Irina

Kurti: Shfrytëzojeni këtë shans unik për nga karakteri, e historik për nga pesha

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka votuar në Qendrën e Votimit në Fakultetin Juridik.

Kurti i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tij e vogël, pasi votoi tha se sot është ditë e veçantë për tu dhënë përgjigje sovrani gjitha partive politike.

Ai ftoi qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë duke e konsideruar si shans unik me karakter historik.

“Dita sot është fortë e veçantë të gjitha përgjigjeve të gjitha partive e politikanëve në fushatë përgjigjet populli si burim i sovranitetit të Republikës sonë. Në ditën e sotme nuk ka rëndësi se a je i pasur apo i varfër, a je grua apo burrë, i ri apo i moshuar a vjen nga fshati a nga qyteti a ke mbaruar shkollim të lartë apo jo të gjithë jemi të barabartë sistemi politik është hapur për të gjithë dhe secilin prej nesh. Unë u bëjë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë këtë shans unik për nga karakteri, e historik për nga pesha”, tha Kurti.

Kurti kur u pyet se përse nuk votoi bashkëshortja e tij, tha se gruaja dhe vajza e tij nuk kanë nënshtetësi të Kosovës.Ndryshe në qendrën e votimit në Fakultetit Juridik të drejt votë kanë mbi 6 mijë qytetar. /KosovaPress/

Kurti: Shfrytëzojeni këtë shans unik për nga karakteri, e historik për nga pesha Read More »

Voton Thaçi, fton qytetarët të votojnë për një të ardhme më të mirë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e zgjedhjeve ka votuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, teksa ka ftuar gjithë qytetarët të votojnë për një të ardhme më të mirë për shtetin.

I pari i shtetit i shoqëruar nga bashkëshortja, para mediave u shpreh i sigurt se ky votim do të jetë një votim për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

“Dëshiroj që t’i uroj qytetarët e Kosovës për këtë ditë të rëndësishme, por të njëjtën kohë t’i ftoj të dalin të votojnë për të drejtën e tyre për të mirën e tyre. Do të jetë një votim për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, për një jetë më të mire për qytetarët, për zhvillim ekonomik, për vende të punës dhe gjitha të mirat”, tha Thaçi. /KosovaPress/

Voton Thaçi, fton qytetarët të votojnë për një të ardhme më të mirë Read More »

KQZ: 25 mijë votues më shumë sesa në zgjedhjet e kaluara deri në orën 11:00

Deri në orën 11:00, 174 mijë e 69 persona me të drejtë vote ose 9.64 përqind e votuesve. Këto të dhëna u thanë në konferencën e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka tha se në zgjedhjet e vitit 2017 deri në orën e njëjtë patën votuar 150 mijë e 244 votues ose 8 përqind.

Kryetarja e KQZ-së tha se këto të dhëna vijnë nga 94 përqind e vendvotimeve në tërë territorin e Kosovës.

Sipas saj, procesi i votimit deri më tani është duke shkuar në rregull. “Përveç disa incidenteve të izoluara ,sipas të dhënave që vinë nga dhoma operative, procesi i votimit është duke shkuar në rregull”, tha Daka.

Ndër tjera ajo tha se krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare numri i votueseve të cilët e kanë shfrytëzuar të drejtën për të votuar është më i madh./KosovaPress/

KQZ: 25 mijë votues më shumë sesa në zgjedhjet e kaluara deri në orën 11:00 Read More »

Kosovë/ ​Vëzhguesja e BE-së: Procesi i votimit po shkon pa probleme

Kryesuesja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Europian, Viola von Cramon-Taubadel, ka vizituar paraditen e sotme disa qendra të votimit në Prishtinë, prej ku ka thënë se procedurat e hapjes së vendvotimeve kanë shkuar pa problem.

Ajo ka theksuar disa incidente të vogla, por sipas saj, në përgjithësi, procedurat në orët e para të votimit kanë rrjedhur pa problem.

Nga Fakulteti Filologjik i Universitetit të Prishtinës, ku janë të vendosura disa qendra të votimit, kryesuesja e misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve nga BE, ka thënë se gjatë ditës do të ketë më shumë vëzhgim dhe se procesin e votimit do ta mbrojnë gjatë tërë ditës së zgjedhjeve.

“I kemi disa incidente të vogla, por në përgjithësi të gjitha procedurat, prej asaj se çfarë kemi vëzhguar kanë shkuar mirë, nuk ka pasur ndonjë problem…. Unë mendoj se një ose dy votues nuk ishin në vendvotimet e duhura, ose ndonjë gjë e tillë, mirëpo nga ajo se çfarë kemi vëzhguar rreth 98 përqind është duke shkuar mirë dhe pa probleme . I kishim 30 ekipe për hapjen e vendvotimeve dhe do t’i kemi 58 ekipe në teren për tërë ditën”, tha Cramon-Taubadel.

Ajo ka thënë se procesi duket i qetë, por që sipas saj është herët të flitet meqë kanë kaluar vetëm pak orë që kur janë hapur qendrat e votimit.Megjithatë, vëzhguesja e Bashkimit Europian theksoi se nuk ka ndonjë indikacion që mund t’i shqetësojë./KosovaPress/

Kosovë/ ​Vëzhguesja e BE-së: Procesi i votimit po shkon pa probleme Read More »

Policia e Shtetit, ceremoni solidariteti për policët italianë të rënë në krye të detyrës

Policia e Shtetit në solidaritet me Policinë italiane, në shenjë respekti për policët italianë, të cilët dhanë jetën në krye të detyrës, në Trieste të Italisë, paraditen e sotme zhvilloi një ceremoni para ambasadës Italiane në Tiranë.

Punonjësit e Policisë kanë mbajtur drejtqëndrim dhe për një minutë kanë mbajtur ndezur sirenat e Policisë.

Ambasadori Italian në Shqipëri, Alberto Cutillo ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe punonjësit e Policisë për këtë gjest solidariteti./atsh

Policia e Shtetit, ceremoni solidariteti për policët italianë të rënë në krye të detyrës Read More »

Ç.udira shqiptare/ Cfare lesh burri eshte ai? ‘Nëse burri nuk bën fëmijë ndaje

Nënë e bijë ishin këtë të diel protagoniste në rubrikën “Shihemi në gjyq” në programin “E Diela Shqiptare” Xhemilja ka 6 vite e martuar, por gjatë kësaj periudhe nuk ka mundur të ketë fëmijë. Bashkë me bashkëshortin ka vendosur të birësojë një fëmijë, por nëna e saj është kategorikisht kundër kësaj ideje.

Xhemilja në rrëfimin e saj, tha se ka 6 vite martuar dhe bashkëshorti i saj nuk mund të bëjë fëmijë.
“Bashkëshorti im nuk lind dot fëmijë tani, edhe pse me martesën e parë ka një vajzë, ndërsa tani ka probleme. Kemi bërë vizita herë pas herë dhe ai doli me probleme, gjithmonë më ka ak.uzuar mua dhe më thoshte “unë e kam një fëmijë, ti ke probleme, por në fakt unë jam shumë mirë dhe mund të lind fëmijë”.

Ndërsa, zonja Fiqirete këmbëngul që vajza e saj ta lërë bashkëshortin.
“Kur ka dalë më probleme bashkëshorti lërë farë, ka burra pak, për çfarë e do një burrë që nuk lind fëmijë? Njeriu martohet për të krijuar familje, pa fëmijë nuk rrihet, më mirë rrije tek mami, jot. Ta kishe lënë që kur e more vesh. Duhet të kesh fëmijën e barkut tënd dhe nuk mbahet shpresa tek fëmija e botës.
Por, Xhemilja nuk bie dakord me nënën e saj.

“Unë nuk e lë, kurrë sepse nuk e dija që ai kishte probleme. Unë e kam vendosur se do birësoj një fëmijë dhe nuk e lë”.
Zonja Fiqirete, tregoi sesi është martuar vajza e saj, Xhemile me burrin.
“Nuk e kemi njohur, këta janë martuar me shkesë. Ai u prezantua që kishte një fëmijë më parë dhe tani me martesën me vajzën time, ka 6 vite dhe nuk bën fëmijë”.

Xhemilja është e pr.erë në vendimin që ka marrë dhe nuk do të nd.ahet nga bashkëshorti i saj dhe do të birësojë një fëmijë duke i dalë kundër familjarëve të saj.
“Unë nuk e lë, unë shkoj shumë mirë me të dhe ai më do. Një doktori, i tha se mos ka kaluar temperaturë të lartë dhe kjo i ka shkaktuar probleme”.

Juristja Eni Çobani, tha se nga kontaktet që ka pasur më zotërinë, ai nuk e pranon që fëmija i parë nuk është i tij.
“Nga kontaktet që kam patur privatisht me zotërinë ai nuk e pranon që fëmija i martesës së parë nuk është i tij dhe kjo tregon se ose ai ka kaluar një sëmundje pas atij momenti ndoshta dhe në mënyrë ta paditur nuk e ka kuptuar që e ka d.ëmtuar në një drejtim. Ai dhe sot nuk e pranon faktin që nuk bën fëmijë dhe thotë ky ishte fati dhe e mbulon të gjithë bisedën me kaq. Ndërkohë që zonja në bazë të të gjitha analizave është e rregullt dhe mund të bëjë fëmijë. Zonja thotë se nuk e lë, ky është fati im dhe do të qëndroj me të”.

Juristja Eni Çobani e pyeti, zonjën Fiqirete se cila është arsyeja që nuk pranojnë që vajza e tyre të birësojë fëmijë.
“Ta ndajë burrin, se ka 6 vite martesë, tani do ishte bërë fëmija 4 vjeç. Ne jemi tr.onditur shumë. Unë nuk e pranoj në shtëpi, do ndahet me vëllezërit. Unë nuk kam mundësi të ndihmoj Xhemilen. Fëmija është lulja e jetë, unë prandaj e kam ta ketë fëmijën e barkut”.

Xhemilja prej disa muajsh nuk ka marrëdhënie të mira me familjarët e saj. Gjithashtu ata nuk e ndihmojnë dot që të sjelli në jetë një fëmijë vetë, pasi kërkohet një vlerë e konsiderueshme parash.

“Bashkëshorti im ka thënë që të marrim 10 milionë Lekë kredi, por unë nuk mundem, pasi ne marrim shumë pak para. Unë ja tregova të gjitha dokumentet doktoreshës dhe më tha, mblidh lekët dhe hajde, por unë nuk mundem”.
Xhemilja i kërkon familjes së saj se ka nevojë për mbështetjen e tyre dhe do ti ketë përkrah në çdo hap.

“Unë e kam vendosur për ta birësuar, dhe kam tre vite që kam bërë dokumentar. Familjaret më thanë se nuk do e pranojnë në shtëpinë e tyre nëse birësoj fëmijë. E kam marrë përshtatshmërinë, më vunë kush për të rregulluar shtëpinë dhe unë e bëra kam një vit, por tani më thonë që nuk ka fëmijë, por për 2 vite janë birësuar 85 fëmijë”.
Zonja Xhemile ka venë një kusht për birësimin e fëmijës dhe kërkon që ai të jetë nga mosha 1 deri në 2 vjeç, dhe djalë, por kushti që është vënë jo gjithmonë mund të përmbushet Komiteti i Birësimit, pasi fëmijët që vinë aty të quajtur të b.raktisur nuk janë gjithmonë të moshës që kërkon zonja.

Por Xhemilja, thotë se ka pasur dhe raste kur fëmijët kanë qenë të moshës që ajo kërkon dhe përsëri nuk e ka përfituar nga Komiteti i Birësimit.
Pas dia tentativa të bëra nga juristja Eni Çobani, që zonja Fiqirete të pranojë që vajza e saj të birësojë një fëmijë, mendimi i saj nuk ndryshoi. “Nuk pranoj dhe nëse ajo e merr, nuk do kujdesem kurrë për atë fëmijë që nuk është nga barku i saj”.

Xhemilja tregoi se ka bërë të gjitha përgatitjet e saj në shtëpi edhe pse nuk ka ende fëmijën e saj në dorë.
Eni Çobani i premtoi se do të bëjë të pamundurën që Xhemilja të bëhet nënë./tvklan

Ç.udira shqiptare/ Cfare lesh burri eshte ai? ‘Nëse burri nuk bën fëmijë ndaje Read More »

Shqiptari realizon ëndrrën: “Dikur prindërit e mi pastronin këto zyra”

Grimieri shqiptar, Mario Dedivanoviç ka realizuar ëndrrën e tij më të madhe në ditën e ditëlindjes. Me anë të një postimi në Instagram Mario ka treguar se ka blerë zyra të reja në New York, zyra që dikur prindërit e tij i pastronin.

“Oh Zot. Mora sot çelësat e zyrave të mia të reja në New York për ditëlindjen time të 37. U zgjova i lumtur për të ardhmen dhe i shastisur sepse kjo ka qenë ëndrra ime për 2 dekada. Kur prindërit e mi erdhën në këtë shtet, pastruan zyra si këto për viteme rradhë. Unë gjithmonë kam ëndërruar të jetoja në New York dhe të kisha zyrat e mia pranë. Sot kjo ëndërr u bë realitet…20 vite më vonë.

Shikoni, e di që duket kohë shumë e gjatë, por unë jam mirënjohës për këtë udhëtim, për punën e palodhshme që më çoi këtu. Jam më i mençur tani. Kam më shumë eksperiencë. Po bëhem mashkulli që kam përfytyruar.

Ky është thjesht një hap më shumë në këtë udhëtim të gjatë. Ose më mirë të themi një copë e pazëllit. Për të gjithë artistë – Ju lutem kurrë mos hiqni dorë nga qëllimet dhe ëndrrat tuaja. Shumë njerëzve u duhen vite për të arritur ku duan.

Më besoni, shpeshherë për pak kam hequr dorë. Besojini vetes, qëndroni të fortë. Faleminderit përmbështetjen gjatë këtyre viteve dhe që e bëtë ëndrrën time realitet. Ky është thjesht fillimi i një kapitulli tjetër. Ju dua të gjithëve, ok e mbylla”, shkruan Mario.

Mario ka marrë urim për ditëlindje edhe nga Kim Kardashian e cila shkruan: “Të njoh prej më shumë se një dekade dhe ti je personi më besnik që njoh. I rrallë për t’u gjendur, të dua përgjithmonë”.

Shqiptari realizon ëndrrën: “Dikur prindërit e mi pastronin këto zyra” Read More »

Harroni ditët me diell, si pritet të jetë moti

Ditët me kohë të mirë e me diell duket se sa vijnë e bëhen më të rralla në stinën e vjeshtës.

Sot priten reshje të dobëta në qarqet Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Shkodër, Durrës, Elbasan, Fier dhe Korçë reshjet priten të jenë lokalisht të dobëta. Reshjet do të jenë më të shumta pasdites se sotme.

Sa i përket temperaturave minimale dhe maksimale, ato do të variojnë: në bregdet: 13 / 22 °C; në vendet e ulëta: 12 / 24 °C ndërsa në vendet malore: 8 / 17 °C.

Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.

Harroni ditët me diell, si pritet të jetë moti Read More »