Irina

Vitin e ardhshëm asnjë blerje për makina e dollapë, kryebashkiakët të lëvizin me kalë

Në vitin e ardhshëm do të bllokohen të gjitha blerjet e makinave, dollapeve, kolltuqeve, tavolinave, televizorëve dhe pajisjeve të tjera në të gjitha bashkitë e vendit.

Kështu deklaroi kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të së martës ndërsa nuk kurseu batutat për kryetarët dhe administratorët e bashkive.

“Përsa i përket fondit, ne do të kalojmë si moment të parë, si faze të parë nga buxhetit 2020, 0,4% të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar duke garantuar dhe siguruar që deficiti primar pozitiv të mbetet pozitiv. Asnjë ndryshim parametrash që mund të kërcënojë qëndrueshmërinë e të gjithë sistemit makro-ekonomik dhe pasi deficiti primar pozitiv do të na mundësojë atë që është domosdoshmëri, një likujditet të domosdoshëm për operimin në vitin 2020. Njëkohësisht po studiohen edhe cilat fonde mund të transferohen për vitin e ardhshëm nga viti 2019. Ka një zë në projektbuxhet që lidhet më të gjithë shpenzimet. Në vitin e ardhshëm nuk do blihet asnjë makinë, nuk do të pajiset asnjë zyrë, nuk do të bëhet asgjë nga ato që kanë qenë rutina e përvitshme dhe do të bllokohen të gjitha blerjet e makinave, dollapeve, kolltuqeve, tavolinave, televizorëve dhe të gjithë me radhë në të gjitha bashkitë e vendit. Asnjë shpenzim për këtë punë. Kush do të jetë keq për një makinë, të gjejë një kalë edhe nuk ka problem. Kryetar bashkish me kuaj do të ishin një inovacion ekologjik dhe sidomos kryetar njësish administrative me kuaj, do të ishin të mirëse ardhur në komunitet që të shkonin shtëpi më shtëpi me kalë dhe të mos vinin vërdallë me vetura në qendrën e qytetit. Përtej metaforës, kjo është në fakt e vërteta”, -tha Rama.

Kryeministri informoi po ashtu se “donacionet në llogarinë e posaçme janë pjesë e fondit. Ndihma dhe financimet specifike për programin nga institucionet ndërkombëtare dhe ndihma për financimet specifike në marrëdhëniet dy palëshe. Portofoli do të jetë i hapur, ne do të dëgjojmë shumë, do të përgatitemi për të dëgjuar shumë dhe duhet të bëjmë ç’mos që purifikojmë sa të mundemi kanalet e komunikimit nga toksinat dhe nga kontaminimi sepse do të ketë shumë mbetje toksike të mendjeve të zymta që do të rrjedhin nëpër kanalet e komunikimit për të vazhduar çoroditjen shkatërrimin e nervave të këtij mileti. Çfarë nuk do të dëgjojmë”. /atsh

Vitin e ardhshëm asnjë blerje për makina e dollapë, kryebashkiakët të lëvizin me kalë Read More »

Tirana dhe Durrësi të ndriçohen për festa, Rama: Të kthehet jeta plotësisht

Kryeministri Edi Rama kërkoi sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë që Tirana dhe Durrësi të zbukurohen për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama theksoi se “Tirana, Durrësi duhet të ndriçohen për Vitin e Ri dhe Krishtlindjet, njësoj si qytetet e tjera të vendit”.

Kreu i qeverisë tha se “duhet të jenë qytete ku kthehet jeta plotësisht dhe ku atmosfera e Vitit të Ri do të jetë edhe më e bukur seç ka qenë vitet e tjetra, mundësisht”./atsh

Tirana dhe Durrësi të ndriçohen për festa, Rama: Të kthehet jeta plotësisht Read More »

Rama mesazh përmes fjalëve të shenjta: “Ju është dhënë falas, dhuroni falas”

Kryeministri Edi Rama zgjodhi sërish sot fjalët e shenjta, për të përcjellë një tjetër mesazh kurajoje për përballimin e situatës së shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryeministri citoi fjalët e shenjta të Ungjillit sipas Mateut, ku ndër të tjera thuhet: …ju është dhënë falas, dhuroni falas.

“Në ato kohëra, pasi mblodhi të dymbëdhjetët, u tha atyre: “Shëroni të sëmurët, ringjallni të vdekurit, purifikoni lebrozët, shpartalloni demonët: Ju është dhënë falas, dhuroni falas”. (Ungjilli sipas Mateut, 10:1,8)”, tha Rama./atsh

Rama mesazh përmes fjalëve të shenjta: “Ju është dhënë falas, dhuroni falas” Read More »

Të prekurit në zonat rurale, Rama: Ata që marrin shtëpi në zonat urbane të dorëzojnë tokën

Kryeministri Edi Rama ka kërkuan në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë që të zgjidhet problemi me zonat rurale për të dëmtuarit nga tërmeti.

Kryeministri tha se “të vazhdojmë intensivisht punën për zgjidhjen e zonave rurale. Për sa i përket zonave urbane është misioni i qartë.

Po ashtu kryeministri tha se duhen ndarë në dy kategori të prekurit në zonat rurale, ata që marrin shtëpi në zonat urbane të dorëzojnë tokën.

“Për sa i përket zonave rurale duhet t’i ndajmë. Kush janë personat që duhet të ikin nga zonat rurale, t’i çojmë në pjesën ku do të futen në në apartamente, por ama nëse do të ikin do të dorëzojnë tokën. Historia se po shkoj marrë një apartament dhe po mbaje tokën nuk do funksionojë. Do kemi shumë kujdes për këto lodrat e dyfishta për të cilat ne si popull kemi një talent të veçantë”, tha ai. /atsh

Të prekurit në zonat rurale, Rama: Ata që marrin shtëpi në zonat urbane të dorëzojnë tokën Read More »

Mbi 1500 fëmijë po marrin kujdes psiko-social në të gjitha pikat e emergjencës

Më shumë se 1500 fëmijë po marrin kujdesin e duhur psiko-social nga 300 psikologë dhe punonjës socialë në pikat e emergjencës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu thotë se fëmijëve po marrin përkujdesje të veçantë.

“Forca më e madhe për t’u ringritur nga kjo fatkeqësi natyrore janë fëmijët ndaj po garantojmë shërbime psiko-sociale për çdo fëmijë në hotele dhe pikat e emergjencës, ku janë strehuar familjet e mbetura pa strehë nga tërmeti.Nën koordinimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Shërbimit Social, me mbështetjen e pakursyer të organizatave partnere, 150 po argëtohen me aktivitete të ndryshme në hotel Rafaelo, me shpresën për të lënë pas sa më parë pasojat e tërmetit! Më shumë se 1500 fëmijë po marrin kujdesin e duhur psiko-social nga 300 psikologë dhe punonjës socialë në pikat e emergjencës”, -informon ministrja.?atsh

Mbi 1500 fëmijë po marrin kujdes psiko-social në të gjitha pikat e emergjencës Read More »

Përkrahësit e apostrofit dorëzohen para injorancës së kohëve moderne

Pas dy dekadash përpjekje për të mbrojtur përdorimin e saktë të apostrofit në gjuhën angleze, përkrahësit më të zëshëm të kësaj shenje pikësimi vendosën të dorëzohen, të shkurajuar nga dembelizmi dhe injoranca, sipas tyre, e kohëve moderne.

Presidenti i Shoqatës Britanike për Mbrojtjen e Apostrofit, John Richards, 96 vjeç, njoftoi se kjo shoqatë do ta ndërpriste aktivitetin e saj.

Richards e themeloi shoqatën në vitin 2001 për të ruajtur përdorimin e saktë të kësaj shenje pikësimi, shumë shpesh preh e abuzimeve.

Ish-gazetari e kaloi periudhën e fundit të karrierës së tij si sekretar redaksie, duke kontrolluar artikujt e gazetarëve para se të botoheshin, një detyrë që shpesh përfshinte korrigjimin e përdorimit të tyre të apostrofit.

Pas daljes në pension, ai vazhdonte të kapte të njëjtat gabime flagrante, ndaj vendosi të merrte masa, duke e konsideruar apostrofin si një specie në rrezik që duhej të mbrohej.

Megjithatë, ai njoftoi se shoqata e tij do ta ndërpriste aktivitetin për dy arsye.

“E para është se unë jam 96 vjeç dhe ka ardhur koha të tërhiqem dhe arsyeja e dytë është se, tani, gjithnjë e më pak organizata e njerëz po shqetësohen për përdorimin e saktë të apostrofit në gjuhën angleze”, u shpreh ai në faqen e internetit të Shoqatës.

“Me mbështetësit tanë të shumtë në mbarë botën, ne bëmë më të mirën tonë, por dembelizmi dhe injoranca e kohërave moderne fitoi!”, vazhdoi ai./ atsh

Përkrahësit e apostrofit dorëzohen para injorancës së kohëve moderne Read More »

Rama: Shqipëria e plagosur kaq keq do të ringrihet më e fortë nga kjo tragjedi

“Shqipëria e plagosur kaq keq do të ringrihet më e fortë nga kjo tragjedi që na rrëzoi të gjithëve pa mëshirë”, tha sot Kryeministri Edi Rama.

Para nisjes drejt Londrës ku do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, Kryeministri Rama iu drejtua përmes një videomesazhi, të gjithë shqiptarëve, veçanërisht banorëve të dëmtuar nga tërmeti.

“Miqtë e mi! Detyra ma kërkon të largohem sot drejt Londrës për Samitin e NATO-s dhe nuk do të mund të jem sot dhe nesër. Me të mbaruar Samiti, nesër pasdite do të fluturoj për Tiranë, por me një ndalesë në Romë, ku do të jem në emisionin ‘Porta e Porta’ për situatën dhe do të kërkoj solidaritet nga shtëpia jonë e dytë, Italia”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se, me të mbaruar do të kthehet menjëherë natën për mbledhjen e zakonshme të orës 7 të qeverisë, dhe seancën e rëndësishme të parlamentit, ku do të kalojmë buxhetin e rishikuar për nevojat bazike të krizës humanitare që krijoi tërmeti.

Padiskutim, tha Rama, që Samitin e NATO-s do ta shfrytëzoj me sa të mund për të folur nga afër për ju me miqtë dhe kolegët e mi Presidentë dhe Kryeministra të shteteve anëtare të NATO-s.

“Ndërkohë, asnjë merak për këto 24 orë sepse do të jemi në komunikim dhe në terren gjithçka do të vazhdojë njësoj sipas planit. Ju më keni parë mua gjithë kohës, por pa skuadrën e ministrave, të zv/ministrave, të drejtuesve vendorë, drejtuesit e institucioneve, punonjësit dhe miqve të angazhuar që po tregohen realisht fantastik këto ditë në përballimin e kësaj furtune të paparë hallesh, ankthesh, nevojash njerëzore, unë nuk do të bëja dot kurrë as çerekun e çerekut të punës, që po bëhet”, tha Rama.

Kryeministri tha se “valët e tërmetit janë ulur thuajse fare dhe dalja nga kriza e përgjithshme psikologjike ka nisur”.

Sistemimi i njerëzve në nevojë dhe të pastrehë, sipas tij, “do të vazhdojë duke u përkujdesur për çdo familje, apo individ që është në hall”.

“Hotelet do të mikpresin deri në nevojtarin e fundit qytetarët nga zonat urbane, ndërsa ata nga zonat e fshatit, që me të drejtë nuk lëvizin dot nga toka dhe nuk ndahen dot nga gjëja e gjallë që kanë, do të vijojmë t’i pajisim me çadra për së mbari që të përballojnë dimrin”, tha Rama.

Por, vijoi sa, “të më falin të gjithë ata që ende nuk janë sistemuar si duan, nëse u përsëris lutjen për durim”. Ne, tha Kryeministri, nuk po rrimë duarkryq, ne nuk po bëjmë me sikur dhe as kemi ndërmend të flemë gjumë pa mbuluar me strehë nevojtarin e fundit dhe pa nisur dhe përfunduar për të gjithë programin e rindërtimit dhe të akomodimit përfundimtar në një banesë më të mirë se ajo që kishte para tërmetit.

“Por ju lutem durim dhe ju përgjërohem sa më pak televizor, hiç portale dhe qenefe dixhitale, mundësisht hiç fare. Ndjesë për gjuhën, por të keqen e qenefit në fakt kur sheh se çfarë ere të rëndë mërzie, pasigurie, pështjellimi dhe përzierje krijojnë të ashtuquajturat burime informimi dhe se sa të pakta janë pasqyrimet njerëzore dhe arsyetimet shkencore në panairin mediatik të Shqipërisë, por për fat të keq njësoj edhe të Kosovës”, tha Rama.

“Përqafime të gjithëve dhe kurajo e shpresë se çfarë nuk të vret të bën më të fortë. Një fjalë e mençur thotë: Lavdia më e madhe nuk është të mos rrëzohesh asnjëherë, por të ringrihesh sa herë të rrëzohesh. Dhe ma besoni, e ndiej fort këtë: Shqipëria e plagosur kaq keq do të ringrihet më e fortë nga kjo tragjedi që na rrëzoi të gjithëve pa mëshirë”, tha Rama. /atsh

Rama: Shqipëria e plagosur kaq keq do të ringrihet më e fortë nga kjo tragjedi Read More »

Petrit Vasili: “Populli i martirizuar nga termeti,qe s’ka buke te haje dhe shtepi se ku te fuse koken,duhet te vazhdoje paguaje nga gjaku i tij per gjakpiresit financiarë te Koncesioneve te qeverise”

Me një shënim në rrjetin e tij social “Facebook”, Petrit Vasili ka publikuar një dokument, që sipas tij, fakton qartë veprimin e mësipërm të kreut të qeverisë.

Postimi në Facebook:
Skandali.Edi Rama Koncesioneve te Oligarkeve nuk u prek nje qindarke,kurse policeve u merr rrogen !!(DOKUMENTI). Edi Rama deklaroi se nuk u prek asnje qindarke Koncesioneve te Oligarkeve dhe opozita qe e propozon “ka mungese fantazije” sipas Rames. Edhe ne keto dite te tragjedise me te rende qe eshte perballur Shqiperia ku po kerkohet solidaritet nga te gjitha anet, vetem parave te Koncesioneve s’duhet tu levize asnje qime.

Populli i martirizuar nga termeti,qe s’ka buke te haje dhe shtepi se ku te fuse koken,duhet te vazhdoje paguaje nga gjaku i tij per gjakpiresit financiarë te Koncesioneve te qeverise. Po Edi Rama qe s’prek Koncesionet me Urdhera te paligjshme u mban rrogen me pahir policise me sebepin e ndihmes per situaten. Shikojeni me syte tuaj Dokumentin se si solidariteti behet me urdher ne polici nga Edi Rama dhe Drejtoret e tij.

Petrit Vasili: “Populli i martirizuar nga termeti,qe s’ka buke te haje dhe shtepi se ku te fuse koken,duhet te vazhdoje paguaje nga gjaku i tij per gjakpiresit financiarë te Koncesioneve te qeverise” Read More »