çlirimtare. Kur ka përpara një ngjarje historike të tille, që shënon rezistencën e madhe ndaj pushtuesit. Me 5 gusht 1943, fashistët nisën mijëra ushtarë, artileri dhe mbështetje nga ajri për ta zhdukur këtë fshat “rebel”. Por për 48 orë rresht nuk e mposhtën dot as me artilerinë dhe as me avionët që nuk e pushonin zjarrin për asnjë çast. Rezistenca e fshatit, çetave partizane dhe formacioneve luftarake që e mbeshtetën, ishte historike.

Tragjasi u dogj, por nuk u mposht.

Sot, bukuria e Tragjasit po rritet. Ai do të bëhet edhe më i bukur. Atë e zbukurojnë njerëzit me dije e kulturë, dashuria për njëri-tjetrin, atdhedashuria. Atë e zbukuron natyra, peizazhi, mali dhe fusha, deti dhe monumentet e kultures dhe natyrës. Por edhe Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës duhet ta thonë fjalën e tyre. Nuk mjafton një status që i është dhënë fshatit, po ai status po kufizon iniciativen e njerëzve për të mos e parë vetëm si një monument, por të mbushet me turistë nëse bëhen ca shtigje e lidhje të lagjeve të fshatit të rrënuar, lidhje me qendrat e tjera të trashëgimisë kulturore përreth tij. Kontributi i Tragjasit flet se meriton të vlerësohet më shumë.

Tragjasi i pamposhtur ! Read More »

Patellxhan i mbushur, ne krem domatesh

Perberesit per kremin:
1 kokerr qepe
2 thelpinj hudher
Pak borzilok
Vaj ulliri
Kripe, piper
Per mbushjen e patellxhaneve
4 patellxhan te prere ne feta per se gjati
2 thelpinj hudher
50gr gjize
50gr djathe te bardhe te thermuar
Pak rigon, majdanoz, nenexhik, koper
1 kokerr veze
50gr djathe parmixhano ose grana
Pergatitja
Ne nje tenxhere te vogel, kaverdisim qepet me hudhrat ne pak vaj ulliri. Me pas shtojme domatet e grira me thike dhe borzilokun. I leme te gatuhen deri sa domatet te treten.
Nderkohe, pergatisim mbushjen:
Grijme imet thelpinjte e hudhres, majdanozin, nenexhikun, kopren dhe i bashkojme ne nje tas me gjizen, djathin, rigonin dhe vezen.
Fetat e patellxhanit i marinojme me vaj, kripe, piper dhe i pjekim ne furre sa te zbuten, vetem pak minuta.Pasi te jete gatuar domatja, e grime ne mikser, dhe me ndihmen e nje site heqim lekurat dhe farat.
Mbushim fetat e patellxhaneve te pjekur me perberjen qe pergatitem, duke i mbeshtjelle ne forme roleje.
Ne nje tave balte qe duron nxehtesine, shtojme kremin e domates dhe rolete e patellxhanit, pak vaj ulliri dhe djathin parmixhano te grire me rende. E vendosim taven ne furre te nxehur ne 200grade, dhe e pjekim rreth 10minuta, sa te shkrije djathi parmixhano ose grana.
E sherbeni me pak borzilok te fresket, te grire persiper

Patellxhan i mbushur, ne krem domatesh Read More »

Makarona bio,me salcice dhe brokoli

Perberesit per 4 racione
200gr Makarona Garofalo, per femije
100gr salcice artizanale, pa konservante
100gr brokoli te prera ne lule te vogla
100gr karrota te prera ne feta te holla
5 luge te medha vaj ulliri ekstra te virgjer
40gr djathe parmixhano
Pergatitja
Ne nje tenxhere me uje dhe kripe, zieni makaronat sipas udhezimeve te paketimit.
Ne nje tigan te thelle hidhni vajin e ullirit dhe salcicet, per ti dhene nje faqe.
Me pas shtoni brokolin dhe karrotat. Pasi ti tiganisni vetem pak minuta, shtoni pak uje dhe i lini te deri sa te behen al dente.
Shtoni ne tigan makaronat (jo te ziera plotesisht), dhe i gatuani bashke duke i perzier.
Pasi te jene zbutur makaronat, hiqini dhe hidhini ne pjata.
Sherbejini me pak djathe parmixhano te grire persiper.

Makarona bio,me salcice dhe brokoli Read More »

Trahanaja nje ushqim i persosur dhe kurativ

Trahanaja nje ushqim i persosur dhe kurativ
Trahanaja eshte nje ushqim i lashte, i perftuar nga fermentimi i drithrave – kryesisht grurit, i cili e ben ate me te shijshem dhe rezistent ne kohe. Por fermentimi nuk perforcon vetem shijen dhe aromen e nje ushqimi, ai e ben ate vecanerisht ushqyes duke i ber lendet e tij ushqyese me te perthithshme.
Per te arritur fermentimin, nenat tona e kane ber trahanane me kos, i cili disponon bakteret e nevojshme per te perpunuar miellin e grurit. Ky proces kryeht nepermjet enzimave te caktuara te cilat shperbejne fitatet qe mbajne te bllokuara minerale te ndryshme dhe nuk i lene ato te kalojne muret e aparatit tretes. Per kete arsye, trahanaja eshte nje ushqim i pasur ne hekur, zink, magnez, kalium dhe kalcium. Kosi i ofron miellit te grurit aminoacidet qe atij i mungojne, duke krijuar nje protein te kompletuar. Per kete arsye, trahanaja eshte nje burim i pasur proteinash gjithashtu.

Trahanaja prej elbi – nje superushqim
Fermentimi i elbit prodhon disa subsatnca te quajtura beta-glukane, te cilat kane nje efekt te dobishem ne rregullimin e sheqerit ne gjak dhe ne uljen e kolesterolit. Madje se fundmi, keto molekula duket te kene efekt pozitiv edhe kunder kancerit. Si rrjedhoje, mund te provoni te shtoni miell elbi te mielli i grurit per te rritur vlerat ushqyese te trahanase. Perdorimi i miellit integral te grurit i rrit kenaqshem permbajtjen ne fibra dhe antioksidante.

Cila eshte trahanaja me e mire?
Trahanaja me e mire eshte ajo qe behet me miell gruri te perzier edhe me hime, dhe te zene me kos. Sa me i vogel raporti i grurit me kosin aq me ushqyeshme trahanaja. Nese i shtoni edhe miell elbi vlerat ushqyese perforcohen mrekullisht.

Si ta gatuani?
Pasi e zieni me uje trahanae, i shtoni pak djathe dhie, vaj ulliri, domate te thare, spec ate kuq te thate dhe rigon. Madje mund te tentoni ti shtoni edhe qiqra per ta bere ate akoma me te kompletuar.

Nje kupe trahana eshte mengjesi ideale per femijet e vegjel
E pasur ne minerale, acide organike, proteina dhe fibra, trahanaja eshte zgjedhja ideale per mengjesin e femijeve. Ajo eshte superiore ndaj makaronave, orizit, e vecanerisht drithrave te mengjesit, pasi fermentimi i grurit e ben ate shume me te ushqyeshem dhe te lehte per aparatin e tyre tretes nderkohe qe u jep atyre lenden e pare per formimin e kockave, dhe imunitetin.

Trahanaja nje ushqim i persosur dhe kurativ Read More »

“Stop Informalitetit”/ 10 mijë shkarkime të aplikacionit, 982 denoncime në dhjetë ditët e para

Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje se numri i qytetarëve që kanë shkarkuar aplikacionin “STOP INFORMALITETIT” e kaloi numrin 10 mijë, duke inkurajuar bashkimin me luftën kundër informalitetit.

Kryeministri shprehet se “kalon në 10.458 numri i qytetarëve që kanë shkarkuar aplikacionin STOP INFORMALITETIT.

“Shumë faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar me 982 denoncimet e tyre, në këto 10 ditë të para të aplikacionit dhe të gjithë të tjerëve, që duke e shkarkuar aplikacionin janë përfshirë në këtë luftë për të afruar të ardhmen”, tha kryeministri Rama.

Kryeministri Rama fton qytetarët t’i bashkohen kësaj lufte kundër informalitetit, duke i garantuar ata se denoncimi është i fshehtë dhe konfidencialiteti i të dhënave është 100% i sigurtë. /atsh

“Stop Informalitetit”/ 10 mijë shkarkime të aplikacionit, 982 denoncime në dhjetë ditët e para Read More »