Irina

Gjiknuri në Vlorë: Zgjerim i strukturave të PS-së me prurje të reja

Në qytetin e Vlorës vazhdon normalisht procesi i zgjedhjeve të brendshme në organizatat socialiste.

I deleguari politik në Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri ndoqi nga afër procesin në organizatat socialiste 4440 të rajonit Nr.5 të qytetit.

“Me Vilmën dhe Anduelin ndoqëm nga afër procesin në OS 4440 të Rajonit Nr.5. Hapje e mëtejshme dhe zgjerim i strukturave me prurje të reja”, tha ai.

Gjiknuri u shpreh se në kuadër të këtij procesi synohet reflektim dhe përmirësim i punës së deritanishme në organizatat socialiste./atsh

Gjiknuri në Vlorë: Zgjerim i strukturave të PS-së me prurje të reja Read More »

Kryebashkiaku i Gjirokastrës celebron çiftin gjatë fluturimit me balonë

Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi celebroi sot Redonën dhe Nertilin, dy të rinj, të cilët edhe pse jetojnë në Tiranë, zgjodhën vendlindjen për të kurorëzuar dashurinë e tyre përmes një ceremonie shumë veçantë.

Shkëmbimi i unazave dhe premtimi për dashurinë mes të sapomartuarve u bë në një balonë, e cila u ngrit herët në mëngjes në fluturim. Flamur Golemi bëhet kështu kryebashkiaku i risive, që në vend të një ceremonie tradicionale e celebroi çiftin në qiell.

Fluturimi i çiftit hapi edhe siparin e aktiviteteve të ditës së sotme në pistën e aerodromit për “GjiroArtShow 2019”. Ky aktivitet organizohet nga Federata Shqiptare e Aeronautikës dhe është një fundjavë e kushtuar sporteve të ajrit, kulturës dhe argëtimit.

Aktiviteti nisi të premten dhe mbyllet të dielën./atsh

Kryebashkiaku i Gjirokastrës celebron çiftin gjatë fluturimit me balonë Read More »

Janar-gusht/ 5.496 gra kanë kryer mamografinë falas në spitalet e vendit

Të gjitha gratë dhe vajzat mund të kryejnë falas kontrollin periodik të gjirit, gjatë gjithë vitit në poliklinikat dhe spitalet publike.

Gjatë periudhës janar-gusht 2019, 5.496 gra kanë kryer mamografi falas në spitalet e vendit. Nga këto 1.199 janë kryer vetëm në QSUT sipas të dhënave të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Gjithashtu në shërbimin onkologjik janë kryer 31.362 vizita gjatë periudhës janar-gusht 2019​.

Ekzaminimin e mamografisë mund ta kryejnë të gjitha gratë në moshën mbi 50 vjeç. Por mund ta kryejnë edhe gratë e moshës 40-50 vjeç që janë në risk më të lartë (me risk të lartë konsiderohen ato gra që janë bartëse të defekteve gjenetike, që kanë histori familjare apo personale për kancer gjiri, probleme beninje të gjirit, që kanë fillim të hershëm dhe mbarim të vonshëm të menstruacioneve, mos lindje e fëmijës ose lindja e fëmijës mbi moshën 35 vjeç, obezitet, ind i ngjeshur të gjirit dhe ekspozim ndaj rrezatimit terapeutik).

Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë. /atsh

Janar-gusht/ 5.496 gra kanë kryer mamografinë falas në spitalet e vendit Read More »

Vlorë, pastrohet rrjeti i kanalizimeve në rrugën “Albano & Romina”

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve vijon me ritme pastrimin e rrjetit të kanalizimeve në qytetin e Vlorës.

Ditët e fundit puna u përqendrua në rrugën “Albano & Romina”, në segmentin që lidh këtë zonë me Transballkaniken, zonë që ka më shumë probleme gjatë përmbytjeve masive në qytetin bregdetar.

Punonjësit e UK Vlorë me mjetet e specializuara pastruan rrjetin, ku përdorën edhe telerobotin që ka bërë një verifikim të detajuar të kësaj linje.

“Kemi kryer pastrimin dhe larjen me sondë të linjave të kanalizimeve te “Albano&Romina”. për një rrjet sa më funksional”, shprehet UK, Vlorë.

Sipas UK, Vlorë, falë këtij roboti me kamerë të përdorur për pastrimin e këtij rrjeti janë gjetur edhe thasët me rërë që bllokonin rrjetin e kanalizimeve në këtë zonë.

Zona në rrugën “Albano & Romina” është bërë problematike në vite për shkak të përmbytjeve në qytet.

Pas realizimit të pastrimit nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve pritet që në këtë zonë të shmanget mbledhja e ujit dhe përmbytjet e qytetit në ditët me reshje intensive./atsh

Vlorë, pastrohet rrjeti i kanalizimeve në rrugën “Albano & Romina” Read More »

Muze për përdoruesit e Instagramit, gjithçka që nevojitet për një selfie perfekte

Një muze i vyer për përdoruesit e Instagramit, është hapur në Vjenë, me hapësira interaktive për të rinjtë që të krijojnë artin e tyre. I mbushur me mure shumëngjyrëshe dhe objekte gjigande, muzeu ka gjithçka që nevojitet për selfien perfekte.

“Numri i të rinjve që shkojnë nëpër muze ka rënë ndaj ne po përpiqemi ta luftojmë këtë fenomen me median sociale”, thotë Petra Scharinger, bashkëkrijuese e muzeut Nofilter.

Ata preferojnë të jetojnë online në vend që të ndërveprojnë me botën reale.
Të rinjtë, janë mes përdoruesve më të mëdhenj të sajteve të medias sociale. Në Britani, nëntë nga 10 adoleshentë përdorin mediat sociale si Instagrami, Facebooku dhe Whatsapp. Muzeu është i mbushur me ekspozita interaktive që ftojnë njerëzit të argëtohen. Ka 24 salla të ndryshme në muze.

Muzeu Nofilter në Vjenë i bashkohet kështu një numri homologësh anë e mbanë botës që kanë në shënjestër përdoruesit e medias sociale.

Një shembull është Muzeu i Akullores në SHBA, që ka rezultuar shumë popullor dhe ka më shumë se 390 mijë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram. /atsh

Muze për përdoruesit e Instagramit, gjithçka që nevojitet për një selfie perfekte Read More »

Byrek me fasule (receta)

1 pako peta
1 kokërr qepë
500 gr fasule
4-5 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
1 lgj qumësht
Kripë, piper

Fillimisht vendosim fasulet të ziejnë bashkë me një kokërr qepë. Sipas dëshirës mund t’i shtojmë dhe një gjethe dafine. Pasi të jenë zier fasulet dhe të jenë bëre gati si për sallatë i rregullojmë me kripë dhe piper. Marrim një tavë e lyejmë me pak yndyrë (gjalpin e tretur dhe vajin e ullirit) dhe shtrojmë 2-3 peta të rrudhosura.

Në enën ku kemi trazuar vajin dhe gjalpin shtojmë 1 gotë qumësht dhe një garuzhde nga lëngu i fasuleve. E trazojmë mirë dhe me këtë masë spërkasim petët. Vendosim më pas një shtresë fasule duke e spërkatur me yndyrën e përgatitur. Vendosim përsëri 2-3 peta të rrudhosura duke i sperkatur mirë me yndyren e përgatitur dhe kështu vazhdojmë duke realizuar një byrek me 2-3 shtresa fasule. E spërkasim mirë dhe petën e fundit të byrekut dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 35-40 minuta.

Byrek me fasule (receta) Read More »

Tradhtojnë më shumë burrat apo gratë? Studimi do t’ju habis

Edhe pse shpesh debatohet për atë se kush tradhton më shumë, mashkulli apo femra, na duhet patjetër t’ju themi që gjërat janë pak a shumë të barabarta, mirëpo është çështja se a mashtrojnë për shkaqe të njëjta.

Madje, 50 për qind e femrave të martuara dhe 60 për qind e meshkujve të martuar në ndonjë moment të jetës kanë pasur aferë dashurore, janë rezultatet e hulumtimit të revistës “The Journal of Couple and Relationship Therapy”.

Ekspertët për lidhje ndërmjet çifteve kanë provuar të sqarojnë se cili është shkaku që femrat vendosin të tradhtojnë.

Duke pasur parasysh që situata e secilit është e veçantë, e kishin të vështirë që të zgjidhnin një shkak të vetëm për ç’arsye femrat tradhtojnë.

Derisa disa besojnë që meshkujt tradhtojnë vetëm për shkak të nevojave fizike, ndërkaq femrat tradhtojnë për shkak të nevojave emocionale, në realitet, gjërat janë shumë më të komplikuara.

Ekspertët thonë që meshkujt duhet të mbajnë në mend një gjë, që femrat në vend të parë janë femra, pastaj janë bashkëshorte dhe nëna.

Nëse mashkulli fillon të mos i kushtojë kujdes dhe nuk tregon afsh ndaj bashkëshortes së vet, nuk do të duhej të befasohej nëse ajo ato i kërkon te dikush tjetër.

Tradhtojnë më shumë burrat apo gratë? Studimi do t’ju habis Read More »

Fasule në furrë

Përbërësit:

1 kg fasule pllaqi
2 qepë të vogla, të grira në kubik të vegjel
2 karrota të grira
3 luge gjelle majdanoz të grirë
3 gjethë selino të fresket të grirë
200 gr salcë domate
1 filxhan kafeje me vaj ulliri
4 thelbinj hudhër të grira
kripë – piper
1 gjethe dafine

Përgatitja: Vendosim fasulet një nate perpara se ti gatuajme që të na zbuten. I kullojme, i shpelajme dhe në një tenxhere ziejme fasulet pllaqi (gjysem të ziera) në ujë me kripe për 30-40 minuta.

Kullojme fasulet e ziera në një site dhe i leme menjë anë. Në një tenxhere me vajin e ullirit skuqim qepën, karrotat,selinon për 3-4 minuta. Shtojmë hudhrën, salcen e domates dhe majdanozin, kripën dhe piperin.

Shtojmë fasulet pllaqi që ziem me përpara dhe i kaverdisim dhe 3-4 minuta akoma. Shtojmë 3 filxhana caji me ujë të ngrohte dhe i leme të marrin një valë për 2-3 minuta.

Vendosim fasulet pllaqi në një tepsi. Fusim tepsinë me pllaqitë në furre të parapregatitur në temperaturen 170 – 180 grade celsius për 30 – 40 minuta. /living.al/

Fasule në furrë Read More »