Irina

Vogëlushja shqiptare në Itali,mblodhi kursimet për udhëtimin e ëndrrave : I dhuroj për të prekurit nga tërmeti

Kishte mbledhur me muaj për të realizuar udhëtimin e ëndrrave të saj, një shëtitje në Paris, por ka vendosur t’i japë kursimet e saj për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit. Është kjo historia sa prekëse e frymëzuese e 7-vjecares, Semona Ndou, e cila bashkë me familjen e saj jeton në Firence.

Në këto ditë të vështira për qytetarët e prekur ngë tërmeti, lajmet e trishta që vinin nga Shqipëria kanë prekur zemrën e Semonës së vogël, e cila edhe pse vetëm 7 vjece, vendos të solidarizohet me bashkëmoshatarët e saj në Atdhe. ‘Udhëtimin mund ta bëj një herë tjetër, këto do i dërgojmë në Shqipëri” – janë fjalët që vogëlushja u ka drejtuar prindërve, ndërsa në dorë mbante arkën e kursimeve.
Ka qenë halla e saj, e cila e ka sjellë atë në redaksinë e News24, janë plot 70 euro, të cilat stafi i televizionit ka vendosur t’ia dërgojë një prej bashkëmoshatarëve të saj, i preku nga tërmeti i fortë i së martës së një jave më parë.

Në kavanozin ku Semona ka ruajtur kursimet e saj, ka edhe një mesazh, shkruar bukur prej saj me shkrim dore. “Për të gjithë bashkëatdhetarët e mi që u tronditën nga tërmeti, unë jap kursimet e mia për t’i ndihmuar me keqardhje nga Firence. Semona”.

Vogëlushja shqiptare në Itali,mblodhi kursimet për udhëtimin e ëndrrave : I dhuroj për të prekurit nga tërmeti Read More »

Lekundje zhvendosen ne Vlore, termet 3.5 Rihter ne Radhime

Aktiviteti sizmik ne Shqiperi duket se po vazhdon.

Paraditen e sotme eshte shenuar nje termet i radhes ne zonen e Radhimes ne Vlore. Nderkohe me heret ka pasur termete me te vogla ne zonen e Durresit ndersa me i madhi 4.4 ka qene ai ne oret e mengjesit ne Durres.

Te dhenat e IGJEUM:
Data: 03/12/2019
Ora: 09:51:54
M=3.5
Place: Radhime, 10 Km J Vlore
40.38° N, 19.53° E
Thellësia: 30 KM

Data: 03/12/2019
Ora: 08:23:57
M=1.9
Place: Lalez , Durres
41.53° N, 19.58° E
Thellësia: 15 KM

Data: 03/12/2019
Ora: 07:35:08
M=2.6
Place: Bize, Kepi i Rodonit
41.56° N, 19.55° E
Thellësia: 27 KM

Lekundje zhvendosen ne Vlore, termet 3.5 Rihter ne Radhime Read More »

Inxhinierja Bozo: Çarë të bëni në rast tërmeti, për të mos rr ezikuar kokën

Inxhinierja Luljeta Bozo jep disa këshilla për këdo shqiptar që përballet me tërmetin. E ftuar në oranews, inxhinierja shprehet se ka disa veprime fare elementare që një njeri duhet të kryejë kur përballe me lëkundjet e tërmetit.

“Nuk është se e kaluam këtë tërmet edhe shpëtuam. E para dhe e dyta, duhet të mësohemi, që kur bie tërmeti, g oditja e ani, nuk duhet lëvizur. Janë ca gjëra fare elementare. Sepse lëvizin, vrapojnë nëpër shkallë. Është gjithë pallati. E keqja më e madhe është që futemi në ashensor, që nuk lejohet kur ka lëkundje sizmike, se mund të bllokohesh dhe mund të ngelesh edhe brenda. Vrapojnë nëpër shkallë dhe përplasen me njëri-tjetrin, duke thyer këmbë e kokë vetëm nga paniku. Ndoshta nuk ka vend për panik. Rri poshtë një tavoline të qëndrueshme, ose mos lëviz fare nga vendi. Ose rri poshtë asaj katrorit të derës, kur është më murë jo me kartongjez. Sepse aq është ajo, disa sekonda. “-shprehet inxhinierja Luljeta Bozo.

Pasi kanë mbaruar lëkundjet puna e dytë është të shikosh nëse shtëpia juaj ka çarje.

“Pas atyre pak sekondave, dil dhe shiko nëse ke çarje të mureve. Hidhi një sy shtëpisë. Mos shiko se çfarë qelqurinash të ranë. Zbrit, dil përjashta nga shkallët. Dhe këtu duhet edukimi. Duhen parë difektet që shihen me sy, edhe nga një jo-profesionist, por që e kuptojnë se përbëjnë rr ëzik. Përshembull, nëse është godinë me muraturë dhe ka çarje diagonale, 45 gradë është e rrezikshme. Nëse e ke me kolonë dhe me trarë, dhe aty ku bashkohet kolona me traun ka çarje, ose në katin e parë ka marrë shumë çarje kolona ajo është e rrezikshme. Atëherë mos u fut brenda pa ardhur pa të thënë specialisti që të hysh apo të mos hysh. Mos rr eziko kokën pasi jeta është e para. Po nuk ke jetën nuk bën dot asnjë gjë.

Inxhinierja Bozo: Çarë të bëni në rast tërmeti, për të mos rr ezikuar kokën Read More »

Pas kata strofës së tërmetit ndodh mrekullia, nëna sjell në jetë foshnjen e saj në çadra

Nëna e familjes Sula të cilës iu shkatërrua banesa ka sjellë në jetë një vajzë duke u kthyer buzëqeshjen pas asaj tragjedie.

Familja jeton në çadër dhe fëmija e quajtur Ajsel duket se ditët e para të jetës do t’i kalojë në kushte jo fort të përshtatshme.

Postimi i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu:

Mrekullia e jetës!

Ndërsa familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz, pak orë më parë ka lindur Ajsel, vajza e tyre që gëzon shëndet të plotë bashkë me mami Ardjanën. /albeu

Pas kata strofës së tërmetit ndodh mrekullia, nëna sjell në jetë foshnjen e saj në çadra Read More »

Flet profesor Shyqyri Aliaj: Prova pse nuk do të ketë një tërmet të tretë

Profesori i njohur, Shyqyri Aliaj që ka drejtuar për disa vite Institutin e Sizmiologjisë, duke folur në emisionin “Mbrëmje në Abc” qetësoi popullatën duke u shprehur se nuk priten më termete. Ai theksoi se pasgo ditjet e termetit të 26 nëntorit janë në rënie. I pyetur nga Mirela Milori nëse pritet një termet i tretë, i fuqishëm, ai tha prerazi “JO”, duke bërë edhe sqarimin me fakte shkencore.

Sipas profesorit, termeti i 21 Shtatorit nuk mund të krahasohet me termetin e 26 Nëntorit, pasi i pari ishte me aktivitet të vogël sizmik. Ndërsa përjashtoi çdo mundësi për një termet të ngjashëm me atë të 26 nëntorit në ditët apo muajit në vijim.

Mirela Milori: Një termeti i tretë, a mund të ndodhë?

Profesor Shyqyri Aliaj: Jo nuk do të ndodhë! Çdo termet ka një zonë vatre, ka volum, ka shtrirje… Vatrat e vendit tonë janë vatra në koren e tokës që shkojnë nga 50 deri në 70 km. Vatra e termetit të fundit ishte me shtrirje të vogël, 40 km nga Durrësi deri në Gjirin e Drinit. Në këtë segment 40 km do kohë që të përpunohet e gjitha. Pra këto pasgo ditje që kanë ndodhur këto ditë kanë ardhur pasi po përpunohet vatra. Tashmë pasgo ditjet po shkojnë drejt shu arjes. Aktiviteti sizmig po shu het. Në ditët në vijim Tirana nuk duhet të shqetësohet. Pasgo ditjet mund të ndjehen pak në zonat bregdetare. Në ditët në vijim këto do të rrallohen, mund të jetë ndonjë me magnitudë më pak se 4, por më të mëdha nuk do të ketë.

Gjatë shpjegimit të tij, profesori më tej tha: “Eshtë një zonë që akumuluar energji dhe vjen koha qe një energji e akumuluar që bëhet aq e madhe që është në mes dy pllakave pllaka afrikane me pllaken europiane. Kur përpl asen këto pllaka, pllaka afrikane zhtytet futet poshtë pllakës euroaziatike e saldojnë shkëmbin dhe gjeneron termetin. Është një lëvizje e kontinenteve. Ky ndërveprim gjeneron termete në ultësirën perendimore të Shqipërisë”.

Në Shqipëri ka edhe dy breza të tjerë Korçë-Peshkopi, dhe Elbasan-Dibër që kanë më shumë termete.

*Më poshtë dokumentet që paraqiti profesori në studion e “Abc News”; të dhënat për pasgo ditje, vatra e termetit, dhe aktiviteti sizmik ne zonën bregdetare

Flet profesor Shyqyri Aliaj: Prova pse nuk do të ketë një tërmet të tretë Read More »

Rikthen sërish “surprizat e hidhura” të motit

Reshje shiu, shoqëruar me shtrëngata, pritet të mbizotërojnë ditën e nesërme.

Sipas IGJEUM, nesër priten reshje mesatare në qarqet Shkodër dhe Kukës dhe lokalisht mesatare në qarqet Dibër, Lezhë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë.

Temperaturat pritet të shënojnë: në bregdet: 11 / 16 °C, në vendet e ulëta: 11 / 14 °C dhe në vendet malore: 3 / 11 °C.

Parashikimi i IGJEUM:

RESHJET

Sot pasdite (e hënë, dt. 02) dhe nesër (e martë, dt. 03) priten reshje mesatare në qarqet Shkodër dhe Kukës dhe lokalisht mesatare në qaqet Dibër, Lezhë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Gjatë ditës së nesërme reshjet mund të jenë të shoqëruara edhe me shtrëngata.

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt. 03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 11 / 16 °C në vendet e ulëta: 11 / 14 °C në vendet malore: 3 / 11 °C

Rikthen sërish “surprizat e hidhura” të motit Read More »

“Do ta kem ne mendje gjithe jeten, më kërkoi ujë”, zja.rrfikësi tregon momentet e fundit të Dienës me të bijën: E mbr.onte me trup, gërmova me thonj…

Momente dr amatike, gati si skenat e filmave janë ato që ka përjetuar Irjat Matraku, komandat i Grupit të zja rrfikësve gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti.

I ftuar në emisionin “Real Story” Matraku tregoi se i ishte caktuar detyra që të vijonte operacionin në pallatin 6-katësh në Durrës, ku hu mbën jetën disa persona, mes tyre nëna, vajza e vogël dhe gjyshja.

Zja rrfikësi tha se skena kur ka parë nënën e saj duke mbr ojtur me trup vajzën e paj etë, nuk do t’i shqitet kurrë nga mendja. Bëhet fjalë për Diena Karanxhën dhe vajzën e saj Esiela, të cilat janë dy nga vi ktimat e tër metit shka tërrues.

“Ngushëllime familjarëve së pari. Në momentin e parë që mora sinjalin nga drejtori i Zjarrfikëses, u paraqita në repart. Mora për detyrë të shkoja në pallatin 6-katësh në Durres.

Pasi shkuam në vendin e ngjarjes, bashkë me grupin tim filluam kërkim-shpëtimin për personat që ndodheshin nën rrë noja. Pallati ishte sh embur. Në një krah ndodheshin 4 trupa, që ishin nën rrë noja, sipas informacioneve që na dhanë dhe të afërmit. Në krahun tjetër ishin një gjyshe më nipin që ishin në rrë noja. Atje ishte një nënë bashkë me një fëmijë që ishin gja llë. U munduam me ato mjetet tona, punuam me thonj.

E dëgjonim zonjën. Në momentet e para dhe fëmija ishte gjallë. I jam afruar zonjës, i kam dhënë ujë…Aq mundësi kishim. Me ato mjete që kishim. Më pas erdhi Policia e Rendit dhe nisën punën. Më pas erdhën forcat RENEA, ata kishin mjete. Ishte tra gjike dhe ajo skenë s’do më ikë deri sa të….e përjetoj dhe e kam përjetuar. Një nënë që të mbajë fëmijën poshtë. Ishte tme rrësisht….por ne këtë punë kemi. Ne zjarrfikësit shohim dr ama shumë. Si ky rast…se di.. Kam qenë 72 orë në atë vendngjarje, S’kam pasur mundësi të bëjë telefonata. Pasi nxora familjen time jashtë ika në vendin e ngjarjes. 72 orë pa komunikuar me familjen”, tha ai.

Sheme Myzeqari – komandat i grupit të zja rrfikësve: Ishim në një objekt 4 katësh. Godina ishte rr afshuar komplet. Njoftova qendrën që kemi një person nën rrë noja dhe komunikova me të. Ishim 3 veta, u konsultova me ta. Veprimet tona ishin me kazmë, me lopatë, me levë. Fola me ata 3 persona dhe ata më dhanë një matrapik, dhe tentuam që të futeshim tek ai ambient që dëgjonim zërin e Lavdoshit. Kishim siklet pasi mund të kishim go ditje tjetër tër meti. Në momentin që e nxorëm gjysëm e trupit të Lavdoshit, në atë moment bie një tër met me magnitudë 4 të shkallës rihter. Shokët tanë dhe qytetarët aty ishin në l otë. Pasi s’u mendua se do dilnim të gj allë aty. Pasi nxorëm personin, u lidha me qendrën dhe u thash; operacioni doli me sukses.

“Do ta kem ne mendje gjithe jeten, më kërkoi ujë”, zja.rrfikësi tregon momentet e fundit të Dienës me të bijën: E mbr.onte me trup, gërmova me thonj… Read More »

Qytetari,Ramës: Ma kanë çuar gruan në hotel pa leje

Pasditen e sotme kryeministri Rama e ka kaluar në Durrës ku përvec mbledhjeve me zyrtarët, ka zhvilluar dhe takime me qytetarët për tu njohur me problematikat e tyre. Teksa po ecte, kryeministri u ndalua nga një qytetar i cili pretendonte se kishte humbur bashkëshorten e tij.

Dialogu edhe pse në një situatë të rënduar, ka shkaktuar të qeshura.

Rama: Ça ke mor vëlla, ça ke? Më thuaj. Le të vijë, ça ke? Hë, thuaj?

Qytetari: Ma kanë marrë gruan ma kanë çuar në Golem.

Rama: Ça të kanë bërë?

Qytetari: Ma kanë marrë gruan, e kanë çuar në Golem.

Rama: Si ta kanë çuar në Golem

Qytetari: E kanë marrë e kanë çuar pa më vet mua.

Rama: E kanë marrë gruan pa të pyetur ty?

Qytetari: Po.

Rama: Po gruaja paska më shumë mend se ti se paska shkuar në hotel. Merr autobusin e shko tek gruaja. Hej Zot! O Zot! Gruaja është çmend me këtë, ka shkuar vetë i ka thënë në daç hajde në daç mos hajde.

Qytetari,Ramës: Ma kanë çuar gruan në hotel pa leje Read More »