Irina

Konservimi i mozaikëve, të rinjtë italianë trajnohen në parkun arkeologjik të Apolonisë

Instituti i Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me Fondacionin Flaminia dhe Universitetin e Bolonjës, nën koordinimin e Ministrisë së Kulturës përfunduan me sukses “Workshop-in në restaurimin e Mozaikëve mbi Konservimin didaktik të mozaikut të ambientit 11, sektori D”, në Parkun Arkeologjik Apolloni.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti shprehet se të rinjtë italianë dhe specialistët shqiptarë të sistemit të trashëgimisë kulturore patën mundësinë të trajnohen mbi metodologjinë e ndjekur në konservimin e gjinisë së mozaikut, si dhe të njihen me teknikat dhe materialet bashkëkohore në këtë fushë.

“Punimet u bashkëdrejtuan nga ekspertë të fushës nga IMK dhe Universiteti i Bolonjës në ëorkshop-in e restaurimit të Mozaikëve dhe Konservimin didaktik të mozaikut të ambientit 11, sektori D”” deklaroi Margariti.

Drejtoresha e IMK-së, znj. Arta Dollani, theksoi se, bashkëpunime të tilla do të vazhdojnë gjithmonë në sitet tona kulturore.

Në fund të prezantimeve, të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me certifikata./atsh

Konservimi i mozaikëve, të rinjtë italianë trajnohen në parkun arkeologjik të Apolonisë Read More »

Kryebashkiaku Leli fton Kuvajtin të bëhet pjesë e projekteve zhvillimore të Vlorës

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ftoi sot Kuvajtin të bëhet pjesë e projekteve zhvillimore të këtij qyteti.

Gjatë një takimi që zhvilloi të mërkurën me Ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë, Fayez Mishari Al Jassim, Leli prezantoi disa nga projektet e bashkisë së Vlorës, të cilat sipas tij, po e transformojnë qytetin në standarde bashkëkohore.

Pasi foli për investimet e realizuara gjatë viteve të fundit, kryebashkiaku Leli u ndal konkretisht tek disa nga projektet më të rëndësishme që janë finalizuar, apo që janë në proces realizimi e përgatitjeje, mes të cilave në atë të transformimit të Sheshit të Flamurit, që pritet të nisë në një afat optimal.

“Ne jemi duke bërë përpjekje së bashku me Qeverinë Shqiptare, me Kryeministrin Edi Rama, për t’i dhënë Sheshit të Flamurit, sheshit të të gjithë shqiptarëve, një dimension tjetër”, nënvizoi Leli, duke shtuar se, të gjitha nismat bashkëpunuese të miqve të Shqipërisë në këtë drejtim, do të jenë të mirëpritura.

“Nismat bashkëpunuese të miqve të vendit tim janë absolutisht të mirëpritura dhe unë do ta vlerësoja shumë”, u shpreh Leli, ndërkohë që vlerësoi se, një binjakëzim i Vlorës me një qytet në Kuvajt, do të nxiste më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.

Leli i dorëzoi një kërkesë zyrtare ambasadorit, Fayez Mishari Al Jassim, duke i kërkuar ndërmjetësimin e tij në konkretizimin e kësaj ideje.

“Do të doja që ky takim të shënonte një hap më tepër në bashkëpunimin mes dy vendeve tona”, theksoi kryebashkiaku vlonjat, duke shprehur mirënjohje për çdo punë të përbashkët me Kuvajtin.

Nga ana e tij, Ambasadori Fayez Mishari Al Jassim, tha se vendi i tij është në krah dhe në mbështetje të Shqipërisë.

Ai përmendi me këtë rast, mbështetjen e financimit të projektit të rrugës së Lumit të Vlorës, ndërkohë që shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen me bashkinë e Vlorës.

Në këtë drejtim, Fayez Mishari Al Jassim, vlerësoi se do të ishte më efektiv binjakëzimi i Vlorës me një njësi më të gjerë vendore në Kuvajt, në nivel prefekture, çka do t’i jepte shtysë më tej punëve të përbashkëta.

“Kam katër vite në Shqipëri dhe kam ardhur herë pas here në Vlorë, në këtë qytet që më pëlqen shumë”, tha Ambasadori i Kuvajtit në Tiranë. Ai shtoi se, ka mjaft ide për Vlorën për të cilat do të vazhdonte t’i diskutonte me kryebashkiakun Leli, në një takim të dytë e në vijim.

Nga ky takim, ai u bëri thirrje sipërmarrësve nga vendi i tij për të investuar në Vlorë, ndërkohë që ftoi bashkështetasit e vet të vijnë për turizëm në këtë qytet të bukur, që i ka lënë aq shumë mbresa.

Më tej, takimi mes Kryebashkiakut Dritan Leli dhe Ambasadorit të Kuvajtit në Tiranë, Fayez Mishari Al Jassim, vijoi me diskutimin e projekteve konkrete, të cilat janë hartuar nga studio të huaja dhe që janë në proces së gjetjes së donatorëve, mes të cilave, projekti i transformimit të Portit të Vlorës.

Gjatë një vizite në mjediset e Vlorës së Vjetër, ku është në proces projekti i restaurimit dhe rijetëzimit, përmes një financimi të Fondit Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit, AADF dhe Qeverisë Shqiptare, me një fond prej rreth 15 milionë euro,u vlerësua konkretisht puna që po bëhet për modernizimin e Vlorës në përputhje me standardet më të përparuara.

Aktualisht, Kuvajti është mbështetës i projektit të ndërtimit të rrugës së Lumit të Vlorës, një nga investimet më të rëndësishme të realizuara në këtë qark, që është në një fazë të avancuar të punimeve.

Vetëm pak ditë më parë, Leli zhvilloi një takim të ngjashëm me Ambasadorin e Bullgarisë në Tiranë. /atsh

Kryebashkiaku Leli fton Kuvajtin të bëhet pjesë e projekteve zhvillimore të Vlorës Read More »

Dekretimi i Xhaferllarit/ Balla: Meta sot më mirë të kishte dekretuar Enkelejd Alibeajn anëtar të Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka quajtur antikushtetues vendimin e Presidentit Ilir Meta për dekretimin e Marsida Xhaferllarit anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë një interviste, Balla deklaroi se Presidenti Ilir Meta sot mund të dekretonte në këtë post edhe Enkelejd Alibeajn, bashkëjetuesin e Marsida Xhaferllarit.

“Presidenti Meta mund të dekretonte edhe Enkelejd Alibeajn sot, sepse është po aq e pavlefshme sa edhe dekretimi i bashkëjetueses së Alibeajt. Unë e kam thënë dy ditë më parë në seancën e Kuvendit, që Presidenti Meta nuk ka asnjë bazë kushtetuese në vendimmarrjen e sotme. Meta ka pasur mundësinë të zgjedhë një prej tre kandidatëve të renditur të parët. Nuk e ushtroi këtë të drejtë brenda 30 ditëve. Afati kushtetues i Metës për ta dekretuar ka qenë 7 nëntori. Presidenti Ilir Meta e ka ezauruar të drejtën për të zgjedhur në këtë rast, sepse KED pas përfundimit të afatit 30 ditë ka emëruar atë që është renditur e para në listë.

Nuk ka asnjë dallim nga qasja e Ilir Metës edhe për zhdekretimin e 30 qershorit. Ilir Meta mund të dekretojë anëtar të Gjykatës Kushtetuese Sali Berishën, por ai është anëtar i Gjykatës Kushtetuese për Ilir Metën, por nuk mund të jetë për Kushtetutën e vendit dhe për institucionin e Gjykatës Kushtetuese në këtë vend”, – tha Balla.

Duke e cilësuar si jolegjitime zgjedhjen e Xhaferllarit, Balla e akuzoi Presidentin Meta si një nga kundërshtarët e paepur të reformës në drejtësi.

“Gjykata Kushtetuese do të ndërtohet. Ju thatë këtu para pak minutash që reforma në drejtësi po kalon në shtigje të vështira. Është e vërtetë. Reforma në Drejtësi në Shqipëri prej vitesh ka pasur disa kundërshtarë ndër të cilët një ndër më të spikaturit mbetet z. Ilir Meta. Si kundërshtar i paepur i implementimit të plotë të Reformës në Drejtësi.

Nuk ka asnjë diskutim për këtë çështje. Ajo që dua të them është se Kuvendi i Shqipërisë ka qenë modeli edhe në seancën e ditës së hënë, i një procesi tejet të rregullt brenda 30 ditëve”, – deklaroi Balla. /atsh

Dekretimi i Xhaferllarit/ Balla: Meta sot më mirë të kishte dekretuar Enkelejd Alibeajn anëtar të Gjykatës Kushtetuese Read More »

48 gjyqtarët dhe prokurorët që do kalojnë në veting, KPK publikon emrat

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka publikuar sot listën me emrat e 48 gjyqtarë dhe prokurorë, që do t’i nënshtrohen vettingut, në muajt në vijim.

Sipas njoftimit për shtyp, bëhet e ditur se shorti është hedhur një ditë më parë pranë KPK, ndërsa lista me 48 emra kryesohet nga Dritan Gina, që ushtron aktualisht detyrën pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

“Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të pikës 8 të nenit 3 të rregullores “Për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”, pas miratimit të listës me vendim nr. 59 të datës 07.11.2019 të Komisionit, më 12 nëntor 2019 janë shortuar dhe kanë filluar procedurat e rivlerësimit për subjektet e rivlerësimit”, deklaron KPK duke publikuar edhe emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Dritan Gina Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Bledar Maksuti Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Agron Gjana Prokuroria e e Rrethit Gjyqësor Durrës

Bledar Bejko Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës

Drini Pali Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës

Rabiana Halili (Shehu) Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës

Saimir Smaka Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë

Dritan Marku Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë

Natasha Shallapi (Prifti) Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnjë

Artan Hazbi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnjë

Binas Nina Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan

Elmira Tafani (Çabej) Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan

Alfred Shehu Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan

Sali Hasa Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë

Lorenc Mërkuri Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë

Julian Çafka Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

Spartak Çoçoli Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

Tasim Puci Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat

Silvana Pani Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përmet

Bujar Memia Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë

Ketra Bajrami Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë

Nevrie Duka (Halo) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë

Enkeleda Doda Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë

Arben Dosti Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

Mirela Iliopulli (Kore) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

Pëllumb Vehbi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

Kostika Çobanaqi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat

Matilda Llangozi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat

Durim Hasa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat

Saemira Hila Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë

Ali Koleci Gjykata e Rrethit Gjyësor Mat

Rexhep Karaj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat

Enkeleda Qorri (Kapidani) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan

Tomorr Kullolli Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan

Bujar Musta Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan

Atalanta Zeqiraj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë

Albert Spiro Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë

Igerta Hysi (Bengu) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier

Rezarta Balliu (Vigani) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Niko Rapi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Ahmet Metaliaj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Marinela Osmani (Nuni) Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Besjana Garxenaj Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës

Dhurata Bilo Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës

Petraq Dhimitri (Koço) Gjykata e Apelit Durrës

Elidon Papazisi Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Gjirokastër

Ken Dhima Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë

Arbena Ahmeti Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë/atsh

48 gjyqtarët dhe prokurorët që do kalojnë në veting, KPK publikon emrat Read More »

Basha nga Fieri: Do ndryshojmë sjelljen me biznesin

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha zhvilloi sot pasdite një takim në Fier me biznesin e vogël në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”.

Basha tha se me ardhjen e PD-së në pushtet do të ndryshojë rrënjësisht sjellja me biznesin, ndërsa prezantoi edhe një program me 5 pika.

“Hapi i parë do të jetë eliminimi i taksës mbi karburantin, 240 lekë/litër i shtuar në 2014 – 2015 masë e cila lehtëson biznesin e vogël dhe të madh rrjedhimisht edhe konsumatorin. Çmimi i energjisë elektrike sot për biznesin dhe për konsumatorin është më i larti në Ballkan. Çmimi i naftës sot është më i larti në Ballkan. Do të jetë një çmim favorizues për këto kategori. Do të konsiderohet biznes i vogël çdo biznes me xhiro vjetore nën 14 milionë lekë të reja në vit. Që do të thotë nën 140 milionë leke të vjetra në vit dhe do të përjashtohen nga detyrimi absurd i TVSH”, tha ai.

Gjithashtu, Basha tha se “do të eleminohen të gjitha tarifat lokale dhe qendrore, kryesisht lokale dhe përqendrimi i tyre në një taksë të vetme prej 0.5% e xhiros vjetore. Një taksë 0.5% e xhiros vjetore për biznesin e vogël. Ngjitja e pullës fiskale në hyrje të biznesit të vogël si mesazhi i ndalimit të pranisë së çdo inspektori tatimor dhe çdo lloj tatimori, për t’i dhënë fund terrorit nën të cilin gjendet sot i gjithë biznesi dhe sidomos i vogli”.

Më tej, kreu i PD, tha se do të vendoset moratorium për inspektoriatin tatimor i cili po terrorizon biznesin.

“Nuk do të shikoni tatimor me sy. Ne do të nisim me shkrirjen e këtyre inspektoriateve brenda gjashtë muajve”, tha Basha”. /atsh

Basha nga Fieri: Do ndryshojmë sjelljen me biznesin Read More »

Lleshaj apel qytetarëve: Nxitoni të bëni aplikimet për pasaporta, shmangni fluksin e dhjetorit

Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj i ka bërë edhe një herë thirrje të gjithë qytetarëve që u skadojnë letërnjoftimet dhe pasaportat, të nxitojnë pranë zyrave të aplikimit për t’u pajisur me to.

Sipas të dhënave më të fundit, këtë vit në krahasim me një vit më parë, janë shtuar me 61% zyrat e pritjes dhe me 109% sportelet e aplikimit.

Kështu, nga 90 zyra pritje në 2018, këtë vit janë 166 zyra pritjeje ndërsa sportelet e aplikimit, nga 145 në 2018, janë 303 këtë vit.

Sipas ministrit Lleshaj, “2019-a është një vit rekord për shtimin dhe përmirësimin e kushteve për pajisjen me pasaportë dhe letërnjoftim”.

“Që të shmanget stresi në fund të dhjetorit, kur dokumentet e vjetër skadojnë dhe zhgënjimi i janarit, kur shumë shërbime nuk mund të jepen pa dokumentet e identitetit, sot kërkohet që qytetarët të nxitojnë për të aplikuar në zyrat përkatëse”, – shprehet Ministri i Brendshëm./atsh

Lleshaj apel qytetarëve: Nxitoni të bëni aplikimet për pasaporta, shmangni fluksin e dhjetorit Read More »

“Shqipëria punon tokën”, takimi i madh me Bujqësinë dhe prodhimet autoktone shqiptare

Panairi më i madh i bujqësisë, blegtorisë dhe agropërpunimit “Shqipëria punon tokën” do të zhvillohet në datat 16-17 Nëntor 2019, në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama ftoi sot gjithë qytetarët që të mos humbin këtë event, që promovon produktet shqiptare.

“Mirëmëngjes dhe me ftesën për të mos humbur takimin e madh për Bujqësinë, me njerëzit që çdo ditë punojnë tokën e që në datat 16-17 Nëntor do të jenë në Sheshin Skënderbej me produktet e tyre më të mira shqip, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Panairi i këtij viti vjen pas suksesit të vjetshëm, si eventi më i madh bujqësor dhe blegtoral në shkallë vendi, i cili sjellë aromën e prodhimit autokton shqiptar dhe më të mirën e industrisë së përpunimit ushqimor në vend.

Në këtë edicion pritet një pjesëmarrje me mbi 400 fermerë, sipërmarrës të agrobiznesit dhe 12 biznese agroturistike, që do të bëhen bashkë në Panairin “Shqipëria Punon Tokën” për të sjellë ‘aromën’ e prodhimit autokton shqiptar dhe më të mirën e industrisë së përpunimit ushqimor në vend.

Hapësira ekspozuese prej 23400 m2 në zemër të Tiranës do të kthehet në arenën më të madhe ekspozuese të produktit, traditës, muzikës dhe kulinarisë shqiptare, ku mjeshtrat e kuzhinës dhe restorantet, do të ofrojnë mundësinë e degustimit të recetave më të spikatura./atsh

“Shqipëria punon tokën”, takimi i madh me Bujqësinë dhe prodhimet autoktone shqiptare Read More »

13 Nëntori, dita botërore e Mirësjelljes

13 Nëntori njihet ndryshe edhe si dita botërore e Mirësjelljes. Kjo është dita e cila në gjithë botën është e kushtuar për njohjen e asaj që vërtet do të thotë të jesh i sjellshëm. Kjo do të thotë t’i kushtoni vëmendje dhe kujdes të tjerëve.

Japonezët e promovuan këtë iniciativë: Dita botërore e mirësjelljes lindi në Japoni falë Japan Small Kindness Movement, e themeluar në vitin 1988 në Tokio.

A e dini me të vërtetë se çfarë është mirësjellja? Para së gjithash, është edukim i mirë, sjellje të mira. Thuaj: “faleminderit”, “ju lutem”, “më fal”. Por kjo nuk mjafton. Mirësjellja është gjithashtu një person i mirë: altruist, bujar dhe i dobishëm me të tjerët, pa interes. Ju duhet ta dini se mirësjellja është e mirë jo vetëm për ata që e marrin atë, domethënë për të gjithë ata që janë përreth jush, por mbi të gjitha për ata që e bëjnë këtë. Për më tepër, është gjithashtu e mirë për zemrën tuaj, duke ju bërë të ndiheni të qetë dhe të relaksuar!

Pra, ka kaq shumë arsye për të mësuar se si ta bëni atë me lehtësi dhe me një vëmendje ndaj tjetrit. Dhe jo vetëm në ditën që feston mirësjelljen, por çdo ditë të jetës suaj. /atsh

13 Nëntori, dita botërore e Mirësjelljes Read More »