Irina

Basha anulon aktivitetet për themelimin e PD-së: Fondet në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti

Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, PD deklaron se aktivitetet e planifikuara për 11 dhjetorin, ditën e themelimit të Partisë Demokratike janë anuluar, dhe të gjitha fondet e përcaktuara për këto aktivitete se bashku me kontribute të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj do të shkojnë në ndihmë të personave të goditur nga tërmeti i 26 Nëntorit.

“Solidariteti me të dëmtuarit nga tërmeti dhe mbështetja maksimale për ta është mënyra më e mirë për të përkujtuar data të rëndësishme që shënojnë ngjarjet e Dhjetorit 1990, nga Lëvizja Studentore tek shpallja e pluralizmit dhe lindja e Partisë Demokratike. Që prej tërmetit të 26 nëntorit Partia Demokratike ka anuluar disa aktivitete kombëtare per t’ju përkushtuar me të gjitha mundësitë dhe burimet e saj njerëzore situatës pas tërmetit në terren pranë njerëzve në emergjencë”, thuhet në njoftim.

“Më herët Partia Demokratike anuloi aktivitetet për 28 nëntorin, kreu i demokratëve anuloi vizita te parashikuara jashtë vendit ndërsa në Ditën e Rinisë me 8 dhjetor, të rinjtë e Forumit Rinor e kthyen në ditë solidariteti duke mbledhur dhe shpërndarë ndihma për familjet e goditura nga tërmeti”, përfundon njoftimi i zyrës së shtypit të PD-së./atsh

Basha anulon aktivitetet për themelimin e PD-së: Fondet në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti Read More »

Fake news-et më rezistente sesa viruset

Fake News dhe urrejtja në internet u përhapën me mekanizma shumë më të ndërlikuar sesa ato që përcaktojnë ngjitjen e viruseve të vërteta, sipas një studimi për simulimin e fenomeneve të përhapjes në rrjetet sociale, botuar në revistën ”Plos One” nga studiuesi Marco Cremonini i Universitetit të MilanoS së bashku me Samira Maghool, të Universitetit Alzhara të Teheranit.

“Studimi ynë është përqendruar në një temë me interes të madh: marrëdhëniet midis fenomenit që përhap lajmi i rrEmë dhe reagimi të personave individualë të përfshirë në to’’, shpjegon Cremonini.

”Qëllimi ynë është të kuptojmë se si përhapja e një sëmundje virale , një varësi ose një lajm i rremë, të ndryshojë mënyrën se si njerëzit veprojnë dhe anasjelltas. Ky ndikim i ndërsjellë është i vështirë për tu kuptuar, sepse vetëdija e njerëzve ndryshon”, thekson studiuesi.

“Kur një sëmundje përhapet, për shembull, njerëzit bëhen të vetëdijshëm dhe reagojnë për të mbrojtur veten e tyre, duke kufizuar infeksionin. Në rastin e një varësie, të shohësh miqtë e mi që bëhen skllevër mund të më bëjnë që t’i imitoj ata ose të largohem prej tyre”, shtoi ai./atsh

Fake news-et më rezistente sesa viruset Read More »

Braçe: Prokuroria të kryejë hetime gjithëpërfshirëse, kallëzim penal për ndërtuesit që nuk rekuperojnë dëmet

Zv.kryeministri, Erion Braçe i bën thirrje prokurorisë të kryejë hetime gjithëpërfshirëse sa i përket përgjegjësve të dëmeve pas tërmetit të 26 nëntorit.

Gjatë emisionit “Përballë” në RTSH, Braçe foli edhe për rastin e pallateve të shembura në Thumanë.

“Institucioni që po merret me këtë gjë është Prokuroria, që duhet t’I shkojë deri në fund kësaj historie. Prokuroria duhet të bëj hetime gjithëpërfshirëse, për të nxjerrë përgjegjësinë e çdo strukture”, – tha zv.kryeministri.

Braçe foli edhe për qëndrimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

“Edhe ai si unë e ndjente se sa dramatike ishte ajo qe kishte ndodhur. Edhe unë, edhe ai ishim në të njëjtën gjendje dhe rrinim poshtë pallati, ku kishin mbetur banorë, sado që çdo 15 minuta pallati tundej si pasojë e lëkundjeve, – tha Braçe në RTSH.

Gjithashtu, zv. kryeministri Braçe tha se ndërtuesit që refuzojnë të rekuperojnë dëmet në godinat e ndërtuara jashtë standardeve do të kallëzohen penalisht.

“Këta duhet ta bëjnë tani në Durrës dhe Tiranë. Nëse nuk do ta bëjnë, gjëja e parë që do të bëjmë ne është kallëzimi penal i tyre”, tha ai duke shtuar se “rregullat e deritanishme për sektorin e ndërtimit garantojnë klientelizëm dhe korrupsion”.

Ai tha se qeveria do të ndërmarrë ndryshime ligjore për të adresuar këtë shqetësim. “Duhet t’i vëmë fre kulturës së lakmisë dhe të babëzisë në sektorin e ndërtimit. Duhet të ndryshojnë sistemin që kemi, që është thellësisht privat dhe i pakontrollueshëm. Do ta ndryshojmë me ligj. Të fusim oponencën nga institucionet publike. IGJEUM-i duhet të marrë rolin e oponencës publike në hartimin e kodeve të reja të ndërtimit. Këtë sistem duhet ta nxjerrim nga klientelizmi i grupeve të ndërtimit, – tha Braçe në RTSH. /atsh

Braçe: Prokuroria të kryejë hetime gjithëpërfshirëse, kallëzim penal për ndërtuesit që nuk rekuperojnë dëmet Read More »

Zbardhet Dardha – Dimri “zbret” në Korçë

Fshati malor i Dardhës në Korçës është ‘zgjuar’ i mbuluar nga dëbora mëngjesin e sotëm.

Rreshjet e borës kanë nisur që në orët e mbrëmjes dhe kanë vijuar përgjatë gjithë natës duke mbuluar të gjithë zonëm.

Ndërkaq, sinoptikanët kanë parashikuar ulje të mëdha të temperaturave duke favorizuar kështu rreshjet e borës edhe në zona të tjera malore në Shqipëri.

Zbardhet Dardha – Dimri “zbret” në Korçë Read More »

Noizy reagon ashpër ndaj Ardit Gjebreas: “Lëndove zemrën e një artisti të vertet.Me ty e kam drejtues i emisionit, duket që je artist i vogël”

Noizy ka reaguar ashpër ndaj Ardit Gjebreas për “Këngën Magjike”, pasi ai e ka quajtur këtë të fundit artist të vogël. Ai shprehet se është vr.arë zemra e një artisti të vërtetë, që u borhorit nga salla, pasi Ardit Gjebrea pa intersat para drejtësisë. Mesa duket Noizy e ka fjalën për Fifin, pasi kjo e fundit fitoi zemrat e publikut.

Reagimin:
Besoj e degjuat rreagimin e salles kush e fitoj, po Ashtu si salla mendon dhe shumica e njerzve qe ju ndjekin Pas ekranit, të them të drejten nuk kam degjuar asnje kenge nga ky emision, Por gjithsesi jam une serisht ai qe ska fr.ike të flas mbi pa drejtesite, ky nuk eshte thjesht biznes Por len.don zemren e nje artisti të vertet. Po me ty e kam drejtues i emisionit, duket qe je artist i vogel. Sepse duhet ta kuptosh qe Sapo i vr.ave zemren nje artisti duke ber me hile & duke pare intereset para drejtesise. Gjitha kto VOTIME JAN FAKE. 😚😁 KING ZINJO.

Edhe dy këngëtarë të tjerë kanë shprehur pakënaqësi për çështjen e pikëve dhe vlerësimeve në këtë festival. Endri Prifti u shpreh se në këtë festival pati intriga dhe pazare. Ndërsa Çuni, këngëtari i cili është mik prej kohësh i Enedës, ka deklaruar se është lë.nduar shumë që këngëtarja nuk e ka vlerësuar me asnjë pikë në festival, ndërkohë që ai e votoi me pikët maksimale. I ftuar në “Thumb on”, Arditi zbuloi edhe mesazhin që i dërgoi Enedës duke i thënë se ndoshta ka qenë Flori Mumajesi , ai që ka vendosur për pikët e saj.

Kënga Magjike 2019 u fituar nga Eneida Tarifa me këngën “A do ma zgjasësh dorën”. Në vendin e dytë doli Fifi, ndërsa vendin e tretë e zuri Anxhela Peristeri.

Noizy reagon ashpër ndaj Ardit Gjebreas: “Lëndove zemrën e një artisti të vertet.Me ty e kam drejtues i emisionit, duket që je artist i vogël” Read More »

“U bënë të gjithë ndërtues”/ Inxhinierja Bozo: Kontribut edhe nga vetë individi, nuk ka faj shteti që ndërtuan shtëpi pa themele

Specialistja e ndërtimit, inxhinierja Luljeta Bozo tha sot gjatë mbledhjes së dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit se duhet nisur puna pa humbur kohë për të inventarizuar çdo banesë dhe pallat të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Kemi një identifikim të problemeve, por duhet specifikuar se cilat godina janë shembur, cilat janë ato që kanë dëmtime të lehta. Kjo duhet të specifikohet. Kjo duhet bërë shpejt. Kemi sa të duash inxhinierë dhe specialistë. Duhet mbyllur sa më shpejt dhe them se brenda një jave duhet ta kemi këtë pasqyrë, pra se si e kemi pasqyrën e dëmeve”, – tha Bozo.

Ajo shtoi se, “menjëherë njësia vendore ta bëjë një plan dhe ta organizojë punën dhe ta fillojë punë me ata që janë në qiell të hapur. Duhet të këtë një plan, projekti, ekipi dhe afati. Të mbledhin gjithë fshatrat dhe të bëhet e qartë dhe transparente çdo veprim. Kjo duhet të jetë e organizuar. Kanë bërë shtëpi pa themel. U bënë të gjithë ndërtues, por nuk bëhet kështu, një pjesë të përgjegjësisë ta mbajë edhe ai që ka ndërtuar siç ka dashur”.

Bozo theksoi se, “gjithashtu duhet të jemi të qartë dhe me fondin. A do ta mbulojë komplet shteti, apo duhet të japë dhe një pjesë individi. Unë them që duhet të japë dhe individi kontributin e tij, pasi nuk ka faj shteti që ai e ka ndërtuar shtëpinë pa themel. Në këtë kuadër, unë mendoj që një pjesë të kësaj përgjegjësie duhet ta mbajë nga ana financiare ai që ka shkelur të gjitha rregullat dhe ka dashur të bëjë si të dojë. Unë mendoj se asnjë komunë nuk duhet të pranojë rindërtim ose ndërtim nga e para pa projekt”.

“Në qytet kam një shqetësim të madh. Ka objekte që strukturat janë shumë mirë, por ka kaq shumë ndërhyrje, sa nuk jam e sigurt se ç’bëhet më vonë. Janë hequr muret, arkitrarët dhe brezat e betonit. Këto janë ndërhyrje që kanë bërë banorët. Këta që kanë bërë këtë dëm, duhet të përgjigjen. Të bëhen verifikime të objekteve nëse qëndrojnë apo jo. Ligji duhet të përmirësohet, sepse janë bërë shumë shkelje. Shpresojmë që të veprojë edhe gjyqësori. Unë e kam me shumë merak, duhet të vihen në lëvizje njësitë vendore, s’mund ta përballojë këtë vetëm qeveria”, – përfundoi Bozo./atsh

“U bënë të gjithë ndërtues”/ Inxhinierja Bozo: Kontribut edhe nga vetë individi, nuk ka faj shteti që ndërtuan shtëpi pa themele Read More »

Banesa individuale antisizmike nga Turqia

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në mbledhjen e dytë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit se, është momenti që mund të fillohet me riparime, me banesa individuale, ndërkohë që po bëjmë plane për rindërtimet e mëdha.

“Për banesat individuale kam folur dhe me Elvisin, dhe me Arbrin. Kemi bërë një diskutim në Turqi dje. Ata kanë një superindustri të banesave individuale, antisizmike, ekologjike, që janë super të sigurta, superstabël. Nuk kanë asnjë lloj rreziku dhe mbi të gjitha janë shumë komode, me materiale të qëndrueshme që përdoren masivisht sot, jo thjesht në rastet ku ka pastërmet, por masivisht sot në zonat rurale apo periferi të qyteteve për banesat individuale”, – theksoi Rama.

“Kemi kontaktuar me kompanitë, do të garantojmë deri pasnesër një sërë takimesh aty ku do të mund të kontaktojmë vetë, dhe të shohim të negociojmë për të marrë çmimet më të mira dhe për të marrë një masë kritike banesash, sa i përket kërkesës së banesave individuale në zonën e fshatit”, – u shpreh Kryeministri.

“Janë superbanesa që bëjnë ndryshim të madh cilësor të jetës së qytetarëve. Plus na bëjnë racionalizim forcash. Se qindra e mijëra banesa individuale me grupe, me llaç e mistri e historira është shumë më e komplikuar, shumë më pak e besueshme si praktikë dhe shumë më e avashtë faktikisht. Se duhen forca pune pafund, kompani pafund, inxhinierë pafund. Kështu që besoj se do ta zgjidhim shumë mirë këtë gjë”, – tha Rama./atsh

Banesa individuale antisizmike nga Turqia Read More »

Rama në gjimnazin “Ismail Qemali”: Faleminderit për kontributin vullnetar

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot së bashku me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjimnazin “Ismail Qemali”, ku rifilloi mësimi pas tërmetit të 26 nëntorit .

Veliaj theksoi se në çdo klasë është dërguar nga një psikolog.

“Gjimnazistët janë më garipa, po të shohësh kanë filluar lojën edhe kalçeton, edhe tenisin, edhe volejbollin. Kurse në shkollat 9-vjeçare patëm dhe Korpusin e Paqes që i bëri trajnim mësuesve se si i flitet fëmijëve për tërmetet në formë lojërash. Shkollat e fshatit ato që ramë dakord që nuk do hapen do prishen dhe do i bëjnë të reja i kemi çuar tek shkollat më të afërta”, tha Veliaj.

“Zyshat kanë qenë gjatë gjithë kohës edhe kur ka qenë pushim tek palestra ku ka qenë qendra e emergjencës janë marrë edhe me pastrim edhe me gatim edhe me vendosjen e pemës edhe me mbledhjen e ndihmave”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.

Kryeministri Rama falënderoi gjimnazistët e “Ismail Qemalit” për kontributin vullnetarë që kanë dhënë këto ditë.

Kryeministri takoi edhe gjimnazistët që po luanin basketboll në oborrin e shkollës ku vuri re se mungonte rrjeta e basketbollit. Ai kërkoi nga drejtoresha e gjimnazit që të vihej rrjeta e basketbollit, “pasi nuk luhet dot basketboll pa rrjetë. Nesër në mëngjes më çoni fotografinë që është rrjeta këtu”, u tha Rama gjimnazistëve që po luanin./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/487578175441275/?t=0

Rama në gjimnazin “Ismail Qemali”: Faleminderit për kontributin vullnetar Read More »