Irina

Nëna e Kostandinos Kacifas thirrje për ha.kmarrje në Bularat: “Vorio Epiri është grek! Th.yjini turinjtë, v.ritini tra.dhëtarët”

“Th.yjini turinjtë, vr.itini tr.adhëtarët!”, ka qenë thirrja e nënës së Kostandinos Kacifas pas meshës së mbajtur një vit pas vr.asjes së minoritarit grek.

Ajo ka bërë thirrje ekst.remiste për h.akmarrje ndaj v.asjes së Kacifas, ndërsa ka reaguar ashpër edhe për kthimin e disa qytetarëve grekë në doganat shqiptare.

“Pse i ndaluan njerëzit që të vijnë?! Thy.jini turinjtë, vr.itini tr.adhëtarët! Të marrim ar.mët të lu.ftojmë për gj.akun e tim biri! Nuk ka qeveri këtu, Vorio-Epiri është tokë greke. Ne jemi grekë, do lu.ftojmë dhe asgjë nuk na ndalon. Jam krenare për ty biri im”, janë disa nga fjalët që ka thënë nëna e Kacifas.

Kujtojmë se Kacifas doli i ar.matosur në mes të Bularatit një vit më parë dhe nuk pranoi të dorëzohej. Pas disa orë përp.lasje me RENEA-n, ai u vr.a në shkëmbim zj.arri. 35-vjeçari rezultoi të ishte një përkrahës i ideve ekst.remiste të krijimit të Vorio-Epirit në jug të Shqipërisë.

Nëna e Kostandinos Kacifas thirrje për ha.kmarrje në Bularat: “Vorio Epiri është grek! Th.yjini turinjtë, v.ritini tra.dhëtarët” Read More »

Këto tre shenja paralajmërojnë se diçka nuk po shkon si duhet me gjëndrën tiroide

Ju kap plogështia që pa nisur dita, apo ndodh e kundërta jeni me energjikë seç duhet, djersisni shumë dhe ndiheni në ankth? Mund të jetë faji i gjëndrës së tiroides.

Tiroidja është një gjëndër në formë fluture në pjesën e përparme të qafës, e cila prodhon hormone që kontrollojnë pothuajse të gjithë aktivitetin metabolik të organizmit.

Kur nivelet e hormoneve janë shumë të ulëta ose të larta, mund të përjetoni një sërë simptomash, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës suaj.

Shtim ose rënie drastike nga pesha:

Një ndryshim i pashpjegueshëm në peshë është një nga shenjat më të zakonshme të çrregullimit të tiroides. Shtimi në peshë mund të sinjalizojë për nivele të ulëta të hormoneve të tiroides, një gjendje e quajtur hipotiroidizëm. E anasjella, nëse tiroidja prodhon më shumë hormone se sa trupi ka nevojë, mund të humbni peshë në mënyrë të papritur. Kjo gjendje njihet ndryshe si hipertiroidizmi. Hipotidodizmi është më i përhapur te njerëzit.

Rënie flokësh:

Rënia e flokëve është një tjetër shenjë e mosbalancimit të hormoneve të tiroides. Si hipertirodizmi ashtu edhe hipotirodizmi, mund të shkaktojnë rënie të flokëve. Në shumë raste flokët fillojnë të rriten sapo trajtohet sëmundja.

Rrahje të shpeshta të zemrës:

Hormonet e tiroides prekin thuajse çdo organ në trup dhe mund të ndikojnë në shpejtësinë e rrahjeve të zemrës. Personat që vuajnë nga hipotirodizmi kanë rrahje më të ngadalta zemre se zakonisht. Ndërsa hipotirodizmi mund të shkaktojë përshpejtim të rrahjeve të zemrës. Mund të shkaktojë gjithashtu rritje të tensionit të gjakut dhe një ndjesi sikur zemra po del nga vendi.

Këto tre shenja paralajmërojnë se diçka nuk po shkon si duhet me gjëndrën tiroide Read More »

Kurti: Më shumë ura bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës, zbatim i marrëveshjeve

“Ne duam që edhe në aspektin e politikës së jashtme, edhe në aspektin e ekonomisë, Shqipëria dhe Kosova të bashkërendohen sa më shumë sepse sinergjia që mund të kemi nuk është shfrytëzuar sa duhet”, deklaroi sot kryeministri i zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, në një prononcim për mediet, ku informoi mbi takimin e djeshëm me kryeministrin Edi Rama.

Ai tha se “u diskutua për çështjet që i kemi të përbashkëta, por gjithashtu edhe për çështjet mes dy vendeve tona”.

“Shqipëria dhe Kosova jo vetëm që do të kenë mbledhje të përbashkëta qeverie, por do t’i kenë më shpesh dhe do të kenë zbatimin e marrëveshjeve, që është edhe pjesa më e rëndësishme”, tha Kurti.

Ai shprehu besimin se “mundësitë që kemi si qeveri dhe nevojat që kanë qytetarët janë shumë më të mëdha se sa realiteti që e gëzojnë të gjithë”. “Prandaj ne duam të krijojmë sa më shumë ura dhe Kosova dhe Shqipëria t’i ndihmojnë shqiptarët që të mos jenë më, më të varfërit, më të papunët më të nëpërkëmburit jo vetëm në Ballkan”, tha Kurti.

I pyetur mbi Minishengenin Ballkanik, Kurti tha se “pres që të shoh një tekst se çfarë është ekzaktësisht”. “Më shumë më ngjan me një ide se sa me projekt. Pra duhet ta shohim projektin në letër. Tani për tani është në nivelin e idesë”, tha ai.

Lidhur me propozimin për krijimin e një Ministri Shteti në secilën qeveri për marrëdhëniet mes dy vendeve, Kurti tha se “kemi diskutuar për çështjet dhe temat që do të bashkëpunojmë, ndërsa organikogramat e qeverive vijnë më pas, në fillim është substanca dhe më pas edhe forma që duhet të marrë”.

I pyetur mbi marrëdhënien me Kryeministrin Edi Rama, Kurti tha se “ne nuk kemi pasur marrëdhënie të çrregulluara”. “Jemi njerëz të ndryshëm, jemi politikanë të ndryshëm dhe duam të bashkëpunojnë në mënyrë që dallimet që kemi, ose mospajtimet që kemi, kurrsesi nuk bën që ta rrezikojnë bashkëpunimin tonë. Sepse fundja ne nuk jemi dy persona të veçantë, por jemi dy funksione për të cilët qytetarët tanë presin që të bashkëpunojmë”, tha Kurti.

Kurti foli edhe për fillimin e bisedimeve me Serbinë, ndërsa theksoi se ato do të udhëhiqen nga ai, si Kryeministër i Kosovës.

“Periudha konkrete për fillimin e bisedimeve nuk mund të përcaktohet tani, pasi ne kemi nevojë për dialog me Brukselin, për dialog me Beogradin, duhet ta përgatisim mirë dialogun. Unë pres që të takohem me pasardhësin e Mogherinit, në mënyrë që të përcaktojmë parimet se si të ecim përpara dhe dialogu i ardhshëm të mos dështojë. Për marrëveshjen me Serbinë duhet të ndryshojë shumë më tepër Serbia se Kosova”, tha ai.

Kurti u shpreh se “ne angazhohemi për marrëdhënie të mira fqinjësore me Serbinë dhe dialogun e ardhshëm me Serbinë do ta udhëheq unë si Kryeministër i Kosovës”.

“Së pari kemi dialogun me Brukselin për dialogun me Serbinë. Unë mund të parashikoj se ky dialog do të fillojë para zgjedhjeve në Serbi që janë në pranverën e vitit të ardhshëm, por nuk mund të prisni marrëveshje para zgjedhjeve në Serbi. Ne vendosim substancën, përmbajtjen e marrëveshjes për të cilën duhet të ndryshojë Serbia, që është shumë më prioritare se sa afatet e ndryshme kohore”, tha Kurti.

I pyetur mbi tarifën 100% me Serbinë, Kurti tha se “me qeverinë e re zëvendësohet me reciprocitetin e plotë politik, ekonomik e tregtar me Serbinë”. /atsh

Kurti: Më shumë ura bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës, zbatim i marrëveshjeve Read More »

Liqeni ngjyrë rozë ndodhet në Shqipëri dhe shumë pranë nesh

Me siguri e keni vënë re se disa nga videoklipet e fundit të këngëtarëve shqiptarë janë xhiruar në një liqen ngjyrë rozë mahnitës.

Ishte Poni në fillim që xhiroi videoklipin e saj “Njësoj” në këtë liqen rozë.

Më pas fashionistja Odeta Banushaj që realizoi një set fotografik në këtë liqen.

Ndërsa së fundmi Ingrit Gjoni ka xhiruar videoklipin e ri pikërisht në këtë vend, shtrirë në një shtrat mes liqenit.

Ky liqen rozë nuk ndodhet jashtë vendit, siç mund të mendonit, por në Shqipëri dhe shumë pranë nesh.

Ky liqen rozë nuk ndodhet jashtë vendit, siç mund të mendonit, por në Shqipëri dhe shumë pranë nesh.

Liqeni ngjyrë rozë ndodhet në Shqipëri dhe shumë pranë nesh Read More »

Sali Berisha habit me përgjigjen – A do mbetesh në histori?

Mbrëmjen e kësaj të premteje ish-Kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”.

I pyetur nëse beson se një ditë do të mbetet në histori, lideri historik i së djathtës befasoi me përgjigjen.

“Ajo ç’ka mund t’u them të gjithë atyre që na dëgjojnë, është se nuk kam punuar qoftë një orë apo ditë të vetme për historinë”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha habit me përgjigjen – A do mbetesh në histori? Read More »

Shenjat më kurnace të horoskopit

Shpesh ju ka rastisur të shikoni dikë që nuk paguan kurrë. E kishit menduar që shenja juaj e horoskopit mund të ndikojë shumë tek paratë që shpenzoni? Në fakt kjo mund të jetë e vërtetë. Shenja juaj e horoskopit thotë shumë për mënyrën se si e trajtoni paranë dhe në listën e mëposhtme mund të gjeni se ku jeni.

Dashi, më koprraci i gjithë shenjave. Të lindurit në këtë shenjë nuk i lëshojnë qindarkat nga dora, madje i ruajnë si sytë e ballit. Janë aq dorështrënguar sa e kufizojnë veten në çdo gjë si ushqimi për shembull.

Demi dhe kursimi janë e njëjta gjë, një lidhje që nuk mund ta prishë njeri. Pas Dashit, Demi është shenja e dytë më koprrace. E ruan lekun aq shumë sa ndonjëherë harron edhe ku i ka fshehur. Nuk blen kurrë gjëra të panevojshme, nuk bëjnë bamirësi dhe nuk lë bakshishe gjëkundi.

Binjakët njihen botërisht për pavendosmërinë e tyre, por kur bëhet fjalë për paratë i kanë idetë e qarta: të shpenzojnë sa më shumë. Nuk janë aspak kurrnacë, përkundrazi konsiderohen si shenja më bujare në gjithë horoskopin. U pëlqen shumë të udhëtojnë, të bëjnë shopping, si dhe të ftojnë miqtë në dreka e darka.

Gaforrja i shtrin këmbët aq sa ka jorganin dhe kuletën. Në ndryshim nga Binjakët që e derdhin lekun lumë, të lindurit në këtë shenjë janë shumë të matur dhe nuk bëjnë kurrë shpenzime të kota. Nuk tundohen aspak nga uljet e fundit, ofertat para festave apo restoranti i ri i hapur në qytet. Prandaj nëse doni t’i kërkoni borxh, dijeni se gaforret e kanë ndonjë lekë të vënë mënjanë.

Luani. Mos guxoni kurrë t’i dhuroni një arkë kursimi një Luani, jo vetëm që nuk do ta përdorë, por do të mendojë se po talleni me të. E do shumë paranë, sikundër pushtetin dhe nevojën për t’u afirmuar i pari/e para. I pëlqen të dëfrehet, t’u ofrojë për të pirë të gjithëve dhe në fund të përfundojë me 50 leke në xhep.

Virgjëresha nuk është koprrace, por kjo nuk do të thotë se i shpërdoron paratë kot më kot. Një shenjë perfeksioniste si ajo, nuk mund të lejojë t’i rrëshqasë situata nga duart. Në përgjithësi nuk harxhon për gjëra koti, si dhe qëllon gjithmonë në shenjë me investimet që bën. As nuk i jep borxh njeriu.

Peshorja është një tjetër shenjë që ka një marrëdhënie të çuditshme me paratë. Nuk di të kursejë, por nuk ngelet kurrë pa diçka në xhep. Ajo që e dallon nga shenjat e tjera? Shumë e thjeshtë: i plotëson çdo tekë e dëshirë vetes dhe jo të tjerëve. Po që nuk e kanë keq Peshoret.

Akrepi mund të duket kurrnac në pamje të parë por siç e dini pamja e parë gjithmonë gënjen. Nuk është aspak dorështrënguar por një ekonomist i lindur që di të bëjë blerje të zgjuara. Sa zili!

Për Shigjetarin është shumë e rëndëishme të mos bjerë kurrë në monotoni, por të shijojë çdo moment sikur të ishte i fundit. Del shpesh me miqtë dhe si rrjedhojë harxhon shumë para. Se harruam t’ju thonim, i pëlqen të bëjë dhurata.

Bricjapit pëlqejnë gjërat e luksit dhe fjala e fundit e teknologjisë dhe modës, por para se të blenë diçka e analizojnë në çdo detaj.

Ujori duket sikur jeton mes reve dhe fantazive, por shndërrohet në një person tjetër sa herë që flitet për paratë. Nuk harxhon për veshje, këpucë apo restorante, por nuk kursehet aspak kur bëhet fjalë për gjëra shpirtërore.

Peshqit. Shenja përmbyllëse e horoskopit është shumë zemërgjerë me të tjerët. Duket sikur paratë i rëndojnë në xhep dhe do t’i prishë me pahir. Kujdes, duhet menduar edhe për ditët e vështira.

Shenjat më kurnace të horoskopit Read More »

Harrojini ditët me diell, nis rënia e temperaturave

Ditët e fundit vendi ynë ka pasur temperatura të larta, të cilat kanë habitur të gjithë. Prej javësh tashmë nuk ka pasur rreshje shiu, por sipas MeteoAlb, shumë shpejt do të ketë dhe shtrëngata.

Mësohet se dhe kjo fudnjavë do të mbetet me kthjellime, por më e freskët, sidomos në orët e para të mengjësit dhe vonë në mbrëmje, ku do të ketë një rënie të temperaturave.

Edhe java tjetër nis e kthjellët me rënie graduale të temperaturave, por të mërkurën dhe në vijim ditët e para të nëntorit, priten reshje në të gjithë territorin.

Po ashtu, temperaturat vijojnë të ulen duke shënuar rreth 6-7°C më pak, se vlerat e kësaj fundjave.

Harrojini ditët me diell, nis rënia e temperaturave Read More »

Meta vlerëson Shtëpinë e Fëmijës “Fillime të Reja” me dekoratën “Nënë Tereza”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot Shtëpinë e Fëmijës “Fillime të Reja” me dekoratë “Nënë Tereza”: “Për punën e palodhur dhe përkushtimin ndaj fëmijëve në nevojë, duke iu ofruar strehim, edukim dhe ngrohtësi shoqërore; për dashurinë dhe përkujdesjen e dhënë me qëllim transmetimin tek ata të vlerave më të mira morale dhe njerëzore”.

Në fjalën e mbajtur, gjatë ceremonisë solemne, të zhvilluar në Institucionin e Kreut të Shtetit, Presidenti Meta u shpreh se, “kam kënaqësinë e veçantë të nderoj me Dekoratën e lartë ‘Nënë Tereza’ një institucion që ka dhënë një kontribut të madh e të vazhdueshëm për një kategori vulnerabël të shoqërisë sonë, si fëmijët jetimë”.

Duke vlerësuar kontributet e dhëna për 25 vite nga Shtëpia e Fëmijës “Fillime të reja”, për rritjen dhe edukimin e fëmijëve jetimë, Presidenti Meta u shpreh se, “periudha dhe situata në të cilën ndodhej vendi ynë, kur kjo shtëpi hapi dyert e saj, ka qenë shumë e vështirë, me një kuadër ligjor ende të pakonsoliduar për çështjen e fëmijëve jetimë, dhe me një situatë sociale dhe ekonomike të rënduar për shumë familje shqiptare”.

Presidenti Meta vijoi se, “sot, pas 25 vjetësh, kjo shtëpi fëmijësh ka ndihmuar rreth 200 fëmijë të braktisur, jetimë në prindërim apo jetimë social të cilët vijnë nga familje me problematika të mëdha sociale apo financiare. Misioni i themeluesve të Shtëpisë së Fëmijës “Fillime të Reja” është human dhe fisnik dhe me një ndikim të rëndësishëm social në shoqërinë tonë: për të ndihmuar dhe investuar në jetën e fëmijëve me probleme të mëdha në mënyrë që ata të edukohen dhe formohen për të dalë si nga skamja ekonomike ashtu edhe për të gjetur përmbushjen shpirtërore”.

“Të investosh tek fëmijët do të thotë të investosh për të ardhmen e vendit. Por, mendoj që të investosh tek fëmijët vulnerabël dhe që nuk kanë mundësi pranë familjeve të tyre, dhe t’i përgatisësh për sfidat e së ardhmes duke i rritur intelektualisht, ka vlerë edhe më të madhe për mbarë shoqërinë dhe vendin tonë. Të shpëtosh këta fëmijë, nga dhuna dhe përjashtimi, duke u ofruar jo thjesht një strehë, por edukim dhe një të ardhme më të mirë është një mision fisnik”, tha Presidenti Meta.

Presidenti Meta theksoi se, “Shtëpia e Fëmijës “Fillime të Reja” nuk mund të ndryshojë të kaluarën e këtyre fëmijëve, as realitetin ku ata janë rritur, por qëllimi i saj është që përmes gjuhës së dashurisë të investojë për të ardhmen e tyre duke kontribuar në këtë mënyrë për të gjithë shoqërinë dhe të ardhmen e vendit tonë. Në 25 vitet e punës së tyre Shtëpia e Fëmijës “Fillime të Reja” ka patur shumë histori suksesi. Disa prej fëmijëve që janë rritur në këtë shtëpi fëmije, sot kanë krijuar familjet e tyre, disa kanë mbaruar shkolla profesionale dhe janë integruar në tregun e punës, e disa të tjerë kanë ndjekur universitetin”.

“Shtëpia “Fillime të Reja” ka shërbyer me besnikëri për 25 vjet në kujdesje të fëmijëve të vegjël, por puna e tyre ka një domethënie të madhe për mbarë shoqërinë shqiptare. Dhe kjo domethënie është dashuria. Vendi ynë ka më shumë se kurrë sot nevojë për besim dhe shpresë, por mbi të gjitha për dashuri. Dashuri për njëri-tjetrin, dashuri për fëmijët, dashuri për njerëzit dhe atdheun tonë të mrekullueshëm. Ju faleminderit “Fillime të Reja” që keni qenë dëshmi e jashtëzakonshme e promovimit të kësaj dashurie”, – përfundoi fjalën e tij, Presidenti i Republikës. /atsh

Meta vlerëson Shtëpinë e Fëmijës “Fillime të Reja” me dekoratën “Nënë Tereza” Read More »