Irina

Një dimër pa viruse, drejtohuni tek mjeku kur keni këto simptoma

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë apel për të mos neglizhuar simptomat e gripit.

Ekspertët e ISHP-së thonë se gripi nuk duhet nënvlerësuar dhe se qytetarët duhet të konsultohen me mjekun nëse kanë probleme me frymëmarrjen.

“Godasim gripin duke u kujdesur për veten. Mos e nënvlerësoni gripin.
Sa herë nuk ndjeheni mirë, konsultohuni me mjekun. Nëse keni vështirësi me frymëmarrjen, drejtohuni menjëherë tek mjeku”, -rekomandojnë ekspertët. /atsh

Një dimër pa viruse, drejtohuni tek mjeku kur keni këto simptoma Read More »

I lindur me problemin e rrallë në zemër, Elio rikthehet në shtëpi pas trajtimit të specializuar në Itali

Rasti i vogëlushit Elio, i cili lindi me një problem të rrallë në zemër sensibilizoi të gjitha strukturat e shtetit dhe në sajë të angazhimit të qeverisë ai u dërgua për trajtim të specializuar në Itali.

I lindur në 16 gusht 2019, Elio ishte i shumëpritur prej 12 vitesh për prindërit e tij, ndërkohë që për shkak të patologjisë së rrallë dhe të vështirë, ai mund të trajtohej në pak spitale të specializuara.

Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje rastin e Elios, i cili pas ndërhyrjes të strukturave të shtetit u dërgua për trajtim të specializuar në Itali.

“Elio i vogël mori vëmendjen e medieve kur ishte në rrezik për jetën dhe ja si është sot gjendja e tij…”, tha Rama, ndërsa ndau një video ku tregohet gjendja e vogëlushit pas kurimit të specializuar.

Tashmë pas 3 ndërhyrjesh të vështira dhe dy muajsh në terapi intensive, Elio u rikthye në shtëpi. “Shumë i kënaqur që ia arritëm që Elio të kthehet në shtëpi”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila ndoqi që në fillim me mjaft përkushtim rastin./atsh

I lindur me problemin e rrallë në zemër, Elio rikthehet në shtëpi pas trajtimit të specializuar në Itali Read More »

Lufta ndaj pasurive të paligjshme/ “Goldfinger” sekuestron 3 milion euro asete

Policia e Shtetit, njofton se vijon operacioni “Goldfinger“, për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale e personave të arrestuar gjatë këtij operacioni.

Në kuadër të këtij operacioni, janë sekuestruar 3 milionë euro pasuri, me burim të ardhurash nga aktiviteti kriminal i 4 personave, të cilët janë arrestuar gjatë operacionit, në Danimarkë, më datë 26 qershor 2019.

“Në vazhdim të operacionit “Goldfinger“, i zhvilluar më datë 26.06.2019, gjatë të cilit u sekuestruan 200 mijë euro, 10 milionë lekë, 7 automjete, 7 banesa dhe 1 biznes, operacion i koordinuar nga Europol-i dhe i drejtuar nga autoritetet e hetimit në Danimarkë, i shtrirë në disa shtete, si Danimarkë, Gjermani, Belgjikë, Hollandë, Suedi, Slloveni dhe Shqipëri, Drejtoria Hetimore Qëndrore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka vijuar hetimin pasuror për të sekuestruar të gjitha pasuritë e personave të arrestuar gjatë operacionit, të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal i tyre”-, njofton Policia e Shtetit.

“Gjatë hetimeve për identifikimin e pasurive të tjera që kishin rrjedhur nga aktiviteti kriminal i shtetasve J. K., D. E., A.D. dhe E.P., të arrestuar në Danimarkë më datë 26.06.2019, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal ”, “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, Drejtoria Hetimore Qëndrore, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, evidentoi një sërë pronash të tjera të këtyre personave dhe i kërkoi Gjykatës sekuestron përfundimtare në bazë të ligjitit antimafia”-, vijon njoftimi.

“Bazuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, u vendos sekuestrimi mbi pasuritë, si më poshtë: Një kompani private (pulari), me aktivitet në Shkodër, me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro; 10 apartemente banimi, në plazhin e Velipojës; 1 apartament banimi në Shkodër; 14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit; Të gjitha pasuritë e sekuestruara kapin vlerën 3 milionë euro”-, bëhet me dije nga Policia e Shtetit.

“Të gjitha pronat e sekuestruara dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i personave të arrestuar, të cilët i kanë regjistruar në emër të familjarëve të tyre. Pronat e sekuestruara më datë 26.06.2019 dhe 29.10.2019, me vendim gjykate, i janë dorëzuar për administrim Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave”-, vijon njoftimi.

“Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e gjithë skemës së këtij grupi kriminal, personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në Shqipëri në emër të tyre, familjarëve apo personave me të cilët kanë lidhje miqësore dhe shoqërore. Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të tjera të luajtshme apo të paluajtshme, si dhe llogari bankare të përfituara nga aktiviteti kriminale i këtyre personave”-, bën të ditur Policia e Shtetit. /atsh

Lufta ndaj pasurive të paligjshme/ “Goldfinger” sekuestron 3 milion euro asete Read More »

Kandidatja për ambasadore e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim përballet me Senatin

Kandidatja për ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim do të përballet me Senatin më 29 tetor 2019 në orën 14:30 me orën tonë në senatin amerikan.

Lajmi për zhvillimin e seancës dëgjimore me Yuri Kim është publikuar në faqen zyrtare të Senatit amerikan.

Ambasada e SHBA në Tiranë nuk ka një drejtues prej majit 2018, pas largimit të ambasadorit Donald Lu dhe aktualisht drejtohet nga zv/ambasadorja, e ngarkuara me punë Leyla Moses Ones. /atsh

Kandidatja për ambasadore e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim përballet me Senatin Read More »

Basha-Serwer: Shqipëria ka vetëm një alternativë, rruga europiane dhe anëtarësimi në BE

“Shqipëria ka vetëm një alternativë, rruga europiane dhe anëtarësimi në BE”, u shpreh sot, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në takimin e pritjes së profesorit Daniel Serwer.

Kryetari i PD-së Basha shprehet se “Daniel Serwer ështe një mik i çmuar me të cilin kam bashkëpunuar ngushtë në vitet e anëtarësimit te Shqipërisë në NATO dhe procesit të pavarësimit të Kosovës”.

“Pata kënaqësinë ta pres në Tiranë ku bashkë me shqetësimin për gjendjen aktuale të demokracisë, sundimit të ligjit dhe krimit dhe korrupsionit, ndamë bindjen se Shqipërinë e pret një e nesërme plot shpresë dhe mundësi për zhvillim dhe mirëqenie reale dhe të prekshme nga të gjithë shqiptarët”, shprehet ai.

Daniel P. Serwer është një Profesor i Praktikës së Menaxhimit të Konflikteve si dhe drejtor i Programit të Menaxhimit të Konflikteve dhe Politikës së Jashtme Amerikane në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara Ndërkombëtare të Johns Hopkins si dhe një nga njohësit më të mirë të Ballkanit në Uashington D.C. /atsh

Basha-Serwer: Shqipëria ka vetëm një alternativë, rruga europiane dhe anëtarësimi në BE Read More »

Parashikimi i motit

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, mori për ditën e sotme parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të pakta.

Parashikohet mjegull e mjegullinë në mëngjes dhe në mbrëmje përgjatë luginave dhe në bregdet.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-4m/s, në bregdet deri 8m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/24 diell
Kukës 9/20 diell
Lezhë 10/24 diell re
Dibër 8/20 diell
Durrës 12/24 diell re
Tiranë 13/25 diell
Elbasan 12/26 diell
Berat 6/26 diell
Vlorë 11/25 diell re
Korcë 6/20 diell
Gjirokastër 5/24 diell
Sarandë 14/24 diell re/atsh

Parashikimi i motit Read More »

Mamografi falas për gratë që vuajnë dënimin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu së bashku me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj kanë vizituar këtë fundjavë institucionin e vuajtjes së dënimit, ku është ofruar shërbimin e mamografisë falas për gratë e dënuara.

Ministrja Manastirliu tha se, pas ofrimit të kontrollit mjekësor bazë falas tani po ofrojmë edhe mamografinë falas për gratë që vuajnë dënimin, pasi e drejta për shëndet është për të gjithë njëlloj.

“Jemi këtu për të siguruar që çdo grua kudo ku ajo ndodhet të kryejë mamografinë falas si e vetmja mënyrë për të diagnostikuar në kohë kancerin e gjirit. Ashtu siç kryen kontrollin mjekësor bazë, edhe shërbimi i mamografisë do të ofrohet në të gjithë institucionet e vuajtjes së dënimit”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj duke falënderuar ministren Manastirliu për mbështetjen, tha se ky është një program që do të vijojë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

“Ministria e Drejtësisë i është bashkuar fushatës që Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur për të kryer mamografinë falas në të gjithë vendin kudo ku ndodhen të dënuara ose jo. Janë 30 gra të dënuara dhe të paraburgosura që do t’i nënshtrohen kontrollit të gjirit”, tha Gjonaj.

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit të luftës kundër kancerit të gjirit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për gjatë muajit Tetor ka ndërmarrë një fushatë sensibilizimi për t’u dhënë mundësinë të gjitha grave të kryejnë kontrollin falas për kancerin e gjirit.

Në të gjithë njësitë ku ofrohet shërbimi i mamografisë gjatë muajit Tetor gratë mund ta kryejnë mamografinë edhe në oraret e pasdites, deri në orën 18:00, dhe të shtunën deri në orën 14:00.

Përveç 12 mamografëve në spitale, shërbimi ofrohet falas përmes mamografëve të lëvizshëm edhe në zonat e thella. /atsh

Mamografi falas për gratë që vuajnë dënimin Read More »

Ahmeti: Evropa është trazuar për gabimin historik me mos-çeljen e negociatave

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar se Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtar i plotë në NATO, ndërsa, në nëntor ose në pranverën e ardhshme, do të debatohet dhe do të hapet negociatat për anëtarësim të vendit në BE.

Ahmeti i bëri këto komente gjatë Kuvendit zgjedhor në në Gostivar, ku theksoi se është trazuar e tërë Evropa për gabimin historik me mos-çeljen e negociatave dhe se ky është një proces i pashmangshëm.

Duke folur mbi kuvendet zgjedhore të cilat i zhvillon BDI, e të cilat janë nga fundi, Ahmeti drejtoi mesazh për ata që marrin pozita në parti: “Betejat e reja që vijnë duhet luftuar”.

“Gjithandej ku shkojë mbahen Kuvende që ua kanë zili të gjithë, kjo është vlerë, kulturë, patriotizëm e atdhetarizëm. Supë më supë, të gjithë bashkë të punojmë e të luftojmë në betejat e reja që na vijnë. Nuk do e kemi lehtë! Vijnë situata të cilat kërkojnë angazhim e trajtim, intelektual, energji të forta”. /KosovaPress/

Ahmeti: Evropa është trazuar për gabimin historik me mos-çeljen e negociatave Read More »