Irina

Shqipëria Solidare – Qytetarët dhe hoteleritë thirrje për akomodimin e të prekurve nga tërmeti

Qytetarët shqiptarë janë solidarizuar në këto ditë të vështira që po kalojnë banorët, të cilët u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shumë prej qytetarëve kanë ofruar banesat e tyre për të strehuar banorët, të cilëve iu janë dëmtuar shtëpitë. Një pjesë e madhe e qytetarëve që kanë ofruar ndihmë janë edhe shqiptarët e Kosovës, të cilët kanë vënë në dispozicion shtëpitë e tyre për të prekurit nga tërmeti.

Nëse njihni persona që kanë nevojë për ndihmë:

– Alfrida Shameti ofron një shtëpi në Tepelenë për 5 persona, një shtëpi në Durrës dhe një në Tiranë. 0688746293
– Labinot Rexha ofron 25000 euro.
– Bajram Valbona Jashari lëshon shtëpinë 3-katëshe në Prishtinë. +38344271491 dhe 044477776
– Ilir Kryeziu ofron strehim për 10 anëtarë 0038344381027 në Prishtinë
– Hotel dhe Restorant “Kosova” ofron 60 dhoma (mëngjes, drekë, darkë) për 150 persona. +38344804442
– Hotel Ana në Kosovë ofron strehim për 120 persona nga Shqipëria me të gjitha shpenzimet e paguara. +38344204765
– Hotel “Iliria “ në Kosove ofron strehim per 10 familje. +38344577779
– Vila Sopebra ne Sarande ofron strehim per 12 persona 0695673741, 0699666500
– Hotel Two Mermaids Ksamil, 06980663637
– Hotel New Heaven Sarande, 0682001760
– Ibraim ofron 3 shtëpi në Maqedoni
– Dorjan Krasniqi ofron shtëpi për 20 familje në Kosovë. +38349656952
– Ismail Halimi ofron shtëpi për një familje në Kosovë +38344444569
– Ardit Tolaj ofron shtëpi për 5 persona +38349447807
– Ramiz Mavriqi ofron dy shtëpi në Prishtinë +38344998600
– Elvin Hoda ofron strehim për 12 persona +38345902200
– Edi Ermeni ofron shtëpi për një familje në Gjakove 044329299 ose 044107497
– Adeline Rama ofron strehim për 15 persona në Kosovë +38344900993
– Gentian Kelmendi ofron shtëpi për një familje në Kosovë +38349467320
– Bekim Alirexhaj ofron shtëpi për një familje +32472558367
– Fadil Halili ofron shtëpi në Prishtinë 044175355
– Admir Shala ofron shtëpi në komunën e Rahovecit
– Rugove, ofrohet shtëpi për 2-3 familje 049369282 ose 049622419
– Zymer Sefaj ofron shtëpi në Durrës, për 8 familje 017657328783
– Krutane Kelmendi ofron strehim në Kosovë për 1 familje +38344315716
– Hotel Argent Shkodër ofron strehim për 30 persona 022243909
– Adela Qemaili ofron shtëpi në Elbasan 0695614571
– Farmaci Iris në Durrës ofron ilaçe falas 0672228472
– CIMa ofron ofron strehim dhe ushqim për 20 familje Kosovë +38349656666 dhe +38349220380
– Hotel në Sauk për 10 familje 0698796641 dhe 0695313835
– Hotel Borkland në Berat ofron strehim për 27 persona 0694037582 dhe 0698468312
– Hotel Rolex në Vlorë ofron strehim 0692171333
– Kompleksi Alpet në Elbasan ofron strehim për 26 persona 0692093999
Inxh. Ndërtimit 0674899783
– Andreas Mark ofron 3 dhoma për familje si dhe ndihmë financiare për familje në Pejë për 6 muaj
– Flamur Isufi ofron strehim për 10 persona +38345222088
– Vlorë, Hotel Regina City, Florence, Al Hotel dhe Jerolda Hotel ofrojnë strehim për familje 0692065399
– Arlind Murtezani ofron shtëpi për 15 persona 0038977711647 ne Tetove
– Hak Bus ofron transport falas çdo ditë nga Durrësi për në Tetovë
– Anilda Hoxhaj ofron strehim për një familje me fëmijë të vegjël 0696430453
– Hotel Duka Vlorë 0682035670
– Le palazzine 0697743888
– Vila Nika 0697851822
– New York Hotel 0684013310
– Hotel Coral 0698466086
– Hotel Bolonja 0697301015
– Hotel Tragjasi 0696434802
– Tafil Gashi ofron strehim për 6 persona 044200249 në Kosovë
– Çekrez Disi ofron vilë dykatëshe në Gramsh 0694828899
– Manuela Skilja ofron shtëpi në Kuçovë për familje me fëmijë +306940502111
– “Besimi Commerce” ofron strehim dhe ushqim në restorant Kroni +38344145556 në Kosovë
– Avi Gashi ofron shtëpi për 4-5 persona
– Shkolla Wilson hap dyert për strehim 0696020569 dhe 0672053482
– Kallaba Guest House në Kamenicë të Kosovës ofron strehim për dy familje +38345332574
Makry në Kryezi të Pukës 0674966833
– Valentina Bregu ofron 3 garsoniere në Pogradec per 12 persona 0693478245
Peshkopi 0692070107.
– Hotel Anxhelo Kuçovë 0694591163
– Ardian Guri në Shkodër vendos shtëpinë e tij për strehim 0042770664779
– Merko Hotel në Berat ofron dhomat dhe ushqim për rreth 15 persona 0699744020/atsh

Shqipëria Solidare – Qytetarët dhe hoteleritë thirrje për akomodimin e të prekurve nga tërmeti Read More »

Basha: “PD propozon 3 pika që duhen zbatuar me urgjencë”

Kryetari i Partisë Demokratike ka vizituar sot të dëmtuarit nga tërmeti në Bubq, ku ka propozuar planin e Partisë Demokratike me 3 pika që duhet vepruar urgjent nga qeveria.

“Me qindra qytetarë kalojnë netët jashtë prej një jave pa asnjë siguri nëse mund të futen në banesat e tyre. Gjendja vazhdon të rëndohet për ta dhe për mijëra familje në të tre qarqet e goditura Durrës, Tiranë dhe Lezhë”, u shpreh ai.

Po ashtu, Basha shprehet se tani është momenti të veprohet me shpejtësi dhe për këtë qëllim ky është plani që ai propozon:

“Angazhimi dhe organizimi nga shteti i mbi 500 inxhinierëve që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar vullnetarisht, me qëllim për të përshpejtuar vlerësimin e banesave. Kjo kontribuon për qetësimin e gjendjes dhe sigurimin e jetës së qytetarëve. Vlerësimin me urgjencë të banesave të dëmtuara dhe dëmeve të shkaktuara. Qeveria në kuadër të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të anulojë me efekt të menjëhershëm rreth 150 milionë dollarë të planifikuara për t’ju dhënë 10 oligarkëve, dhe këto fonde t’u akordohen mijëra familjeve në nevojë, për riparimin dhe rindërtimin e banesave të dëmtuara apo të shkatërruara. Reagimi i shpejtë për të vlerësuar dëmet, dhe lëvrimi i fondeve për riparim dhe rindërtim do të ndihmojë në tejkalimin e traumës dhe rikthimin në normalitet”./atsh

Basha: “PD propozon 3 pika që duhen zbatuar me urgjencë” Read More »

Ekspertët shqiptaro-amerikanë nga Nju-Jorku, 8 ditë në Shqipëri për të përcaktuar dëmet nga tërmeti

Një grup ekspertësh shqiptaro-amerikanë nga Nju-Jorku i përbërë nga katër inxhinierë dhe dy arkitektë kanë mbërritur sot në Shqipëri për të dhënë kontributin e tyre në vlerësimin e shkollave, çerdheve e kopshte në zonat problematike pas tërmetit.

Ekspertët Ilir Dukaj, Malvin Ndoci, Delin Bixha, Ediant Martinaj, Kreshnik Zalli dhe Sokol Huta të cilët janë të angazhuar në institucione të ndryshme amerikane, do të qëndrojnë rreth tetë ditë në Shqipëri.

Ardhja dhe ekspertiza e tyre këtu u realizua me mbështetjen e këshilltarit bashkiak të Nju-Jorkut dhe anëtarin e KKD-së, Mark Gjonaj.

Edhe ministri i Shteti për Diasporën, Pandeli Majko ka shprehur falënderimet e tij për ekspertët që kanë mbërritur nga SHBA.

“Mbërritën sot! Këta djem shqiptaro-amerikanë që nga aeroporti, pa pushuar, u nisën drejt godinave të prishura nga tërmeti… Një histori që përsëritet në kohë! E ditura e ditur që ke dëshirë ta ndjesh! Thirrja e gjakut në ditë të vështirë nga ata që janë ne! Faleminderit Mark!”, është shprehur ministri Majko.

Ekspertët shqiptaro-amerikanë nga Nju-Jorku, 8 ditë në Shqipëri për të përcaktuar dëmet nga tërmeti Read More »

3 pikat e PD për situatën e tërmetit, Rama: Basha të vijë dhe të bëjë propozimet në tryezë

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet kryetarit të PD-së Lulzim Basha në lidhje me propozimet e tij me tri pika për situatën pas tërmetit.

Rama tha se Basha nuk duhet që të bëjë propozime si ato që bën për Reformën Zgjedhore apo Reformën në Drejtësi, por të shtrojë propozimet në tavolinë.

“Do të ishte mirë që Lulzim Basha dhe forcat politike të mos bënin propozime si ata propozimet si Reforma Zgjedhore ose Reforma në Drejtësi, si gjithmonë e ke aty, ose hap krahun, por të vijë në tavolinë dhe t’i diskutojmë gjërat me njerzillëk, pa parti, sepse këtu nuk jemi duke bërë garë socialistët me demokratët, por këtu jemi duke bërë një garë jo me njëri-tjetrin, por një garë me kohën, një garë me tensionin dhe emocionet e rënda që përjetojnë njerëzit, dhe natyrisht një garë me të ardhmen, që të mos humbim mundësinë, që të ringrihemi më të fortë se ç’ishim përpara”, – tha Rama.

Rama tha se iu përgjigjëm ftesës së Presidentit, se ajo që kemi me Metën s’është asgjë përballë asaj që na ra të gjithëve.

“Ne me Presidentin e Republikës jemi në konflikt të hapur, kemi konflikt institucional ekstrem, kemi një komision të ngritur për ta shkarkuar. Presidenti i Republikës na thërret dhe ne do themi ‘jo nuk vijmë’? Ne shkuam aty sikur s’ka ndodhur asgjë dhe realisht nuk ka ndodhur asgjë në raport me atë që na ka ndodhur të gjithëve, dhe këtu kushdo që do të japë një kontribut është i mirëseardhur, ne duhet ta përqafojmë. Por këto pikat që më thoni ju janë qesharake dhe shumë zhgënjyese”, – tha ai. /atsh

3 pikat e PD për situatën e tërmetit, Rama: Basha të vijë dhe të bëjë propozimet në tryezë Read More »

Këshilli Bashkiak i Fierit dhuron pagat mujore të nëntorit për të dëmtuarit nga tërmeti

Këshilli Bashkiak i Fierit ka shprehur sot solidaritet me të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit, duke dhuruar 51 paga të anëtarëve të këshillit.

Në mbledhjen jashtë radhe Këshilli Bashkiak i Fierit, ka vendosur që pagën e muajit nëntor ta dhurojë në ndihmë të familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Këshilli bashkiak ka 51 anëtarë me pagesë mujore 11900 lekë.

Bashkitë në të gjitha qarqet janë solidarizuar me të dëmtuarit nga tërmeti duke dërguar shtabe emergjence, ndihma materiale dhe ushqimore, por rasti i Këshillit Bashkiak të Fierit hap siparin e një solidariteti zyrtar të shpallur me vendim nga vetë Këshilli Bashkiak, Fier

Tërmeti i 26 nëntorit ishte një nga tre tërmetet më të fuqishme të shekullit që solli humbjen e 51 jetëve dhe shkatërrimin e qindra shtëpive. /atsh

Këshilli Bashkiak i Fierit dhuron pagat mujore të nëntorit për të dëmtuarit nga tërmeti Read More »

Edi Rama sërish thirrje mediave të bëjnë kujdes: “Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata”

Para pak minutash Kryeministri i Shqipërise, Edi Rama, përmes faqes së tij në Facebook u ka bërë sërish thirrje mediave që të tregohen më të kujdesshme në informacionet që shpërndajnë.

Postimi i Edi Ramës në Facebook:

APEL I DETYRUAR MEDIAVE

Gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!

Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni! Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat! Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!

Kjo është koha për kurimin psikologjik të popullit që ju ndjek dhe jo për rrenat e shamatatë karakteristike të veprimtarisë së zakonshme të një pjese të madhe të sferës suaj!

Edi Rama sërish thirrje mediave të bëjnë kujdes: “Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata” Read More »

Rama shpërndan fjalët e shenjta: “Nëse kishte pasur mençuria prindër, ata do të kishin qenë: durimi dhe verifikimi i lajmit që e dëgjon”

“Nëse kishte pasur mençuria prindër, ata do të kishin qenë: durimi dhe verifikimi i lajmit që e dëgjon”…

Kryeministri Edi Rama e nisi sot ditën me këto fjalë të shenjta, duke shpërndarë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë në këtë periudhë të vështirë kur vendi po përballet me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

“Ebu Hatim el Busti (vdekur 354h), All-llahu e mëshiroftë, ka thënë: Nëse kishte pasur mençuria prindër, ata do të kishin qenë: durimi dhe verifikimi i lajmit që e dëgjon”, tha Rama, pak para zhvillimit të mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë./atsh

Rama shpërndan fjalët e shenjta: “Nëse kishte pasur mençuria prindër, ata do të kishin qenë: durimi dhe verifikimi i lajmit që e dëgjon” Read More »

Rama: Buxheti i shtetit do të mbajë barrën më të madhe pas tërmetit tragjik

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “buxheti i shtetit do të mbajë barrën më të madhe pas tërmetit tragjik”.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Kryeministri Rama theksoi se “sot kemi një takim konkludues me ministrin e Financave me kryetarin e grupit për rindërtimin për të parë si do të riorganizojmë buxhetin, pasi buxheti duhet të miratohet në parlament në datën 5, kështu që buxheti duhet të ketë brenda fokusin tek fatkeqët dhe tek fillimi i procesit të rindërtimit”.

“Buxheti ka një barrë të jashtëzakonshme për të mbajtur të gjitha nevojat, sepse jeta normale do të kthehet dhe dielli do të dalë prapë dhe asgjë nga ato që bëhen nuk mund t’u privohet njerëzve. Mendoj që idetë janë të mira dhe skema që po formësohet për të adresuar problemin është fituese, buxhet, donatorë dhe kontributet e njerëzve, të cilat janë të rëndësishme dhe konsistente , por që janë të papërfillshme në raport me të tërën, në kuptimin e nevojës”-, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “sot brenda ditës në bashkinë e Durrësit do të merret lista e ndërtuesve të të gjitha pallateve të dëmtuara dhe të gjithë duhet të njoftohen sot nëse nuk paraqiten vetë që të paraqiten dhe të marrin përsipër riparimin e të gjitha dëmeve që janë shkaktuar, por nën supervizimin e rreptë të grupeve të inspektimit.

“Dua të bëj edhe një sqarim ose shpjegim për qytetarët për periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme platforma dixhitale e bashkëqeverisjes dhe i gjithë ekipi i bashkëqeverisjes do të vihen në dispozicion ekskluzivisht të komunikimit me të gjithë njerëzit që kanë nevojë të komunikojnë shqetësimin e tyre që kanë në lidhje me banesën po ashtu fluksit, informacionit që shpërndahet lart e poshtë të jetë i përqendruar dhe nga platforma të kalojë tek shtabet përkatëse dhe njerëzve tu jepet përgjigje”, – theksoi Rama.

Ai tha se “nuk kemi pse habitemi, as nuk i mirëkuptojmë të gjithë njerëzit që duan inspektimin në të njëjtën kohë ndërkohë që kjo fizikisht kjo është pamundur.
Por komunikimi është i domosdoshëm në mënyrë që njerëzit të mos çojnë mesazhe që ngelën në ajër, që njerëzit të mos rrinë në pritje të diçkaje që nuke dinë kur do vijë , por sipas blloqeve ka një plan si do zhvillohet inspektimi bllok për bllok dhe sipas blloqeve njerëzve do tu thuhet në bllokun ku gjendet banesa juaj inspektorët do të mbërrijnë në filan datë, ose ju thuhet na dërgoni fotografi të situatës , por është është shumë themelore te mos harrojmë nevojën e trajtimit të barabartë të atyre që janë në qytet dhe atyre që janë në fshat”.

“Plotësim i nevojës së tyre për çadra sepse ata nuk duan të ikin nga fshati se kanë jetën e tyre dhe nuk mund të spostohen dhe të shkëpusin çdo lidhje se kanë gjënë e gjalle atje”, tha Rama./atsh

Rama: Buxheti i shtetit do të mbajë barrën më të madhe pas tërmetit tragjik Read More »