Irina

Horoskopi, gjatë kësaj fundjave duhet të bëni kujdes në raport me të tjerët, si në familje edhe në punë

Dashi

Gjatë kësaj fundjave duhet të bëni kujdes në raport me të tjerët, si në familje edhe në punë. Duket sikur jeni gati për luftë dhe çdo gjë mund të shkaktojë sherr, edhe pse nuk jeni ju provokuesi i problemeve. Do të jeni gati për tu përballur ndaj çdo provokimi, duke u përgjigjur në mënyrën më të ashpër të mundshme, ndaj këshillohet që të ruani qetësinë sa më shumë.

Demi

Kjo fundjavë do të rezervojë për ju dy ditë rikuperimi, të cilat do ju shërbejnë për të harruar një javë aspak pozitive. Kjo është një periudhë e veçantë në jetën tuaj, gjatë së cilës jeni përballur me shumë ndryshime të cilat ju kanë transformuar. Kjo gjë do ju shërbejë për mirë, pasi nuk do të pranoni në mënyrë pasive vendimet e të tjerëve, vetëm për ti kënaqur dhe duke dëmtuar vetëm. Ka ardhur momenti që të mendoni më shumë për veten tuaj.

Binjakët

Ju pret një ditë pozitive, edhe sepse Hëna nuk është më në kundërshti me ju. Gjatë kësaj fundjave, çdo gjë do të ecë më së miri në dashuri, ndaj përfitoni për të bërë projekte me partnerin/en, për të rikuperuar kohën e humbur.

Gaforrja

Gjatë kësaj jave mund të ndiheni disi të lodhur dhe kjo gjë do të bëjë që të mos çoni deri në fund çdo synim që i keni vendosur vetes. Mundohuni që të mos stresoheni për këtë gjë. Raportet ndërpersonale do të përmirësohen, ndaj përfitoni për tu relaksuar.

Luani

Kjo ditë është mjaft pozitive sa i takon çështjeve profesionale, sidomos për ata që e kanë të përqendruar punën pikërisht në këtë periudhë. Sa i takon dashurisë, këshillohet që të jeni të sinqertë. Mundohuni që të jeni edhe më të kuptueshëm me njeriun që doni.

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shenje i pret një ditë e bukur sa i takon dashurisë, ku yjet do të jenë në favorin tuaj, por do të jenë edhe më shumë duke nisur nga 8 tetori, në sajë të kalimi tranzit të Venusit, ndaj përfitoni. Kush është vetëm duhet të frekuentojë vende dhe njerëz të rinj, pasi mundësitë nuk do të mungojnë. Ata që janë çift prej kohësh, do mund të mendojnë për projekte të rëndësishme.

Peshorja

Ju pret një e shtunë stresuese dhe nën ritmin e duhur, gjatë së cilës do të ketë dyshime në dashuri. Mos merrni vendime të nxituara, pasi shpesh inati do ju shtyjë që të reagoni keq. Do të jeni disi të lodhur edhe fizikisht, ndaj mundohuni që të përfitoni për të pushuar më shumë.

Akrepi

Kjo e shtunë do të jetë neutrale, por pas pak ditësh do të merrni rezultatet e shpresuara në sferën profesionale. Duhet të tregoni më shumë kujdes ndaj shëndetit dhe formës fizike.

Shigjetari

Përfitoni nga kjo fundjavë për t’iu dedikuar vetes, duke u kujdesur më shumë për shëndetin tuaj dhe për të pushuar më shumë. Duhet të rrisni vetëvlerësimi, pasi çdo problem me të cilin do të përballeni, do të rezultoni fitimtar.

Bricjapi

Gjatë kësaj fundjave mund të ketë të papritura në dashuri! Mund të përballeni me debate të vogla apo probleme me të cilat duhet të ballafaqoheni papritur, shkruan noa.al. Mundohuni që ti përdorni fjalët me kujdes dhe të shmangni tensionet.

Ujori

Do të keni dëshirë që të ndiheni të përkëdhelur ose të përkëdhelni dikë, ndoshta duke i blerë një dhuratë. Mundohuni që krahas diçkaje materiale, ti dhuroni pak qetësi dhe relaks. Në këtë periudhë jeni lodhur shumë, ndaj keni nevojë që të pushoni.

Peshqit

Kjo e shtunë do të sjellë rikuperim pas një jave mjaft të ngarkuar. Ka ende disa shqetësime që nuk ju lënë të qetë, por mundohuni që ti largoni vetëm për pak, pasi keni nevojë që të qetësoheni paksa.

Horoskopi, gjatë kësaj fundjave duhet të bëni kujdes në raport me të tjerët, si në familje edhe në punë Read More »

Braçe nga Durrësi: Për disa prokurorë e gjyqtarë nuk duhet pritur radha për Vetingun

“Reforma në Drejtësi të marrë përpara gjithë këtë pisllëk zhuli. Janë ca njerëz që nuk kanë kaluar akoma në Veting, të cilët duan të kapërcejnë çdo lloj radhe për të kaluar në “sitë”,- tha zv.kryeministri Erjon Braçe, pas daljes nga seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, ku ishte i pranishëm.

Në një prononcim për mediat, Braçe tha se në drejtorinë e Regjistrimit të Pasurive në Durrës apo ALUIZN-in, ne kemi pas probleme kohë pas kohe, probleme të vjetra të trashëguara nga mënyra se si janë administruar këto zyra.

“Kohë pas kohë ka pasur lëvizje të drejtuese dhe ndjekje penale. Pikërisht se prokuroria ka ngritur një akuzë kundrejt një punonjësi që është dhe drejtuesi i zyrës së re, pra Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Prokuroria ka ngritur një akuzë kundrejt drejtuesit të zyrës së re, të Kadastrës, nuk bëhet fjalë për Hipotekën, Aluiznin, por i referohet një institucioni të ri bazuar funksionimi i tij mbi një ligj tjetër të ndryshëm nga ligjet për dy institucionet e mëparshme”, theksoi ai.

Braçe tha se i takonte të ishte aty për të parë akuzën që ka ngritur prokurori ndaj një punonjësi të shtetit shqiptar dhe natyrisht për të dëgjuar punonjësin në dëshminë e tij përkundrejt akuzës të ngritur nga prokurori.

“Pa më të voglin diskutim që është akti final i një historie të gjatë gati një mujore, shantazhi presioni, shantazhi kriminal mbi punonjësin që sot ishte me pranga në sallën e gjyqit. Presioni kriminal që nuk është bërë për çështjen në fjalë për të cilën është akuzuar por për pallate monstruoze që duhet të legalizohen në këtë qytet dhe të regjistrohen në këtë qytet. është bërë jo për çështjen, por presion në mënyrë të qartë për disa vjedhje të tjera, të mëdha shumë të rënda, në kohë të ndryshme në zonën e Gjirit të Lalëzit dhe më tutje duke ardhur për Durrës”, tha ai.

Po ashtu Braçe tha se “Ai punonjësi i shtetit atje sipër pavarësisht shantazhit në të cilin ka qenë ka refuzuar të bëhet pjesë e këtyre veprimeve kriminale dhe unë dyshoj shumë pas asaj që dëgjova përreth një orë e gjysmë që e gjithë akuza e ngritur me të është e paprovuar mbështetur në prova dhe në fakte por ka edhe lajthitje marramendëse që u referohen rregulloreve që sot nuk janë në fuqi që i kërkojnë drejtuesit të Kadastrës Shtetërore të sillet si drejtor i institucioneve që kanë qenë më parë”.

“Të akuzosh për shpërdorim detyre duhet të provosh që vepra që ka konsumuar është kryer me dashje, dhe duhet të provosh vepra ka sjellë dëme, publike, pra shtetit, private, qytetarit. Duhej të ishte e provuar që drejtuesi i Kadastrës duhej të kishte sjellë dëme të qarta mbi shtetin, dhe dëme mbi privatët. Kompanitë që ka bërë ndërtime në Lalëz ose partnerët e saj që janë pronarët e truallit, nga asnjëri nuk ka asnjë pretendim mbi veprimet që ka bërë Regjistruesi. Kjo tregon që çdo gjë në gjykimin tim personal është e stisur dhe prokurori dhe gjykatësja në fjalë do duhet të provojnë në Apel ato që edhe pasi u vu në diskutim, prokurori tha: Ne deri në këtë moment kemi këto, nëse ju do sillni prova të tjera ne mund të ndryshojmë qëndrim. Duhet të theksoj se në referencë të Kushtetutës nuk është i akuzuar që sjellë prova, duhet të jetë prokurori që sjellë prova. Nuk është i akuzuari që sjell prova, por prokurori që duhet të vërtetojë fajësinë. E kuptoni se në ç’shkelje të rëndë kushtetuese është ky prokuror?”, tha ai

Braçe vuri theksin të Reforma në Drejtësi dhe Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe për disa duhet dhe kapërcyer çdo radhe për t’i futur në sitë.

“Vazhdoj të insistoj se reforma ne drejtësi të marrë përpara gjithë këtë pisllëk zhuli. Ky është vetëm një rast, por imagjinoni sa raste të tjera ka që qytetarët merren në qafë nga zhuli dhe krimi që është i instaluar në mënyrën më të qartë të mundshme në sistemin e drejtësisë. Janë ca njerëz që nuk kanë kaluar akoma në Veting, të cilët duan të kapërcejnë çdo lloj radhe për të kaluar në Veting për t’i dhënë fund krimit përkundrejt interesit publik dhe qytetarëve”, theksoi ai. /atsh

Braçe nga Durrësi: Për disa prokurorë e gjyqtarë nuk duhet pritur radha për Vetingun Read More »

Salianji: Shqipëria ka mungesë të dhënash për krimin e organizuar dhe korrupsionin

“Shqipëria ka mungesë të dhënash për krimin e organizuar dhe korrupsionin” u shpreh sot ish- deputeti i PD-së Ervin Salianji.

Duke iu referuar raportit të OKB-së, Salianji shprehet se “Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin ka publikuar në 3 tetor Raportin Kërkimor “Dimensioni i Krimit të Organizuar: Vlerësimi i të dhënave në Ballkanin Perëndimor”. Qëllimi i këtij raporti kërkimor është të shqyrtojnë disponueshmërinë e të dhënave statistikore mbi krimin dhe posaçërisht për krimin e organizuar. Ky raport thekson gjithashtu se si disponueshmëria e të dhënave mund të sqarojë faktorë të rëndësishëm në lidhje me aftësitë e vendeve për të matur modelet dhe trendet e krimit të organizuar dhe të paraqesë disa zgjidhje praktike për të përmirësuar disponueshmërinë e këtyre të dhënave”.

“Ndër elementet që analizon raporti janë përgjigjia që i jep shteti krimit të organizuar nëpërmjet strukturave ligjzbatuese, prokurorisë, gjykatave dhe sistemit penitenciar. Elementë të tjerë të rëndësishëm janë edhe facilitet për krimin e organizuar siç janë pengimi i drejtësisë, korrupsioni dhe krimi kibernetik”, shprehet ai.

Po ashtu, Salianji shton se “Nga të dhënat që ofron raporti, Shqipëria nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me krimet e kryera nga organizatat kriminale, dhe këtu përfshihen pastrimi i parave dhe trafikimi i qenieve njerëzore. Nga tetëmbëdhjetë indikatorë, Shqipëria nuk ka asnjë të dhënë për tetë prej tyre, ndërkohë që për dy prej tyre ka kërkuar kohë për të nxjerrë të dhënat manualisht. Krejt e kundërta ndodh me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ku Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Serbia kanë të dhëna për të gjithë indikatorët ndërkohë që Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë të dhëna vetëm për pesë indikatorë së bashku”.

“Ajo çka bie në sy në raport që është po ashtu specifike vetëm për Shqipërinë është fakti që nuk ka asnjë informacion në lidhje me indikatorin e korrupsionit që mbetet një nga pengesat kryesore për luftën kundër krimit të organizuar”, shprehet ai. /atsh

Salianji: Shqipëria ka mungesë të dhënash për krimin e organizuar dhe korrupsionin Read More »

Shqipëria mes 10 kabineteve qeveritare me përfaqësim të balancuar gjinor

Shqipëria renditet ndër 10 shtetet me kabinet qeveritar më të balancuar sa i përket gjinisë.

Bashkë me Spanjën, Finlandën, Nikaraguan, Suedinë, Ruandën, Kanadanë, Kolumbinë, Kosta Riken, Salvadorin, Shqipëria renditet ndër 10 shtetet në botë me përfaqësim të lartë gjinor, sipas Rrjetit Ndërkombëtar të Njohurive të Grave në Politikë.

Aktualisht ka 22 kabinete të balancuara gjinore, nga të cilat 14 kanë të paktën 50% të grave ministra.
Sipas Rrjetit Ndërkombëtar të Njohurive të Grave në Politikë, gratë vazhdojnë të jenë nën-përfaqësuar globalisht në pozicione udhëheqëse politike. Të dhënat nga UN Women dhe Harta e Grave në Politikë e Unionit Ndër-Parlamentar 2019 tregon se gratë përbëjnë 24.3% të të gjithë parlamentarëve dhe 20.7% të ministrave të qeverisë, në janar 2019.
Megjithëse është larg nga barazia dhe ekuilibri gjinor, kjo përfaqëson një kohë të mirë për gratë në politikë.
Sipas të njëjtave të dhëna, vetëm nëntë vende kishin 50% ose më shumë gra në pozita ministrore më 1 Janar 2019. Këto ishin Spanja (64.7%), Nikaragua (55.6%), Suedia (54.4%), Shqipëria (53.3%) , Kolumbia (52.9%), Kosta Rika (51.9%), Ruanda (51.9%), Kanada (50%) dhe Franca (50%).

Më poshtë jepen edhe të dhënat në lidhje me barazinë dhe kabinetet e balancuara gjinore. Që nga 1 shtatori 2019, ka 14 kabinete qeveritare të përbëra nga të paktën 50% e grave janë ministre:

1. Spanjë

Kabineti aktual i kryeministrit të kujdestarisë Pedro Sánchez përfshin gjashtë burra dhe dhjetë gra, duke e bërë Spanjën vendin me përqindjen më të lartë të grave ministra me 62.5%.

2. Finlanda

Qeveria e kryeministrit Antti Rinne është e përbërë nga shtatë burra dhe 11 gra ministra. Përqindja e grave ministra është 61.1%. Klikoni këtu për të mësuar më shumë.

3. Nikaragua

Kabineti aktual i Presidentit Daniel Ortega Saavedra përfshin shtatë burra dhe dhjetë gra. Pjesa e grave ministra është 58.8%. Klikoni këtu për të mësuar më shumë.

4. Suedia

Suedia ka qeverinë e parë të vetëshpallur feministe në botë. Kabineti i kryeministrit Stefan Löfven është i përbërë nga dhjetë burra dhe 12 ministra gra. Përqindja e grave ministra është 54.5%. Klikoni këtu për të mësuar më shumë.

5. Shqipëria

Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Edi Rama riorganizuan kabinetin e tij në fund të vitit 2018. Qeveria përbëhet nga tetë ministra gra nga gjithsej 15, duke sjellë proporcionin e grave ministra në 53.3%.

6. Ruanda

Qeveria e kryeministrit oudouard Ngirente përfshin 25 ministra, ndër të cilat 13 janë gra (52%). Ruanda ka përqindjen më të lartë të grave deputete në Dhomën e Deputetëve të saj me 61.3%.

7. Kanada

Me marrjen e detyrës në nëntor 2015, Kryeministri Justin Trudeau emëroi një kabinet barazie. Pas riorganizimit më të fundit në Mars 2019, barazia gjinore mbeti me gjithsej 17 burra dhe 17 gra ministra.

8. Kolumbia

Presidenti Iván Duque njoftoi kabinetin e parë të barazisë në Kolumbi në gusht 2018. Ekipi aktual qeveritar është i përbërë nga tetë burra dhe tetë ministra gra.

9. Kosta Rika

Kabineti aktual prej 24 anëtarësh i Presidentit Carlos Alvarado përfshin aq burra sa gra ministra. Klikoni këtu për të mësuar më shumë.

10. El Salvador

Më 1 qershor 2019, Presidenti Nayib Bukele njoftoi në përurimin e tij një qeveri barazi me tetë burra dhe tetë ministra gra.

11. Guinea-Bissau

Në korrik 2019, një dekret presidencial njoftoi një qeveri të re nën udhëheqjen e Kryeministrit Aristides Gomes me tetë burra dhe tetë ministra gra.

12. Haiti

Kryeministri i ri Fritz-William Michel njoftoi një kabinet pariteti në korrik 2019. Megjithatë, një riorganizim qeveritar një muaj më vonë, barazia u mbajt me nëntë burra dhe nëntë gra ministra.

13. Moldavia

Në qershor të vitit 2019, zonja Maia Sandu u zgjodh Kryeministre e Moldavisë nga Anëtarët e Parlamentit. Qeveria e saj e re është e përbërë nga pesë burra dhe pesë gra ministra.

14. Afrika e Jugut

Në maj të vitit 2019, kabineti i dytë i Presidentit Cyril Ramaphosa u përurua. Përfshinë 14 burra dhe 14 gra ministra.

Pranë barazisë, por jo mjaft, aktualisht ekzistojnë tetë kabinete të balancuara gjinore ku gratë zënë të paktën 40% të posteve ministrore. Këto janë Franca (48.6%), Etiopia (47.6), Peru (47.4), Norvegjia (42.8%), Zvicra (42.8%), Seychelles (41.6%), Gjermania (40%) dhe Islanda (40%).

Pak historik për përfaqësimin e grave në politikë në nivel qeveritar

Kuotat janë opsioni më i mirë për të siguruar përfaqësimin e grave, çka bëri që për herë të parë në historinë e Shqipërisë, parlamenti në 2017 të përfaqësohej nga numri më i lartë i grave ministre.

Kështu, për herë të parë në historinë e Shqipërisë në 2018, Parlamenti pati numrin më të lartë të grave ministre (10 nga 20 ministra në qeverinë me prurje teknike dhe 7 nga 14 ministra në qeverinë e re 2017). U zgjodhën 39 gra deputete, 22 prej të cilave për herë të parë si përfaqësuese në Parlament.

Aktualisht, kabineti qeveritar përbëhet nga kryeministri i vendit, zv/kryeministri, 6 ministra burra dhe 8 ministre gra. //atsh

Shqipëria mes 10 kabineteve qeveritare me përfaqësim të balancuar gjinor Read More »

Grantet IPARD/ 65% të investimit 10 mijë deri 400 mijë euro në agroturizëm

Programi IPARD II, financon grant 65% të vlerës së investimit 10 mijë deri 400 mijë euro në agroturizëm.

“Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit” ose siç njihet ndryshe “agroturizëm”, është një prej masave që do të vijojë të mbështesë programi IPARD II, në mbështetje të bujqësisë edhe në thirrjen e dytë të aplikimeve që hapen më 30 tetor 2019.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, njofton se, programi IPARD II, shënon një buxhet total prej 10.87 milionë euro në këtë thirrje.

Përqindja e mbështetjes me fonde publike është 65% e totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit, për projekte që kapin vlerën e financimit me një minimum vlere 10,000 euro dhe maksimum investimi 400,000 euro./atsh

Grantet IPARD/ 65% të investimit 10 mijë deri 400 mijë euro në agroturizëm Read More »

Radioterapi e specializuar në QSUT, vogëlushi Roegen rezulton i shëruar nga një sëmundje shumë e rrezikshme

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot lajmin e mirë se vogëlushi Roegen, pas rezonancës së kryer me pajisjet e teknologjisë së fundit në QSUT, rezulton i shëruar nga një sëmundje shumë e rrezikshme.

Njësia e Radioterapisë së Shërbimit Onkologjik të QSUT-së realizoi për herë të parë trajtimin cranio-spinal të vogëlushit. Ky trajtim u realizua falë teknikave të avancuara të rrezatimit, të disponueshme në QSUT në konsultim me kolegët e Spitalit të Neurokirurgjisë dhe Onko-Pediatrisë dhe përfundoi me sukses.

Kryeministri vlerëson ekipin e mjekëve shqiptar të cilët punuan pa lodhje për shërimin e Roegenit.

“Ekipi mjekësor shqiptar i radioterapisë, neurokirurgjisë dhe onkopediatrisë realizuan për herë të parë në Shqipëri, trajtimin me radioterapi të specializuar të një pacienti në moshë pediatrike, nëpërmjet akseleratorit linear në Spitalin Onkologjik në QSUT”, – tha Rama. /atsh

Radioterapi e specializuar në QSUT, vogëlushi Roegen rezulton i shëruar nga një sëmundje shumë e rrezikshme Read More »

Nis festivali ‘Metrofest 3’, vijnë për herë të parë 4 komedi të viteve 1920-’30

Nisi mbrëmjen e djeshme në teatrin Metropol edicioni i tretë i Festivalit Metrofest i cili do sjell për publikun katër komedi shqiptare. Janë vepra të shkruara gjatë viteve ’20-’30, që shohin dritën e skenës për herë të parë gjatë muajit tetor tek Teatri Metropol.

Edicioni i tretë i festivalit u çel dje me komedinë satrike “Kolltuku” me regji nga Sonila Kapidani e do të shfaqet edhe sot dhe nesër në teatrin Metropol. Në këtë komedi interpretuan aktorët Mirela Naska, Griseld Kapllanaj, Ismail Shino, Bledar Naska, Hygerta Bushpreni dhe Amarildo Bala.

Vepra bën fjalë për një ish-drejtor teatri, dy aktorë të dashuruar dhe një sufler përfundojnë në një ishull të pabanuar në mes të detit pasi u përmbytet anija.

Në këtë takim të gjallë e plot ngjyrime satire ansambli artistik dhe publiku u bashkuan në një mbrëmje të gëzueshme reflektimi ndaj problemeve të ndryshme që kemi kaluar, ngjarjet që vijnë si një pasqyrë ironike e trazirës dhe copëzimit politik që Shqipëria përjetonte në atë kohë.

Edicioni i tretë i Metrofest do shoqëroj publikun gjatë këtij muaji dhe me komedi të tjera si “Sot tetë ditë”, me regji nga Elona Hyseni e cila bën fjalë për një djalë dhe një vajzë të dashuruar, të cilët janë në mes të një dileme. A duhet të fitojë dashuria e tyre për njëri-tjetrin apo mblesëria e përcaktuar nga familjet e tyre? Po sikur dashuria dhe mblesëria ta kishin syrin në të njëjtin vend?

“Karagjozi” është një tjetër komedi e shkruar nga Skënder Guri, me regji nga Rexhina Mollaymeri, e cila ka premierë javën e tretë të muajit tetor. Tinger Beu feston ditëlindjen e vajzës dhe vendos të sjellë në fshat kafshë ekzotike nga xhunglat e largëta. Beu ngarkon karagjozin e fshatit që t’ja zbutë kafshët nëpër kafaze përpara se të habisë dynjanë me shfaqjen e tyre. Por karagjozi dembel dhe qejfli i ther kafshët për t’i ngrënë.

“NjëMi në xhep” është komedia e radhës e autorit Hivzi Sulejmani me regji nga Aldi Hysotoci. Komedia me tre akte bën fjalë për Skercon, një nëpunës shtetëror, që ka aspirata për t’u bërë ministër. Në fund të fundit, pse të mos bëhet? Edhe gruaja e tij është dakord që ai e meriton. Ditët e Skercos janë të ngarkuara me hallet e këtij populli që nuk kënaqet kurrë dhe s’ta di as për faleminderit. Ndërkohë që ëndrrat për përfitime të reja vazhdojnë, portieri i sjell Skercos vendim nga lart.

Përpos komedive pjesë e “Metrofest 3” është edhe organizimi mbrëmjes poetike kushtuar krijimtarisë së Lasgush Poradecit me titull “Ndrit vash’ e kulluar, në flakë e pushtuar” dhe koncerti “Imazhi Jazz i Gjon Milit”.

Shfaqjet do të prezantohen nga data 3 deri në datë 27 tetor në Teatrin e Metropolit./atsh

Nis festivali ‘Metrofest 3’, vijnë për herë të parë 4 komedi të viteve 1920-’30 Read More »

7 gjërat e f.rikshme që i ndodhin trupit nëse shmangni mëngjesin

E dini që çdo ditë duhet të konsumoni pesë vakte: mëngjes, drekë, darkë dhe dy mes vakte, një pasdite dhe një në mesditë, në mënyrë që të mos gjendemi shumë të uritur në vaktin tjetër?! Nëse mendoni se do të humbisni peshë duke anashkaluar ushqimet, e keni gabim. Dhe nëse planifikoni të shmangni mëngjesin, atëherë jeni me të vërtetë në rrezik…

Nëntë italianë nga 10 hanë mëngjes. Por 17% besojnë se kapërcimi i tij nuk është problem. Por, Dr. Valeria del Balzo, biologe ushqimore në Universitetin e La Sapienza di Roma na tregon se çfarë ndodh me trupin nëse shmangim mëngjesin.

Mungesa e fuqisë

Pas agjërimit gjatë natës, furnizimet e glukozës janë varfëruar dhe është mirë t’i rivendosni ato me mëngjes, i cili mban në ekuilibër mekanizmat endokrine, metabolikë dhe kardiovaskular. Ne duhet të mbushim rezervuarin tonë në mëngjes, duke filluar me karbohidratet, qumështin dhe frutat: bukë, biskota, drithëra, sheqerna që lëshojnë ngadalë energjinë gjatë gjithë mëngjesit dhe ditës. Dhe kos, me proteinat dhe yndyrnat që na bëjnë të ndjehemi të ngopur.

Ballina Jete/Stil
Jete/Stil
7 gjërat e f.rikshme që i ndodhin trupit nëse shmangni mëngjesin
Nga user -October 4, 2019062

E dini që çdo ditë duhet të konsumoni pesë vakte: mëngjes, drekë, darkë dhe dy mes vakte, një pasdite dhe një në mesditë, në mënyrë që të mos gjendemi shumë të uritur në vaktin tjetër?! Nëse mendoni se do të humbisni peshë duke anashkaluar ushqimet, e keni gabim. Dhe nëse planifikoni të shmangni mëngjesin, atëherë jeni me të vërtetë në rrezik…

Nëntë italianë nga 10 hanë mëngjes. Por 17% besojnë se kapërcimi i tij nuk është problem. Por, Dr. Valeria del Balzo, biologe ushqimore në Universitetin e La Sapienza di Roma na tregon se çfarë ndodh me trupin nëse shmangim mëngjesin.

Mungesa e fuqisë

Pas agjërimit gjatë natës, furnizimet e glukozës janë varfëruar dhe është mirë t’i rivendosni ato me mëngjes, i cili mban në ekuilibër mekanizmat endokrine, metabolikë dhe kardiovaskular. Ne duhet të mbushim rezervuarin tonë në mëngjes, duke filluar me karbohidratet, qumështin dhe frutat: bukë, biskota, drithëra, sheqerna që lëshojnë ngadalë energjinë gjatë gjithë mëngjesit dhe ditës. Dhe kos, me proteinat dhe yndyrnat që na bëjnë të ndjehemi të ngopur.

Hidratim i ulët sidomos në verë

Duhet të marrim shumë lëngje që nga mëngjesi, duke pirë qumësht të freskët me ose pa kafe. Qumështi përmban ujë, proteina, yndyrna, sheqerna, kripëra minerale, vitamina. Kosi dhe lëngu i frutave pa sheqer ose çaji i shtuar janë të mirë gjithashtu.

Ju shëndosheni

Duke anashkaluar mëngjesin, ju shëndosheni, nuk humbni peshë. Sepse duke ngrënë herët në mëngjes ne rrisim ndjenjën e përgjithshme të ngopjes.

Ju jeni nervoz

Edhe gjendja shpirtërore përmirësohet: e ëmbla rrit prodhimin e serotoninës e cila na qetëson dhe largon stresin, duke na dhënë një ndjenjë të mirëqenies që do të na shoqërojë gjatë gjithë ditës.

Aktivitet i ngadalshëm njohës

Kalimi i mëngjesit zvogëlon aftësinë për t’u përqendruar, ndërsa një vakt i mirë përmirëson kujtesën, nivelin e vëmendjes, dëgjimin dhe mirëkuptimin.

Performanca sportive e ulët

Sporti rrezikohet nëse nuk konsumoni mëngjes, sepse ne duhet të rindërtojmë dhe zgjedhim rezervat tona të karbohidrateve, mëlçisë dhe muskujve që na japin energji për të bërë aktivitete fizike.

Zemra është në rrezik

Ushqimi i mëngjesit përmirëson shëndetin tonë, duke zvogëluar rrezikun e hipertensionit dhe goditjeve kardiovaskulare.

7 gjërat e f.rikshme që i ndodhin trupit nëse shmangni mëngjesin Read More »