Irina

Pas 117 ditëve në koma… lind një vajzë!

Një çeke në vdekje klinike që prej 117 ditësh lindi një vajzë në gjendje të mirë shëndetësore, njoftoi sot ekipi mjekësor.

“Eliska është lindur me cesarian në javën e 34-t të shtatzënisë”, theksoi në një konferencë shtypi Roman Gal, kryeanestezist në Spitalin Universitar të Brnos.

”Eliska peshonte 2,13 kilogramë dhe është 42 centimetra e gjatë. Kjo është pesha dhe maturimi më i lartë për një bebe nga një nënë në gjendje kome, sipas të dhënave botërore”, shtoi Gal.

Mamaja e Eliskas, Eva Votavova, 27 vjeçe, ishte diagnostikuar në vitin 2016 me një keqformim arterio-venoz në tru.

Më 21 prill ajo u gjet në gjendje të pavetëdijshme në shtëpinë e saj ndërkohë që ishte shtatzënë 16-javëshe.

“Pas një hemorragjie të madhe në tru, frymëmarrja e saj u ndalua dhe më pas u shpall në gjendje kome”, sipas Gal.

Sistemi i mbajtjes në mënyrë artificiale i funksioneve jetësore është ndërprerë pas lindjes.

Eliska ka qëndruar edhe për dy javë të tjera në spital dhe më pas është marrë nga babai i saj.

Ajo aktualisht ushqehet me gji nga halla e saj, e cila ka gjithashtu një bebe./atsh

Pas 117 ditëve në koma… lind një vajzë! Read More »

Ushqimet e dobishme për mushkëri të shëndetshme

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, çrregullimet e rrugëve respiratore prekin përafërsisht 3 milionë njerëz në vit. Ajri i ndotur si dhe stili i jetës mund të jetë arsyeja e këtyre problemeve. Këto çrregullime çojnë në vështirësi në frymëmarrje si dhe në disa lloje të sëmundjeve respiratore.

Nëse dëshironi që me anë të mënyrave natyrale të përmirësoni këto probleme, atëherë rruga e duhur është përdorimi i ushqimeve natyrale.

Ja disa nga ushqimet, që përdoren për trajtimin e këtyre problemeve:

Hudhra– Përbërësit që gjenden në hudhër janë përgjegjës për shumë përfitime shëndetësore. Shkencëtarët besojnë se konsumimi i hudhrës ka një efekt pozitiv edhe në pacientët me çrregullime të mushkërive si dhe kancerit të mushkërive.

Spinaqi– Spinaqi si dhe perimet e tjera jeshile janë të mbushura me vitamina dhe minerale. Shkencëtarët kanë gjetur se spinaqi përmban disa kimikate, që ndihmojnë në parandalimin e dëmtimeve të mushkërive, inflamacionit si dhe luftojnë kancerin.

Mollët– Dihet se molla është një nga produktet më të shëndetshme. Prania e shumë antioksidantëve mundëson pastrimin e mushkërive.

Xhenxhefili– Krahas përdorimit të tij për të trajtuar ftohjet si dhe inflamacionet e fytit, ky produkt natyral ka gjetur përdorim edhe në trajtimin e inflamacioneve dhe çrregullimeve në mushkëri.

Produktet e tjera, që përdoret për të trajtuar problemet e tilla janë: boronicat, brokoli, shafrani i Indisë, bajamet, avokado si dhe specat. /atsh

Ushqimet e dobishme për mushkëri të shëndetshme Read More »

20 vite jetë sedentare dyfishon rrezikun nga vdekja e parakohshme

Të jetosh për 20 vite një jetë sedentare dyfishon rrezikun për vdekje të parakohshme në raport me ata që janë fizikisht aktivë për të njëjtin hark kohor, sipas një studimi norvegjez që është prezantuar në Paris në kongresin e Shoqërisë Europiane të Kardiologjisë dhe zhvilluar nga Universiteti Trondheim.

Shkencëtarët kanë studiuar të gjithë banorët e Norvegjisë nga 20 vjeç e sipër, duke vëzhguar në periudha të ndryshme kohore për 20 vite nivelin e tyre jetës sedentare apo aktivitetin fizik të zhvilluar, kështu që të mund të studiojnë ndryshime të mundshme të zakoneve në kohë.

Ata i ndanë kampionët në tre grupe, ata që nuk ishin aktivë, grupin që bënte aktivitete në mënyrë të moderuar dhe ata që bënin në mënyrë intensive.

Më pas janë regjistruar në kohë të gjitha rastet e vdekjes dhe arsyet e tyre. Sipas këtyre të dhënave doli se në raport me grupin e atyre që ishin aktivë për dy orë ose më shumë në javë, kush ishte dhe ka zhvilluar një jetë sedentare për një periudhë prej 20 vitesh kishte një raport dy herë më të lartë që të vdiste për shkaqe të ndryshme dhe tre herë më të lartë për shkak të sëmundjeve të zemrës.

Nga ana tjetër ata që zhvillonin një nivel mesatar të aktiviteteve fizike kishin një rrezikshmëri për vdekje prej 60% nga të gjitha shkaqet dhe 90% për shkak të sëmundjeve të zemrës në raport me bashkëmoshatarët që zhvillonin aktivitete fizike.

“Rezultatet tona tregojnë se për të arritur përfitimin maksimal për shëndetin nga ana e aktivitetit fizik në aspektin e mbrojtjes nga vdekja e parakohshme, duhet të jesh fizikisht aktiv ndër vite. Madje mund të reduktohet rreziku nga vdekja edhe duke u bërë aktiv fizikisht, edhe pse mund të kesh pasur një të kaluar të karakterizuar nga jeta sedentare”, shpjegon autori i këtij studimi, Trine Moholdt. atsh

20 vite jetë sedentare dyfishon rrezikun nga vdekja e parakohshme Read More »

Byrek me spinaq dhe kos

Byrek me spinaq dhe kos

Per brumin:
Hedhim ne tas 500 gr miell 2 luge vaj ,1 lug uthull dhe kripe ,me pas I shtojm uje gjer sa te behet nje brume I bute dhe mos te ngjis neper duar e lyejm me pak vaj e mbulojme dhe e lejme menjan sa te pergatisim gjellen..

Lajme spinaqin 1kg ,e presim dhe e vejme ne tigan pa vaj sa te zbutet dhe mos kete me uje..

Me pas e lejme te ftohet I shtojme koper ,1 veze ,1 filxh kos pak vaj dhe I perziejme mire .

Hapim petet hedhim mbushjen peten tjeter nga lart e presim e sperkasim me vaj dhe uje e pjekim ne 200 gr rreth 40 min.

Ju befte mire

Byrek me spinaq dhe kos Read More »

Shtatori me temperatura në 33 gradë, si parashikohet moti në vazhdim

Edhe pse me mbarimin e muajit gusht janë larguar edhe temperaturat e larta, muaji shtator pritet që të jetë i nxehtë sidomos në dhjetëditëshin e parë, ku temperaturat do të arrijnë deri në 33 gradë celcius.

Në një lidhje telefonike për News 24 sinoptikania, Lajda Porja tha se temperaturat e larta do të vijojnë edhe në shtator. Sipas saj temperaturat duke i krahasuar me gushtin janë më të ulëta por duke i krahasuar me temperaturat mesatare të muajit shtator janë 3 -4 gradë më të larta. Ndërsa reshjet intensive pritet që të jetë të spostuara në pjesën e dytë të vjeshtës, në muajin tetor dhe nëntor.

“ Ka pasur një rënie të lehtë të vlerave termike në orët e para të mëngjesit , duke e bërë disi më të freskët duke e krahasuar me muajin përvëlues që në sapo kaluam. Gushti në të gjitha ditët e tij ka pasur vlera termike shumë më të larta sesa ato normale.
Edhe pse temperaturat kanë pasur një rënie në orët e para të mëngjesin, në orët e mesditës pritet që temperaturat të luhaten nga 27-33 gradë. Duke i krahasuar me gushtin janë më të ulëta por duke i krahasuar me temperaturat mesatare të muajit shtator janë 3 -4 gradë më të larta. Parashikohet që temperaturat e larta të mbeten prezent deri në datën 10 shtator. Edhe në zonat bregdetare është një kohë shumë e përshtatshme për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi të bëjnë pushime në muajin gusht.

Megjithatë pasditen e sotme pritet që të ketë zhvillim të vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu, të cilat do të jenë kryesisht të përqendruara në zonat jug, juglindore por edhe në zonat qendrore, në Elbasan, Krujë dhe në Tiranë. Këto rrebeshe do të zgjasin shumë pak. Në bregdetin e Jonit gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet të ketë erëra deri në 64 km\h duke bërë që deti të jetë mjaft i trazuar.
Por kjo situatë do të jetë vetëm sot pasi nesër pritet që këto reshje të zhvendosen vetëm në ekstremin verior dhe kryesisht në zonat lokale qendrore në malësinë e Elbasanit, apo edhe në Krujë e më pas pjesa tjetër do të jetë e qëndrueshme.
Krahasuar me vendet fqinjë, Italia, Bosnja, Serbia dhe Mali i Zi të cilat presin gjatë këtyre dy ditëve stuhi të fuqishme të erës, rrebeshe shiu, Shqipëria megjithëse do të ketë reshje nuk pritet që të ketë reshje problematike.
Pra shtatori parashikohet që të ketë shumë ditë me diell dhe me temperatura të larta sic është parashikuar, do të ketë shumë pak ditë më shi. Ndërkohë që ditët me shi pritet që të vijnë në dhjetëditëshin e fundit të shtatorit por me intensitet të ulët. Ndërsa reshjet intensive pritet që të jetë të spostuara në pjesën e dytë të vjeshtës, në muajin tetor dhe nëntor”- tha sinoptikania Lajda Porja.

Shtatori me temperatura në 33 gradë, si parashikohet moti në vazhdim Read More »

A iu ka marrë malli për revaninë e gjyshes?E thjeshtë dhe e shijshme

A iu ka marrë malli për revaninë e gjyshes? Kjo është e tillë. Mos e lini pa provuar.

Përbërsit:

– 1 gotë kos natyral
– 2 gota miell
– 1 filxhan miell misri
-1 filxhan sheqer
– 1 filxhan vaj
– 4 vezë
-1 fryrës keku

Për shërbetin duhet
– 3 gota sheqer
– 4 gota ujë
– Gjysmë kokërr limon

Përgatitja e shërbetit:
Me një tenxhere hedhim ujin, sheqerin dhe lëngun e limonit përzihet mirë dhe e lejmë që të ziej për 15 minuta.

Përgatitja:

Në një enë fillojmë t’i përziejmë vezët me sheqer i rrahim mirë, dhe ja hedhim me rradhë përbërësit tjerë, e hedhim në tepsi të lyer me gjap dhe e pjekim në furre të nxehtë në 150° për 1 orë deri sa të skuqet mirë, sa të piqet e heqim nga furra dhe pritet në formën e dëshiruar, pastaj shtojm shërbetin e vakët.

A iu ka marrë malli për revaninë e gjyshes?E thjeshtë dhe e shijshme Read More »

Kullat e Dukat-it me vlera historike

PËRSHKRIMI

Në fshatin Dukat ndodhet një kompleks ndërtimor me vlera historike.I ndërtuar në fillim të shek. XIX ky kompleks mban emrin e Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator I revoltave fshatare kundër reformave të Tanzimatit në Shqipëri gjatë viteve 1847-1848.Banesa është ndërtuar në tokën e tij nga mjeshtrat vendas. Ajo përfaqëson banesë të tipit Kullë me tipare mbrojtëse nga më të arrirat në të gjithë Shqipërinë e Jugut.

Si pjesë më të rëndësishme të këtij ndërtimi përmendim kullën e vrojtimit, kullën mbrojtëse, divani me kollona gri e harqe, shtëpinë e bukës, odën e miqve e banesa të tjera ndihmëse. Në banesën e ngritur mbi një truall kulmor janë hapur frëngji (vende ku gjuanin luftëtarët) nga ku kontrollohet i gjithë territori përreth. Kjo e shndërron këtë ndërtim në një kështjellëz të fortifikuar. Kompleksi është shpallur monument culture në vitin 1979.

HISTORIKU
Mbi një truall kulmor në të majtë të fshatit Dukat ngrihet një grup i madh ndërtimor, i cili mban emrin e Dervish Aliut, personazh i njohur si organizator I revoltave fshatare kundër reformave të Tanzimatit në Shqipëri gjatë viteve 1847-1848..
Ansambli i, cili është ndërtuar në SHEK. XVIII, përbëhet nga një kompleks banesash dhe nga dy kulla e mure rrethuese, duke krijuar kështu një kompleks ndërtimor të mbyllur, që ka formën e një trekëndëshi. Nga viti 1986 deri në vitin 1990, ky kompleks ka shërbyer si muze i fshatit Dukat.
Ansambli ndërtimor i kullave të Dervish Aliut, përsa i përket teknikës së ndërtimit ruan në përgjithësi tiparet e ndërtimeve të krahinës së Labërisë. Muratura e të gjitha ndërtimeve është punuar me gurë kave, të lidhur me llaç gëlqereje. Me përjashtim të kullave, muret e ndërtesave të tjera janë përforcuar me breza druri për ti dhënë elasticitetin e duhur në rast tërmetesh.
Çatitë origjinale kanë qënë mbuluar me rasa guri, ndërsa dyshemetë në përgjithësi janë prej druri. Kullat e Dervish Aliut janë shpallur Monument Kulture i kategorisë së parë nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës, NR. 266/1, DT, 16.02.1979, dhe është në vëmëndjen e DRKK Vlorë për vetë vlerat e veçanta që ajo mbart.
Krahina e Dukatit është një krahinë e veçantë nga pikëpamja etno-kulturore që nga mënyra e të folurit, veshja tipike e cila lidhet me veshjen e zonës së bregdetit, mënyra e të kënduarit e kengës labe ku spikat kënga treshe e njohur si “Treshja e Dukatit”. Shumë objekte të trashëgimisë janë të veçanta dhe janë të ruajtura me fanatizëm brez pas brezi duke dëshmuar për një traditë në shekuj të kësaj kulture.Burimi: Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Vlorë

Kullat e Dukat-it me vlera historike Read More »

Mrekullia e Dukatit: Vendbanimi i lashtë që dikur e përcaktoi fatin e Cezarit!

Jul Cezari, Pompei, perandorë bizantinë, piratë, mbishkrime, legjenda… të gjithë thonë se kaluan aty.

Fjala është për fshatin Dukat, një nga fshatrat më të mëdhenj të Shqipërisë. Ndodhet në jug të Gjirit të Pashalimanit dhe kufizohet në verilindje me Tragjasin, në lindje me Tërbaçin, në jug me Palasen, në veriperëndim laget nga deti Adriatik e ne jugperëndim nga deti Jon.

Emrin dukat ky fshat e gëzon nga viti 220 para erës sonë. Aty është zbuluar një varrezë ilire e mijëvjeçarit III para Krishtit. Më vitin 48 p.e.s., pikërisht aty, Jul Cezari kërkoi ndihmë për të sulmuar dhe shpartalluar Pompeun.

Thuhet se ky vend sundohej nga dukët. /Top Channel

Mrekullia e Dukatit: Vendbanimi i lashtë që dikur e përcaktoi fatin e Cezarit! Read More »