Irina

Familjarët e Imallarit për të cilin Pampuri tha se kishte humbur jetën: Kam qenë duke vdekur unë, a jeni njerëz a nuk jeni?

Lajmi për humbjen e jetës së një qytetari në zonën “Astirit” u përgënjeshtrua shumë shpejt, pasi Mahmut Imallari po merrte ndihmën shëndetësore në spital.

Familjarët e Mahmut Imallarit, për të cilin ish-deputetja e PD-së Oriola Pampuri tha se ka humbur jetën sot në zonën e Astritit, u shprehën të irrituar për lajmin e pavërtetë.

“Kush qe ai njeri që e bëri të vdekur? Kam qenë duke vdekur unë, ka qenë duke më rënë të fikët këtu te Spitali kur e mora vesh. A jeni njerëz apo nuk jeni”, – tha për mediet i afërmi i Mahmut Imallarit.

Pasi daljes nga Spitali, Mahmut Imallari i cili gëzon shëndet të plotë tregoi për mediet se çfarë konkretisht kishte ndodhur teksa një grup banorësh kundërshtuan me dhunë punonjësit e IKMT-së dhe punonjësit e Policisë gjatë aksionit për prishjen e 33 objekteve për projektin e Unazës së Madhe. “Ramë pa ndjenja”, tha Imallari

Sot, në orët e para të mëngjesit u bë me dije nëpërmjet ish-deputetes Pampuri se në zonën e Astritit ka mbetur i vdekur një person. Po lajmi rezultoi i pavërtetë pasi në medie u publikua edhe foto e Imallarit i cili pasi mori një ndihmë shëndetësore u largua nga spitali.

Lidhur me ngjarjen e sotme, policia deklaroi “sot, në rrugën “Teodor Keko”, në afërsi të sheshit “Shqiponja”, Tiranë, rreth orës 06:00 të mëngjesit një grup personash, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me gurë, sende të forta dhe bomba molotov punonjësit e policisë si dhe punonjësit e policisë bashkiake, të cilët ishin dislokuar në këtë rrugë për të ushtruar detyrën në lidhje me zbatimin e planit të masës për shembjen e 33 objekteve që preken nga projekti i rrugës”. /atsh

Familjarët e Imallarit për të cilin Pampuri tha se kishte humbur jetën: Kam qenë duke vdekur unë, a jeni njerëz a nuk jeni? Read More »

Balla falënderon punonjësit e OSHEE-së: Po punojnë në kushte të vështira për rivendosjen e linjave të transmetimit

OSHEE Librazhd është duke punuar në kushte shumë të vështira reshjesh të dendura shiu dhe erëra rë forta, për rivendosjen e linjave të transmetimit të energjisë elektrike.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëkohësisht deputet i kësaj zone falënderoi sot punonjësit e OSHEE-së për punën që po kryejnë në kushte të vështira nga reshjet e dendura dhe erërat e forta.

Balla tha se “pak orë më parë, për shkak të erërave të forta dhe rrëzimit të shumë pemëve të larta, janë dëmtuar linjat e Tensionit të Mesëm 6 kV të si dhe të linjës 3 në Nënstacionin Elektrik të Përrenjasit që furnizon me energji një pjesë të qytetit të Përrenjasit dhe njësisë administrative Stravaj”./atsh

Balla falënderon punonjësit e OSHEE-së: Po punojnë në kushte të vështira për rivendosjen e linjave të transmetimit Read More »

Fermerët e sherbelës bashkohen për t’ju përgjigjur kërkesave të tregut kombëtar dhe ndërkombëtar

Disa përfaqësues të Ambasadës suedeze në Tiranë kanë vizituar fushat e mbjella me sherbelë nga fermerët në vendin tonë për të parë nga afër procesin e kultivimit të bimës.

Ambasada suedeze thotë se “Shqipëria eksporton shumë sherbelë, veçanërisht në SH.B.A. prandaj biznesi dhe fermerët janë mbledhur tani për të bashkëpunuar dhe përgjigjur kërkesave për sherbelë në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar”.

Sherbela është një bimë mjekësore e pasur me antioksidantë dhe lëndë ushqyese. Sherbela konsiderohet si një nga bimët më shëruese në botë dhe kategorizohet në një nga ilaçet më të mira./atsh

Fermerët e sherbelës bashkohen për t’ju përgjigjur kërkesave të tregut kombëtar dhe ndërkombëtar Read More »

“Costa Crociere” së shpejti në Vlorë/ Leli: “Sezonin e ri turistik do të sjellë 100 mijë turistë nga e gjithë bota”

Vlora me brigjet e saj të mrekullueshme pritet të vizitohet sezonin e ri turistik nga 100 mijë turistë nga e gjithë bota, të cilët do të udhëtojnë me linjën “Costa Crociera”.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili ka pritur në një takim në zyrën e tij përfaqësuesit e kësaj kompanie.

Kryetari Leli u ka shpjeguar ofertat turistike të qytetit të Vlorës, duke vënë në dukje potencialet natyrore, të cilat duhet të jenë pjesë e rëndësishme e eksplorimit gjatë sezonit veror, por edhe gjithëvjetor.

Leli u ndal në qëllimin e përbashkët për të përgatitur qytetin dhe infrastrukturën e nevojshme për të mirëpritur 100 mijë turistët e kompanisë së lundrimit “Costa Crociera”.

Si fillim, delegacioni i Costa Crociera është ndalur në portin e Vlorës, shoqëruar nga numri një i Bashkisë Dritan Leli. Ata kanë parë nga afër kushtet portuale si dhe ndërhyrjet e nevojshme që kërkohen për të përballuar kapacitete të tilla të mëdha turistike dhe sidomos kroçera të mëdha.

Më pas ata vizituan Zvërnecin, lagunën e Nartës, Manastirin, Kalanë e Kaninës, si dhe shumë zona të tjera. Përfaqësuesit e kompanisë “Costa Crociera” janë mahnitur nga bukuritë natyrore që fsheh jugu dhe e gjithë Shqipëria.

“Costa Crociera” është një nga investitorët më të rëndësishëm që kanë mbërritur ndonjëherë deri më sot në qytetin e Vlorës. Zhvillova një takim me përfaqësuesit e kësaj kompanie që është një nga shoqëritë më të mëdha tregtare dhe turistike që shpërndan turistë në të gjithë botën”, – tha Leli.

Kryebashkiaku Leli u shpreh se “premtimi i tyre ishte që në momentin që ne të realizojmë ato problematika të vogla, të cilat duhet të rikonstruktojmë së bashku me mbështetjen e qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama, për të pasur një infrastrukturë të denjë dhe për të sjellë në sezonin e parë që ata do të mbërrijnë në Vlorë rreth 100 mijë turistë”.

Për këtë, vijoi Leli, absolutisht duhen burime financiare dhe mbështetje e jashtëzakonshme që nuk kanë munguar asnjëherë për Vlorën, por mbi të gjitha duhet mbështetje në infrastrukturë.

“Costa Crociere” është sot kompania kryesore e lundrimit në Europë. Historia e saj fillon nga familja Costa, e cila e themeloi atë më 1854 si një kompani për tregtimin e vajit të ullirit dhe pëlhurave në Mesdhe dhe jashtë saj. Pas Luftës së Dytë Botërore, kompania i bëri më të larmishëm aktivitetet e saj dhe filloi transportin e udhëtarëve. Vetëm prej vitit 1985 e në vazhdim me inaugurimin e anijes Costa Riviera, kompania COSTA u bë një SH.A.dhe u dedikua ekskluzivisht në industrinë e kroçerave, duke u bërë një kompani e tregtuar publikisht në vitin 1989.

Gjatë viteve ’90 rriti numrin e udhëtarëve në mënyrë të konsiderueshme falë ndërtimit të anijeve të reja dhe fushatës reklamuese televizive./atsh

“Costa Crociere” së shpejti në Vlorë/ Leli: “Sezonin e ri turistik do të sjellë 100 mijë turistë nga e gjithë bota” Read More »

Spahiu: Qeveria të negociojë me banorët e Unazës së Re

Nënkryetari i Partia Demokratike Edmond Spaho i kërkon qeverisë të gjejë një rrugëzgjidhje dhe të negociojë më banorët e Unazës së Madhe, në mënyrë që, sipas tij, të marrin atë që meritojnë.

“Qeveria të gjejë një rrugëzgjidhje dhe të negociojë më banorët e Unazës së që të marrin atë që meritojnë dhe të sistemohen dhe të mund të ngrenë jetën në një vend tjetër. Këtë qeveria nuk jua jep”, tha ai.

Po ashtu, Spaho pohoi se janë 15 qytetarë me plagë të ndryshme, kryesisht në pjesët e trupit dhe në gjymtyrë.

Spaho u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë solidaritet më banorët e Unazës së Re.

“Ne po i mbështesim qytetarëve të Unazës së Re dhe ju bëj thirrje për solidaritet. Sot është radha e këtyre, nesër do jetë radha jonë. Nëse nuk bashkohemi nuk do ia dalim dot prandaj qytetarët të jenë solidarë. Sigurisht në qeverisjen e PD-së qytetarët e Unazës së Re do dëmshpërblehen”, tha ai. /atsh

Spahiu: Qeveria të negociojë me banorët e Unazës së Re Read More »

Unaza e Re/ Meta: Palët të ulen në dialog

Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar dhunën si të papranueshme ndaj banorëve të Unazës së Re, ndërsa ka bërë thirrje për dialog mes palëve.

“E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre. Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme”, u shpreh Meta.

Po ashtu Presidenti Meta thekson se “Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog. U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”. /atsh

Unaza e Re/ Meta: Palët të ulen në dialog Read More »

Pampuri njoftoi se kishte humbur jetën, banori i “Astirit” në gjendje të mirë shëndetësore

Partia Demokratike nëpërmjet ish- deputetes, Oriola Pampuri, shpalli sot live se në zonën e Astritit se një banor kishte mbetur i vdekur, në përplasjen që shoqëroi ndërhyrjen e IKMT për prishjen e ndërtesave që preken nga projekti i Unazës së Madhe të Tiranës.

Sipas Pampurit, viktima quhej Mahmut Imallari, por Imallari është në gjendje të mirë shëndetësore pasi ka marrë ndihmë mjekësore.

Imallari është gati për të lënë spitalin.

“Është zyrtare, zotëria ka humbur jetën. Për këtë Edi Rama do mbajë përgjegjësi. Një nga banorët e unazës, një nga protestuesit sot ka humbur jetën për shkak të dhunës që është ushtruar nga policia e Sandër Lleshajt dhe Edi Ramës. Turp”, tha sot Orjola Pampuri, duke shtuar se lajmin ia kishin konfirmuar banorët që kishin folur me familjarët. /atsh

Pampuri njoftoi se kishte humbur jetën, banori i “Astirit” në gjendje të mirë shëndetësore Read More »

Moti i keq me erëra të forta në bregdet/ Drejtoria Detare apelon për masa nga mjetet lundruese

Drejtoria e Përgjithshme Detare i bëri apel sot subjekteve që operojnë në fushen e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte, pasi në datat 12-13 nëntor moti do të përkeqësohet.

“Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug-lindje me shpejtësi deri në 40 nyje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla Boufort. Zonat me mot më të përkeqësuar do jetë Kanali i Otrantos dhe Gjiu i Vlorës”, bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Pritet që deri në mesnatën e ditës së mërkurë era dhe deti të kenë të njëjtin intensitet duke përfshirë gjithë bregdetin shqiptar. Pas mesnatës së ditës së mërkurë parashikohet një rënie graduale e forcës së erës dhe detit.

“Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, shprehet Drejtoria e Përgjithshme Detare. /atsh

Moti i keq me erëra të forta në bregdet/ Drejtoria Detare apelon për masa nga mjetet lundruese Read More »